Ēfarė thonė shenjtorėt pėr Kreshmėn

Pėr tė gjithė besimtarėt, periudha 15 nėntor – 24 dhjetor, sipas kalendarit tė krishterė orthodhoks, pėrkon me Kreshmėn, periudhė pėrgatitore pėr tė kremten e madhe tė Krishtlindjeve (25 Dhjetor). Kreshma konsiston nė kufizimin e disa lloj ushqimesh, shoqėruar me njė pėrpjekje tė madhe shpirtėrore.

1. Ēfarė thonė shenjtorėt pėr kreshmėn?


Qėllimi i kreshmės

“Kreshmėt janė ilaē, por ilaēi sado i dobishėm qė tė jetė, shpesh nuk vlen aspak kur nuk ka pėrvojė ai qė e pėrdor. Sepse, duhet qė njeriu tė dijė kohėn e pėrdorimit, sasinė e nevojshme, gjendjen e trupit qė do ta marrė ilaēin, kushtet klimatike, dietėn qė duhet tė mbajė, stinėn mė tė pėrshtatshme tė vitit, e shumė tė tjera si kėto, tė cilat po tė mos i kemi parasysh, ilaēi nuk sjell asnjė dobi. Prandaj Kisha jonė e Shenjtė i ka caktuar periudhat kur i krishteri orthodhoks duhet tė mbajė kreshmė.

Kreshmėt qė i ka caktuar Kisha tė mbahen para tė kremteve tė mėdha tė krishterimit, kanė pėr qėllim kryesor tė na pėrgatisin shpirtėrisht pėr t’u njohur dhe ndėrgjegjėsuar me ngjarjet e mėdha qė kremtojmė ato ditė”.


Shėn Joan Gojarti




Tregoje kreshmėn me vepra

“Mban kreshmė? Tregoje me vepra.Ēfarė veprash? Kur shikon ndonjė tė varfėr, ndihmoje. Kur shikon armikun tėnd, tė pajtohesh dhe tė bėhesh mik me tė, tė mos shash, tė mos shpifėsh, tė mos vjedhėsh, tė mos bėsh ndonjė padrejtėsi, tė mos mbash nėpėr gojė njerėzit, etj. Me fjalė tė tjera, nuk duhet tė mbajė kreshmė vetėm goja, por edhe syri, edhe veshi, edhe kėmbėt dhe tė gjitha pjesėt e trupit tėnd.

Le tė mbajnė kreshmė duart duke mos u ndotur me vjedhje dhe grabitje.

Le tė mbajnė kreshmė kėmbėt duke u larguar nga rruga qė tė ēon nėpėr qendra mėkatare dhe nėpėr mbledhje imoralėsh.

Le tė mbajnė kreshmė sytė duke mos u hedhur nė fytyra tė bukura me qėllim satanik e shtazor, sepse do tė ishte njė gjė qesharake sikur gojėn ta largosh nga gjellėt, tė cilat nė fund tė fundit nuk janė tė kėqija nė vetvete, kurse syve t’u japėsh leje tė shohin gjėra qė janė tė ndaluara dhe qė janė vetvetiu tė liga.

Nuk ha mish? Mirė bėn, por mos i lėr sytė e tu tė hanė imoralitet dhe paturpėsi.

Le tė mbajė kreshmė edhe veshi. Por, kur mban kreshmė veshi? Kreshma e veshit ėshtė tė mos dėgjojė e tė mos pranojė as sharje, as shpifje, as qortime. Sepse Shkrimi i Shenjtė thotė: “Tė mos pranosh tė dėgjosh kallėzime dhe fjalė tė liga”.

Le tė mbajė kreshmė edhe goja, e goja mban kreshmė kur nuk nxjerr asnjė fjalė tė keqe. Se me tė vėrtetė, ēfarė dobie vjen kur nga njėra anė nuk hamė mish dhe peshk e ushqime tė tjera kreshmore, e nga ana tjetėr, kafshojmė dhe copėtojmė tė afėrmit tanė?

Shėn Joan Gojarti




Kreshma: Themeli i virtyteve

Kreshma lind profetėt, forcon tė dobėtit. Kreshma urtėson ligjvėnėsit. Ėshtė mbrojtėse e shpirtit, shoqėruesi besnik i trupit, armė e fitimtarėve, ushtrim pėr atletėt. Ėshtė dėbuese e tundimeve dhe parapėrgatitėse pėr fitimin e devotshmėrisė. Ėshtė mik i vigjilencės dhe krijues i urtėsisė. Nė luftė sillet me trimėri, ndėrsa nė kohė paqeje mėson qetėsinė. Tė pėrsos dhe tė shenjtėron. Kreshma zhduk fuqinė e zjarrit dhe mbyll gojėt e luanėve. Kreshma ngjit lutjen nė qiell e pėr rrjedhojė lartėson shpirtin. Ėshtė nėna e shėndetit. Pedagog i tė rinjve. Stolia e pleqve.

Shėn Vasili i Madh




Dobitė qė vijnė nga kreshma

Kreshma ėshtė mjeku i shpirtrave tanė. Ajo zbut inatin, shton zellin pėr tė bėrė tė mirėn. Zbut zemrėn. Pastron mendjen nga mendimet e liga. Frenon gjuhėn qė tė mos thotė fjalė tė tepėrta e tė pahijshme. Frenon sytė tė mos jenė kureshtarė tė shohin andej e kėtej, por e bėn secilin tė tregojė kujdes pėr veten e tij dhe e mėson tė kujtojė gjithnjė mėkatet e tij duke e larguar kėshtu nga gjykimi i tė afėrmit.

Shėn Simeoni Teolog i Ri




Kur bėn dobi kreshma?

“Le tė kemi pėrmbajtje nė gjithė shqisat tona. Pra, nėse kreshmon nga ana ushqimore, por i lė sytė e tu tė shohin me kureshtje, kėshtu ata krijojnė smirė dhe zili nė shpirtin tėnd, dhe nėse veshi yt pranon sharje, kėngė tė pahijshme, pėrgojime, fjalė tė kėqija dhe pranon dhe gjėra qė dėmtojnė dhe shqisat e tjera, cila ėshtė dobia e kreshmės? Patjetėr nuk do kesh asnjė dobi. Pra, nevojitet njė kreshmė, jo vetėm nga ana ushqimore, por njė kreshmė me gjithė shqisat tona”.

Shėn Grigor Pallamai




Bėje ēdo gjė pėr hir tė Zotit

Ka shumė gjėra qė bėhen nga njerėzit dhe qė janė tė mira nga natyra e tyre, por nuk janė tė mira pėr ndonjė shkak, si p.sh.: Kreshma dhe agripnia, lutja dhe psalmodia, lėmosha dhe mikpritja, nga natyra e tyre janė vepra tė mira, por kur bėhen nga lavdidashja, tashmė nuk janė mė tė mira.

Perėndia nga tė gjitha veprat tona kėrkon qėllimin e tyre, d.m.th nėse i bėjmė pėr hir tė Atij, apo pėr ndonjė shkak tjetėr.

Shėn Maksim Konfesori




2. Si tė kreshmojmė ne nė mėnyrė tė shenjtė?

Tė kreshmojmė, jo vetėm nga ana ushqimore, por edhe tė largohemi nga mėkatet. Pra, njė kreshmė ushqimore dhe shpirtėrore.

T’i falim dhe t’i ndjejmė ata qė na kanė lėnduar shpirtėrisht.

Ta shoqėrojmė kreshmėn me lutje dhe tė kushtojmė mė shumė kohė nė leximin e Ungjillit dhe tė librave tė tjerė shpirtėrorė.

Ta shoqėrojmė kreshmėn me lėmoshė, pra tė ndihmojmė atė qė ka nevojė.

Ta shoqėrojmė kreshmėn me pėrulėsi, pendim. Rreziku mė i madh nė kreshmim ėshtė tė krenohemi pėr pėrpjekjet tona dhe tė gjykojmė tė tjerėt qė nuk kreshmojnė.

Tė kuptojmė qė kreshma nuk ėshtė fundi, por ėshtė njė mėnyrė pėr tė arritur nė fund. Nuk ėshtė qėllim, por mjet pėr arritjen e qėllimit.

Tė kreshmojmė nė fshehtėsi; dhe Perėndia qė sheh se ēfarė bėhet nė fshehtėsi do tė na shpėrblejė hapur.

Tė kreshmojmė me gėzim dhe duke u pėrpjekur tė kemi sa mė shumė dashuri pėr Perėndinė dhe pėr ēdo njeri.

Kreshmo nga ana ushqimore dhe lartėsohu nga ana shpirtėrore.



Le tė kreshmojmė njė kreshmė tė pėlqyer tek Perėndia.

Le “presim dėshirėn tonė”, le tė bėjmė dėshirėn e Perėndisė, sepse vetėm kėshtu do tė fitojmė pėrulėsi dhe do tė kemi njė komunikim tė pandėrprerė me Perėndinė. Dhe kėshtu arrihet qėllimi i kreshmės: Lartėsimi i shpirtit tek Perėndia. Dhe, le tė mos harrojmė qė e gjithė jeta jonė ėshtė njė kreshmė, njė kreshmė nga ana shpirtėrore, pra njė largim nga mėkati.


R. B.