Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 60
  1. #51
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-10-2007
    Vendndodhja
    ne syte e tu qe adhurojne syte e mi.ne buzet e tua,qe puthin te miat cdo cast.ne frymen tende,se eshte dhe imja.ne gjakun tend,qe vlon per mua.zemra ime,Land.
    Postime
    783
    Citim Postuar më parë nga Dorontina Lexo Postimin
    Zonje e hidhur per simpati vetiake qe je kunder shqiptarve qe flasin gjuhen turke e se dojn per X arsye bustin e nji heroi shqiptar , une ne shtepi mbaj bustin e kujt te du edhe fotografin e Ataturkut nese du e mbaj skam nevoj te kerkoj leje nga ty.Kjo asht deshira ime personale e shtepis.

    Heroj kemi mjaft , nuk asht vetem skenderBeu historia jon nuk fillon me okupimin turg 500 vjeçar !
    Zonje e nderuar ne jemi te okupuar qe 2.000. vjet nga bullgar rus e sllave .
    pse bash turku e osmanet ju bejn aq dem ne stomak !
    pse jeni vetem extremiste !


    kur e din qe ne trojet tona ka turq, grek, egjiptian cigan ...pse turku ju bren barkun ,

    shqiptari ka tre fe ndaq merre ndaq le
    ( edhe muslimanet ) qe skenderbeu luftoi me sllavet vetem e vetem i shtyer nga prifterit te vendit e te vatikanit! mos u tallni me njerz !historia flet !
    edhe vet barleti ka shkru .
    beni replik sa te doni extremistave kunder fes islame qe i qujn turqi sju pergjgjem ker luft ja beni edhe disa antarve ....vetem qe jeni extrem !---------------------------------------------------------------------------------

    a je e knaqur me pergjegjen ? zonja luane ?
    neser do te kerkoj ku ka bust te sulltanit e do ta hudhi krejt qka kan te skenderbeut per hir te jujin extremist !
    Doruntina pse flet perçarte?mjafte me!!! je teper e vogel te marresh neper goje,Kastriotin,ti dhe tyrqit e tu te djallosur.

  2. #52
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Gjergj Kastrioti - Skënderbeu lindi më 6 maj të vitit 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468 është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura më e shquar në historinë e shqiptarëve.

    Biografia

    Skënderbeu sipas një prej versioneve të menduara të jenë origjinale

    Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës malazeze Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman që në moshë të mitur dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (icogllanëve) që përgatiste komandantë e nënpunës.

    Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë i madh, pra Skënderbeu do të thotë Aleksandri i Madh. Ai nuk e harroi kurrë Atdheun e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Për mëse 12 vjet (1426-1438) ishte në Shqipëri. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare.

    Megjithatë Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer përfundimisht në Shqipëri, deri në vitin kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë.

    Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nis***, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare.

    Fjalimi i Skënderbeut nxiti frymën atdhedashëse. Kryengritja çlirimtare u bë e përgjithshme. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone.

    Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës.

    Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë.

    I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rrjesht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.



    Epoka e Skënderbeut në veprat e Marin Barletit dhe të autorëve të tjerë shqiptarë bashkëkohës

    Epopeja e Skënderbeut e shk. XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në jetë shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre, intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat nisi jetën e vet historiografia shqiptare.

    Ne fillim të shek të XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprën kushtuar luftës heroike të shqiptarëve për mbrojtjen e Shkodrës, (rrethimi i Shkodrës). Por vepra që e lartësoi figurën e tij si historian humanist është “Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”, të cilën e botoi latinisht në Romë rreth viteve 1508-1510. Kjo vepër voluminoze njohu shumë ribotime në gjuhë e në vende të ndryshme të Evropës. Veprat e M. Barlecit u bënë burimi më i rëndësishëm ku patriotët shqiptarë mësonin historinë e epopesë legjendare të shk. XV.

    Periudha e Skënderbeut u përjetesua edhe në vepra të tjera historike nga bashkëkohësit e heroit. Një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Skënderbeut, Dhimitër Frengu, shkroi latinisht, në frymën e ideve humaniste të kohës një vepër për jetën e Skënderbeut. më disa ndryshime të vogla ajo ndjek rrethimin e historisë së Skënderbeut të M. Barletit, që dëshmon së kjo vepër kishte pasqyruar drejt realitetin historik, të njohur e të panjohur edhe nga bashkëluftëtarët e afërt të Skënderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes së tij e përkthyer italisht, dhe njohu shumë ribotime në këtë gjuhe.

    Një vepër tjetër e rëndësishme për të njohur shoqërinë shqiptarë të shek. XV është “Historia dhe gjenealogjia e shtëpisë së Muzakajve”, shkruar në italisht më 1510 nga bashkëluftëtari i Skënderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti në dorëshkrim dhe, për vlerën që ka për historinë mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. të XIX më të drejtë e ka cilësuar atë si një “margaritar”.

    Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Hero Kombëtar

    Gjergj Kastrioti - Skënderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

    Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen shqiptarë të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë.

    Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale.

    Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar.

    Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t’i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët.

    Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme.

    Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.

    Vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane. Ai u vlerësua lart nga personalitetet e shquara evropiane të kohës. Këtë e dëshmon edhe fakti së për Skënderbeun është shkruar një literaturë e shumëllojtë, prej qindra vëllimesh, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës.

    Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Hero Kombëtar, ne Shkup
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Ndryshuar për herë të fundit nga biligoa : 10-12-2007 më 18:06
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #53
    Me intereson pse ky Skenderbe ne Shkup se mban SHPATEN ne dore ?

  4. #54
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Me intereson pse ky Skenderbe ne Shkup se mban SHPATEN ne dore ?
    Dobesia e BDI-se

  5. #55
    Citim Postuar më parë nga Cimo Lexo Postimin
    Dobesia e BDI-se
    Ta beje PDSH-ja nje tjeter me dy SHPATA ta shohe njeher BDI-ja kush e bie Skenderbeun, vendoseni ne shesh te Shkupit .

    Me ka bere pershtypje shume e gjith hiatoria e ardhjes se bustit, se pari me beri pershtypje se per nje bust qe do vendoset u be nami, pastaj reklamimi i BDI-se,(ne munges te te ariturave reale) pastaj menyra e ardhjes, ai kamioni, shoferi maxhup, busti i shtrire, etj etj.
    Vetem BDI-ja din ashtu organizim
    Ndryshuar për herë të fundit nga Tigrimelara : 13-12-2007 më 20:35

  6. #56
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    turk malli pis milet
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  7. #57
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Citim Postuar më parë nga Tigrimelara Lexo Postimin
    Ta beje PDSH-ja nje tjeter me dy SHPATA ta shohe njeher BDI-ja kush e bie Skenderbeun, vendoseni ne shesh te Shkupit .

    Me ka bere pershtypje shume e gjith hiatoria e ardhjes se bustit, se pari me beri pershtypje se per nje bust qe do vendoset u be nami, pastaj reklamimi i BDI-se,(ne munges te te ariturave reale) pastaj menyra e ardhjes, ai kamioni, shoferi maxhup, busti i shtrire, etj etj.
    Vetem BDI-ja din ashtu organizim


    Shikoni se BDI apo PDSH nuk i dhuruan parat por i dhuroj populli per ta berre bustin,tani ka shum komente jo me shpat jo pa shpat, por do te them nje gje se kjo me dore qe eshte, eshte edhe me e mire sepse,domethenja e dores eshte se ky vend eshte vend i Shqipeve.

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga dibrani2006 Lexo Postimin
    tani ka shum komente jo me shpat jo pa shpat, por do te them nje gje se kjo me dore qe eshte, eshte edhe me e mire sepse,domethenja e dores eshte se ky vend eshte vend i Shqipeve.
    kur e shef nga perpara, tek foto, duket sikur thote, ndalni turq, qe ketej eshte toka shqiptare .
    Pastaj shpaten ai e ka ne brez, e nxjerr kur ti nevojitet.
    Ne fakt mire e ka Dibrani2006, se pa shpate eshte me paqesore, nuk duket provokuese. Plus asaj qe eshte toka jon.

  9. #59
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Keta te BDI-se skulptore shume te dobet. S'e kane bere Skenderbeun me shpate.
    Shume te dobet.

    Hihihihihihihihihihihihihihihihihihihihi...
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  10. #60
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga KUSi Lexo Postimin
    turk malli pis milet

    E qe de, keta turqit pis milet, e keta tanet qe u bashkohen edhe me keq, tamam asi hayvan milet.

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 06:08
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-02-2006, 20:33
  3. Rama: Bashkëpunimi PS-LSI pengon kthimin e Berishës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 17:29
  4. Hollkerin e pengon kultura shqiptare
    Nga dodoni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-02-2004, 18:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •