Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Smile A keni ju një lidhje në të vertetë të lumtur?!

    Ate nate kur u ktheva ne shtepi , gruaja ime ishte duke pergaditur darken , vendosa doren time ne doren e saj dhe i thashe se kam dicka per ti thene . E shikoja dhimbjen ne syte e saj.
    Befas nuk dija nga t’ia filloja . Me duhej ta lejoja qe ta kuptonte se çfare po mendoja.
    Dua te divorcohem nga ti.Ngrita temen qetesisht.Ajo nuk dukej te jete inatosur nga fjalet e mia , ne vend te kesaj , me pyeti butesisht , perse ?!
    Menjanova pyetjen e saj . Kjo gje e zemeroi ate. Hodhi shkopinjte e ushqimit dhe filloi te me bertas , ti nuk je burre !

    Ate nate , nuk flisnim me njeri-tjetrin.Ajo qante , e dija se deshironte te zbulonte se çfare ndodhi me martesen tone.Por une nuk mund te gjeja dot nje pergjigje te pranueshme per te.
    E kisha humbur zemren time pas vajzes se quajtur Lisa , nuk e doja ate , thjesht shkaktoja dhimbje nga pakujdesia.

    Me gjithe dhimbjen qe e ndjeja , ia ofrova dokumentin e divorcit me qellim qe ajo te nenshkruante ne te , aty shkruante se une pajtohesha se ajo do te zoteronte shtepine tone , 30% e aksioneve te kompanise , veturen etj. Ajo i hodhi nje shikim dokumentit dhe filloi ta griste ne copa. Gruaja e cila kaloi dhjete vitet e jetes se saj me mua , filloi te behej e çuditshme per mua. E ndjeja veten fajtor per humbjen e kohes me mua , sakrificat , energjine e saj etj. Por nuk mund t’i kthehesha gjerave mbrapa pasiqe ne njefare menyre filloi te me pelqente Lisa .

    Me ne fund ajo qau zeshem para meje , gjera keto te cilat i prisja te ndodhnin , tek une qarja e saj ishte njefare çlirimi per te . Idea ime per divorcim e cila me ishte bere obsession me jave te tera tani me dukej dicka e vendosur dhe e qarte.

    Te nesermen , arrita ne shtepi vone , e gjeta ate duke shkruar dicka ne tavoline.Nuk ngrena darke , por shkova drejte tek shtrati , gjumi me kishte kapluar shume shpejte pas asaj dite plot ngjarje me Lisen . Ne kohen kur u zgjova , ajo ende ishte ne tavoline duke shkruar. Thjeshte nuk me interesoi nderrova kahjen dhe fillova te fle perseri.
    Ne mengjes ajo me tregoi kushtet e divorcit: ajo nuk donte asgje nga une , por kishte nevoje qe te kujdesesha per te nje muaj para se te divorcoheshim.Ajo kerkoi nga une qe ne kete muaj te mundohemi ta jetonim nje jete normale me ato mundesite qe kishim.Arsyet e saja ishin te thjeshta : djali yne kishte provimet dhe nuk deshironte ta lendonim me thyerjen e marteses sone.
    Kjo ishte e arsyeshme per mua.Por ajo kishte dicka me teper , ajo kerkonte nga une qe ta mbaja ne krahet e mi nga dhoma e nuserise sic e beja me pare. Ajo kerkoi qe cdo dite te ketij muaji ta mbaja ne krahet e mi nga dhoma e nuserise deri tek porta e hyrjes cdo mengjes. Mendoja se ajo kishte filluar te çmendej.
    Me qellim qe ditet tona te fundit ti kalonim se bashku , durova disi , pranova kerkesen e saj te çuditshme.I tregova te dashures sime Lises per kushtet e divorcit.Ajo filloi te qeshte me ze dhe mendoi se nje gje e tille ishte absurde.Nuk ka rendesi cfare mashtrime perdor , ajo duhet te perballet me divorcin , me tha me nje perbuzje.Une dhe gruaja ime nuk kishim kontakte intime qe nga momenti kur synimet e mia per divorc ishin te shfaqura ne menyre te qarte. Kur fillova ta barte ate ne diten e pare ne te dy dukeshim te ngjathet.Djali filloi te duartrokiste , duke thene se babai po e barte nenen ne krahe.Fjalet e tij me sollen nje lloj dhimbje.Nga dhoma e fjetjes deri tek dhoma e ndejes , ecja rreth dhjete metra me te ne krahet e mi.Ajo mbylli syte e saj dhe filloi te me fliste butesisht : mos i trego djalit tone per divorcin , e kuptova cfare thoshte , mirepo disi ndjenjat e mia filluan te çrregulloheshin.
    E leshova ate jashte deres . Pas kesaj ajo shkoi te priste autobusin per te shkuar ne pune. Ne diten e dyte ne te dy e kishim shume me lehte. Ajo u mbeshtet ne gjoksin tim. E ndjeja aromen e bluzes se saj. E kuptova se nuk e kisha shikuar me vemendje kete grua per nje kohe te gjate.E kuptova se nuk eshte me e re sic ishte , ne fytyren e saj mund te shikoje mplakjen e saj , floket e saj kishin filluar te ndryshonin ne ngjyre hiri. Martesa jone kishte marur taksen ne te . Per nje moment pyeta veten çfare i kam bere asaj ?!
    Ne diten e trete dhe te katert kur e ngrisja ate larte , ndjeja nje ndjenje miqesie te ngushte me te.Kjo ishte gruaja e cila mua me dha dhjete vitet e saj …Ne diten e peste dhe te gjashte e kuptova se ndjenja e miqesise filloi te rritej perseri . Nuk i tregova Lises per kete.
    Ishte me e lehte ta bartja ate , ne kohen kur muajit vec i afrohej fundit , ndoshta per faktin se stervitjet me bene me te forte.
    Nje mengjes ajo kishte filluar te provonte veshjet e saj.Ajo i provoi disa nga ato , mirepo nuk mund te gjente asgje te pershtatshme.Filloi ti shikonte , ato . Pas kesaj e kuptova se ajo kishte humbur peshe , kjo ishte arsyeja se perse e bartja me më shume lehtesi ate.E kuptova se ajo mbante shume dhimbje dhe vuajtje ne zemren e saj.
    Rastesisht zgjata doren time dhe preka koken e saj.Ne ate moment erdhi djali yne dhe tha babi eshte koha ta bartesh mamin . Tek ai te shohesh se si babai e bart nenen e saj ishte bere dicka e esenciale ne jeten e tij.Gruaja ime i beri me dije djalit qe te vije tek ajo dhe pas kesaj ajo e perqafoi shume.Une devijova shikimin sepse frigohesha se mund ta nderroja mendjen ne keto çaste te fundit . Pas kesaj e mora gruan si zakonisht dhe fillova ta barte nga dhoma e fjetjes tek dhoma e ndejes , deri tek hyrja. Dora e saj rrethoi qafen time me butesi. E shtrengoja trupin e saj , mu ashtu sic ishte ne diten e marteses sone. Por trupi i saj ishte kishte humbur peshe kjo gje mua me beri te pikelluar.
    Ne diten e fundit , kur e mbaja ate ne krahet e mi , nuk mund te levizja dot. Djali yne kishte shkuar ne shkolle. E mbajta , e shtrengova fort , dhe i thashe , nuk e kam verejtur se jetes sone i kishte munguar miqesia e ngushte.E dergova deri tek zyra e saj , kerceva nga vetura shpejte , pa mbyllur deren. Frigohesha se ndoshta ndonje vonese e papritur do te me bente te ndryshoja mendjen , u ngjita shkalleve larte Lisa me hapi deren dhe ne ato momente i thashe , nuk e dua me divorcin e kerkuar.Ajo me shikoi e habitur , me preku ballin dhe me tha : ndoshta ke temperature ? Largova doren e saj dhe i thashe : kerkoj falje Lisa nuk dua te divorcohem . Jeta ime bashkeshortore ndoshta ishte e merzitshme per faktin se une dhe gruaja ime nuk ia dinim vleren gjerave te vogla , jo per faktin se nuk e donim njeri-tjetrin me . Tani e kuptova se qe nga momenti kur e kam bartur ate ne shtepine time ne diten e marteses , te njejten gje me eshte dashur ta beja cdo dite , deri ne kohen kur vdekja do te na ndante.

    Ne ato momente Lisa , filloi te zgjohej … papritmas me dha nje shpulle ( shuplake ) perplasi deren dhe ia plasi vajit.
    Pas kesaj u leshova shkalleve teposhte , rruges u ndala tek dyqani i luleve … porosita nje tufe me lule per gruan time. Vajza e cila shiste lule me pyeti se cfare ti shkruante ne karte.Une buzeqesha dhe shkrova : “ Do te barte cdo mengjes derisa vdekja te na ndaje “

    “ Gjerat e vogla ne jeten tone jane ato çfare kane rendesi ne nje lidhje familjare
    Nuk eshte shtepia e madhe , vetura , prona , shuma e parave ne banke.Keto krijojne nje mjedis konduktiv per lumturine , por nuk mund ta japin dot lumturine e vertete “

    Prandaj gjeni kohe qe te beni ato gjera te vogla me njeri-tjetrin me qellim qe te ndertoni nje lidhje te suksesshme.

    Shtrohet pyetja … a keni ju nje lidhje ne te vertete te lumtur ?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 05-12-2007 më 18:27
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    ahhhhhh jeta .....
    belget thojn:edhe kur prishet dasma duhet me jetu....
    ose ma saktesisht, u prish festa po jeta duhet vazhdu.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  3. #3
    HIJA E ZEZË Maska e Elmo
    Anëtarësuar
    26-09-2006
    Vendndodhja
    Italy
    Postime
    101
    po burr i ke than vetit .
    shnosh kryn se kapuca gjen sa te dush !
    HIJA E ZEZË

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    gimi3...

    Me pelqejne temat e tua dhe jane mese reale...
    Para se te pergjigjem do te beja nje pyetje.

    C,fare eshte te qenit te lumtur ne nje lidhje per ty?!

    Si te bejme diferencen me zemren duke ditur qe ajo na thote po....po nga ana tjeter,shpirterisht vuajme pasi nuk jemi ne te vertete te tille?!

    A mund te jemi te lumtur kur dashuria nuk eshte e dyanshme?

    respekte
    "Carpe Diem"

  5. #5
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    DI_ANA :

    gimi3...

    Me pelqejne temat e tua dhe jane mese reale...
    Para se te pergjigjem do te beja nje pyetje.

    C,fare eshte te qenit te lumtur ne nje lidhje per ty?!

    Si te bejme diferencen me zemren duke ditur qe ajo na thote po....po nga ana tjeter,shpirterisht vuajme pasi nuk jemi ne te vertete te tille?!

    A mund te jemi te lumtur kur dashuria nuk eshte e dyanshme?

    respekte

    Sigurisht mund ta kuptoj pyetjen ne temen qe jemi duke e diskutuar ,

    Me qellim qe nje lidhje te jete e kurorezuar me lumturi atehere patjeter duhet te bindemi se me te vertet aty ka vemendje , ka perkujdesje , ka interesa te perbashketa , ka deshira te perbashketa dhe ka dashuri ndaj njeri-tjetrit .

    Se dyti , do te pyesja per çeshtjet te cilat kane te bejne me personin ne fjale se : a ka marrdhenie te mira me prinderit ? Prinderit a jane ende se bashku ? A eshte ajo e qendrueshme ( e forte ) emocionalisht ?

    Pjesa plus e kesaj , te dy duhet te kemi raporte te mira shoqerore , te jete mundesia te flasim ne nje nivel me te thelle bisedash.

    Vlen te pyetet se sa serioze eshte me ndjenjat e saj ne te kaluaren dhe a eshte e sigurte se mund ta realizoje kete lidhje te cilin te dy e kemi ne plan ? Pastaj duhet ditur se : a eshte frika eshte ajo e cila e pengon kete , apo ndoshta çeshtjet e pazgjidhura ne lidhjet e kaluara ?

    Une personalisht mendoj se pergjigjet me te sakta mund te kuptoheshin ketu nese te dy partneret do te ishin sa me te sinqerte ne keto çeshtje.

    Ne te kunderten do te ishin vetem “ disa fjale ku pijne uje “ te cilat do te shkaterronin ate qe ne shikim te pare dukej si nje lidhje e kendshme.

    Nese ekzistojne gjerat pozitive qe i ceka me larte atehere lirisht mund te themi se ketu ka afersi per nje lidhje me te gjate ( fjala eshte takimet e shpeshta , fejesa etj. )

    Respekte
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gimi3 : 05-12-2007 më 20:57
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anëtarësuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    Historia shume e bukur.

  7. #7
    lepurushe Maska e bebushja
    Anëtarësuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    po shum shume e bukur
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  8. #8
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga gimi3 Lexo Postimin

    .Por ajo kishte dicka me teper , ajo kerkonte nga une qe ta mbaja ne krahet e mi nga dhoma e nuserise sic e beja me pare.

    Pas kesaj u leshova shkalleve teposhte , rruges u ndala tek dyqani i luleve … porosita nje tufe me lule per gruan time. Vajza e cila shiste lule me pyeti se cfare ti shkruante ne karte.Une buzeqesha dhe shkrova : “ Do te barte cdo mengjes derisa vdekja te na ndaje “

    “ Gjerat e vogla ne jeten tone jane ato çfare kane rendesi ne nje lidhje familjare
    Nuk eshte shtepia e madhe , vetura , prona , shuma e parave ne banke.Keto krijojne nje mjedis konduktiv per lumturine , por nuk mund ta japin dot lumturine e vertete “


    Prandaj gjeni kohe qe te beni ato gjera te vogla me njeri-tjetrin me qellim qe te ndertoni nje lidhje te suksesshme.

    Shtrohet pyetja … a keni ju nje lidhje ne te vertete te lumtur ?!
    Gimi te pergezoj edhe nje here...

    Kete histori e kam lexuar shume here deri tani dhe me te thene te drejten me beri te lotoj..
    Kjo femer per mua ishte nje njeri i mrekullueshem qe donte te shoqin dhe besonte akoma te nje dashuri qe nuk kishte mbaruar akoma,megjithe kalimin e viteve.
    Ajo me zotesine dhe ndjenjen e saj i beri te kuptoje te shoqit,qe asgje nuk mund te shuhej,sepse kur dashuria lind mes dy njerezve dhe zhvillohet per nje kohe teper te gjate,ajo vdes me ta!
    Ky eshte parimi i marteses qe thote....."Per te mirat dhe te keqijat deri ne fund,deri sa vdekja te na ndaje"!
    A nuk eshte kjo historia e vertete e dashurise...?Keshtu duhet te jete,keshtu...
    Ndjenjat nuk duhet te humbin,duhet te jemi ne ata qe te bejme gjithçka per te mbajtur ndezur zjarrin e zemres.
    Materiali nuk eshte asgje,asgje perveç diçkaje qe mund te zoterojne shume vete.
    Po mjere ai ose ajo qe nuk di te dashuroje!
    Ky eshte mallkimi me i madh mendoj une......

    Flm per pergjigjen Gimi3...

    Per t,iu pergjigjur pyetjes tende...a keni ju nje lidhje ne te vertete te lumtur ?!...une personalisht do te thoja qe jo!
    Dashuria eshte nje dhurate qe jepet nga te dy palet dhe kur eshte vetem nga nje person,lidhja nuk ka si te jete e lumtur!

    respekte
    "Carpe Diem"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    shume bukur dhe vertet ke bere mire qe je kthyer me gruan tende dhe qe tani jeni edhe me te lumtur.sepse ajo grua qe mundohet te mbaj familjen e bashkuar e ka zemren me te mire se sa ajo qe don te ndaj nje femi nga i jati dhe ta prish nje familje qe ka kohe qe jane bashke.


    pergjerisa i perket pyetjes qe be bere, no comment.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  10. #10
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga ^AngeL^ Lexo Postimin
    shume bukur dhe vertet ke bere mire qe je kthyer me gruan tende dhe qe tani jeni edhe me te lumtur.sepse ajo grua qe mundohet te mbaj familjen e bashkuar e ka zemren me te mire se sa ajo qe don te ndaj nje femi nga i jati dhe ta prish nje familje qe ka kohe qe jane bashke.


    pergjerisa i perket pyetjes qe be bere, no comment.
    Pershendetje ^Angel^ ,

    Flm per pergjigjen , vetem desha te permiresoj dicka :

    ^AngeL^ :
    " shume bukur dhe vertet ke bere mire qe je kthyer me gruan tende "
    une personalisht nuk jam personazh i ketij tregimi , kete tregim e kam perkthyer me ato mundesite e mia nga gjuha angleze .

    ajo cfare une tentova ti ofroj anetareve te forumit shqiptar permes ketij tregimi - perkthimi eshte :

    1. te mendojme para se te veprojme dicka.
    2. te dime te çmojme ato gjera qe i kemi prane vetes.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. K. Frasheri: Ismail Kadare, i subvencionuari i diktaturës
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 16-10-2011, 08:32
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Ibn Tejmijeh - Pergjigje Te Paditurve dhe Genjeshtareve
    Nga Studentt në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 14:59
  4. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •