Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    dua ate qe me do Maska e ELDORADO
    Anëtarësuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    atje ku jam rrit qysh i vogel se u lodha tu bredh
    Postime
    817

    Shqiptarët nëpër botë.

    PERSHENDETJE
    KAM PAK A SHUME NJA 5 VITE QE JAM KTU NE ITALI DHE KURRE NUK KISHE VENE RE NDONJE LOKAL,DYQAN PARUKERI APO NDONJE SIPERMARRJE TJETER QE TE DREJTOHEJ NGA PRONARE SHQIPTAR,NDERSA KAM PARE SHUME TUNISIN ,MAROKEN ,EGJIPTIAN,KINEZ QE KANE TE C'FAREDOLLOJ SIPERMARRJE NGA DYQANE FASTFOOD,ETJ ETJ.
    SE FUNDMI NE NJE QYTEZE PERIFERIKE POR SHUME PERIFERIKE TE MILANOS GJEJ DY LOKALE-BAR TE DY SHQIPETAREVE.
    TEK I PARI SHKOVA SHPESH HERE SEPSE KISHTE DHE EMER TE VEçANT BAR CENTRALE ''SHQIPONJA'' TEK BARI TJETER SMU DHA RASTI TE SHKOJA.
    ATY VEREJ QE PERVEç SHQIPETAREVE FREKUENTOHEJ NGA çDO LLOJ KLIENTESH ITALIAN ,RUMUN ,ETJ ETJ.
    NDAJ DUA TE PYES JU TE TJEREVE QE NDODHENI JASHTE ATDHEUT A KA NE VENDIN KU JU JETONI SIPEMARRJE TE DREJTUAR NGA SHQIPTAR,TE ç'FAREDOLLOJ BIZNESI AI QOFTE DHE SA TE FREKUENTUAR JANE KETO VENDE PREJ SHQIPETARVE ,VENDALINJVE TE ATIJ VENDI DHE NGA EMIGRANT TE TJERE?
    DHE NJE DITE TE GJITHE DO TAKOHEMI ATJE.....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    MIKRO-PERANDORIA...PLAGË QË KULLON GJAK SHQIPTAR.---19/11/07

    Qysh nga koha e hapjes së emigrimit shoqërija jonë Shqiptare,gjith populli Shqipëtar,për herë të parë shkeli mbi udhë të pa shkelura e të pa pershtatura për të.Po ndodhnin dhe do ndodhnin fenomene që kërkonin zgjidhje dhe që hapnin të tjera shtigje, fusha veprimi, e shtrirjesh të reja, si nga ana ekonomike dhe nga ajo sociale e politike.Për një moment e humbën toruan të gjithë para "Prespektivave të reja", por shum shpejtë disa e kuptuan se nuk ishin vetëm prespektiva, por ishin më tepër një telash, një problem që do nxirrte jo pakë shqetesime,që do kishte një çmim të lartë jetik,i cili sado jetë të pa fajshme të thithte në vorbullin e ngritur,përsësri nuk do ngopej! Nuk ngopej sepse nuk zgjerohej vetëm barku i fatkeqësisë,por sa vinte e zgjerohej oreksi keqdashës i ndonjë vëndi imigrues,apo pritës,siç ishte në rastin tonë konkret më i afërti,më i përfoluri,më i preferuari,më i gjenduri,më i dallueshmi,më i kushtueshmi,më i pazëvëndësueshmi,më përfituesi,...gjitoni i veçantë historik Greqia!
    Është një ndryshim i madh, të cilin e kanë thënë edhe të tjerë shpesh por, po e theksojmë edhe një herë,për efekt përsëritje e rikujtese për masën e gjerë.Ndryshimi i vëndit EMIGRUES dhe vëndit IMIGRUES!P.S.-(Emigrues-një vënd i cili nxierr fuqi puntore; Imigrues-një vënd që thith fuqi puntore
    Vëndi EMIGRUES si Shqipëria u detyrua për kushte historike ekonomike e politike të shpërthente dyert e hekurta të izolimit disa dekadash,për kërkimin e shtigjeve e mundësive të reja zhvillimi,i cili ndodhi në fakt një ekstrem,siç është MBI JETESA.Do ndalemi përsëri më poshtë.
    Vëndi IMIGRUES, në rastin tonë Greqia,duke përfituar nga ky shpërthim i pandalshëm, shumë shpejtë plotësoi vëndet bosh që kishte ekonomia dhe zhvillimi në tërësi.Hapi vënde të reja pune ose më mirë,shfrytëzimi duke parë mundësinë e krahut të lirë dhe falas në shumë drejtime. Shpalli në vetvete një farë-MIKRO-PERANDORIE, e pa ligjëruar por shum praktike, duke deklaruar se mund të bënte çfar të donte me të tjerët,aq më tepër kur këta ishin nevojtar me shpresa të vrara apo të humbura.Këtë që themi,jo vetëm e kemi mbi kurriz prej 15 vjetësh, por jemi tej-ngopur me njohjen ligjore,me aktet ligjore, të cilat gjithmonë kanë qënë në funksion të këtij sistemi,aq negativ, aq shkatërrues,aq skllavërues për atë pjesë të emigrantëve shqiptar të cilët përbëjnë 67% të gjith imigracionit në Greqi.Një vënd si Greqia, e cila është pjesë përbërëse e një komuniteti të zhvilluar (të paktën të deklaruar të tillë) siç është Evropa e bashkuar,është pjestare aktive në disa organe vendimarrëse e egzekutive ato që janë evropiane e botërore,është paradoks që të lejohet të instaloj një sistem ligjor anti-demokratik,siç është mos njohja e të drejtave themelore të njeriut.Por siç e shohim,tek njerzit ndodhin të gjitha!Kjo nuk është një akuzë që e bëj unë personalishtë se nuk pata ndonjë përfitim personal! Kjo është një akuzë e mbështetur në fakte të pa mohueshme dhe e ngritur nga organe kompetente të zbatimit, të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, me rëndësi ndërkombëtare.Problemi që shtrohet nuk është vënia në dyshim e qënies së një dukurie,apo fenomeni të tillë,me efekte negative për mbar shoqërinë njerëzore dhe aq më konkretishtë për pjesën e prekur direkt të imigrantëve në Greqi.Problemi i madh dhe i pa zgjidhur është se;Çfar bëjnë shtetet përkatëse të kësaj pjese imigrantësh!Në këtë grupim bën pjesë edhe shteti Shqiptar,i cili deri tani, në mos është treguar sehirxhi,është treguar me siguri indiferent e i pa fuqishëm.Kjo ka ndodhur deri tani.Sipas analistëve të ndryshëm,të bazuar në njohjen e mirë të gjëndjes politiko-shoqërore të deri tanishme,të bazuar në përpjekjet e disa medjeve të ndryshme për të ndryshuar mentalitetin e klasës qeverisëse,duke u bazuar në përpjekjet e disa organizatave të veçanta përfaqësuese të emigrantëve shqiptar me aftësi të kufizuara veprimi e të pa organizuara si duhet,dalin në përfundim se;Tani ka ardhur koha që ky fenomen,ky qëndrim jo vetëm nuk duhet të jetë prezent,të praktikohet e të jetë jetik,por përkundrazi të dënohet me mënyrat e sakta brënda dispozitave të caktuara ligjore.Për këtë ka organe kompetente dhe njerëz të përgatitur e të armatosur ligjërisht e mendërishtë.Ka organizma Evropjane që funksionojnë më së miri, por që ata që duhet t'i vinin në lëvizje këto organizma,nuk kanë bërë punën, detyrimet e tyre morale dhe intelektuale karshi shoqëris ku jetojnë.
    Kjo mangësi ndodh për dy arsye të vetme;
    1-Mos përgatitje e kuadrit konkret,mos njohje e ligjeve dhe detyrave!
    2- Pengesë dhe zvarritje e qëllimëshme kundrejt një shpërblimi konkret e përfitimi material.

    Rasti i dytë është elementi kryesor i asaj sëmundje shoqërore që është quajtur KORRUPSION.Të mos çuditet njeri sepse e dëgjon këtë.Analizat po të vazhdojnë, pa tjetër do na shpien edhe tek personat e korruptuar,sepse çdo gjë e ka një emër,por askush nuk e ka marrë mundimin t'i hyjë kësaj analize.Kësaj analize duhet t'i futet shteti Shqiptar,qeverija Shqiptare për të nxierrë përgjegjësin e vonesave ligjore,apo mos respektimin e konventave ndërkombëtare.E them me forcë këtë, si emigrant Shqiptar,pa prekur të drejtat e dikujt kërkoj të drejtat e mia,por fatkeqësishtë apo fatmirësisht për mua se nuk jam i vetëm! Nuk i jap receta asnjë qeveritari por, i jap vërejtje dhe po t'a di se kush është, i jap dënim kapital,sepse po luan me jetën e fëmijve, të rinisë,me ëndërrat e tyre, me jetën e mijëra familjeve,pleqve,grave,nënave,vajzave të reja të flakura nëpër rrugët e Greqisë si plaçkë e vjetëruar, e dalë jasht përdorimit.Shumë shkurt u jap të më kuptojnë, atyre që mund të më kritikojnë për gjuhën e ashpër që përdora në këtë rast.Ju siguroj se po të ishte ai person në këtë gjëndje, do ishte 1000 herë më i pa duruar e i pa përgjegjshëm për atë që mund të bënte.Por emigrantët shqiptar nuk janë treguar asnjëherë ekstremistë,por janë treguar shumë të duruar e të kulturuar.Marrim vetëm një fakt,nga disa që janë.Ligjshmëria e shtetit Grek shkruan e zezë mbi të bardhëmigrantit i jepet përgjigje brënda 45 ditëve nga dita e depozitimit të kërkesës;!
    Cili organ shtetëror Grek, Bashki,Prefekturë, e ka respektuar këtë afat deri tani?
    Nuk mundën për 45 ditë?...Po i falim për 60!...Po i falim për 80!...Por jo për 365 ...dhe 730 ditë!!!
    Dhe në fund e marrin të skaduar!Duhet të themi edhe një të vërtetë tjetërreqia pretendon se ju ka dhënë mundësi ligjërimi imigrantëve!Kjo nuk është aspak e vërtetë.E vërteta është se;Të gjithë imigrantët në Greqi e kanë blerë dhe po e blejnë lejen e qëndrimit!Themi lejen e qëndrimit..Jo lirinë!Lirinë akoma nuk jua kanë shitur!
    E thamë më lart se do kthehemi në temën e MBIJETESËS!Këtë nuk e thamë as për romantizëm,as për diplomaci por është një fakt konkret, të cilin pamvarsisht se e vuajnë të gjith emigrantët në kurrizin e tyre në jetën e përditëshme,prapë është mëse e vërtetë se nuk e kuptojnë të gjithë si të tillë.Nga ana e kundërt,ata që ndjekin një politikë të tillë,që instaluan një sistem skllavo-pronar dhe e pagëzuan ndryshe për të fshehur qëllimin e vërtetë,përsëri i tradhëtoi praktika dhe stadi i zhvillimit të shoqëris së sotme.Kështu që dolën zbuluar ligjëvënësit,pamvarsishtë emrave konkret të përgjegjësisë së 1-shit!Kush studion historinë, e ka të qartë lindjen dhe perëndimin e sistemeve e rendeve shoqërore.Mos t'i duket e tepërt dikujt,po të bëja një ndërhyrje të vogël, duke sjellë në kujtesë, shumë shkurtë, rritjen e lavdisë e të zhvillimit të Romës së lashtë,aqë e përfolur për nga veçorija e zhvillimit të rëndësishëm klasor e historik.Mbeti në histori si e veçantë dhe e pa përsëritëshme.
    Në shekullin e parë pas e.r.s.( pas krishtit) Roma mori një zhvillim të madh për kohën,në ekonomi,kulturë,art e teknologji.Këtë e arriti duke skllavëruar e vënë në zinxhira mijra e miliona skllevër.Duke shfrytëzuar krahun e tyre të lirë kundrejt një shpërblimi mospërfillës.Duke i ndaluar me ligj të drejtën e ankimit të çdo skllavi nën vulën e skllavërisë.U deshë të kalojnë më shum se 2 shekuj e gjysëm afërsishtë që të shpërthenin kryengritjet të cilat sollën shkatërrimin e pa tjetërsueshëm të Romës.Është interesante vërtetë, por historia përsëritet.Është vërtetë habi,për ata që e kuptojnë, se kush e nxori nga sirtari dhe serviri një skllavopronari të re, duke e shkundur e fshirë pluhurin e historisë e të kohës!E servirën t'i shikojnë të mirat e pasurimit të shpejtë, duke mos llogaritur dëmin e madh që i bie shoqëris së sotme.Është një lloj me tregëtin e pluhurit të bardhë, apo të mishit të bardhë,siç quhen sotë, të cilët të japin mundësin e vënies së një pasurie të madhe e të shpejtë,duke mos llogaritur dëmin e madh që i bie mbarë shoqërisë!
    Kjo po ndodh konkretishtë tani në Greqinë "Moderrne" ose më drejtë të kohës moderrne,sepse ka kohë ta kapë moderrnizimin! Greqia e sotme ka 15 vjet e sigurtë, që shfrytëzonë më tepër se 1 milion imigrant nga vënde të ndryshme të botës, duke ju vënë atyre kushte, të cilat prekin direktë të drejtat e njeriut!Duke qënë në kundërshtim të hapur me kartën e të drejtave të njeriut dhe me konventën ndërkombëtare! Dhe gjithë këtij sistemi skllavërues i ka vënë emrin DEMOKRACI! Me të vërtetë bota është kaq injortante,kaqë naive sa t'a besojë si të vërtetë këtë? Duke mos marrë parasyshë se një imigrant, i paisur nga kjo klasë sunduese politike, me një VEVEOSI,është i privuar nga shumë të drejta? Kjo nuk mjafton të çojmë para përgjegjësisë, në bangon e të akuzuarëve sotë në këtë kohë që jetojmë,një politikë të gabuar e antinjerëzore,sado individualiste qoftë ajo? Si e me çfar të drejte e çojë bota Millosheviçin në Hagë?E pra,regjimi totalitar e skllavopronar lulëzon në Greqinë e sotme dhe ne fatkeqësishtë jemi bashkëkohësit e tij historik! Kjo thirrje u drejtohet të gjithë emigrantëve Shqiptar dhe qeverisë Shqiptare në gjuhën shqipe.Ka ardhur koha të zgjuhemi dhe ta shohim njëri-tjetërin në sy.
    Vetëm të bashkuar flasim më fortë se kaq.
    Danel Cana

    THIRRJE E HAPUR
    Drejtuar gjithë emigrantëve shqiptar kudo që ndodhen por në veçanti ne Greqi ,Itali, Gjermani e në vëndet e tjera Evropës.
    Drejtuar gjithë organizmave shtetërore,Shqiptare,Greke dhe ato Evropiane.
    Drejtuar gjithë medieve,për qëllim publikimi.

    Shqetësimi këtë herë ju vjenë nga një shoqatë shumë e madhe në Greqi,e cila është LSHSHG-(Lidhje e shoqatave Shqiptare në Greqi).Mbase edhe kini dëgjuar,sepse kjo organizatë është më aktivia në konstatimin dhe kërkimin e plotësimit të të drejtave që ju takojnë Emigrantëve Shqiptarë në Greqi.
    Siç mund ta dini,mundësitë tona janë të kufizuara nga legjislacioni dhe nga vetë gjëndja konkrete.Për këtë punë kërkojmë ndihmën e organit më të lartë legjislativ të shtetit tonë mëmë,siç është "Parlamenti".
    Mendojmë se tashmë ka kaluar fazën e tranzicionit dhe ka gjetur vetë-veten!Duke njohur të drejtat,detyrat dhe mundësitë,kërkojmë të ndihmojë një pjesë të trungut të vet,që është e barabartë me 1/4 e numurit të popullsisë së regjistruar në Shqipëri.Kjo masë kaq e madhe,e cila juridikisht është në gjëndje të nxierrë përfaqësuesit e sajë ligjor,kërkonë nga parlamenti Shqiptar ndërhyrjen ligjore të vendosur, jashtë korrnizave burokratike dhe kompromentuese.
    Kemi ëndërruar për një demokraci me fytyrë e ngjyrë shqiptare! E jo për një demokraci ku të zëne vënd vjedhja, korrupsioni, prostitucioni ,shitja e fëmijve, e një sërë të këqiash që e kanë mbledhur njeriun shqiptar të bëhet sot një grusht.
    - Më thoni pse kaq të pa fatë ne shqiptarët, që punojmë e jetojmë, në një vend që, edhe pse e ndanë një vijë kufiri me Greqinë,jemi bërë sikur na ndajne detra e oqeane?
    - Nuk ka mjaftuar zhukja e 502 femijve vetëm në katër vjet ? (1998-2002)
    - Zhdukja pa lënë gjurmë, e qindra shqiptarëve nga policia, apo individë me frymë fashiste, që prodhon politika e disa qarqeve të caktuara Greke apo,...Entusiazmi,,i ushtarëve Grekë, kur thonë :''I shikoni ata?/ Janë Shqiptarë,/ Me zorrët e tyre,/ Do bëjmë litarë?
    Fyerjet, përbuzjet , e të tjera probleme , për një dekadë e gjysëm të qëndrimit në këtë vënd, mbahen pengë mbi 650 mije shqiptarë, me të famëshmet "karta te ngjyrosura" që u thonë VEVEOSI !

    Me forcën e shpirtit në të ftohtë e në të nxehtë, emigranti shqiptar ka thirrur : "Na ndihmo o Shtet",Mirëpo shteti i ynë, nuk ka kohë të merret me shtetasit e tij!...As edhe i duhet shumë të dijë sa dhe ku i ka !!
    Në cilën nga komunitetet e huaja gjenë intelektualë, me tituj e grada shkencore si të komunitetit shqiptar, që bëjnë punë të rëndomta, për të jetuar ?
    Aqë e vërtetë kjo sa që edhe një ish ministër ka ushtruar detyrën e rojes së objektit !
    A e di ti o shtet, se emigrantët po shkojne drejtë shpërbëries si komb? Dhe se familjet shqiptare vuajnë nga plagët e dhimbjes së madhe?
    Fëmijët e lindur në Greqi apo të rriturit janë privuar jo vetëm nga e drejta e njohjes së Atdheut ,por edhe e vëndit ku ata janë lindur e rritur, sepse "duhet të kesh lindur grek që të jesh grek !" Siç thotë Prefekti Selanikut, zoti Panajotis Psomiadhis, "dashamirës" i Shqipërisë dhe shqipëtarëve!
    Se prindërit e moshuar po e kalojnë këtë fundë jete pa gëzuar me femijët e tyre, për të mos thënë që mjaft prej tyre nuk prehen të qetë !
    Vëllezër e motra kudo që jeni, por në veçanti në Greqi! Ka ardhur koha t'i themi: Mjaftë durimit tonë! Që njerzit e vendeve pritëse, në veçanti Greqia ,nuk po e kuptojnë si tolerancë, që siç dihet, mbart kulturë, por si triumf i realizimit të nënështrimit, që mbartë politika e nxitur nga racizmi e ksenofobia, deri në kupolat e shtetit . .!
    Është faktë se emigrantet shqiptarë kudo që janë, i përkasin asaj shtrese të popullsisë më të emancipuar, në raportë me pjesën tjetër, sepse migrimi i'u dha mundësinë të itergrohen në një shoqëri të civilizuar.
    Mirpo kur flasim për një "klime jo favorizuese", që ekziston sot për ne shqiptarët e Greqisë, psenë duhet ta kërkojmë tek politikat e ndjekura deri me sotë nga shteti i ynë dhe institucionet që e përbëjnë atë, të cilat vazhdojnë të mos jenë ndikuese për rritjen e imazhit, për Shqipërinë dhe për emigrantët shqiptarë kudo që ndodhen, por në veçanti në Greqi !
    Shqiptari është përpiekur të afirmojë vehten, ashtu siç është në të vërtetë, i zgjuar e punëtor, i dashur e njeri i besës, i preokupuar dhe mjaft i rregullt në itergrimin e shoqerisë së vendit pritës. Na vjenë keqë që disa nga vëndet pritëse, e në veçati fqinji jonë më i afërt, siç është Greqia, nuk do t'ia njohi këto veti ! E megjithatë, i rënduar aqë shumë moralisht e psikollogjikisht, ai prapë di t'i jetë mirenjohës këtij populli e shteti, që na u ndodh pranë kur ne kishim më shumë se kurrë nevojë !Na strehoi e punësoi .
    Por kurrësesi ne emigrantët Shqiptarë nuk mundet të pajtohemi me ligjet që nxierr ky shtet për ne emigrantët, që kapërcejnë çdo kufi të shkelies së të drejtave të njeriut !
    Është e vërtetë që ne i shkelëm disa nga vendet e E vropës si të pa ftuar, nga nevoja për të mbijetuar një jetë më të mirë! Por kjo nuk do të thotë që të shfrytezohet ky rast! Për t'i shfrytëzuar këta të pa fatë, siç po ndodhë në vëndin me emigrimin më të madh të shqiptareve ,që populli i tij vetë e ka provuar dhe e di ç'është emigrimi! Ka qënë interesi i dyanshem ekonomik, e më tepër i vendit pritës, që shqiptarët të jenë të pranishëm në ç'do gurë themeli, të lagur me djersën e me gjakun e tyre.
    Nuk janë pak, 550 shqiptarë të aksidentuar vetëm në sektorin e ndërtimit, që dergjen pa as një ndihmë e shpresë, në kurriz të familjeve të tyre të varfëra! As edhe pak ,15-16 vjet qëndrimi në Greqi e sotë nuk denjohet të jepet një leje qendrimi e rregullt!
    Organizatat apo shoqatat e ndryshme shqipëtare ,që janë krijuar kudo në botë, por në veçanti në vëndet pritëse me fluks më të madh shqiptar, siç është Greqia, si dhe mjaft intelektualë të ndershëm janë përpiekur të krijojnë imazhin e dashurisë dhe miqësisë midis dy popujve e vendeve tona.Ato kanë ndikuar jo pakë për njohjen e perlave kulturore të dy popujve e vendeve ku ato veprojnë, Kanë shërbyer si ura të lidhjes së miqësisë midis tyre.Mirëpo zëri i tyre jo sa duhet është dëgjuar.Problemet e tyre nuk janë përfillur në veçanti nga vendi pritës e pastaj nga shteti i ynë.
    Vëllezër e motra ! Kush nga ne emigrantët kërkon dhe është i qetë ta kalojë jetën larg vatanit e njerëzve të zemrës? Të boshatiset nga ëndërrat e fëminisë e të katandiset në një rini të vyshkur?
    Kush ??
    Prandaj ne kërkojmë një zëri që, emigrantët shqiptar kudo që ndodhen por në veçanti në Greqi, të mos privohen nga as një e drejtë që buron nga ligji themelor,Kushtetuta Republikës së Shqipërisë dhe karta e të drejtave të njeriut .
    -- Kërkojmë për rastin e Greqisë:
    1 - Legalizim pa as një kushtë të shqiptarëve që kanë mbi një dekadë e gjysëm në Greqi .
    2 - Të hiqet ndërvarija e rinovimit të lejes së qëndrimit nga ekzistenca e një numuri të caktuar ensimash, me përjashtim të atyre që nevoiten për librezën shendetësore.
    3 - Të hiqet kushti për të ardhurat në lidhje me bashkimin familjar.
    4 - Asnjë pengesë për ata që kërkojnë ushtrim të aktivitetit të pa varur.
    5 - T'u jepet nënshtetësia Greke fëmijëve që lindin në Greqi.
    6 - Të ndalohet deportimi apo marrja e masave kundër emigrantëve të mitur.
    7 - Fëmijët e emigrantëve që studiojnë në Greqi, apo perfundojnë studimet në sistemin arsimor grek, të perfitojnë automatikisht leje qëndrimi me afat të pa kufizuar.
    8 -Të mos privohen nga asistenca sociale (Epidhoma) studentët e emigrantëve si deri më sotë.
    9 - Të zbatohet konventa përkatëse e Keshillit të Ervopës, për ushtrimin e së drejtës për t'u zgjedhur, e për të zgjedhur për pushtetin lokal, e të tjera probleme që parashikojnë organizmat e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut.
    10 - Fëmijët Shqiptarë nuk duhet të privohen nga mësimi i gjuhes shqipe si deri më sotë .Në shkollat greke, komuniteteve t'u jepet e drejta e dy apo më shumë orëve në javë e mesimit të gjuhës së tyre .

    Prandaj çdo emigrant shqiptar ka të drejtë të protestoi me tërë forcën e shpirtit, për mungesën e dorës së ngrohtë të shtetit ndaj emigrantëve Shqiptarë,për keqësimin e kushteve në këtë një dekadë e gjysëm.
    Sotë më shumë se kurrë ka ardhur koha t'u themi një herë e përgjithmonë ndal, bëmave të këqia për Shqiperinë e shqiptarët kudo që janë.
    Edhe ne si pjesë e një populli të dalë nga portat e dhimbjeve të mëdha, kërkojmë të stolisim atë që ëndërron njerzimi në këtë mijëvjeçar të ri,lirinë dhe demokracinë.
    Shkatërrimi më i madh vjen atëherë kur, gjërat serioze nuk merren seriozishtë.

    Lidhja e Shoqatave të Emigrantëve Shqipëtar në Greqi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Baba Tepele : 22-11-2007 më 10:28

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    Gezuar festen e flamurit te gjith shqiptaret kudo qe jane.Me nje Shqiperi etnike sa me shpejt.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Sot per sdi te cilen her ne Tv-te shqiptare pash nje histori per shqipetaret e Ukraines , ata ishin shumic ne disa fshatra , fshati me i madh Karakurt me 3000-4000 mij banor, ne zonen e Odeses , kishte edhe ne disa vende te tjera shqiptar ne Ukrain, atje ishin qysh prej 200 viteve, dhe kishin kriju nje gjuh te perzier Shqipo-Ukrainase, mirpo kuptonin shqip shum mir, kishin shoqatat e veta kulturo-artistike, kendonin keng shqipe, dhe e ndjenin veten shqiptar, fatekeqesisht ndihma nga Shqiperia nuk ekzistonte , ata kishin nevoj per materiale , libra , keng etj etj ne gjuhen shqipe,
    Ja sipas statistikave te shtetit Ukrainas ne vitin 2001 si shqiptar jan deklaru vetem ne zonen e Odeses 1.900 shqiptar, qe ne fakt shifra esht me e madhe , mirpo kjo esht kjo

    http://www.ukrcensus.gov.ua/eng/resu...ionality/Odesa

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e F. L. A.
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Postime
    2
    Hajt ti shofim i here ç´thone kto adresa.
    Vetem dy fjale te hapin te gjitha dyert: "Shtyje" dhe "Terhiqe"

Tema të Ngjashme

  1. Video e ushtarëve grekë në Internet indinjon shqiptarët
    Nga Ingenuous në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Himarë, mësimi nis me himnin grek
    Nga karaburuni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 15-08-2009, 04:07
  3. Greqia u jep shtetësinë minoritarëve
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 411
    Postimi i Fundit: 12-03-2008, 06:59
  4. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  5. Gjergj Kastrioti sipas pikëpamjeve antishqiptare
    Nga Davius në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •