Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Burrat - Ndarja Poezi 2007

    Burrat

    Jemi ne, pa ekzistoni ju,
    tė pathyeshmit nė dukje,
    tė butėt thellė nė shpirt,
    tė ushqyerit me puthje...


    Jemi ne, pa ekzistoni ju,
    tė ngopurit nga lutjet,
    tė lodhurit nga fjalėt,
    tė pėrgjegjshėm pėr vuajtjet...


    Jemi ne, pa ekzistoni ju,
    tė lindurit nga njė grua,
    tė egrit nė pamje tė parė,
    tė brishtėt gjer nė thua...


    Jemi ne, pa ekzistoni ju,
    tė eturit e bukurisė femėr,
    nė dukje pak indiferentė,
    kuriozė, thellė nė zemėr..


    Jemi ne, pa ekzistoni ju,
    tė vetmit frikacakė nė jetė,
    pa gratė nėn njė strehė,
    jeten, s'e imagjinoni vetė...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 05-12-2007 mė 11:33

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Sa bukur kur na terhiqet veshi me vargje, ne burrave. Aq domethenese, sa dhe Cajupi do kenaqej...

  3. #3
    Larguar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Ka disa vargje te vecante ne kete konkurs. Me pelqeu ky kendveshtrim dhe e votova(Burrat).
    Hapi tjeter eshte te pershtatet ne arabisht, pasi ajo shoqeri ka shume nevoje per te tilla shprthime femerore, megjithese nuk mund te mohojme qe eshte frymezuar ne shoqerine shqiptare. Mesazhi eshte bashkekohor. Nje bravo te madhe per autoren kushdo qofte ajo.
    Tani fjalen e kane expertet e poezise . Une si popull ia dhashe piken.
    Dajo.

  4. #4
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Poezi ordinere. Mjafton vargu : Jemi ne pa ekzistoni ju - qe ta hedhe poshte te gjithe poezine. Cdo perpjekje e mepasshme per ta zbutur kete shprehje eshte nje tentative amatore dhe e papershtatshme. Nje poet nuk mund te beje asnjehere te tilla gabime !

    Pratolini !

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pratolini....

    PO te shikoj qe po shkruan ne ēdo poezi dhe jep komentet e tua....
    Megjithe respektin qe kam nuk mund te pranoj sesi mundesh ti te ofendosh te gjithe ata qe kane shkruar poezi,sikur te jesh ti vete juria e te perfaqesosh kritikun letrar...?!
    Kjo nuk eshte poezia ime,pashe qe te gjitha per ty spaskan vlere..
    Shumica prej nesh dhe me ta une,kemi marre pjese ne konkurs si amatore dhe aspak per tu njohur ne revista apo me the te thashe.
    Eshte gjuha e zemres ajo qe shkruan dhe ndalo me ofendimet,pasi per mua te gjitha poezite jane te bukura ne stilin e tyre!
    Ordinere quhet diēka pa ndjenje,diēka e shtirur,diēka e pakuptueshme !

    Do te doja te te shikoja pak te shfaqesh ate talentin tend prej "artisti te madh"qe te mundemi ne poetet ordinere te mesojme nga nje njeri i madh si ty!
    Turp!
    "Carpe Diem"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-10-2007
    Postime
    33
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini Lexo Postimin
    Poezi ordinere. Mjafton vargu : Jemi ne pa ekzistoni ju - qe ta hedhe poshte te gjithe poezine. Cdo perpjekje e mepasshme per ta zbutur kete shprehje eshte nje tentative amatore dhe e papershtatshme. Nje poet nuk mund te beje asnjehere te tilla gabime !

    Pratolini !
    ke shume te drejte,

    jo cdo fjale te shkruara per vargje jane poezi, packa se autorit pa emer, mund ti duket e tille.

    por cdo gje, varet se kush e vlereson,

  7. #7
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Di Ana, si gjithmone je shume e nxituar.
    Ti shpeshhere me ngaterron mua dhe me ul ne nivelin e ndonje Laci qe s ka c te beje dhe vjen te shaje ndonje ne forum.
    Me sa duket ende nuk ke kuptuar qe kritika eshte forma me e mire e vleresimit per nje veper letrare ( por edhe me gjere )
    Une mendimet e mija i them ashtu si i ndjej dhe nuk kam aspak komplekse te tipit jo c mendon tjetri jo c nuk mendon.
    Une kritiken time e mbeshteta edhe me nje argument qe eshte apo jo i drejte, gjithsesi eshte argument.
    Nese ti, dikush tjeter apo edhe vete autori ( cilidoqofte ) ma hedh poshte argumentin dhe me tregon qe jam gabim, une jam i gatshem te terhiqem ne vend.
    Sa per informacion, une jam vete pjesmarres ne kete konkurs letrar dhe nuk kam asnjelloj paragjykimi apo keqadashje ndaj te tjereve. Madje vete fakti qe une i postova kritikat e mia ne momentin qe sondazhi eshte mbyllur tregon qe nuk kam dashur te ndikoj ne menyre negative ne asnje prej votuesve.

    Shpresoj te jem treguar i qarte dhe miqesisht te keshilloj per te disajten here te jesh me e permbajtur dhe me pak e nxituar ndaj postimeve te mia qe jane shume te ndjera dhe aspak dashakeqese !

    PS : Madje dua te shtoj qe ndihem shume shume mire kur edhe autori i nje prej poezive qe kam kritikuar, e mirekuptoi kritiken time dhe me falenderoi ne nje mesazh privat ! Sinqerisht e falenderoj per kete veprim kaq fisnik !

  8. #8
    Nese per ty Pratolini, kjo eshte nje poezi "ordinere", po te kujtoj qe edhe ti je i lindur nga nje grua (nene). Cmimin mund t“ja vesh vete kesaj shprehjeje, nese je aq i zgjuar sa pretendon. Nese per ty femra, (pa te cilen nje mashkull nuk do te ndihej i plote) eshte e plotesuar vete, atehere, as ti nuk do te ekzistoje sot.


    Madje dua te shtoj qe ndihem shume shume mire kur edhe autori i nje prej poezive qe kam kritikuar, e mirekuptoi kritiken time dhe me falenderoi ne nje mesazh privat ! Sinqerisht e falenderoj per kete veprim kaq fisnik !
    Nese ti po shkruan neper forum...duke luajtur rolin e "Belulit" (besoj se e ke parasysh estraden aq kuptimplote, me shpehjen "Doni me per Belulin") do te te sugjeroja te gjeje vendin e pershtatshem per tu mburrur...

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Arsyetimi
    Anėtarėsuar
    09-10-2006
    Vendndodhja
    i zbuluar , tek dy maloret :p INTERIST per jete jam,se per vdekje jan kto milanistat :D
    Postime
    119
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini Lexo Postimin
    Poezi ordinere. Mjafton vargu : Jemi ne pa ekzistoni ju - qe ta hedhe poshte te gjithe poezine. Cdo perpjekje e mepasshme per ta zbutur kete shprehje eshte nje tentative amatore dhe e papershtatshme. Nje poet nuk mund te beje asnjehere te tilla gabime !

    Pratolini !


    vec maloket flasin kshu se jan msu tu shku me lop .

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    BURRAT

    Mesazhi i kėsaj poezie ėshtė disi sė koti. Poezitė pėr hiqin janė tė rėndėsishme, sepse hiēi ėshtė nirvana dhe patjetėr qė ėshtė edhe diēka filozofiko-poetike. Kėtu s' kemi njė lloj tė tillė poezie, por njė poezi lojė fjalėsh.
    Kemi vargėzim fjalėsh pa mesazh tė qartė. Rima, ritmi, thyerja e rregullt e vargjeve dhe ndonjė element figurativė janė rezultat i ndikimeve, qė tregon se autori merret me poezi.
    Me keqardhje them atė qė kam vėrejtur nė kėto vargje; m' u bė se kishte pikpamje romantike.

    Suksese vėllazėrore!
    Sidoqoftė, mirmėngjes Jetė!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Tė drejtat e gruas nė njė kėndvėshtrim global
    Nga Lioness nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:30
  2. Burrat tradhtojnė gratė me faturisten e KESH-it
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2009, 09:25
  3. Gratė punojnė si burrat, paguhen mė pak!
    Nga Davius nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-10-2005, 10:07
  4. ca mendime per burrat e grate
    Nga FLOWER nė forumin Humor shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 31-10-2004, 13:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •