Azerbaixhani lidh me Europën një marrëveshje për furnizimin me gaz, duke i bërë sfidë sërish Rusisë pas fërkimeve që u krijuan për tranzitin e naftës ruse të ardhur nga Kaukazi.
Krijohet kështu një mundësi e vlefshme për Europën në ndryshimin funizuesit e çlirimin nga vartësia energjitike me Rusinë, ndërsa Azia qëndrore siguron akoma më shumë centralizim në skenën gjeopolitike në bazë të burimeve të shumta që ka në këtë periudhë tensionesh të larta në tregun e naftës.
Azerbaixhani, parashikon të fillojë t'i shes gazin Europës përmes gazsjellësit Bakou-Tbilissi-Erzerum, në një optikë bashkëpunimi me Kazakistanin e Poloninë, edhe ajo në kërkim të një rruge alternative furnizimi në pritje të inaugurimit të gazsjelësit të Balltik, që mund të kushtonte një vartësi të fuqishme e shqetësuese nga Rusia. Shteti i Kaukazit i shton dërgesat e gazit edhe për Gjeorgjinë për t'i zvogluar importimet e tija me hidrokarbure ruse: Bakou përforcon kështu një aleancë nën drejtimin e perëndimit për kontrollin e korridoreve, të naftasjellëseve e gazsjellësve që nisen nga Bakou e mbërrijnë deri në Turqi duke përshkuar Gjeorgjinë për të shkuar drejt Europës. Si provë e kësaj, mjafton të merrët në konsideratë plani energjitik italian, që po fillon organizimin e një Burse gazi që do ketë në projekt ‘Igi’ për Greqinë-Azerbaixhanin, e ‘Golsi’ me Algjerinë nëpërmjet Sardenjës do ketë burime mjaft të rëndësishme, përveç atyre kryesore që vijnë me tuba si nga Mesdheu ashtu dhe nga Rusia. Duke nxjerrë naftë nga Deti Kaspik, gazsjellësi BTC (Bakou-Tbilissi-Ceyhan) i bie përqark Rusisë e mund t'a dorëzojë naftën bruto Turqisë, dhe ky ka premisa të bëhet një kanal i privilegjuar për hidrokarburet tani që raportet me Gazprom janë ndërprerë, e parashikohet ndërtimi i një gazsjellësi nëndetar në Detin Kaspik që do transportojë sasi gjigande gazi të Turkmenistanit e të Uzbegistanit. Në këtë mënyrë pjesë të naftës së Azisë Qëndrore do përfundonte nën kontrollin Amerikan, duke konsideruar prezencën e tij në Afganistan e Irak, duke zbatuar një politikë konkurrence strategjike ndaj Rusisë, mjaft e pamëshirshme pasi shtyhet gjithnjë e më afër kufinjve territoriale ruse.
Ky aspekt nuk është për t'u nënvlerësuar, sidomos duke konsideruar krizën e që po zhvillohet në Gji, duke qënë se Azerbaixhani përfaqëson një vend gjeografikisht afër Iranit, por politikisht armiqësor. Relatat mes Bakou e Tehran janë gjithnjë më të vështira e delikate, si shkak i mosmarrëveshjeve mbi burimet e naftës të Kaspikut e të egzistencës së një pakice Azerbaixhane në Iran. Për më tepër, gazsjellësi Iran-Armeni kontrollohet sot nga Rusia, e në fakt në bazë të një marrëveshje të mbyllur mes Armenisë e Rusisë Gazpromi do ketë kontrollin mbi burimet armeno-iraniane që do mundësojnë përforcimin e dërgesave të gazit iranian drejt Gjeorgjisë. Përforcimi i relatave mes Armenisë e Iranit do lejojë mbylljen e një kanali transporti e nxjerrje gazi nën kontrollin e Rusisë, që pastaj do mund t'i japë drejtimin përmes Greqisë e Ballkanit për t'a sjellë në Europë.
Manovrat e Shteteve të Bashkuara e të Europës për të përfituar kontrollin mbi naftën e Azisë Qëndrore janë mjaft efikase, e duhen interpretuar duke konsideruar edhe krizën që po përfshin Anglinë e Iranin, përveç çështjen e pavarësisë së Kosovës. Me ç'duket Europa po ndërton një rrjet furnizimi alternativ duke përdorur burimet e aleancës atlantike, në këmbim të së cilës ka marrë një pozicion të vendosur e të qëndrueshëm mbi përgjegjësinë e Iranit, pa humbur relatat tregtare të firmave me rusët. S'duhet harruar se koncerni EADS, tek i cili merr pjesë Alitalia, ka vendosur të marrë më shumë kapitale ruse për t'a përhapur edhe drejt Rusisë kërkimet e industrinë për prodhimin e aeroplanëve e anijeve kozmike. Oferta e gazit Azerbaixhan për tregun europian, synimi për vënien në vijë të naftës së Turkmenistanit e të Uzbekistanit përmes BTC e pra nëpërmjet Turqisë e pastaj Kosovës, e së fundmi kërcënimet ushtarake ndaj Iranit i përgjigjen që të gjithë me qëllimin e vetëm, atë të rrethimit të Rusisë e t'a detyrojnë gjithnjë e më shumë të prapësohet gjithnjë e më shumë brenda kufinjve të saj. Kështu është në lëvizje një strategji për mbylljen e Rusisë, në mënyrë që të sabotohet projekti i Opec -it të gazit e i Bursës së naftës së San. Pjetersburgut.
Krijoni Kontakt