Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Viktori Puzanova, bizantologia ruse që studioi artin bizantin në Shqipëri


    Nga Maks Velo


    Mbas tre shekujsh të rritjes së fuqisë osmane (l6,17,18) në shekullin e 19-të, duken shenjat e para të dekadencës së perandorisë. Atëherë fillojnë dhe vizitat, shërbimet, ekspeditat dhe udhëtimet e një numri të madh diplomatësh, ushtarakësh, shkencëtarësh, artistësh, shkrimtarësh dhe vagabondësh nga të cilët botohen në Evropë raporte, ditare, shkrime, vizatime(1). Ato rrahin një sërë problemesh administrative, gjuhësore, historike, folklorike, arkitektonike, arkeologjike, gjeologjike, tregtare, të florës dhe të faunës dhe të metereologjisë. Të gjithë këta janë evropianë. Për herë të parë Shqipëria po studiohet. Perandoria Islamike Osmane nuk ish e zonja të studionte veten e vet dhe si rrjedhim, as shtetet që kish nën sundim.
    Me sa duket interesimi i kancelerive, shoqatave shkencore dhe industriale, personave privatë rritet edhe për vendet ballkanike që kanë fituar pavarësinë ose jo, në pritje të zhvillimeve të reja. Dhe për më tepër, sepse Shqipëria një nga vendet e para ku u përhap krishterimi, po vuante akoma sundimin osman, që e kish detyruar pjesën më të madhe të popullsisë të konvertohej në myslimane. Po asnjëri nga këta shkencëtarë nuk analizon artin bizantin. Ka vetëm informacione(2).
    Ky shekull, i 19-ti, ka burime dhe informacione të shumta, që sot ndihmojnë shkencat albanologjike si lëndë e parë e paçmuar arkivore. Kuptohet që festimet e bujshme me fishekzjarre dhe ballo në gjithë kryeqytetet evropiane, për ardhjen e shekullit të ri, të XX-të, u ndjenë edhe në Shqipëri .
    Perandoria Osmane po shkërmoqej. Shekulli i XX-të ish për vendin tonë me shumë evenimente të njëpasnjëshme që nga shpallja e pavarësisë më 1912, pastaj me formimin e një republike parlamentare, bekimin e mbretërisë, pushtimin fashist, diktaturën komuniste dhe së fundi demokracinë problematike. Në kërkimin e identitetit kombëtar kemi disa pika referimi dhe vlera të padiskutushme dhe një bosht: Shqipëria si një vend i krishterë që në antikitet. Mbas kësaj jemi kapur fort, për të rigjetur rrënjët në histori, për të forcuar vullnetin tonë, për të bindur Evropën ku duam të shkojmë. Si provë të kësaj sjellim objektet e artit bizantin.
    Objektet e kultit kristian janë ato që ruajnë vlerat më të mëdha artistike dhe historike. Të tilla janë kodikët e shek. të 6-të dhe të 9-të të Beratit (në Arkivin e Shtetit ruhen mbi 100 kodikë), epitafi i Gllavenicës, me qindra ikona të mrekullushme dhe me mijëra metër katrore me afreske. Arti bizantin është banga jonë e provës materiale e trashëgimisë kristiane. Pjesën artistike të ikonave dhe afreskeve e zbuloi dhe e studioi Viktori Puzanova.
    Ajo gjatë gjithë kohës pati mbështetjen dhe ndihmën e Theofan Popës, i cili i deshifroi mbishkrimet bizantine dhe si një martir i vërtetë i krishterimit shpëtoi gjatë periudhës 1967-1973 me qindra ikona, që sot ruhen në muzeumet tona.
    Duhet të vinte gjysma e dytë e shekullit të njëzetë, që kjo albanologe e madhe të bënte zbulimet më të rëndësishme në artin tonë. Puzanova ish një personalitet vërtet i rrallë dhe i papërsëritshëm. Ajo kish të bashkuar në një dijet dhe intuitën e shkencëtares me ndjeshmërinë dhe sensibilitetin e një artisteje. Mbi të gjitha ajo kish frymën e sakrificës dhe devotshmërinë e një Zonje të rrallë, e cila diti që tërë talentin dhe vullnetin e saj ta vërë në shërbimin e një misioni të lartë, pa kërkuar asgjë në këmbim.
    Ajo arriti të zbulojë dhe të vlerësojë, të studiojë dhe komentojë një art të madh, të panjohur e të pazbuluar; produkt i qindra mjeshtrave dhe artistëve të përulur dhe modestë, që në kushtet më të rënda të kohës, në periudhën më të errët të islamizimit të vendit me dhunë, vazhduan të mbajnë lart frymën e shenjtë të krishterimit të njërit prej popujve më të vjetër të Ballkanit. Ky art i madh i krijuar para dhe mbas pushtimit osman, është sot dëshmia e rezistencës historike dhe artistike, e një patriotizmi të pabujë, e një sakrifice sublime që vazhdoi disa shekuj.
    Dhe këtë afresk të madh gjigant në murin e madh të historisë sonë, ish pikërisht Zonja e madhe Viktori Puzanova që e pa e para, njohu vlerat e tij dhe e çmoi lart. Për këtë, kombi ynë i është pafundësisht mirënjohës.
    Ajo qëndroi këtu në periudhën më të errët të diktaturës me privacionet e paimagjinueshme, njëlloj si piktorët asketë që punuan nëpër kishat e vogla të fshatrave shqiptare. Ajo pa dyshim është dekane e Bizantologjisë Shqiptare. Asnjë studiues tjetër i artit bizantin në Shqipëri nuk ka atë shkëlqim të butë dhe kjo rrjedh nga kultura e saj dhe dashuria për njerëzit. Puzanova, si asketët ose si murgeshat, rronte e tëra për artin dhe për shkencën.
    Ajo kish dhuntinë e rrallë të sakrifikimit sublim pa kërkuar asgjë. Ish një fat i madh për ne që ajo erdhi në Shqipëri. Kështu të rastësishme janë nganjëherë prurjet më të rëndësishme, që nuk jemi në gjendje t’i vlerësojmë si duhet në momentin e shfaqjes, se janë aq të pastra, të druajtura dhe të heshtura.
    Vepra e zonjës Puzanova është akti më sublim i qytetares, shkencëtares, artistes dhe i së krishterës që vinte nga Rusia e largët. Ajo solli dhe la një frymë tjetër nga fryma bolshevike leniniste. Ajo ish për mua mishërimi më i denjë i shpirtit të madh kristian rus. Ajo ish krenare për këtë, dhe e konfirmoi me jetën e saj. Pa këtë frymë, pa atë ndërgjegje, ajo nuk do të kish mundur të realizonte misionin e saj të vështirë.
    Viktori Puzanova ka lindur në vitin 1893 në qytetin Rostov të Rusisë. Qe nga një familje aristokrate. Studioi në Fakultetin e Artit në Shën Peterburg në degën e skulpturës. Deri në vitin 1917 jetoi në Rusi. Pas Revolucionit të Tetorit në moshën 24 vjeç u largua përgjithmonë nga Rusia, ku nuk pati mundësi të kthehet kurrë.
    Burri i saj, Vasil Puzanov, kish qenë oficer i Carit. Mbasi vizitojnë Francën, Italinë, qëndrojnë në Beograd, ku Viktoria punon në Muzeun e Artit. Qendra e punës së saj ishin manastiret në Kosovë.
    Në Kosovë takon Rrok Zojzin, arsimtar, i cili më vonë do të bëhet drejtor i sektorit të etnografisë. Duke dashur të fshihen nga gjermanët më 1943 futen në Shkodër, ku jetuan deri më 1948. Në qytetin e Shkodrës, e cila ish një nga qendrat më të njohura të kulturës dhe shkencës shqiptare e ballkanike, ka banuar në shtëpinë e Vlash Dedit, i cili ishte zdrukthëtar. Banesa ish afër kishës së madhe në lagjen e Tre Heronjve. Në vitet 1946-1947 ajo jepte vizatim në Shtëpinë e Kulturës, ku ka pasur nxënës piktorët e njohur: Danish Jukniu (i cili më vonë studion në Poloni), Jakup Keraj (i cili studion në Rusi) dhe Angjelin Dodmasei. Në vitin 1948, Aleks Buda, Kryetari i Institutit të sapothemeluar të Shkencave, i tërheq në Tiranë Puzanovët. Viktoria themelon sektorin e Artit Mesjetar, kurse Vasili punon në Muzeun e Shkencave të Natyrës. Në prill të 49-ës Vasili figuron si teknik ballsamosës në Institutin e Shkencave.
    V. Puzanova boton 8 studime (i fundit botohet mbas vdekjes, aty është bashkautore me Dhorka Dhamon)(3). Studimi i parë botohet në vitin 1953. Ky është studimi i parë shkencor që botohet në një revistë të specializuar në Shqipëri apo jashtë saj, mbi artin bizantin shqiptar.
    Kishin kaluar katër vjet nga koha kur Puzanova kish ardhur në Institutin e Shkencave. Në këto vite ajo kish bërë disa ekspedita në Valsh dhe Shelcan, në Pojan dhe Zvërnec, në Bregdet dhe Mesopotam, Berat dhe Voskopojë, ku mori pjesë edhe profesori bullgar G. Bogdanov. Ajo tanimë ka filluar të bëjë kopjet e afreskeve të Onufrit.
    Studimi i parë pra titullohet: “Piktori shqiptar i Shekullit të XVI-të ONUFRI nga Neokastra (Elbasan)”, dhe zë 14 faqe të revistës.
    Ajo që më habit është fakti se që në studimin e parë V. Puzanova merret me piktorin më të madh të të gjitha kohërave te ne, ONUFRIN. Ai është maja më e lartë e artit bizantin shqiptar, dhe në përgjithësi e artit shqiptar. Që në kumtesën e saj të parë thotë: “Shkenca e Bizantologjisë është shumë e re. Ajo ka filluar para disa dekadave, kur lindi interesi për këto vepra me karakter special me një bukuri të veçantë, shumë larg nga kuptimi i zakonshëm i bukurisë.” Dhe më poshtë me pak fjalë ajo përmbledh tërë synimin e këtij arti. “Të gjitha fuqitë krijuese të Bizantit kanë qenë përqendruar për të afirmuar stilin e tij të vetëm specifik që u përpunua mbi trashëgiminë e kohës së lashtë, ku u derdh fryma e gjallë dhe e fuqishme e artit popullor të Lindjes”.
    Në të gjitha studimet e saj, Puzanova, do të theksonte dhe vinte në dukje influencën e artit shumë të pasur popullor shqiptar mbi piktorët bizantinë. Dhe pikërisht Shqipëria ish vendi ku kryqëzoheshin dhe ndërthureshin gjithë kulturat, arti grek dhe ai Lindor, arti popullor dhe ai Perëndimor. Kjo ish edhe një nga kënaqësitë e mëdha shkencore që jetoi dhe provoi V. Puzanova, prandaj ajo dhe e desh aq shumë Shqipërinë.
    Studimi i dytë i saj botohet në vitin 1957, pra kishin kaluar katër vjet nga artikulli i parë. Titulli është: “Mbi punimet e piktor Nikollës në kishën e Vllahernës (në kështjellën e Beratit)”. Në vitin 1956 shkova në një ekspeditë bashkë me Viktorian në Berat. Ajo kopjonte afresket në kishat e Vllahernës. Në artikull ajo thotë se periudha më e rëndësishme për të si studiuese, janë vitet 1951, 1952 dhe 1953 dhe kjo sepse, gjatë viteve 1948, 1949 dhe 1950 ajo pa, njohu shumë, filloi të mendojë dhe të analizojë, dhe më pas ekspeditat u bënë më komplekse. Sikurse thotë edhe vetë ajo: “(duke kopjuar dhe një shumicë të madhe prej tyre) na kanë ndihmuar të njohim dhe disa nga ata punëtorë që nuk binin në sy...”.
    Nga Puzanova në Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë, ruhen 32 kopje të mëdha, në dimension 1:1 me origjinalin, të figurave të veçanta apo skena afreskesh. E kam parë si kopjonte në Berat dhe Apolloni. Punonte direkt, mbi telajo kanavace apo beze pambuku, me ngjyra vaji apo tempera. Kopjet kishin një ngjashmëri absolute me origjinalin. Në fillim me letër trasparente kopjonte nga figura linjat kryesore, të cilat i hidhte në telajo me letër kopjativ. Kjo siguronte një konstrukt linear të njëjtë me origjinalin aq të domosdoshëm në kopjet artistiko-shkencore.
    Punën njëzetvjeçare të Puzanovës mund ta ndajmë në tri etapa: 1948-1951, 1951-56 dhe 1956-66. Në periudhën e dytë ajo mbasi kish plotësuar një njohje të plotë të materialit në zonat kryesore bizantine fillon të kopjojë afresket. Kjo ish shumë e rëndësishme, ajo pa me sytë e saj dëmtimet që kishin pësuar afresket qoftë nga shkaqe natyrore, qoftë nga dëmtime njerëzore.
    Periudha e saj e tretë është në vitet 1956-66, është periudha e pjekurisë së saj të plotë, kur boton tre studimet e viteve 1958-61 dhe 1967 (pas vdekjes).
    Sikurse shihet dhe nga materialet Puzanova kalon nga studimi i piktorëve të veçantë Onufri ose Nikolla, në analiza përgjithësuese të ansambleve, si ai i Manastirit të Apollonisë apo konsiderata mbi pikturën monumentale. Studimet e saj janë një tregues i shkëlqyer i aftësive të saj, i kulturës së saj. Aty shkrihet njohja e saj e thellë e bizantologjisë, historisë, artit të rilindjes, teknikave të pikturës, etnografisë, gjeografisë etj. Për më tepër ajo kish një stil letrar të përkryer. Puzanova është një humaniste e vërtetë, e cila kuptoi se arti bizantin që të vlerësohet duhet të shpjegohet sipas shijes bashkëkohore.
    Artikujt e saj janë arritja më madhore e shkencës bizantologjike në Shqipëri. Artikujt e saj sa herë që i lexoj, më japin një kënaqësi të jashtëzakonshme, ata janë brilantë për nga mendimi, informacioni dhe shprehja. Ajo jep informacion të pasur për historinë kishtare, arkitekturën, etnografinë, teknikat e pikturës dhe afreskut, të gjitha këto me një poetikë të çuditshme. Ajo ka lënë gjithashtu edhe pesë piktura që janë në Galerinë Kombëtare.
    Puzanova vdiq më 1967; sikur nuk donte të jetonte më, të shihte një nga çmenduritë e kriminelit paranojak Enver Hoxha, luftën kundër fesë dhe kishave që e filloi më 1967. Vepra komplekse e Zonjës së madhe Viktori Puzanova pati një rezultat kolosal për Shqipërinë. Figura e saj sa vjen dhe po vlerësohet, çmohet dhe adhurohet.
    Ajo është themeluesja e shkencës bizantologjike në Shqipëri dhe arritjet e gjithë dekadave të fundit kanë në themel punën vetëmohuese dhe të kualifikuar të Viktoria Puzanovës. Ne sot përulemi me respekt dhe mirënjohje para figurës së saj.



    1. Lord Bajron./ J.C.Hobhouse-1809/ M.Leak/ J.V.Hahn-1852/ K.T.Reinhold/ H.Hecquard-1857/ H.Pedersen-1893/ E.Lear/ F.Pouqeville/ T.S.Hughes/ Ippen/ R.A.Davenport/ P.O.Brondsted/ F.Nopcsa/ Topmaschen/ K.Jirecek/ L.Thalloszy/ ZH-K. Faverial/ F.Tajani/ K.Roth/ N.Jorga/ M.Durham/ Orlando/ Kristidhi/ Palikanidhi/ A.Balducci-1922/ A.Calmes/ A.Moschetti/ K.Praschniker/ L.Rey/ L.Ugolini/ Schober/ A.Lord/ Z.Valentini/ A.Brandini/ A.Dyselie/ S.Mann/ W.Cimochowski/ H.Desnickaja/ R.Elsie/ etj.

    2. Anthim Aleksudhi, peshkopi i shumëditur i Beratit, në librin e tij për Beratin, botuar më 1868, flet për tri ikona të shkëlqyera: një Jisu Krishti, një Shën Maria Hyjlindësja, një Joan Pagëzori. Ky autor përmend dhe kishat e Shelcanit dhe Valshit. Po aty tregon se më 1853 i mbuluan me gëlqere afresket e kishës së Shën Marisë së Apollonisë. Ai jep vetëm fakte dhe konsiderata të përgjithshme.
    Battifol P. Les manuscrits grecs de Berat d’Albanie et le Codex Purpureus, 1886. Ilo M. Qafzezi- Jeta Kristiane- 1941,1942- TOMORI 1940. Lena- Fjala e Korçës 1944.
    Dh. Beduli - Të dhëna për kishat në Shqipëri - Dorëshkrim

    3. PUZANOVA VIKTORI - Piktori shqiptar i shekullit të XVI-të Onufri nga Neokastra (Elbasan) - Buletini për Shkencat Shoqërore - 1953. Nr. 3. faqe 2-22.
    PUZANOVA VIKTORI - Mbi punimet e piktorit, Nikollës, në kishën Vllaherna (Në kështjellën e Beratit) - Buletini për Shkencat Shoqërore – 1957. Nr. 1. faqe 64-72.
    PUZANOVA VIKTORI - Prapë përmbi artin shqiptar të shekullit të XVII-të. Buletini për Shkencat Shoqërore 1958 – Nr. 2, faqe 152-156.
    PUZANOVA VIKTORI - Manastiri “Shën Maria e Apollonisë” në Pojan. Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës - Seria Shkenca Shoqërore - 1961 – Nr. 3. faqe 147-154.
    PUZANOVA. VIKTORI dhe DHAMO. DHORKA - Disa tipare të pikturës monumentale në Shqipëri gjatë shekujve XII-XV. Studime Historike. - 1967 – Nr. 2 - faqe 105-112.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    PUZANOVA, HIRUSHJA E ONUFRIT.

    NGA DR. MOIKOM ZEQO

    Ajo si askush krijoi shtratin konceptual te ikonografise ne Shqiperi. Analizat e saj kane edhe horizontin shekullor te artit. Madje, ikonografise shqiptare ajo i dha nje qytetari profesionale te larte.
    Ajo meriton me perkorje, me veskun e nje diturie ngulmuese shekujsh, qe te quhet Hirushja e Onufrit. Para saj, nuk dija asgje per Onufrin e gjithendijshem, me artin e tij elegant, sfidues dhe universal. Onufri me pikturat e tij mahnitese, ishte gelltitur nga Harresa.

    Ndodhej diku ne rrokullite e hyut Kronos, hyu me i tmerrshem i te gjithe hyjnive te gjalle dhe te vdekur, sepse eshte i vetmi hy qe gelltit Kohen. C’rastesie habitshme: nje grua e panjohur, larg vemendjes se te gjitheve, e detyroi Kronosin e pashpirt ta “zhgelltiste” gjeniun e ngjyrave, Onufrin. Keshtu, Onufri perjetoi ringjalljen e tij me nje perngjasim marramendes si vete Krishti.

    Vitet ikin, pluhuri i harreses ngurtesohet. Libri i vetem i Viktori Puzanoves, eshte nje nga temianicat e arta ne altarin e kujteses kombetare shqiptare. Ajo prehet ne heshtje ne varrezat e Bamit. Po ajo e meriton nje skulpture (vete kishte studiuar per skulpture). Ndoshta ne Tirane, ndoshta brenda Kishes se Shestanit, ne Valsh, ne Berat dhe pse jo ne Shen Peterburg.

    Te mesuar me trillin e romaneve te medha ruse, tolstoiane, shpesh ndertojme perfytyrime te forta dhe te vezullueshme per femren, fjala vjen si Ana Karenina. Eshte fjala per nje ikone te femres. Te bukur dhe tragjike. Te brishte dhe guximtare. Kapricoze dhe sakrifikuese. Ky model artistik, leviz, shperbehet, formesohet serish, zhduket dhe rishfaqet ne mijera figura femrash te tjera.

    Trilli qe permenda me siper, ka qene rrenjezuar ne shpirtin tim. Ana Karenina, mund te ishte edhe burre, por nuk mund te ishte Promete. Mund te ishte edhe hyjneshe e plotfuqishme, por me shpesh me prirje vetevrasese per boten e brendshme te parealizuar. Mund te ishte memesore, por njekohesisht krijuese e botes me te njejtat atribute si Jahovai. Pa dashur te bej struktura eskatologjike per femren, jam sfilitur ne veten time, per te kuptuar fatalitetin e brishtesise si forme e zbulimit shpirteror tek femrat. Kjo eshte dicka e kundert me arketipin fatal seksologjik te femres, qe zoteron ndermjet nje veteposhterimi tere universin mediatik elektronik te diteve tona.

    Por ne bote, nuk jane zhdukur kurre femrat qe kane bere zbulime te medha, te jashtezakonshme. Mendoj me pervujteri (besoj) se nje femer e tille, ka qene nje grua e panjohur ruse, e natyralizuar cuditerisht ne Shqiperi me emrin kumbues plot ekzotike perandorake te lashte, Viktori Puzanova. Shpresoj (i qarte se nuk gaboj), se kam qene i pari shqiptar qe kam botuar shkrimet e para ne vitet ’90 te shekullit te kaluar per Viktori Puzanoven. Ajo meriton me perkorje, me veskun e nje diturie ngulmuese shekujsh, qe te quhet Hirushja e Onufrit. Para saj, nuk dija asgje per Onufrin e gjithendijshem, me artin e tij elegant, sfidues dhe universal. Onufri me pikturat e tij mahnitese, ishte gelltitur nga Harresa. Ndodhej diku ne rrokullite e hyut Kronos, hyu me i tmerrshem i te gjithe hyjnive te gjalle dhe te vdekur, sepse eshte i vetmi hy qe gelltit Kohen.
    C’rastesie habitshme: nje grua e panjohur, larg vemendjes se te gjitheve, e detyroi Kronosin e pashpirt ta “zhgelltiste” gjeniun e ngjyrave, Onufrin. Keshtu, Onufri perjetoi ringjalljen e tij me nje perngjasim marramendes si vete Krishti.

    ***
    Per here te pare, shkrimet e Viktori Puzanoves, i kam lexuar ne vitet e shkolles se mesme ne qytetin tim te lindjes, Durres. Ne biblioteken e Durresit, duke shfletuar buletinet shkencore, lexova si ne jerm dicka per Onufrin. Ne fillim nuk e mendova se cfare zbulimi kishte bere nje grua qe nuk kishte lindur shqiptare, por qe po u rikthente shqiptrareve, nje nga figurat me te medha te kultures te te gjitha koherave.

    Nisa te shkruaj nje cikel shkrimesh, gjate nje periudhe 32 vjecare per Onufrin. Me vone, botova 3 libra te nje cikli “Onufri” (ne shqip dhe ne frengjisht), “Mes Laokoontit dhe Krishtit. Onufri II”, si dhe “Bota e krijuar nga Onufri”. Ne keto libra, kam shkruar edhe per Viktori Puzanoven. Ka qene nisma ime per te shkuar se bashku me piktorin e njohur Maks Velo, ne varrezat e Bamit ne Tirane, per te zbuluar varrin e harruar te Viktori Puzanoves, si dhe te burrit te saj. Velo me dhuroi edhe nje grafik, qe paraqiste te dy Puzanovet ne shtrat, qe une e kam botuar duke e falenderuar piktorin ne nje nga librat e mi si edhe ne shtyp. Maks Velo, i cili i kishte njohur nga afer Puzanovet, beri dicka te lavderueshme dhe substanciale.

    Botoi librin me ciklin e shkrimeve studimore te Viktori Puzanoves “Mbi artin bizantin dhe postbizantin shqiptar”, si edhe disa kujtime interesante te vete Velos, te Pirro Thomes, Emin Rizes, Koco Zhekut, Suzana Varvarica Kuka, si edhe dy studiueseve ruse Alvina V. Zhugra, Larisa N. Kaminskaja. Ky liber ka nje rendesi te vecante kulturologjike. Ky liber eshte ne njefare menyre, parabola e thekshme, inkadeshente ose Ungjilli Shkrimor i Viktori Puzanoves. Ky liber e rinderton historine e artit ne Shqiperi. E ploteson, i jep nje pike gravicionale te rende. E tokeson. E qiellezon.

    ***
    Viktori Puzanova, lindi ne 1893, ne qytetin Rostov te Rusise. Mbiemri i vajzerise ishte Valc. Ishte me origjine aristokrate. Kishte nje vella me emrin Georgi Borisovic Valc. Studioi ne Fakultetin e Artit ne Shen Peterburg per skulpture. Deri ne 1917, jetoi ne Rusi. Ne moshen 24 vjec, u largua pergjithmone nga Rusia, per te vdekur dhe per t’u varrosur perfundimisht ne Shqiperi. Nuk dihet jeta e saj intime saktesisht. Mbase ishte edhe ajo nje sozie e pafatshme, por jo kaq e bujshme sa Ana Karenina. Dihet qe u martua me nje oficer te Carit, te quajtur Vasil Puzanov.

    Eshte enigmatike odiseja e saj e udhetimeve ne France, ne Itali. Per pak kohe, punoi ne Beograd, ne Muzeun e Artit. Studioi artin ne manastiret e Kosoves. Pikerisht ne Kosove, u njoh me dekanin e Etnografise shqiptare, te thjeshtin, te diturin Rrok Zojsi, i cili punonte mesues i shqipes ne Kosove. Kjo njohje, luajti nje rol paraprijes. Ne 1943, vjen ne qytetin e Shkodres, ku jetoi deri ne vitin 1948. Ka banuar ne shtepine e Vlash Dedit, zdrukethar, afer Kishes se Madhe.

    Ketu merr nenshtetesine shqiptare. Ne Shkoder, ka dhene vizatim ne Shtepne e Kultures. Ka patur nxenes piktoret e njohur Gani Shypniu, Jakup Kerraj dhe Angjelin Dodmasei. Ne 1948, Kol Paparisto, kryetari i Institutit te Shkencave, i terheq ne Tirane Puzanovet. Viktoria krijon sektorin e artit mesjetar, kurse Vasili punon si teknik balsamoses ne Muzeun e Shkencave te Natyres.
    ***
    Ate qe nuk e beri ne Shen Peterburg, Viktori Puzanove e beri ne Tirane. Ne Institutin e Shkencave, Viktori Puzanoven pati rastin qe te merrej me disa ekspedita per kishat e Shqiperise si ne Valsh dhe Shestan te Shpatit, ne Pojan te Apolonise dhe ne Zvernec te Vlores, ne bregdetin e Himares, ne kishen e Mesopotamit te Sarandes, ne Berat dhe ne Voskopoje. Nderkohe, ajo botoi studimet e para te cilat paten karakter themelonjes per shkencen e ikonografise. Ajo e krijoi ikonografine shqiptare. Madje, i dha nje qytetari profesionale te larte. Ajo ka bashkepunuar edhe me mesjetarologet e famshem Theofan Popa dhe Dhorka Dhamo. Gjate kohes qe une kam punuar si specialist ne Sektorin e Artit Antik dhe Mesjetar, me dy koleget e mi Dhorka Dhamo, Aleksander Meksi, kam biseduar shpesh per figuren e Viktori Puzanoves. Gjate nje vizite ne shtepine e kineastit te njohur Pirro Milkani, pashe papritur disa piktura me femije te veshur me kostume popullore shqiptare.
    U ngurtesova i befasuar. Kur pyeta se kush ishte krijuesi i ketyre pikturave, gruaja e Milkanit m’u pergjigj se ishte Viktori Puzanove. Mesova se kjo studiuese kishte edhe nje dimension tjeter krijues, ate te piktores. Ndodhen edhe ne koleksionet private si edhe ne Muzeun e Artit Mesjetar te Korce, nje cikel pikturash orogjinale te Viktori Puzanoves, qe meritojne te botohen ne nje album, perkujtimor dhe apologjik per te.

    ***
    Ne substance, libri i vetem i Viktori Puzanoves, pati permbledhur gjithcka qe ajo studioi per artin e krishtere shqiptar. Ne 1953, ajo botoi studimin e vogel per Onufrin nga Neokastra. Ne 1957, studimin per piktor Nikollen, ndoshta biri biologjik i Onufrit, ne kishen Vllaherna ne keshtjellen e Beratit. Ne 1958, Puzanova konceptoi nje sinteze per artin shqiptar te shekullit XVII. Ne 1961, analizoi ciklin afreskal ne Trapezerine e Manastirin e Shen Merise se Apolonise, ne Pojan. Ne 1966, beri nje studim krahasimor teper te rendesishem per temen ikonografike te lindjes se Krishtit, ne pikturen mesjetare te Shqiperise. Ne 1967, botoi shkrimin, qe mund te quhet edhe testamenti i saj mbi disa tipare te kultures monumentale ne Shqiperi, gjate shekujve 13 14.

    ***
    Ashtu si Hirushja qe vuajti, qe perjetoi mjerimin e skajshem, per te gjetur me ne fund Princin e endrres se saj, ashtu edhe Viktori Puzanove kaloi proven e tmerrshme te jetes per te takuar nje Princ te artit, hijerendin, te paperballueshmin, vemendjethithesin, botekrijuesin, ndjeshmerishpalosesin e pashembullt, Onufrin e shek. 16. Pergjithesisht, nje femer enderron dhe dashuron nje burre bashkekohor, por dashuria me e madhe, me e spikatur se arketipi dantesk, beatrician, qe dashuria e Viktori Puzanoves me nje burre te kater shekujve me pare, Onufrin e Neokastres. Kjo do t’i mahniste dhe do t’i linte pa mend poetet. Ky kthim mbrapsht ne kohe, do ta shtangte edhe Ajnshtajnin. Ja nje perralle e re virtuale, nje perralle e paregjistruar nga askush, por qe historia e kishte rezervuar per te na cuditur.

    ***
    Viktori Puzanova krijoi shtratin konceptual te ikonografise ne Shqiperi. Analizat e saj kane edhe horizontin shekullor te artit. Sipas Puzanoves, arti i krishtere krijoi jo vetem nje epoke, por disa epoka. Arti i krishtere, eshte nje art i pashmangshem i qyteterimit evropian dhe shqiptar. Ky art lindi nga kriza e madhe e shkaterrimit te Perandorise Romake dhe e paganizmit.

    Nese per tempujt pagane, arti kryesor ishte skulptura, per artin e krishtere, ishte Bazilika, e cila imiton nje “salle mbreterore”, zhduket funksionaliteti shekullor i shkuptures pagane per te triumfuar piktura. Cdo bazilike eshte si trupi dhe pikturat e afreskeve jane si shpirt. Lartesohet ne ameshim, jo e jashtmja, por e brendshmja. Arti kristian i Mesjetes, eshte nje sinkretizem origjinal i metodave origjinale me metodat me te kultivuara.

    Ai u mbiquajt si Arti Bizantin. Ky art, kishte dy parametra, kinse te ndryshme dhe te paperputhshme. Nga njera ane, ruajti antropomorfizmin helenistik dhe nga ana tjeter, sintetizoi shpirtezimin lindor. Duket sikur Perendimi dhe Lindja, i dhane te dy artet e tyre tradites, per te krijuar nje tradite te trete. Arti bizantin eshte arti i paraqitjeve figurative te librave te Testamentit te Vjeter dhe Testamentit te Ri. Ky ishte mekanizmi ilustrues me i madh i te gjitha koherave. Per arsye gjeografike dhe historike, Shqiperia eshte nje nga vatrat burimore nga me te spikaturat ne bote te artit bizantin. Arti bizantin, ishte nje art ikonografik, karakteri autonom i cikleve, ishte i padiskutueshem. Arti bizantin eshte nje ikonografi programore e rrepte. Te njejten ikonografi programore, e kishte edhe arti egjiptian.

    Koncepti egjiptian qe i jepte rendesi Qartesise ne paraqitjen e figurave, u misherua edhe ne artin bizantin. Bizantinet ishin kembengules dhe programore, sa egjiptianet. Antropomofirzmi i Bizantit e ka bazen te Doktrina e Logosit (Fjala e trupezuar si Njeri). Spiritualizmi ben qe dukja e jashtme e figures, te mos perfillet aq shume, cdo gje perqendrohet tek syte dhe tek mistika e brendshme.
    Ne Shqiperi, dokumentohet si arti bizantin justinian i antikitetit te vone, ashtu edhe arti grafik bizntin i Mesjetes se hershme, arti bizantin e i stilit paleolog i shekullit 14, arti shperthyers post bizantin i Onufrit, i shkolles se tij dhe arti ikonografik i shekullit 18, me dy krijues vigane David Selenica dhe Kostandin Shpataraku.

    ***
    Viktori Puzanova zbuloi Onufrin, kryekaloresin e ikonografise shqiptare. Verejtjet e saj te mprehta per artin e Onufrit, tregojne fuqine e saj mendore. Per Onufrin ajo thote se eshte nje talent i paperseritshem, i lire dhe teper i kultivuar. “Te terheq madheshtia e fytyrave, te habit mistika e tyre”. Onufri ne artin e tij ka lidhje me shkollen e Mistres dhe te Peropleves “Ne veprat e Onufrit, ndihet bukuria e kryeveprave te Rilindjes”, tipi i Shen Merise se Nikopes, qe ishte padrone e Pallatit Bizantin ne epoken e Marikut ne shek. 6, ka qene i njohur nga Onufri. Onufri e nxjerr aureolen e Shen Gjergjit, mbi kufirin e kompozicionit.


    Davidi i Onufrit, jepet si “Padre Eterno” e Mikelanxhelos. Ne Valsh, ikonostasi prej guri i pikturuar, reflekton traditen e Sirise te shekujve 3 4 “Kjo gje rralle gjendet ne vende te tjera”. Onufri pikturon temen e jashtezakonshme ikonografike “Tetramorfi”. “Kerubinet me shume sy dhe serafinet me tre krahe, krijojne nje imazh surealist”. Viktori Puzanove shkruan “Autorja e ketij artikulli, e sheh per here te pare kete teme ne pikturat kishtare,nje teme e tille nuk eshte pare, vetem Petkovici e ze ne goje nje teme te tille”. Onufri e pikturon Krishtin mbi ylber, tradite kjo e vjeter e Aleksandrise. Mbreterit kalores, te ashtuquajturit “Mage”, kane mbi koka callma te llojit izraelit.

    Nje tjeter ndikim nga tradita hebraike e Testamentit te Vjeter. “Te Onufri mungojne fare traditat e lashta Lindore, format primitive trashanike, te cilat ishin perhapur aq shume ne artin krahinor te masave popullore te Greqise dhe Serbise”. Per Viktori Puzanoven, Onufri eshte i nje rangu me Andrei Rublovin ose Panselinosin, qe eshte mbiquajtur Rafaeli i artit bizantin. Puzanova eshte e para studiuese, qe ve ne dukje temat apokrife ne ikonate Onufrit, qe nuk jane tek ungjijte. Keto tema apokrife, jane pllenuar nga imagjinata dhe tradita popullore.
    Ajo flet mrekullisht per barinjte onufriane. Per figurat pagane te hyjnive te ujit ne lumin Jordan. Madje dhe per nje motiv te cuditshem, ate te Djallit te paraqitur ne formen e nje bariu shqiptar qe kerkon te shtije ne ngasje Josifin, te vluarin e Marise. Pra, nje lloj akti teatror, aktorial.

    ***
    Kur studiuesi i famshem i artit bizantin N. Lazariev, erdhi ne Shqiperi dhe pa thesaret ikonografike, i shoqeruar nga Viktori Puzanove, u mahnit. Lazarievi eshte ai qe tha qe ikona e Shen Mihalit te Mborjes e shek. 14, eshte me e bukura ne llojin e vet ne bote dhe e mbiquajti “Xhokonda burre i Bizantit”.

    ***
    Vitet ikin, pluhuri i harreses ngurtesohet. Libri i vetem i Viktori Puzanoves, eshte nje nga temianicat e arta ne altarin e kujteses kombetare shqiptare. Ajo prehet ne heshtje ne varrezat e Bamit. Po ajo e meriton nje skulpture (vete kishte studiuar per skulpture). Ndoshta ne Tirane, ndoshta brenda Kishes se Shestanit, ne Valsh, ne Berat dhe pse jo ne Shen Peterburg. AMEN.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Harrimi si mosmirënjohje

    Sivjet u mbushën 40 vjet nga vdekja e studiueses, ikonografes, restauratores, etnografes, piktores dhe artistes, Viktoria Puzanova


    Me një veprimtari të shumanshme që zgjati të paktën dy dekada dhe me një varg rezultatesh shkencore dhe artistike për t‘u pasur zili, V. Puzanova duhej të ishte një emër shumë i njohur midis shqiptarëve. Por kjo nuk ka ndodhur. Përveç një përpjekjeje të vlerësueshme të piktorit M. Velo, si dhe ndonjë artikulli rastësor, që u nxit me rastin e botimit të këtij libri, s‘ka asgjë tjetër të shkruar in memoriam për këtë studiuese që jetën e vet ia kushtoi Shqipërisë dhe traditës së saj kulturore. Asnjë nismë nderimi nga institucionet e specializuara, që u themeluan si dituri me ndihmesën e saj; asnjë përpjekje nga këto institucione për të vënë në vend nderimin e merituar, që V. Puzanova-s i mungoi gjatë gjithë jetës, gjatë gjithë periudhës komuniste dhe, çuditërisht, edhe në dy dekadat që erdhën më pas.

    Viktoria Puzanova është themeluesja e shkencës së kërkimit në fushën e artit mesjetar ikonografik. Deri në ardhjen e saj nga Mali i Zi në Shqipëri, në fillim në Shkodër dhe pastaj në Tiranë, me këmbënguljen e etnologut të njohur Rr. Zojzi, nuk kishte asnjë traditë studimi të ikonografisë mesjetare shqiptare. S‘kishte studime qoftë dhe të karakterit përshkrues. Nuk njiheshin faltoret ku kishte zbukurime ikonografike. S‘dihej asgjë se kush kishin qenë piktorët mesjetarë shqiptarë, çfarë shkollash kishin ndjekur në formimin e artit të tyre, nga ishin ndikuar, ç‘vend mund të zinin në historinë e artit kishtar botëror. Nuk njihej Onufri, nuk njihej "e kuqja" e veçantë e tij. Nuk njiheshin Zografët e Çetirët (Katrot). Shkenca e studimit të ikonografisë dhe e restaurimit të saj pandashmërisht janë të lidhura në histori me emrin e V. Puzanova-s.

    E, megjithatë, emri i Puzanova-s nuk gjendet në asnjë botim enciklopedik, duke përfshirë Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. Por nuk thuhet asgjë për të as në botimet njohëse të institucioneve ku ajo ka vënë themelet. Puzanova është një emër thjesht i përjashtuar nga kujtesa. Dhe ky harrim e përjashtim njëherësh shprehin një prej tipareve më të këqija të njeriut shqiptar: mosmirënjohjen.

    V. Puzanova-n dhe familjen e saj koha e revolucionit bolshevik rus (1917) e zuri në një ekspeditë kërkimore në Afrikë. Duke qenë se i takonin një familjeje fisnike, Puzanova dhe i vëllai vendosën të mos ktheheshin më në atdhe. Kështu, edhe pse revolucioni e zuri jashtë, Puzanova u gjend e rreshtuar në anën e "bjellogardistëve", rusëve të bardhë apo vrangelistëve, siç njihen në histori. Puzanova-t u kthyen në Evropë, jetuan për disa kohë në Mal të Zi, deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Vetë Viktoria Puzanova ishte specializuar për kërkime dhe restaurime ikonografike në Kretë, me emrin e së cilës lidhet një prej shkollave më të rëndësishme të artit ikonografik mesjetar, "shkolla e Kretës", e hapur për ndikime të artit kishtar perëndimor, sidomos prej "shkollës veneciane", e cila la gjurmë edhe në traditën shqiptare. Njohja shumë e gjerë që kishte Puzanova për ikonografinë ruse, pastaj edhe për ikonografinë greke, bullgare dhe serbe, i dha besueshmëri shkencore kërkimit të saj në fushën e ikonografisë shqiptare. Ajo zbuloi se deri në mesjetën paraosmane shqiptarët ndiqnin të njëjtin ritëm zhvillimi kulturor me perandoritë e mëdha, si Bizanti, dhe që ikonografia e kohës së Arbrit kishte ngjyresa të një shkolle lokale, që mbante gjurmën e botës shqiptare.

    V. Puzanova e shkeli me këmbë Shqipërinë nga jugu në veri. Para saj kishin bërë disa transkriptime të thjeshta, me karakter njohës, në kishën e Rubikut dhe në atë të Shën Sergjit e Bakut në Shkodër dy albanologë të njohur: Shuflaj dhe Ippen. Por asnjëri prej tyre, megjithëse të interesuar për kishat, sidomos ato të ritit roman, nuk përfundoi studime për artin kishtar mesjetar e të mëvonshëm. Rrethi i interesave të tyre mbyllej me anën njohëse të informacionit që gjendej në fasadat e faltoreve.

    V. Puzanova, "bjellogardistja" që nuk u pajtua me revolucionin, në të vërtetë nuk kishte asgjë luftarake brenda vetes. Në të kundërtën, me një pasion prej murgu dhe me një modesti prej njeriu që ia shihte vlerat vetes te puna dhe arritjet, ajo iu kushtua një fushe tërësisht të papranishme në albanologji deri atëherë. Studioi kishat e Vlorës (manastirin e Zvërnecit), të bregdetit (Himarës), të Sarandës, të Korçës, të Përmetit, të Beratit dhe të Elbasanit, ku gjeti dhe identifikoi traditën e ikonografëve të famshëm vendës, të njohur në botë përmes emrit të Onufrit të Neokastrës (Elbasanit). Puzanova nuk përtoi të zhvillonte ekspedita edhe në kisha të largëta fshati, si Valshi e Shelcani. Përfundim i këtyre studimeve është jo vetëm përshkrimi shkencor i tematologjisë së afreskeve, ikonave, pikturës murale, që ishte ruajtur në këto faltore; dhe që përbëjnë një prej monumenteve të korpusit të trashëgimit kulturor të popullit shqiptar. Puzanova, paralelisht, i hyri një pune shumë të mundimshme, siç qe riprodhimi i afreskeve me temat themelore ikonografike, ku identifikohej gjurma vendëse e shkollës së piktorëve arbër. Koleksioni i saj prej rreth 35 riprodhimesh të afreskeve të kishave shqiptare figuron në ruajtje të Muzeut të Artit Mesjetar shqiptar në Korçë, por askush s‘i ka parë ndonjëherë të ekspozuara. Riprodhimet e Puzanova-s janë në përmasat reale. Rëndësia e këtyre riprodhimeve është rritur jashtëzakonisht për faktin e thjeshtë se një pjesë e madhe e origjinaleve, në valën e shkatërrimeve të ndodhura në periudhën ateiste, u shkatërruan. Vetëm në një kishë të Kavajës, sipas shënimit të K. Yllit, "u zhdukën 8 ikona të Onufrit", pa llogaritur sa janë zhdukur në kisha të tjera më të mëdha. Puzanova krijoi shkollën e studimeve shqiptare të ikonografisë, duke afruar rreth vetes njerëz me interesa në këtë fushë, si studiuesi Th. Popa; ose duke nxitur formimin e studiuesve të rinj, me të cilët më pas bashkëpunoi jo si profesori me studentin, por kolegjialisht (siç është rasti i artikujve me bashkautorësi me Dh. Dhamon).

    Çfarë mund të ishte bërë për V. Puzanova-n? Le ta fillojmë nga më e thjeshta: integrimi i studimeve të saj në bibliografinë e studimeve shqiptare, gjë që nuk ka ndodhur. Janë gjithsej dy-tre autorë që e përmendin emrin e saj. Të tjerë shkruajnë e flasin me mburrje të pakursyer për Onufrin dhe të kuqen e tij, për lidhjet e Onufrit me shkollën kreto-venete, për motivet laike në artin e tij, për ngjashmëritë e këtij arti me traditën që krijoi ikonografi i madh rus, Rubljov. Por Puzanova-n nuk e përmendin. Është njësoj si të flasësh për zbulimin e Amerikës dhe të mos përmendësh Kolombin, megjithëse edhe kjo ka ndodhur: në fakt, kontinenti përtej Atlantikut nga tjetërkush u zbulua dhe emrin e tjetërkujt mori (Amerigo Vespuci). Po çfarë i pengon institucionet e paraqitjes së vlerave kulturore, galeritë, qendrat studimore, muzetë, të organizojnë një ekspozitë retrospektive të trashëgimisë krijuese të Puzanova-s, duke u mbështetur në koleksionin e riprodhimeve të afreskeve, në pikturat në akuarel që ruhen në Galerinë Kombëtare, si dhe në pikturat dhe vizatimet që ruajnë disa familje në Tiranë e në Vlorë, midis të cilëve dhe regjisori P. Milkani?

    Puzanova zbuloi Onufrin dhe përshkroi e shpëtoi shkollën shqiptare të ikonografisë prej harrimit dhe përjashtimit. Kush do ta shpëtojë nderin e dijes shqiptare prej mbulimit me harresë dhe mosmirënjohje që po rrethon prej katër dekadash emrin e V. Puzanova-s? Dhe jo vetëm!

    Shqip

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    "Kulti i simpatisë" mund ta manipulojë të vërtetën

    - Bashkëbisedim me ak. Alfred Uçin -

    Viktoria Puzanova. Një studiuese e njohur ruse, që ia kushtoi dituritë dhe formimin e saj artit mesjetar shqiptar. Njeriu që identifikoi artin e Onufrit dhe e bëri të krahasueshme "të kuqen" e tij me atë të Rubljovit. Veç një libri dashamirës të M. Velos, asgjë tjetër për të. A ka një shpjegim kjo "heshtje komplotuese" ndaj saj, tani që po bëhen dy dekada prej kohës kur Shqipëria u hap ideologjikisht dhe tani nuk është më "armike kushtetuese" me "dy superfuqitë"?

    Unë mendoj se qëndrimet dhe vlerësimet zyrtare ndaj këtyre albanologeve ruse kanë qenë të kushtëzuara nga karakteri i marrëdhënieve të shtetit shqiptar me Rusinë. Pikërisht kur u prishën marrëdhëniet e ish-Bashkimit Sovjetik me Jugosllavinë, ku kishte qenë strehuar emigracioni i bardhë rus. Pas revolucionit të tetorit 1917 filloi përndjekja e atyre rusëve që ruanin ndjenja patriotizmi ndaj vendlindjes. U persekutuan nga autoritetet zyrtare serbe edhe çifti Puzanova. Meqenëse i përkisnin emigracionit që njihej me emrin "bjellogardist", Puzanova-t nuk kishin mundësi që të riatdhesoheshin në Rusi, prandaj kërkuan strehim në Shqipëri. Dhe, meqenëse në atë kohë ishin acaruar marrëdhëniet e shtetit shqiptar me Titon, shteti ynë i ndihmoi duke u dhënë strehim si emigrantë. Madje, tamam në atë kohë ishin forcuar lidhjet me Bashkimin Sovjetik dhe filluan të krijohen lidhje kulturore. U ftuan të vinin në vendin tonë edhe shkencëtarë sovjetikë, prandaj V. Puzanova filloi të merrej me profesionin e saj, me studimin e ikonografisë bizantine e neobizantine të Shqipërisë.

    Ju e keni njohur vetjakisht V. Puzanova-n. Si ka mbetur ajo në mendjen tuaj si studiuese dhe si njeri?

    Kur u krijua Universiteti i Tiranës në vitin 1957, unë isha anëtar i redaksisë së buletinit të shkencave shoqërore dhe në këtë kohë V. Puzanova dërgoi dy artikuj studimorë mbi ikonografinë e kishave të krahinave të ndryshme të vendit tonë. Dikush shfaqi ndrojtje për botimin e tyre në buletinin e universitetit, ngaqë e quanin ende "bjellogardiste" dhe artikujt e saj ishin me frymë fetare. Por kryeredaktori bisedoi me mua e me disa anëtarë të tjerë të redaksisë dhe vendosi të botohen artikujt e Puzanova-s. E vërteta është se ajo ishte një shkencëtare e çliruar nga politika dhe ideologjitë, ajo mbante një qëndrim të mirëfilltë shkencor në interpretimin e ikonave dhe u kushtonte vëmendje aspekteve artistike, estetike dhe historike të tyre. Në përgjithësi para shkrimeve të saj nuk ka pasur studime shkencore për këtë fushë, veç të tjerash edhe ngaqë shumica e ikonave ndodheshin nëpër///////////////// kasha, ashtu siç ishin të shpërndara në terren, deri në fshatra të largët. Kjo V. Puzanova, kjo zonjë fisnike, që kishte një kulturë të gjerë estetike, duke përballuar gjithë vështirësitë e kohës, zbuloi vlera të shquara artistike në trashëgiminë ikonografike që ishte ruajtur në Shqipëri dhe nuk njihej. Botimi i artikujve të Puzanova-s shënoi fillimin e studimit shkencor të ikonografisë vendëse edhe nga studiues shqiptarë. Sidomos u dallua në këtë drejtim Theofan Popa, që ishte njohës i gjithë pasurive kryesore të ikonografisë bizantine të vendit tonë. Për të zhvilluar studimet shkencore të kësaj fushe të kulturës më pas u dërguan në Rusi edhe studentë për t‘u specializuar. Mes tyre u profilizua edhe Dhorka Dhamo, që i vazhdoi pas Puzanova-s studimet ikonografike. Iniciativat e para studimore të ikonografisë bizantine luajtën veç të tjerash një rol të madh edhe që të ruheshin ikonat dhe objekte të tjera kishtare e të çmoheshin vlerat e tyre estetike dhe historike. Pa këto studime nuk do kishin shpëtuar shumë vepra të këtij lloji, sidomos kur shpërtheu në vitet 1960-1970 shkatërrimi i kishave, që ishte një akt i rëndë antikulturor e antihuman.

    V. Puzanova identifikoi e para "të kuqen e Onufrit", e cila njihet tashmë botërisht me këtë term, si e pagëzoi studiuesja ruse. Sa ka ndryshuar mendimi i sotëm për Onufrin dhe përgjithësisht për artin kishtar mesjetar shqiptar që prej viteve 1960, kohë kur pjesa më e madhe e studiuesve rusë u ndanë fizikisht nga Shqipëria dhe e ndoqën zhvillimin e saj shpirtëror për së largu? V. Puzanova ku gjendet në gjithë këtë rrugë kërkimi?

    Po, ajo theksoi edhe veçoritë e krijimtarisë së shumë piktorëve ikonografë mesjetarë të kësaj shkolle. Ajo ishte një specialiste me kualifikim të lartë evropian; ajo njihte shumë mirë vlerat e ikonografisë ruse dhe të vendeve të tjera të Ballkanit. Dhe, duke bërë krahasime me vlerat e ikonografisë së këtyre vendeve, ajo tregoi edhe origjinalitetin dhe rëndësinë e "degës arbërore" të artit kishtar figurativ në kuadër të kulturës së krishterë evropiane. Është e vërtetë që ajo e barazonte piktorin tonë Onufri me një gjeni të njohur të ikonografisë bizantine ruse, Rubljovin. Cilido studiues i ikonografisë bizantine, shqiptar ose i huaj, nuk mund të mos i përfillë studimet e Puzanova-s dhe të shkencës shqiptare për vlerat origjinale të ikonografisë së vendit. Sigurisht, prishja e këtyre marrëdhënieve ndikoi negativisht në bashkëpunimin shkencor, sepse albanologet ruse nuk lejoheshin të vizitonin vendin tonë. Këto lidhje u dëmtuan shumë, ndonëse disa prej tyre vendosën kontakte pune me Kosovën, me studiuesit e Institutit Albanologjik dhe të Universitetit të Prishtinës. Disa prej tyre kaluan në studimet krahasuese ndërballkanike, duke mos e braktisur albanologjinë. Kështu punuan pa ndërprerje jo vetëm shkencëtarët që vepronin në katedrën e gjuhës shqipe të Leningradit, por edhe ata të Moskës. Dhe vetëm pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Rusinë ka pasur disa kontakte e shkëmbime kulturore e shkencore me studiues rusë që janë të interesuar për albanologjinë.

    Mendoni se heshtja zyrtare (jo aq dhe shkencore) ndaj disa dijetareve ruse (duke përjashtuar, ndoshta, N. Smirnova-n), si A. Desnickaja, G. Entrej, J. Ivanova, ka lidhje edhe me një veprim të tërthortë të refuzimit politik të sotëm të Lindjes, pastaj dhe të gjithë trashëgimisë së ardhur që andej? Thuhet se shqiptarët i shmang nga e vërteta kulti i simpatisë! I çmojnë miqtë e tyre për aq kohë sa janë nën peshën e simpatisë politike të kthyer në mit dhe pastaj, kur simpatia e tyre shkon në një drejtim tjetër, në të njëjtën kohë rrënohet dhe vlerësimi për dijetarët që kishin qenë të çmuar deri pak më parë...

    Është e vërtetë se ekziston një keqkuptim, që ngatërron kuptimin e Lindjes dhe të Perëndimit si nocione që shënjojnë procese të kulturës e sidomos të shkencës me politikën. Në ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Rusinë e sotme ka pasur mendësi që i përkisnin një orientimi të Perëndimit, po dhe të tjera të prirura drejt Lindjes. Që në shekullin e 19-të në Rusi diskutohej mes ithtarëve të krahut perëndimor evropian dhe atyre të krahut lindor ose aziatik. Madje dhe marksizmi në Rusi hyri në fillim si doktrinë perëndimore, evropiane, pastaj ai deformua nën ndikimin vendimtar të stalinizmit. Gjithsesi, duhet pohuar se Stalini ishte një gjeorgjian "gruzçik", i dalë nga një seminar fetar të tipit bizantin. Edhe tani ka diskutime se ç‘është perëndimore-evropiane dhe ç‘është aziatike në kulturën dhe në shkencën ruse, qoftë për mirë, qoftë për keq. Duhet thënë se edhe në Evropën e kaluar ose të sotme nuk kanë munguar e nuk mungojnë lidhjet kulturore-artistike ose shkencore me vendet e Lindjes, për mirë e për keq. Ndarja mes Evropës, Perëndimit dhe Azisë, është e vjetër, mijëravjeçare, dhe në të dyja pjesët e globit ka pasur dukuri pozitive-përparimtare e dukuri negative-regresive. Gjithsesi, bashkëpunimi shkencor, kulturor, artistik, ka qenë dhe mbetet një fenomen pozitiv, sidomos në kushtet e sotme të globalizimit, në dobi të të gjithëve, për të mënjanuar çdo gjë negative, ngado që vjen…

    A nuk ju duket se ka subjektivizëm kur tregohen parapëlqime fikse ndaj meritave të studiuesve albanologë perëndimorë?

    Në përgjithësi teprimet s‘janë të mira. Në çdo punë duhet ruajtur masa. Sigurisht, kur vendi quhej "kërthizë e botës", mbahej një heshtje tërësore ndaj albanologëve perëndimorë, sidomos po të ishin gjallë. Mjaft syresh nënvlerësoheshin. Prandaj është mirë të njihen sa duhet edhe studimet e kësaj kategorie. Por pa harruar se kur Bajroni ose Edit Durham vinin në Shqipëri, ishin njerëz që kishin kuriozitet të njiheshin me një vend që ishte në Lindje, sepse bënte pjesë për shekuj në ish-perandorinë osmane. Historia është e tillë që një herë i afron Perëndimin me Lindjen e një herë tjetër i ndan, edhe për mirë, edhe për keq. Dhe nuk bën të identifikohen në kohën e sotme veprimet politike shtetërore me marrëdhëniet kulturore e shkencore, që duhet të jenë të çliruara nga ndikimet negative të politikanëve dritëshkurtër.

    Kam dëgjuar që studiueset ruse kanë qenë fanatikisht të lidhura me albanologjinë, e kanë parë fatin e tyre të lidhur me këtë vend, si thuhet zakonisht, "në të mirë e në të keq". A ka qenë bota jonë, bota shqiptare, e ndjeshme, që të mos themi mirënjohëse, sepse më duket e tepërt, ndaj këtij kushtimi të thellë, duke përfshirë dhe studiuesen V. Puzanova?

    Bota jonë e dashur shqiptare ka qenë dhe vazhdon të jetë në shumë drejtime kontradiktore. Në të ka pasur e ka edhe të mira, edhe mëkate, prandaj duhet zhvilluar shkenca, kultura, arsimi, që të ngrihet shkalla e qytetërimit tonë, që të jemi të aftë të marrim çdo gjë të mirë edhe nga të huajt dhe të dimë të ndajmë shapin nga sheqeri. Për të gjithë ata që i janë përkushtuar albanologjisë, arritjet e tyre pozitive, duhet t‘i çmojmë dhe t‘i nderojmë si komb i qytetëruar.

    Vepra të studiueses, ikonografes, restauratores dhe piktores ruse, Viktoria Puzanova:

    I. Nga studimet:

    1. "Piktori shqiptar i shekullit të 16-të Onufri nga Neokastra (Elbasan)", botuar në "Buletini për Shkencat Shoqërore" nr. 3/1953, f. 2-22;

    2. "Mbi punimet e piktorit Nikollës në kishën Vllaherna (në kështjellën e Beratit)", botuar në "Buletini për Shkencat Shoqërore" nr. 1/1957, f. 64-72.

    3. "Prapë përmbi artin shqiptar të shekullit të 16-të -17-të", botuar në "Buletini për Shkencat Shoqërore", nr. 2/1958, f. 152-156.

    4. "Manastiri ‘Shën Maria e Apolonisë‘ në Pojan", botuar në "Buletini i Universitetit Shtetëror të Tiranës", seria "shkencat shoqërore", nr. 3/1961, f. 147-154.

    5. "Disa tipare të pikturës monumentale në Shqipëri gjatë shekujve të 12-të - 15-të", botuar në "Studime historike" (bashkautore Dh. Dhamo), nr. 2/1967, f. 105-112.


    II. Vepra ikonografike dhe në pikturë:

    1. Në inventarin e Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë raportohen të jenë ruajtur 32 riprodhime të mëdha, në përmasa të njëjta me origjinalin, të afreskeve të piktorit më të madh të artit mesjetar, Onufri, dhe të disa ikonografëve të tjerë. Sipas M. Velos, "kopjet kishin një ngjashmëri absolute me origjinalin: në fillim me letër transparente ajo kopjonte nga figura linjat kryesore, të cilat i hidhte në telajo me letër kopjativ".

    2. Pesë piktura origjinale, kryesisht akuarele, janë në inventarin e Galerisë Kombëtare.

    3. Në shtëpinë e Pirro Milkanit, regjisor i njohur, ruhen disa vizatime dhe piktura origjinale të V. Puzanova-s, kryesisht motive etnografike të veshjeve shqiptare, të mbajtura prej fëmijësh.

    4. Në shtëpinë e ish-drejtorit të muzeut të qytetit të Vlorës, Llambi Durolli, ruhen dy piktura të tjera të Viktoria Puzanova-s: një peizazh detar dhe një portret i vetë zonjës së shtëpisë.

    III. Disa nga ekspeditat:

    1. Puzanova zbuloi Onufrin dhe eksploroi kishat mesjetare bizantine dhe parabizantine të Beratit.

    2. Zhvilloi disa ekspedita vetjake kërkimore për artin mesjetar që ruhej në kishat e Shqipërisë, si në Valsh dhe Shestan të Shpatit, në Pojan të Apolonisë, në Zvërnec të Vlorës, në Himarë dhe më gjerë në Bregdet, në Mesopotam të Sarandës, në Voskopojë.

    Shqip

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  4. Ikona dhe miniatura mesjetare në Shqipëri
    Nga white-knight në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 08:04
  5. Islami ne trojet iliro-shqiptare gjate shekujve
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 24-11-2007, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •