Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684

    E-justice dhe biometria në të ardhmen e Europës

    Prezantohet para Komisionit Europian plani për realizimin e projektit te "e-justice", apo të "drejtësisë informatike" në shkallë evropiane, i dalluar si parësore në Presidencën portugeze. Ministri portugez i Drejtësisë Alberto Costa, ka ilustruar në fakt, mes objektivave të homogjenizimit juridik, redaktimin e legjislacionit europian në lëndën e të drejtës familjare dhe të përgjegjësisë civile, si dhe ligjit për lehtësimin e burokracisë për firmat, dhe të ndërmjetësimit në lëndën civile dhe atë tregtare

    Projekti i e-Justice është një nga të parat Projekte të Integruara, që, duke përfshjnë aparatin administrativo-burokratik si dhe atë informatik dhe të intelligence, i cili krijon një data base informacionesh juridike e personale e cila do revolucionojë krejtësisht jetën tonë. Pas vitesh përgatitje, ka mbërritur sot në fazën e tij finale të zbatimit, duke u prezantuar si një sistem i nevojshëm për përvijimin e individëve për të garantuar sigurinë e shoqërisë civile. Tani janë qeveritë e Shteteve më vete që vihen në lëvizje, të cilët do kenë barrën për t'i nxitur qytetarët e tyre t'a pranojnë idenë e të përfshirit në një arkiv shumëkombësh dhe të pësojnë një dhunim të vazhdueshëm të privacy-s nën vëzhgimin e një "supertruri" që kontrollon çdolloj lëvizjeje apo transaksioni. Për të tillë arsye, sot s'ka rëndësi se kush është politikani apo partia në Pushtet, duke qënë se është bërë parësore rëndësia e realizimit të këtij projekti i lindur si "lufta ndaj terrorizmit".
    Kështu është vendosur të familjarizohet me teknologjitë e sigurisë (vëzhgimi me video, pasaporta apo dokumenti elektronik, zbërthimi i të dhënave biometrike), duke shpjeguar se këto, dhe në veçanti ato të biometrisë, paraqesin një kërcënim të privacy-s për qytetarët pasi përdoren brenda objektivave e orientimeve mjaft të sakta. Përsa i përket teknologjive në fjalë, e-justice do vëjë në përdorim sistemet e vërtetimit elektronik "biometria shumëanëshme", në gjëndje të kryejë një lexim të karakteristikave fizike dhe t'i përkthejë në të dhëna elektronike (iridës, gjurmëve, fizionomisë), me integrimin e sistemeve të sigurisë me mekanizma të njohjes elektronike dhe të firmës dixhitale. Përkrah tij do jetë gjithashtu realizimi i një database prej udhëzimesh, ligjesh e proçedurash ligjore që mundësojnë shpjegimin në mënyrë juridike europiane për një varietet të gjërë utentësh, që transformohen nga qytetarë të thjeshtë në profesionistë që përdorin, me sistemet e self-service, mekanizmat juridike, kujtimet, paraqitjen dhe tërheqjen e dokumentacionit. E-justice, e kooodinuar me sistemin e SIS II, bëhet kështu një instrument me të cilin mund të aplikohen proçedura të ndryshme mjaft komplekse si ato të Eurojust, apo për shpalljen e mandatit të arrestit europian, dhe të Bundeskanzleramt ( Kancelaria austriake dhe sistemet e RIS), monitorimi dhe kontrolli i vazhdueshëm i ligjeve dhe rregulloreve të miratuara, dhe sërish të Europol FEDICT.


    Simulim i sistemit gjerman te e-justice http://rechtsinformatik.jura.uni-sb....tice/lexecute/


    Sistemet e identifikimit biometrik janë aktualisht të gatshme për përdorim në të gjitha efektet. Banka e të dhënave biometrike e BE vazhdon të garantojë një administrim efikas të regjimit të përbashkët europian të azilit, për shembull, në sistemin e EURODAC , instrumenti biometrik i Bashkimit europian që ndihmon për të vendosur se cili Shtet pjesëtar është kompetent për egzaminimin e një kërkese azili, duke u bërë kështu një mjet frikësues ndaj shkeljeve. Banka e të dhënave për gjurmët dixhilate aplikohet në administrimin e kërkesave për strehim (azil) kontribuon në fakt në vendosjen se cili Shtet anëtar duhet të egzaminojë përmes ballafaqimit mes gjumëve dixhitale të kërkuesve për azil dhe emigrantave ilegal. Në 2006, EURODAC ka përpunuar 165.958 seri gjurmësh dixhitale të kërkuesve për azil, 41.312 seri gjurmësg dixhitale të personave që kishin kaluar kufinjt në mënyrë të paligjshme dhe 63.341 seri gjurmësh dixhitale të personave të arrestuar pasi ishin në pozitë të parregullt në territorin e një Shteti anëtar.

    Nga 15 janari i 2003 gjumët dixhitale të çdo personi me moshë mbi 14 vjeç që kërkon azil në Bashkimin evropian, në Islandë apo Norvegji, vendosen në një bankë të dhënash të quajtur EURODAC. Është i pari sistem i përbashkët i automatizuar për identifikimin e gjurmëve dixhitale (AFIS) e Bashkimit europian.
    Komisioni europian mbarështron sistemin për llogari të Shteteve pjesëmarrëse, si prototip i projekte të përbashkëta në të ardhshme, si sistemi i informacionit Schengen i gjeneratës së dytë dhe sistemi i ardhshëm europian për identifikimin e vizave.
    Në rrethin e sistemit EURODAC, Shtetet pjesëmarrëse duhet të përkujdesen pa mëdyshje në marrjen e gjurmëve dixhitale të çdo kërkuesi për azil me moshë mbi 14 vjeç. Gjurmët e marra krahasohen me ato të transmetuara nga Shtetet e tjera pjesëmarrëse dhe memorizohen në bankën e të dhënave qëndrore. Banka e të dhënave bazohet vetëm tek krahasimi biometrik, që është më i sigurti dhe më i sakti ndërmjet metodave të disponueshme për identifikimin. Çdo Shtet pjesëmarrës merr masa përderisa garanti kombëtar i mbrojtjes së të dhënave ushtron kontroll të pavarur mbi legjitimitetin e trajtimit të të dhënave.
    EURODAC konsiston në një njësi qëndrore me vendosje pranë Komisionit, e pajisur me një bankë të dhënash qëndrore të kompiuterizuar e totalisht e automatizuar për krahasimin e gjurmëve dixhitale, dhe në një sistem transmetimi elektronik të të dhënave mes çdo Shteti pjesmarrës e njësisë qëndrore.

    Për të kontrolluar të dhënat biometrike është krijuar Qëndra e Biometrisë europiane (CoE) në zemrën e Bashkimit të Europës, në Bruksel, që kryen zyrtarisht punën e qëndrës së analizave dhe të intelligence për centralet hetimore dhe policisë. Kështu e-justice ka si qëllim dhënien e informatave si qytetarëve të kuptuar si utentë, ashtu dhe organeve të drejtësisë për secilin Shtet duke qënë se bëhet database zyrtare për dhënien e mandatit të arrestit europian, për asistencën juridike internacionale, për kontrollet e lëvizjeve në kufi, për vizat, pa harruar kartat elektronike të identitetit dhe skedat multifunksionale "inteligjente". qëndra e Biometrisë përmban brenda vetes funksione të ndryshme përbëjnë tërësinë e sistemit të identitetit biometrik, para të gjithëve proçeset RAPIDS ( Rregjistrimi dhe Rrugëzgjidhjet për Identifikimin Ligjor) që përkthehen në aktivitetet e Rregjistrimit dhe lëshimin e kartave të identitetit biometrik (me gjurmë dixhitale, njohja e fytyrës, zbërthimi i iridës dhe firma elektronike, si dhe paraqitja e të dhënave me black-liste). Pranë krijimit të database, ndodhen edhe aktivitetit e kontrollit dhe të verifikimit të karakteristikave biometrike, me sisteme rrokëzimi elektronik të të dhënave vetjake dhe krahasim të menjëhershëm, në kohën reale të database. Këto sisteme do të aplikohen edhe nga të ashtuquajturit Kiosk SafePass, ose qëndra të kontrollit të doganave me sisteme leximi për dokumentat dhe të dhënat biometrike me qëllim thjeshtëzimin e proçedurave doganale. Qëndra biometrike propozon me tej teknologji 3D për njohjen e fytyrës, me aplikime të vlefshme edhe në sektorët administrative e financiarë, sisteme për grumbullimin e të dhënave biometrike në një skedë elektronike apo ndërfytyra USB, teknologji eJustice Biometrike Bi-botërore që mundësojnë nxjerrjen e të dhënave biometrike të personit në veçanti pa futur të dhënat në rrjet, pra pa pasur nevojë t'i drejtohen databazës qëndrore.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga land : 04-12-2007 më 16:07

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Sistemet për ravijëzimin e të dhënave biometrike janë, momentalisht, të gatshme për t'u instaluar brënda Komunitetit Evropian, dhe do kenë një aplikim të parë në proçeset e kontrollit doganor dhe ato të lëshimit të vizave në mënyrë që të vëjnë në kalibrim tërë sistemin pikërisht duke filluar me monitorimin e emigracionit dhe të lëvizjeve nëpër kufinj. Në fakt, janë të shumta presionet që ushtrohen nga ana e Institucioneve Europiane mbi Shtetet anëtare dhe mbi potencialin hyrës, me synim rregullimin e emigracionit dhe rregjistrimit të të gjithë emigrantave klandestinë që kalojnë në territor apo që drejtohen drejt Europës. Kjo është një ndër shtyllat bazë në marrëveshjet bilaterale të ratifikuara nga BE me Vendet Ballkanike, të cilët kanë kështu si barrë të parë rregjistrimin elektronik të popullsisë që emigron dhe që lëshon vendin në mënyrë ilegale. Në këtë rast, emigracioni klandestin bëhen një terren studimi e kalibrimi për sistemin e ravijëzimit të të gjithë popullsisë europiane. Gjithashtu, duke konsideruar se shpesh janë vetë ambasadat e Institucionet ato që ushqejnë këtë "trafik të paligjshëm personash" pa bërë kontrollet e duhura, emigrimi klandestin mund të konsiderohet si një korridor i krijuar nga vetë Shtetet për të mbajtur gjallë një sistem ekonomik e industrial të bazuar mbi shfrytëzimin dhe punën në të "zezë".

    Politikat e rregullimit të emigracionit bëhen kështu një instrument për të zhdoganuar përvijimin biometrik, për t'a shtrirë pak nga pak në të gjithë popullsinë evropiane. Irania e fatit, terrorizmi është bërë një armë në duart e Shtetit pasi me të fillojnë e mbarojnë shumë nga teknologjitë që do ndryshojnë apo "zhvillojnë" shoqërinë tonë civile. Kështu lind monopoli i shoqërisë së informatikës dhe i qëndrave të kërkimeve private, shpesh të sponsorizuara nga fondacionet bankare, të cilat do kene monopolin e administrimit të bankave gjigande të të dhënave prej informacionesh sensibël. Këtu shteti përfaqëson një konçensioner të thjeshtë të një shërbimi publik, por pushteti mbi database është i përmbyllur i gjithi në duart e privatëve, që do jenë kështu kontrollorët e të kontrolluarit e një sistemi kompleks: nëse Shteti nuk do ketë fuqinë për t'a administruar, kush vallë do i kontrollojë moskryerjen e detyrave apo shpërdorime në trajtimin e të dhënave? Duket qartë se është një krim i padukshëm, pasi tashmë ndodhet jashtë aftësisë së kontrollit të Shtetit. Pra parashtrojnë risi mahnitëse, kur në realitet e gjitha kjo do i japë zanfillë piramidës së informatikës, duke na hedhur me katapult në një erë të re, që do jetë lidhja e çnjerëzimit, e kibernetikës dhe e elektronikës, në të cilën bota e punës mund të arrihet vetëm nëse di të përdorësh një software. Kështu sot politikanët dhe Parlamenti nënshkruajnë akte të papërgjeshme, sepse monopolizojnë, ditë pas dite, tregjet e informacionit, jo duke krijuar një rrjet por një monopol, një sektarizëm brenda sistemeve elektronike që manipulojnë qytetarët nëpërmjet forumeve. Ka një administrim të padukshëm, ku zyrat e E-bay, të Google apo të Skype janë prototipet e Institucioneve të së ardhmes: nuk do egzistojnë më vende fizike por do jenë kompiuterat ato që do ruajnë drejtësinë tonë, informacionet e transaksioneve tona informatike, dhe ne nuk do jemi qytetarë por utentë me një kod identifikimi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

Tema të Ngjashme

  1. Bler, e ardhmja e Europes dhe globalizmi
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2005, 14:39
  2. Rëne van der Linden: Rekomandimet tona për qeverinë Berisha
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-10-2005, 14:32
  3. Edi Rama, premton për të ardhmen?
    Nga tani_26 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 20-10-2005, 20:08
  4. Taulant Çerepi, kampion i Europës
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 01-08-2004, 10:09
  5. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-01-2003, 11:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •