Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 30
  1. #21
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nga ky fakt I ketij rasti shum prekes dhe poashtu interesantë mund te konkludoj…
    se njeriu mund te menagjoj me ndjenjat e tij dhe ti udheheq dhe te manipuloj poashtu me ndjenjat e tij,Vetem nese existon vullneti per ta bere nje gje te tillë...

    Po e marrë nje shembull dhe po nisem nga vetja ime ,D.m.th Njeriu Mund ta dashuroj qdo kend ,tek ndjenja e njeriut nuk ka barriera qe e pamundesojn qe ndjenjat e personave te ndryshem te mos perputhen nemes veti...
    Njeriu per ta dashuruar dikend edhe nese per dikend nje matakmatik e till eshte pamundur ateher nese existon vullneti qe ti orientoj ndjenjat e tij kah vullneti existues ateher eshte e mundshme qe te arrihet nje dashuri e synuar...

    Thjesht Njeriu (Mashkulli) nese ka per objekt Nje person (Femer) ateher po te mundohet qe te krijoj ndjenja ndaj ketij eshte realisht e mundshme edhe nese ndaj saj ne fillim mund te jetë pesimist qe te dashurohet,mirpo po te mundohet dhe te mundohet qe cilesit e mira te kesaj femre te I paraqes si primare ,ndersa cilesit apo te metat e saj te mos I merrë parasysh dhe ti injoroj dhe keshtu vazhdimisht te beje perpjekje qe te koncetrohet kah ato cilesi te mira mund te arrij te krijoj nje Simpati fillimisht dhe me vonë nje dashuri te sinqertë…

    Ky rasti ne kete temë e deshmon nje gje te tillë ku fillimisht ka vendosur per shkurorzim ,ndersa me vonë duke e perdorur dhimbshmerin dhe moralin ndaj saj dhe duke I kujtuar veprat ,mundin,kohet dhe femijen qe ka bere me të ,ka arritur qe te I rikuperoj ndjenjat e tij ndaj saj dhe madje duke I forcuar edhe me shumë dhe keshtu te arrij deri tek vendimi qe te mos shkurorzohet por te mbetet ne lidhje me bashkeshorten e tij qe ka rifilluar dashurin ndaj saj…

    Eshte Fakt qe per te qenë nje lidhje bashkeshortore me e qendrushme ,jeta intime nuk duhet te ketë te meta apo gabime dhe dobesi (Zbrazesira) zakonisht nje nder faktoret kyq qe ndikon deri tek shkurorzimi eshte “vakumi I jetes intime” nese nuk ka rehati nje qift ne jeten intime (sexuale) ajo lidhje eshte e paqendrueshme dhe shume e pasigurtë…

    Keshtu qe po te filloj nje qift qe te qmoj dhe vlersoj cilesit e njeri tjetrit ndersa te I injoroje dobesit e njeri tjetrit mund te bejne qudira te bukura ne lidhjen e tyre…

    Se zakonisht ata persona te cilet deshirojn shkurorzim ,gjithmon mundohen te gjejne arsye per shkurorzim duke ia mbushur koken vetes me dobesit e tjetrit ,duke I thene vetes se gruaja ime eshte me te meta ,ka hundë madhe,dhembë te rrallë,e shkurter,bjonde etjj etjj,duke u munduar qe ta bind (ta genjej) veten derisa e bind veten ne te vertet…

    Por edhe njeher po e perseris se “Njeriu Ka Mundesi Qe te I Menaxhoj Ndjenjat e Tij dhe Vetë Dashurinë”
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e theodora*
    Anëtarësuar
    16-01-2004
    Postime
    879
    Citim Postuar më parë nga gimi3 Lexo Postimin
    a keni nje lidhje ne te vertet te lumtur?
    [/B]

    ti djalke ben shum pyetje personale

    hap ndonje teme me te mirke se je i zjut e leri keto thash e themet se te vrava
    "MY LOVE IS YOUR LOVE AND YOUR LOVE IS MY LOVE"

  3. #23
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Pse Egziston Qe Nje Lidhje Te Ket Vec Lumturi???
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  4. #24
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Citim Postuar më parë nga gimi3 Lexo Postimin
    Ate nate kur u ktheva ne shtepi , gruaja ime ishte duke pergaditur darken , vendosa doren time ne doren e saj dhe i thashe se kam dicka per ti thene . E shikoja dhimbjen ne syte e saj.
    Befas nuk dija nga t’ia filloja . Me duhej ta lejoja qe ta kuptonte se çfare po mendoja.
    Dua te divorcohem nga ti.Ngrita temen qetesisht.Ajo nuk dukej te jete inatosur nga fjalet e mia , ne vend te kesaj , me pyeti butesisht , perse ?!
    Menjanova pyetjen e saj . Kjo gje e zemeroi ate. Hodhi shkopinjte e ushqimit dhe filloi te me bertas , ti nuk je burre !

    Ate nate , nuk flisnim me njeri-tjetrin.Ajo qante , e dija se deshironte te zbulonte se çfare ndodhi me martesen tone.Por une nuk mund te gjeja dot nje pergjigje te pranueshme per te.
    E kisha humbur zemren time pas vajzes se quajtur Lisa , nuk e doja ate , thjesht shkaktoja dhimbje nga pakujdesia.

    Me gjithe dhimbjen qe e ndjeja , ia ofrova dokumentin e divorcit me qellim qe ajo te nenshkruante ne te , aty shkruante se une pajtohesha se ajo do te zoteronte shtepine tone , 30% e aksioneve te kompanise , veturen etj. Ajo i hodhi nje shikim dokumentit dhe filloi ta griste ne copa. Gruaja e cila kaloi dhjete vitet e jetes se saj me mua , filloi te behej e çuditshme per mua. E ndjeja veten fajtor per humbjen e kohes me mua , sakrificat , energjine e saj etj. Por nuk mund t’i kthehesha gjerave mbrapa pasiqe ne njefare menyre filloi te me pelqente Lisa .

    Me ne fund ajo qau zeshem para meje , gjera keto te cilat i prisja te ndodhnin , tek une qarja e saj ishte njefare çlirimi per te . Idea ime per divorcim e cila me ishte bere obsession me jave te tera tani me dukej dicka e vendosur dhe e qarte.

    Te nesermen , arrita ne shtepi vone , e gjeta ate duke shkruar dicka ne tavoline.Nuk ngrena darke , por shkova drejte tek shtrati , gjumi me kishte kapluar shume shpejte pas asaj dite plot ngjarje me Lisen . Ne kohen kur u zgjova , ajo ende ishte ne tavoline duke shkruar. Thjeshte nuk me interesoi nderrova kahjen dhe fillova te fle perseri.
    Ne mengjes ajo me tregoi kushtet e divorcit: ajo nuk donte asgje nga une , por kishte nevoje qe te kujdesesha per te nje muaj para se te divorcoheshim.Ajo kerkoi nga une qe ne kete muaj te mundohemi ta jetonim nje jete normale me ato mundesite qe kishim.Arsyet e saja ishin te thjeshta : djali yne kishte provimet dhe nuk deshironte ta lendonim me thyerjen e marteses sone.
    Kjo ishte e arsyeshme per mua.Por ajo kishte dicka me teper , ajo kerkonte nga une qe ta mbaja ne krahet e mi nga dhoma e nuserise sic e beja me pare. Ajo kerkoi qe cdo dite te ketij muaji ta mbaja ne krahet e mi nga dhoma e nuserise deri tek porta e hyrjes cdo mengjes. Mendoja se ajo kishte filluar te çmendej.
    Me qellim qe ditet tona te fundit ti kalonim se bashku , durova disi , pranova kerkesen e saj te çuditshme.I tregova te dashures sime Lises per kushtet e divorcit.Ajo filloi te qeshte me ze dhe mendoi se nje gje e tille ishte absurde.Nuk ka rendesi cfare mashtrime perdor , ajo duhet te perballet me divorcin , me tha me nje perbuzje.Une dhe gruaja ime nuk kishim kontakte intime qe nga momenti kur synimet e mia per divorc ishin te shfaqura ne menyre te qarte. Kur fillova ta barte ate ne diten e pare ne te dy dukeshim te ngjathet.Djali filloi te duartrokiste , duke thene se babai po e barte nenen ne krahe.Fjalet e tij me sollen nje lloj dhimbje.Nga dhoma e fjetjes deri tek dhoma e ndejes , ecja rreth dhjete metra me te ne krahet e mi.Ajo mbylli syte e saj dhe filloi te me fliste butesisht : mos i trego djalit tone per divorcin , e kuptova cfare thoshte , mirepo disi ndjenjat e mia filluan te çrregulloheshin.
    E leshova ate jashte deres . Pas kesaj ajo shkoi te priste autobusin per te shkuar ne pune. Ne diten e dyte ne te dy e kishim shume me lehte. Ajo u mbeshtet ne gjoksin tim. E ndjeja aromen e bluzes se saj. E kuptova se nuk e kisha shikuar me vemendje kete grua per nje kohe te gjate.E kuptova se nuk eshte me e re sic ishte , ne fytyren e saj mund te shikoje mplakjen e saj , floket e saj kishin filluar te ndryshonin ne ngjyre hiri. Martesa jone kishte marur taksen ne te . Per nje moment pyeta veten çfare i kam bere asaj ?!
    Ne diten e trete dhe te katert kur e ngrisja ate larte , ndjeja nje ndjenje miqesie te ngushte me te.Kjo ishte gruaja e cila mua me dha dhjete vitet e saj …Ne diten e peste dhe te gjashte e kuptova se ndjenja e miqesise filloi te rritej perseri . Nuk i tregova Lises per kete.
    Ishte me e lehte ta bartja ate , ne kohen kur muajit vec i afrohej fundit , ndoshta per faktin se stervitjet me bene me te forte.
    Nje mengjes ajo kishte filluar te provonte veshjet e saj.Ajo i provoi disa nga ato , mirepo nuk mund te gjente asgje te pershtatshme.Filloi ti shikonte , ato . Pas kesaj e kuptova se ajo kishte humbur peshe , kjo ishte arsyeja se perse e bartja me më shume lehtesi ate.E kuptova se ajo mbante shume dhimbje dhe vuajtje ne zemren e saj.
    Rastesisht zgjata doren time dhe preka koken e saj.Ne ate moment erdhi djali yne dhe tha babi eshte koha ta bartesh mamin . Tek ai te shohesh se si babai e bart nenen e saj ishte bere dicka e esenciale ne jeten e tij.Gruaja ime i beri me dije djalit qe te vije tek ajo dhe pas kesaj ajo e perqafoi shume.Une devijova shikimin sepse frigohesha se mund ta nderroja mendjen ne keto çaste te fundit . Pas kesaj e mora gruan si zakonisht dhe fillova ta barte nga dhoma e fjetjes tek dhoma e ndejes , deri tek hyrja. Dora e saj rrethoi qafen time me butesi. E shtrengoja trupin e saj , mu ashtu sic ishte ne diten e marteses sone. Por trupi i saj ishte kishte humbur peshe kjo gje mua me beri te pikelluar.
    Ne diten e fundit , kur e mbaja ate ne krahet e mi , nuk mund te levizja dot. Djali yne kishte shkuar ne shkolle. E mbajta , e shtrengova fort , dhe i thashe , nuk e kam verejtur se jetes sone i kishte munguar miqesia e ngushte.E dergova deri tek zyra e saj , kerceva nga vetura shpejte , pa mbyllur deren. Frigohesha se ndoshta ndonje vonese e papritur do te me bente te ndryshoja mendjen , u ngjita shkalleve larte Lisa me hapi deren dhe ne ato momente i thashe , nuk e dua me divorcin e kerkuar.Ajo me shikoi e habitur , me preku ballin dhe me tha : ndoshta ke temperature ? Largova doren e saj dhe i thashe : kerkoj falje Lisa nuk dua te divorcohem . Jeta ime bashkeshortore ndoshta ishte e merzitshme per faktin se une dhe gruaja ime nuk ia dinim vleren gjerave te vogla , jo per faktin se nuk e donim njeri-tjetrin me . Tani e kuptova se qe nga momenti kur e kam bartur ate ne shtepine time ne diten e marteses , te njejten gje me eshte dashur ta beja cdo dite , deri ne kohen kur vdekja do te na ndante.

    Ne ato momente Lisa , filloi te zgjohej … papritmas me dha nje shpulle ( shuplake ) perplasi deren dhe ia plasi vajit.
    Pas kesaj u leshova shkalleve teposhte , rruges u ndala tek dyqani i luleve … porosita nje tufe me lule per gruan time. Vajza e cila shiste lule me pyeti se cfare ti shkruante ne karte.Une buzeqesha dhe shkrova : “ Do te barte cdo mengjes derisa vdekja te na ndaje “

    “ Gjerat e vogla ne jeten tone jane ato çfare kane rendesi ne nje lidhje familjare
    Nuk eshte shtepia e madhe , vetura , prona , shuma e parave ne banke.Keto krijojne nje mjedis konduktiv per lumturine , por nuk mund ta japin dot lumturine e vertete “

    Prandaj gjeni kohe qe te beni ato gjera te vogla me njeri-tjetrin me qellim qe te ndertoni nje lidhje te suksesshme.

    Shtrohet pyetja … a keni ju nje lidhje ne te vertete te lumtur ?!
    woow me le pa fjale per ket qe ke shkruar sepse me te vertet ne dashuri duhet te matesh dhe te kuptosh mir nje veprim pasi dashuria eshte nje dicka e shenjte per nje person.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    1. te mendojme para se te veprojme dicka.
    2. te dime te çmojme ato gjera qe i kemi prane vetes
    Shume sakt.

    Per sa i perket pyetjes ndodhem ne nje lidhje te lumtur, por nuk jam e sigurt nese une po sillem sakt. Kam nje njeri qe do bente gjithcka per mua vetem qe mos te me humbasi. E ndjej veten sikur po e shfrytezoj per te kenaqur egon time!? Kalojm shume caste te bukura bashk, por ka raste qe un nevrikosem me gjen me te vockel qe ben ai gabim(ose qe me duket mua se eshte gabim) Jo se nuk e dua, por sepse e di qe ai i duron tekat e mija dhe sepse e dua te jet 100% perfekt dhe ashtu si e dua une.

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-09-2004
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    12

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga FierAkja143 Lexo Postimin
    Shume sakt.

    Per sa i perket pyetjes ndodhem ne nje lidhje te lumtur, por nuk jam e sigurt nese une po sillem sakt. Kam nje njeri qe do bente gjithcka per mua vetem qe mos te me humbasi. E ndjej veten sikur po e shfrytezoj per te kenaqur egon time!? Kalojm shume caste te bukura bashk, por ka raste qe un nevrikosem me gjen me te vockel qe ben ai gabim(ose qe me duket mua se eshte gabim) Jo se nuk e dua, por sepse e di qe ai i duron tekat e mija dhe sepse e dua te jet 100% perfekt dhe ashtu si e dua une.
    Mos kerko te shfrytezosh dashurine e tij,se nje dite do te kthehet nga vetja,ti te jesh shume e lumtur qe ke nje djale qe te respekton e te don pa mase.Mos i heth zjarrit vajguri se do te digjesh.
    Nje fjale po te the mos e humbe ate qe ke se do te pendohesh. dhe pastaj do ta shohesh me

    Me respeckt

    Te tjera duam,te tjera na duan, dhe te tjera marim.
    To be or not to be

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-10-2007
    Postime
    99
    kjo histori me ka bere te qaja shume.sepse jeta ka plot peripecina dhe per te pasur nje lidhje te ngushte midis partnereve duke biseduar thelle mbi cdo gje qe ndoshta duket edhe kot.ka shume vlere dhe dashuria kurre nuk humbet.,dhe gabimi eshte ne kete rast edhe i ketij bashkeshortit sepse asnjehere sduhet te shikosh femra te tjera ,cofte edhe rruges duke kaluar me i ul shikimet se syri ben zina(kurveri)me falni per shprehjen por kjo eshte e verteta.sepse ngacmon shejtani njeriun ne cdo moment

  8. #28
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga theodora* Lexo Postimin
    ti djalke ben shum pyetje personale

    hap ndonje teme me te mirke se je i zjut e leri keto thash e themet se te vrava : p
    theodora kete teme e kam hapur me qellim qe te kuptojme se :

    Dashuria nuk eshte nje patate qe hahet brenda nje nate ajo eshte nje shtylle betoni qe kur e prek te ze tensioni.

    me mire vrite ate burrin - personazhin e tregimit i cili nuk dinte ta çmonte bashkeshorten e cila ia dhuroi tere qenien e saj.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  9. #29
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    eshte nje thenie :

    Mos e bene ate te qaj sepse Zoti ia numeron cdo lote qe bie nga syri i saj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 03-01-2008 më 13:32
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e theodora*
    Anëtarësuar
    16-01-2004
    Postime
    879
    Citim Postuar më parë nga gimi3 Lexo Postimin
    theodora kete teme e kam hapur me qellim qe te kuptojme se :

    Dashuria nuk eshte nje patate qe hahet brenda nje nate ajo eshte nje shtylle betoni qe kur e prek te ze tensioni.

    me mire vrite ate burrin - personazhin e tregimit i cili nuk dinte ta çmonte bashkeshorten e cila ia dhuroi tere qenien e saj.

    eshte nje thenie :

    Mos e bene ate te qaj sepse Zoti ia numeron cdo lote qe bie nga syri i saj.
    Te lumte goja.
    Ke folur shum bukur.Pak me te qeshur pak me te ngjeshur e ke bere si perralle te vogel kete realitet.

    Pershendetje
    "MY LOVE IS YOUR LOVE AND YOUR LOVE IS MY LOVE"

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturës
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Ibn Tejmijeh - Pergjigje Te Paditurve dhe Genjeshtareve
    Nga Studentt në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 14:59
  4. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •