Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvinua.. kto dite po shperdan Tapi me ata vullnetaret tip hitler jungen fresho lejfena.. vampiro-sifiliza te partise.. an e kend neper zonat bathor-ike..
    kuptohet jan tapi imagjinaro- tollumbacoike.. per vote.. por qe do ta ngaterroje me shume ceshtjen e prones..
    te shohim a do reagoje Topi per kte agresion punist mbi pronen qe ka ndermend ta premtoje edvinua.. per te thithur votat e bathoraxhijve.. neper qytetet kryesore..?

    meqe topi mbahet si merakli per ceshtje pronash..


    ..

    ceshte ki ligji 7 mij e ca.. kush na e sqaron..

  2. #22
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Korrupsioni me pronat, shqetėsues nė Shqipėri

    Raporti, TIA:
    Shekulli Online | 07/03/2009 |
    TIRANĖ- Ēėshtja e pronave mbetet shumė problematike nė Shqipėri, aq sa 60% e ankesave totale pėr korrupsion nga ana e qytetarėve janė pikėrisht pėr kėtė ēėshtje. Konstatimin e ka bėrė Transparency International Albania (TIA) nė raportin e saj tė fundit, ku thekson se lidhur me kėtė ēėshtje ka ende shumė probleme dhe konfuzione.
    Sipas raportit, megjithė pėrpjekjet e qeverisė pėr tė marrė masa, korrupsioni mbetet ende shqetėsues. "Legjislacioni ekzistues pėr pronat, lė mundėsi abuzimi si edhe vend pėr hapėsira nė trukimin e dokumenteve. Ėshtė shtuar konfuzioni dhe megjithė pėrmirėsimet nė ligj, ēėshtja e pronave duket se nuk ėshtė zgjidhur ende", thuhet nė raportin paraprak.
    Sipas tij, ende nuk ka pėrfunduar regjistrimi fillestar i pronave dhe se madje pėrdoren edhe harta provizore pėr to. Ndėrkohė qė ka raste kur pronat e regjistruara nuk fshihen.
    Nė raport pėrmendet fakti se Policia Ndėrtimore pas vitit 2007 ėshtė shndėrruar nė njė instrument hakmarrės nė duart e disa krerėve tė bashkive. Shqetėsues mbetet edhe mėnyra se si pėrfaqėsuesit e shtresės sė ish-pronarėve nuk pėrfshihen nė studimet qė kryhen nga institucionet. "Mungon bashkėpunimi institucional pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtje tė mprehtė dhe mos transparenca favorizon korrupsionin. Mund tė krijohet njė treg informal mbi tokėn. Konfliktet pėr pronėn, nė vetvete favorizojnė korrupsionin", sqarohet mė tej. Specialistėt e TIA-s, janė shprehur tė shqetėsuar pėr transparencėn e institucioneve kryesore lidhur mė kėtė problem. "Shumė institucione nuk kthejnė pėrgjigje. Ose edhe nė rastet kur vjen pėrgjigja, ajo ėshtė formale, nuk ka pėrmbajtje"- thanė ata, duke shtuar se problem mbetet edhe pjesėmarrja qytetare nė kėtė proces.

    ELEMENTĖT QĖ KANĖ FAVORIZUAR KORRUPSIONIN

    • Mungesa e transparencės dhe pjesmarrjes qytetare nė planifikim e vendimarrje.
    • Krijimi i monopoleve dhe rritja artificiale e ēmimit tė tregut tė tokės.
    • Konflikte tė pazgjidhura me pronėn.
    • Sistemi gjyqėsor nė shėrbim tė monopoleve.
    • Legjislacioni i paplotėsuar dhe nė konflikt me strategjinė e decentralizimit (interesat nuk lejojnė krijimin e njė pakete ligjore tė saktė e tė plotė nė fushėn e urbanistikės).

    PASOJAT

    • Zhvillimin e njė tregu informal mbi tokėn, i cili ėshtė shoqėruar me transaksione tė shpeshta gjithashtu informale.
    • Ndėrtimin e njė ekonomie tė paqėndrueshme dhe hera herės informale
    • Nivel tė ulėt kreditimi, veēanėrisht kur toka pėrdoret si kolateral.
    • Pėrfshirjen nė korrupsion tė shumė strukturave qeverisėse nė nivel qėndror dhe vendor si edhe tė gjykatave.
    • Krijimin e njė grupimi tė ri pronarėsh dhe investitorėsh, pa traditė dhe pa njohuri mbi ligjėsinė dhe respektimin e pronės, etj.
    • Ulja e nivelit tė pėrgjithshėm ekonomik. Pėr vetė peshėn e konsiderueshme qė zė aktiviteti zhvillues i pronave, treguesit e rritjes apo tė stopimit tė tij, reflektohen ndjeshėm nė ecurinė ekonomike tė vendit.
    • Paqėndrueshmėri e tregut tė punės dhe pasiguri ekonomike e ofruar nga sektori, qė shumė herė shoqėrohet me rritje tė papunėsisė pėr periudha tė gjata kohe.
    Krijimi i monopoleve dhe rritja artificiale e ēmimit tė tokės me ndikim tė drejtėpėrdrejtė mbi ekonominė dhe nivelin e jetesės pėr qytetarėt
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  3. #23
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA

    Kėrkesė publike drejtuar gazetares Rudina Xhunga
    Nga Niko Nesturi, Kryetar i AK Bregdeti

    Mė datėn 23 mars 2009, gazetarja Rudina Xhunga organizoi nė “Top Channel” njė emision qė dallonte shumė nga fryma e emisioneve tė mėparshme dhe pėr kėtė e falėnderojmė, por ne, pronarėt e zonės turistike Vlorė-Sarandė, mbetėm tė pakėnaqur, sepse nuk u trajtua specifika e zonės turistike tė Bregdetit.

    Nga tė gjithė diskutantėt u pranua se nė kėto 18 vjet toka dhe prona private qė diktatura i pati grabitur qytetarėve, pas vitit 1991, u trajtua nė mėnyrėn mė barbare. Nė shkrime tė shumta ėshtė paralajmėruar se kriza e pronave do pasqyrohet me krizat e territoreve me krizėn sociale me konfliktet sociale dhe pamundėsinė e pėrballimit tė kostos financiare tė kompensimit.

    Nė kėtė emision, deputeti socialist, Erion Braēe, tha se ėshtė vonė t’i kthehemi mbrapsht ligjit 7501, …. se 170.000 ha qė janė parashikuar nga qeveria pėr tė mbjellė ullinj duhet tė shkojnė pėr kompensim tė pronarėve etj. (Zoti Erion duhet tė dijė se ne duam ullinjtė tanė dhe jo ullinjtė e Kavajės).

    Zoti Braēe tha se interesat nuk janė pėr elektorat, se ato zgjasin vetėm dy muaj. Nė Bregdet, pronarėt pengohen nga Komisioni i Kthimit tė Pronave, pengohen nga Agjencia, pengohen nga gjyqtarėt, por dhe nga prokuroria dhe grabitėsit favorizohen nga tė gjitha drejtimet qė quhen mungesė e shtetit ligjor dhe korrupsion. Praktikisht dhe efektivisht nė Bregdetin turistik komandon mafia e trojeve turistike.

    Zoti Vorpsi foli pėr “normat e tokės pėr frymė” dhe kėrkoi abrogimin e ligjit 7501. Zoti Vorpsi, ju e dini se Bregdeti ėshtė grabitur, jo vetėm me ligjin 7501, por e gjithė paketa ligjore pėr kthimin e pronės qė ka pasur synim grabitjen e zonės turistike duke ia lėnė stafetėn kompensimit. Ne nuk na intereson, nėse njė fermeri i qenka dhėnė njė apo dy hektarė me ligjin 7501, kur pronarėt, Kushtetuta dhe ndėrkombėtarėt flasin pėr kthim fizik tė pronės sė shtetėzuar, duke respektuar kufijtė e paragrabitjes.

    Deputeti dhe avokati Spartak Ngjela u shpreh pėr rentabilitetin e njė ha tokė bujqėsore nė shtete tė ndryshme, ku respektohen titujt e pronėsisė mbi pronėn, por nuk ishte shumė i qartė pėr domosdoshmėrinė e kthimit tė pronės tek i zoti dhe as pėr abrogimin e ligjit 7501 dhe u ēuditėm kur ai pėrdori pėr ne, pronarėt, termin ish-pronarėt (!)

    Znj. Adriana Berberi u shpreh pėr mbrojtjen e ligjit 7501 dhe kėrkoi qė ai ligj tė shoqėrohet me politikė fiskale.

    Zonja Qyku, megjithėse specialiste, u shpreh se dėmi ka ndodhur, por duhen ulur kostot. Dhe pėr kėtė propozoi qė tokat duhet tė taksohen … duke shtuar se pėr kėtė duhet tė ulen tė gjithė ekspertėt dhe tė vendosin pse dhe sa duhen taksuar dhe konkludoi se shumė fermerė nuk do jenė nė gjendje ta mbajnė tokėn. Ju, o zonja tė nderuara, shikoni pėrsėri nenin 41 tė Kushtetutės dhe mendoni se ēfarė lidhje apo tė drejtė keni, kur shpreheni kėshtu pėr pronat tona. Arsyetoni dhe korrigjohuni, se propaganda 18-vjeēare e pluralizmit dhe e vjedhjes me ligje tė pronave tona ka ngulitur nė mendjet e njerėzve dhe edhe te, ju, pjesėmarrės nė emision, termin ish-pronarėt, term i shpikur nga Ramiz Alia dhe fryma e Katovicės.

    Nė pėrfundim synimi i znj. Qyku ishte qė t’i kthehet morali ish-pronarėve. Jo, znj. Qyku dhe ju pjesėmarrės tė tjerė tė emisionit! Ju lutemi: Ju duhet tė diskutoni, nėse paketa ligjore nė fuqi e zbaton apo jo frymėn dhe germėn e Kushtetutės lidhur me tė drejtėn e pronės, tė paktėn referuar nenit 41 dhe 181 tė saj. Dhe nėse nuk jeni nė gjendje tė arsyetoni lirisht dhe profesionalisht se ligji 7501 apo ēdo ligj apo akt tjetėr cilido qoftė ai, por qė bie ndesh me tė drejtėn tonė pėr pronėn e trashėguar, atėherė ju lutemi mos veproni mė kėshtu. Nuk ju lejojmė tė na mohoni pronėn, se kėshtu na keni mohuar gjithēka, ne kot qė quhemi Bregdetas.

    Ne, Bregdetasit, zonja Rudina Xhunga, do tė kėrkonim qė nė emisione tė tilla tė thirremi edhe ne, kryesia e shoqatės “Bregdeti”, qė pėrfaqėsojmė interesat, kėrkesat dhe mundėsitė e zgjidhjes sė problemeve tė pronarėve tė zonės turistike Vlorė- Sarandė, qė nė fakt ėshtė zona mė e masakruar nga politikanėt. Nė shumė artikuj tė botuar nė shtyp ne kemi bėrė tė qartė kushtet dhe kėrkesat tona tė ligjshme. Ne pėrsėrisim me ngulm se nuk duam ta shesim dhe nuk duam askėnd qė t’i vėrė ēmim atdheut tonė. Ėshtė dėshira e fuqishme e shprehur nga politikanėt qė duan tė pėrvetėsojnė pronat tona dhe na propozojnė kompensime nė Alpe ose nė Malin me Gropa. Tė paktėn ju, tė ftuarit nė emision, mos u hiqni parimorė e as pėrfaqėsues tė sė ardhmes e aq mė pak t’i jepni vetes tė drejtė mbi pronat tona.

    Nė emėr tė Bregdetasve autoktonė falėnderojmė, por edhe kritikojmė diskutimet e pjesėmarrėsve pėr atė pjesė qė bie ndesh me tė drejtėn tonė tė pamohueshme pėr pronėn. Ne jemi unikė nė kėrkesėn qė ēdo trung familjar dhe ēdo fshat tė rimarrė me dokument ligjor dhe jo me kallash pronėn e tij nė ato kufij qė ka pasur para grabitjes komuniste. Pėr Bregdetin kemi kėrkuar dhe kėrkojmė vetėm pronėn tonė tė trashėguar nė kufijtė e vjetėr dhe pas pėrfundimit tė plotė tė kthimit do presim kompensim, ashtu si do ta ketė mundėsinė qeveria, por vetėm pėr atė pjesė tė pronave tona qė deri nė vitin 1991 janė zėnė dhe tjetėrsuar pėr godina banimi dhe ato sipėrfaqe toke qė vazhdojnė tė shfrytėzohen pėr nevoja publike (rrugė shkolla, spitale etj.). Nėse qeveria ka parį dhe prona tė lira, le tė kompensojė kėshtu siē u diskutua nė emision tė tretėt dhe ne tė na kthejė menjėherė pronat. Ne kurrė nuk do pranojmė kompensim pėr ato prona qė me njė formė apo me njė tjetėr qeveritė e pas 1991 ia kanė dhėnė personave tė tretė, cilido qoftė ai.

    Shteti nuk ka asnjė tė drejtė tė tjetėrsojė pronat tona. Ēdo tentativė justifikuese si ato qė u shfaqėn nga tė ftuarit nė emisionin e “Top Channel” mė 23 mars 2009 dhe nė atė tė “Ora News” pak ditė mė parė do tė jetė pa rezultat. Fatkeqėsisht, kėto nxitin shpresa tė gabuara te pėrfituesit e paligjshėm tė pronave tona. Deri sot nė zonėn turistike ėshtė zbatuar kėrkesa politike qė... “prona t’i jepet atij qė nuk i takon”, se, siē e ka thėnė Ramiz Alia, nė 1989 nė zbatim tė porosive tė Katovicės “prona ėshtė e jona, se ne e bėmė”. Kjo frymė antidemokratike e futur nė Shqipėri duhet tė marrė fund duke kthyer pronėn te tė zotėt. Pengesė ėshtė vetėm mungesa e vullnetit politik. Media, si pushtet i katėrt, i ka tė gjitha mundėsitė ta gjunjėzojė kėtė politikė anti-ekonomike antisociale, krim-nxitėse dhe antinjerėzore, tashmė tė dėshtuar dhe tė papranueshme edhe nga ndėrkombėtarėt, qė me kohė kanė dhėnė porosi tė pėrsėritura.

    Nė mungesė tė vullnetit politik, vuajtjet e popullit do tė shkurtoheshin nė kohė, nėse BE dhe SHBA do tė pėrcaktojnė afate kohore pėr pėrfundimin e kthimit duke e ndarė atė prej kompensimit. Vetėm kėshtu i pritet rruga hajdutėve qė maskohen me letrat e politikės. Po tė veprohet kėshtu, problemi i pronave nė bregdet zgjidhet brenda muajit pa trauma dhe pa faturė financiare. Ne kemi tė pėrgatitur edhe projektligjin pėrkatės.

  4. #24
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    edvinua.. kto dite po shperdan Tapi me ata vullnetaret tip hitler jungen fresho lejfena.. vampiro-sifiliza te partise.. an e kend neper zonat bathor-ike..
    kuptohet jan tapi imagjinaro- tollumbacoike.. per vote.. por qe do ta ngaterroje me shume ceshtjen e prones..
    te shohim a do reagoje Topi per kte agresion punist mbi pronen qe ka ndermend ta premtoje edvinua.. per te thithur votat e bathoraxhijve.. neper qytetet kryesore..?

    meqe topi mbahet si merakli per ceshtje pronash..


    ..

    ceshte ki ligji 7 mij e ca.. kush na e sqaron..
    Neni 42

    1. Liria, prona dhe tė drejtat e njohura me Kushtetutė dhe me ligj nuk mund tė cenohen pa njė proces tė rregullt ligjor.

    2. Kushdo, pėr mbrojtjen e tė drejtave, tė lirive dhe tė interesave tė tij kushtetues dhe ligjorė, ose nė rastin e akuzave tė ngritura kundėr tij, ka tė drejtėn e njė gjykimi tė drejtė dhe publik brenda njė afati tė arsyeshėm nga njė gjykatė e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.

    Pa zbatuar kushtetuten zor se hecim per ne evrope.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  5. #25
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Cudi,

    tani e mori vesh Bamiri kete gje?

    epo po kapen ca viktima, katundare, keta e kane vjedhur token.
    xhuje do i kete shku Topit ndonje me i vjedh token e vete ndaj ka fillu me hap gojen si nje femi i lumtur

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  6. #26
    DR-GR Maska e oliver55
    Anėtarėsuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    kA ARDHURE KOHA QE TE BEHET NJE FILM DOKUMENTARE DHE SHQIPTARET TE SHIKOJNE E DENONCOJNE KETE DUKURI TE KASAPHANES QE TASHME ESHTE E PREKESHME EDHE NE BREGDETIN E JONIT.
    Nuk mund te ndertohen vepra me vlera te medha nga pensioniste apo nga "refugjate"qe me dy apo tre vjete pune te bejne investime ne komplekse prej miljona eurosh.Fshati qe duket nuk ka nevoje per kallauz.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Rama aprovon perfundimisht vjedhjen e tokes:

    "Secili i ardhur qė ka ndėrtuar shtėpitė e tij nė rrethinat e Tiranės apo edhe nė tė qyteteve tė tjera, nuk duhet tė mendojė se e ardhmja e tij dhe e shtėpisė sė tij do varet nga Sali Berisha apo Edi Rama. Sepse ajo shtėpi e ka fituar statusin e vet."

    (Tema)

  8. #28
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga shkodra13 Lexo Postimin
    Rama aprovon perfundimisht vjedhjen e tokes:

    "Secili i ardhur qė ka ndėrtuar shtėpitė e tij nė rrethinat e Tiranės apo edhe nė tė qyteteve tė tjera, nuk duhet tė mendojė se e ardhmja e tij dhe e shtėpisė sė tij do varet nga Sali Berisha apo Edi Rama. Sepse ajo shtėpi e ka fituar statusin e vet."

    (Tema)
    qfar thot ky mer yahoo!

    do mar cellullarin ti boj ni tel kriministrit ...

    po ai topja pse nuk i var salis tynelit ni dekurat ne sum per internetat, ujnat, dritnat, centralnat, parknat, atomat, fantomat, vari bidonat ...

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pronat, Strasburgu gjobit Shqipėrisė

    Pronat, Strasburgu gjobit Shqipėrisė

    » Vendosur: 23/10/2009 - 08:09
    •

    Fatos Mahmutaj

    Trualli i Ambasadės italiane nė Tiranė, shteti Shqiptar dėnohet 3 milionė euro. Kaq ėshtė shuma e dėmshpėrblimit qė Gjykata Evropiane ka vendosur nė favor tė katėr anėtarėve tė fisit Vrioni, trashėgimia e tė cilėve ėshtė njė sipėrfaqe toke 1.637 metėr katrorė qė aktualisht ndodhet brenda rrethimit tė Ambasadės italiane nė Tiranė. Sipas vendimit tė Strasburgut 84-vjeēari Shahin Vrioni, qė jeton nė Shqipėri dhe Gherardo la Francesca 63 vjeē; Dario la Francesca 59 vjeē dhe Oliver Vrioni 35 vjeē, qė jetojnė nė Itali, duhet tė pėrfitojnė nė total 2.919.500, nga tė cilat 2.719.500 euro nė lidhje me dėmtimin 200.000 nė lidhje me dėmin jopasuror. "Pėrsa i pėrket kėrkesės nė lidhje me dėmin pasuror aplikantėt kanė paraqitur njė aktvlerėsimi tė pronės ku vlera e saj ėshtė llogaritur nė 2.184.000 euro, ndėrsa fitimet e munguara midis 1996 deri mė 2006 nė 535.500 euro. Pėrfaqėsuesit e qeverisė shqiptare nuk kanė paraqitur ndonjė koment pėr kėtė", thuhet nė vendimin e Strasburgut. Sipas kėtij vendimi trualli pėr tė cilin bėhet fjalė, me sipėrfaqe 1.637 metėr katrorė i ėshtė konfiskuar gjyshit tė katėr aplikantėve nga shteti komunist mė 1950. Mė 1 korrik 1991, Ambasada Italiane nė Tiranė ka blerė dy ndėrtesa nė kufi me pronėn e konfiskuar familjes Vrioni. Nė lidhje me kėtė ėshtė firmosur akti i shit-blerjes nė shumėn e 3.75 miliardė lireta italiane nga Ministria e Jashtme Shqiptare dhe Ambasada Italiane, dhe nė rrjedhojė tė kėtij dokumenti janė vendimet respektive tė Qeverisė Shqiptare. Mė pas kėto para u pėrdorėn nga qeveria shqiptare pėr tė blerė ambasadėn tonė nė Romė. Nė vitin 1993 me daljen e Ligjit pėr njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarėve, anėtarėt e familjes Vrioni kanė kėrkuar tė drejtat mbi kėtė pronė. Mė 1996 dhe 1999 Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave, ka njohur dhe kthyer si tė lira, ndėr tė tjera edhe dy sipėrfaqe trualli, gjithsej 1456 metėr katrorė qė gjenden brenda territorit ku janė vendosur dy godinat nė pronėsi tė Ambasadės italiane. Po kėshtu KKKP urdhėroi kompensimin nė favor tė familjes Vrioni tė njė sipėrfaqeje prej 181 metėr katrorė, e cila ishte zėnė nga ndėrtime. Pėr mė tepėr, KKKP urdhėroi qė pronat tė regjistrohen nė Regjistrin e Pronave Tiranė nė emėr tė familjes Vrioni. Nė kėtė kohė, mė 1996, kėta i kėrkojnė Ambasadės italiane kthimin e pronės sė tyre duke pretenduar se ajo ishte pushtuar. Kjo duke pasur parasysh faktin se Ambasada italiane kishte titull pronėsie vetėm mbi ndėrtesat dhe jo sipėrfaqen qė ndodhej mes tyre. Pas refuzimit tė palės italiane me argumentin se kjo marrėdhėnie duhej tė zgjidhej me shtetin shqiptar, anėtarėt e familjes Vrioni i janė drejtuar gjykatave. Pas shqyrtimit disa herė nėpėr gjykata ēėshtja ėshtė dėrguar nė Strasburg, gjykatė e cila shpalli vendimin nė versionin anglisht mė datė 29 shtator.

    Familja Vrioni, mori nė mars nga Strasburgu edhe 450 mijė euro


    TIRANE - Nė muajin mars tė kėtij viti Gjykata e Strasburgut penalizoi shtetin shqiptar me 450 mijė euro, nė lidhje me njė ankim tė familjes Vrioni pėr probleme pronėsie. Kjo ēėshtje ka lidhje me konfliktin e pronėsisė pėr gjysmėn e njė banese private nė Tiranė, qė sipas Gjykatės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut nuk ėshtė zgjidhur drejt nga shteti shqiptar dhe ku gjykatat kanė shkelur tė drejtat e pronarėve. Historia e konfliktit gjyqėsor ka si palė pronarėt e vjetėr anėtarė tė familjes Benusi dhe pronarėve e rinj anėtarė tė familjes Glozheni pėr gjysmėn e njė shtėpie private, sė bashku me truallin dhe oborrin, gjithsej 600 metėr katrorė, tė cilėn pronari aktual e kishte blerė rreth 50 vjet mė parė. Para luftės nė Shqipėri, babai i kėrkuesve ishte pronar i njė vile sė bashku me 1,377 metra katrorė truall nė Tiranė. Por, nė 21 prill 1948, Gjykata e Lartė Ushtarake e shpalli Benusin fajtor pėr ēėshtje politike, duke e dėnuar atė me 7 vjet burg, si dhe urdhėroi konfiskimin e gjysmės se pronės qė ishte hipotekuar. Sipas njė ligji tė asaj kohe, kjo pronė i kaloi shtetit dhe brenda tė njėjtit vit shteti ia shiti kėtė pjesė pronarit tė ri Glozheni. Por, nė 1992 prona iu kthye sėrish pronarėve tė vjetėr, duke shėnuar kėshtu fillimin e maratonės sė proceseve gjyqėsore. Strasburgut vendosi dėmshpėrblimin 450 mijė euro pėr pronarėt e vjetėr, ndėrsa prona i mbetet pronarit tė ri. fa.ma.

    panorama.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga prishtinase Lexo Postimin
    eh paska perfundu Topi si gjith'' topat'' tjer politikanet pasi qe vjedhin vet e perfundojn kapin tjeret ol:
    Epo si do i mbulojne vjedhjet e tyre? Do e hane peshqit e vegjel.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Zaptimi i tokes tokes nga pushtetaret
    Nga Maars nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-03-2009, 07:36
  2. Greqia ka pėrfituar 950 milionė franga ari nga pronat e ēamėve
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 21-12-2008, 19:19
  3. Pronat dhe Komunitetet Fetare
    Nga forum126 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 09:21
  4. Ilirėt - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  5. Greqia vendos të shesë pronat e shqiptarëve
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 13:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •