Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Po Amatore nuk eshte fjale e keqe mor Eduard !
    Te jesh amator do te thote pikerisht ashtu si ti e ke shprehur, pra i apasionuar por qe ke ende shume nevoje per permiresim, dhe ke premisa te mira qe neser te jesh nje poet i mirefillte !

  2. #12
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Pratolini une e kuptoj por arsyen qe ta shkrova ktu eshte qe ta lexojne te tjeret dhe te mos e marin per ofendim ose per dicka te rende
    Me kupton pse e kam then qe ta heqesh kte fjale jo per ate qe e ka bere poezine por per personat qe do e lexojne dhe ta kuptojne qe fjala amatore ka nje thenie ..

    Flm Pratolini

    Edi...
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2007
    Postime
    197
    SEÇ M' U TREMBËN TË BUKURAT FJALË

    Poezi e bukur, por unë kujtoj se ka ndikime në formë, përmbajtje dhe figuracion.
    Nuk është fjala për plagiat, por hetohen ndikime...

    Suksese!
    Sidoqoftë, mirmëngjes Jetë!

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Te pranosh mungese dijesh s'eshte dobesi. As trembem se mos me quani kaq te paditur, por i lutem z. trysil ta vazhdoje dhe ta plotesoje me nje pike ne fund mendimin e tij, kur thote "por hetohen ndikime..."
    Kemi nevoje per kritika te plota, pasi dhe krijuesja poezi te plote paraqiti ketu.
    Nuk di gjithashtu se ku mund te gjej ne kete bote nje poezi pa ndikime. Kritike pa ndikime mundet, po poezi???
    --------------------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Mondi,te falenderoj per cdo koment.
    Falenderoj gjithashtu, BlackEagle, e panjohura, heathcliff, macia_blu, Shiu dhe yjori,qe besuan ne poezine time,e cila ja u them me modesti qe,nuk eshte nje nga poezite e mija me te mira.Mgjt ju falenderoj thellesisht.

    trysil,te falenderoj dhe ty qe te pelqeu krijimi im,por mqs kerkon te hetosh ndikimet,ok,po ta vertetoj qe une jam e ndikuar,nga poetet e shumte qe me pelqejne e i kam studiuar vargun.Kushdo e ka nje ndikim ne fillimet e veta.

    Pratolini,po amatore jam dhe amatore do jem gjithmone.Jam aq kokeulur para poezise dhe e pakenaqur nga vetja sa here shkruaj,sa mund te them qe, gjithmone do mbetem nje amatore e saj dhe nje pasionante e zjarrte.....por,dhe ti nuk je prapa.Ke shume pune per te bere.Miqesisht,e jo kritike.

    Gezuar festat

  6. #16
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Po padyshim Ardita, pa dyshim.
    Une jam po ashtu nje amator ( per te mos thene me i mire se sa ju ne kete fushe :P ) dhe nuk kam pretenduar asnjehere te kunderten.
    Kjo nuk do te thote te mos kritikojme njeri-tjetrin apo jo ? Pikerisht fakti qe ti me etiketon gjithashtu si nje amator, do te thote qe ke pikasur probleme ne poezine time ( ose ne krijimtarine time ne pergjithesi ) dhe une do isha i nderuar nese do mi shpjegonit ashtu si ju i mendoni keto difekte.

    Te pershendes !

  7. #17
    Feniks. Maska e niktironci
    Anëtarësuar
    25-03-2007
    Vendndodhja
    Aty ku jetohet.
    Postime
    337
    Sec mu tremben te bukurat fjale,
    Dhe si zogj te trembur ne qiell c`u shperndane ane embane.
    Por me kot u mundova ti mbledh, nje nga nje.

    Mendimi mu shkeput, pa pritur dhe kujtuar,
    Dhe qepallat mu renduan, dhe mu ulen ngadale,
    Si neper mjergull,duke dremitur u mundova te kujtoj ndonje fjale.

    Me zuri gjume i rende, dhe papritur dicka degjoj,
    U mundova ta ruaj me c`do kusht gjithe naten e gjate,
    Dhe ne mengjes, nuk munda ta kujtoj asgje nga te bukurat fjale.

    Kerkoj dhe zgjedh, i perhumbur nder te bukura fjale,
    Mundohem ti lidh me kujdes, dhe dashuri,
    Te beje nje buqete te bukur si lule, qe ti pelqeje c`donjeri.

    Sigurisht nuk jam poet por dua te shpreh dicka, me vargje.Kete qe po shkruaj me ka ndodhur me te vertete, ne gjume kam degjuar nje kenge te cilen nuk e kisha degjuar kurre e cila me pelqeu shume, dhe me c`du kusht mundohesha ta kujtoja por ishte e pa mundur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga niktironci : 26-12-2007 më 18:59

  8. #18
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Kush merret me vargje dhe e konsideron vehten amator/re: Perderisa kritika i con perpara disa, disa pergezimi dhe inkurajimi por te gjithe ne shkrime i con perpara i te dyjave gershetimi ..ngjenja eshte e bukur ,vetjake edhe sikur te hiqen paralele ngjajshmerishe ; perjetimi, casti qe ndjen poetja eshte cast i saj intim edhe mund te perkryhet shprehja e asaj ngjenje ne vargje sigurisht...perkryerja s'ka kufij....


    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 26-12-2007 më 19:14
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e shpresa vranari
    Anëtarësuar
    16-12-2007
    Vendndodhja
    boston
    Postime
    95

    Per poezine"Sec mu tremben te buk....

    [QUOTE=Fiori;1765772]Seç m’u trembën të bukurat fjalë
    Disa vite me pare,kur jepja mesim ne shkolle te mesme dhe natyrisht copetoja kryq e terthor poezite me komentin tim te detyruar(isha mesuese letersie),me thote nje nxenes i shkelqyer:"Profesore,kesaj poezie(ishte nje poezi e Lasgushit) dhe ne pergjithesi poezive nuk u behet koment."

    Dhe me te vertete te gjykosh nje poezi(kur ajo eshte poezi), ben nje lajthitje.Poezia ndihet,ajo futet brenda teje nga fjala ne fjale dhe shkrihet me shpirtin ,duke te dhene nje cast perjetesie.
    Une nuk e lejoj veten te gjykoj poezine tuaj.Ate e ndieva dhe me pelqeu.Ky eshte vleresimi im.suksese

  10. #20
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Citim Postuar më parë nga Ard Lexo Postimin
    Jam aq kokeulur para poezise dhe e pakenaqur nga vetja sa here shkruaj,sa mund te them qe, gjithmone do mbetem nje amatore e saj dhe nje pasionante e zjarrte.....por,dhe ti nuk je prapa.Ke shume pune per te bere.Miqesisht,e jo kritike.

    Gezuar festat
    Nuk po me bje nder mend se kush e ka thene, por, diku kam lexuar se :
    Arti i vertete, fillon aty, ku fillon moskënaqësia per ate qe ke krijuar.

    Ne te vertete, poezia duhet te jete METAFORE.
    Nuk mund te them se kjo poezi juaja ishte e goditur ne Metafore, por, gjithsesi, ajo ishte dhe nga ato, qe, po ti hiqje nje presje, rrëzohej, si do te bente nje mur, po ti prishnim themelin.

    Suksese dhe nje here tjeter.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndarja e Maqedonisë do të jetë e pashmangshme
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-05-2009, 07:00
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  3. Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit
    Nga sadete71 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2006, 09:14
  4. Moore: Ndarja e Kosovës, recetë për rindezje të konflikteve
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 23:53
  5. Petersen: Ndarja e Kosovës nuk është opsion
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •