Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Seç m’u trembën të bukurat fjalë - Ndarja Poezi 2007

    Seç m’u trembën të bukurat fjalë

    Do të vijë një ditë, e fundit fjalë
    Do të hesht' në buz’ të pikëllimit
    Dhe dhimbje nuk do ndjej aspak
    Kur të hapen plagët prej thëllimit

    Do të vijë një ditë si kjo e shtunë
    dhe me vete do të marr gjithçka.
    Do të mbetemi qielli dhe unë….
    dhe ëndrra me të thyerat krahë.

    E ndjej këtë çast heshtjen e shpirtit
    Si kjo stinë që është në të ikur.
    Për çudi, mendim i ri më ndriti
    S’ish gjë tjetër veç varg i përsëritur.

    Seç m’u trembën të bukurat fjalë,
    të bukurat mendime m’u trembën.
    Jo,lavdine nuk e kerkova nepër varg,
    vetëm ty,të të bëja të pavdekshëm.

    Do të vije një ditë si kjo e shtunë,
    ku ndihem gjys’e vdekur,gjys’e gjallë
    dhe s’do të kem asgjë për të thënë
    dhe s’do kem asgjë që të humbas…
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fiori : 05-12-2007 më 11:56

  2. #2
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Shume e bukur.

  3. #3
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Dhe ate dite do te keshe thene me shume se e di qe ke thene...sot eshte e shtune...dhe une e di qe Ti ke shkruar vargje te bukura...ke thene shume...
    me nderime,
    bili99
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Pene poet/i/eje, jo llafe... Mjeshteri ne vargje dhe mendim... Kur hy ne konkursi, e lexoj si per here te pare. Suksese!

  5. #5
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Citim Postuar më parë nga Fiori Lexo Postimin
    Seç m’u trembën të bukurat fjalë

    Do të vijë një ditë, e fundit fjalë
    Do të hesht' në buz’ të pikëllimit
    Dhe dhimbje nuk do ndjej aspak
    Kur të hapen plagët prej thëllimit

    Do të vijë një ditë si kjo e shtunë
    dhe me vete do të marr gjithçka.
    Do të mbetemi qielli dhe unë….
    dhe ëndrra me të thyerat krahë.

    E ndjej këtë çast heshtjen e shpirtit
    Si kjo stinë që është në të ikur.
    Për çudi, mendim i ri më ndriti
    S’ish gjë tjetër veç varg i përsëritur.

    Seç m’u trembën të bukurat fjalë,
    të bukurat mendime m’u trembën.
    Jo,lavdine nuk e kerkova nepër varg,
    vetëm ty,të të bëja të pavdekshëm.

    Do të vije një ditë si kjo e shtunë,
    ku ndihem gjys’e vdekur,gjys’e gjallë
    dhe s’do të kem asgjë për të thënë
    dhe s’do kem asgjë që të humbas…
    Kur marre ne dore librin e Esseninit, te perkthyer mjeshterisht nga Agim Shehu, mbasi kam lexuar ndonje nga poezite e tij, qe tashme i kam stërlexuar me mijëra here, se fundmi e mbyll, dhe i hedh syte nga kopertina ku eshte fotoja e atij djaloshit bjond sy blu, Esseninit, dhe, duke menduar se tek tuk, krijoj dhe vete ndonje poezi, i flas, dhe si me inat i them: -Te morri dreqi, si nuk ke lene asnjë qerpik te poezise pa e marre, por i ke mbledhur te gjitha pjeset e saje pa lene qofte dhe qerpikun per te tjeret, e pse jo, per mua !? -

    Por, duke lexuar poezine tuaj Fiori, po mendoj se, ate "qerpikun" qe une kerkoja duke pyetur Esseninin, ndoshta e keni gjetur Ju. Ndoshta, mua thjesht nuk me ka rastisur te kaloj asaj rruge nga ku, Essenini, nuk kishte kaluar, dhe nga trupi i poezise se tij, qerpiku i kishte mbetur mangët.

    Urimet e mia me te mira per poezine.

    Respekte

    BlackEagle

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    BlackEagle,

    Krijimet tek ky nenforum (i konkursit letrar) nuk jane te miat. Une thjesht sa i kam sjelle ne forum ne menyre qe autoret te mbeten te panjohur gjate periudhes se vleresimit. Keshtu anetaret te cilet po votojne per krijimet nuk influencohen nga emri i autorit.

    Pershendetje,
    Fiori

    p.s. une dhe shigjeta si moderatore te forumit te letersise nuk kemi marre pjese ne konkurs as si shkrimtare dhe as si vleresuese.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e BlackEagle
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    500 Miles a way from home.
    Postime
    260
    Faleminderit per sqarimin.

    Desha te shtoj se, ne forum, askush nuk eshte vëllai, apo motra ime, ashtu si te gjithe jane vellezer dhe motra te mi shqiptar. Dua te them me kete se, nese ne shkrimin e mesiperm bera nje vleresim, qe per pakujdesi, mendova se ishte i juaji, te njejten gje do ta beja per kedo tjeter ketu ne forum, pra, une vleresova shkrimin se pari, poezine, dhe jo se kush e shkroi ate, pamvarësisht se, nga menyra se si shkrova, ju drejtova juve, me mendimin se, shkrimi ishte juaji.

    Gjithsesi, ju rifalenderoj, dhe per t'me korigjuar, i dergoj KOMPLIMENTET dhe URIMET e mia me te mira krijuesit te poezise se mesiperme.

    Mbasdite te kendshme per Ju Fiori, megjithëse, dhe aty pertej atlantikut, mendoj se, nata tashmë mund te kete vene putrat e saje te zeza neper rruge dhe perpiqet t'ju shmaget dritave qe leshojne neonet e vendosura me rastin e festave. Ndaj, qe te jem me i sakte, po ju uroj nje mbremje te kendshme.

  8. #8
    Moderator Maska e Pratolini
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Amatore !
    Ne artin moderen, poezia ose ka rime ose nuk ka ( pavaresisht llojit te rimes ). Rruga e ndermjetme nuk ekziston. Duket qarte qe eshte punuar shume pak me vargun.
    Dua te theksoj se poezia perben ne vetvete dicka shume te ndryshme nga proza. Po aq i rendesishem sa mesazhi qe percillet, eshte edhe emocioni qe te vjen nga ana estetike dhe e formes, me te cilin ti nuk ke punuar shume.

  9. #9
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shume e bukur.....Pergezime dhe suksese autorit!


    Respekte
    "Carpe Diem"

  10. #10
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946
    Citim Postuar më parë nga Pratolini Lexo Postimin
    Amatore !
    Ne artin moderen, poezia ose ka rime ose nuk ka ( pavaresisht llojit te rimes ). Rruga e ndermjetme nuk ekziston. Duket qarte qe eshte punuar shume pak me vargun.
    Dua te theksoj se poezia perben ne vetvete dicka shume te ndryshme nga proza. Po aq i rendesishem sa mesazhi qe percillet, eshte edhe emocioni qe te vjen nga ana estetike dhe e formes, me te cilin ti nuk ke punuar shume.
    Pratolini ktu bashkohem me ty pasi e lexova mbi 3 here por duke u bashkuar me kritiken tende thjesht dua te heq fjalen qe e ke nisur ti komentin "Amatore"
    Ne jete te nisesh dicka si Amator/e eshte nje gje e vyer sepse sot amator/e neser do te jet nje poet/e e/i mrekullueshem...

    Edi...
    Takohemi Ditën e Gjykimit

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ndarja e Maqedonisë do të jetë e pashmangshme
    Nga Faik në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-05-2009, 07:00
  2. Dalja nga ndarja e fese - Vizita e Papes fillim historik.
    Nga DYDRINAS në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-12-2006, 08:25
  3. Ndarja e fjalëve në fund të rreshtit
    Nga sadete71 në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2006, 09:14
  4. Moore: Ndarja e Kosovës, recetë për rindezje të konflikteve
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 26-04-2006, 23:53
  5. Petersen: Ndarja e Kosovës nuk është opsion
    Nga Albo në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-03-2005, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •