HIXHABI PËR MUA ËSHTË MË TEPËR SE PËLHURË - ËSHTË PERSONALITETI IM
Para se të largohem nga shtëpia ime, çdo mëngjes kur nisem për në punë, i lidhi flokët e mia me një copë pëlhurë, duke mbuluar çdo pjesë prej ballit deri në qafë. Ajo copë e veshjes për mua është më tepër se pëlhurë - është personaliteti im. Unë jam britaneze muslimane, ndërsa para dy vitesh vendosa që të mbaj hixhabin. Sikur edhe mijëra muslimaneve nëpër botë - hixhabi është bërë pjesë e imja, e mbaj me krenari dhe bindje.
Vendosa të mbulohem me hixhab pas udhëtimit tim personal përmes të mësuarit të fesë sime, Islamit.
Ai udhëtim imi personal ka filluar një vit para sulmit në Qendrën Botërore Tregtare në Nju-Jork, por kërkimi im për dituri edhe më shumë është shtuar pas 11 shtatorit, kur bashkësia islame në botë dhe Britani të Madhe filloi të jetë nën presion të vëzhgimit intensiv nga ana e politikanëve dhe mediumeve.
Solidariteti
Kjo filloi atëherë kur vendosa që tek unë të shihet se jam muslimane. Dëshiroja që njerëzit të cilët kalojnë pranë meje në rrugë të vërejnë se jam muslimane dhe se jam krenare për besimin, guximin dhe kulturën time.
Në shumë mënyra në mbajtjen e hixhabit kam gjetur aktin e solidaritetit me të gjitha muslimanet në tërë rruzullin tokësor. Ja, unë jam muslimane e shkolluar nga Perëndimi, por prap, edhe krahas tërë kësaj, nuk mund të paramendoj se si është të jeshë irakiane, palestineze apo grua nga Somalia. Megjithatë, ne ndajmë identitetin e njëjtë përmes Islamit dhe përmes mbajtjes së hixhabit. Kam gjetur fuqi të plotë personale në mbajtjen e hixhabit.
Gruaja dhe Islami: pyetni ekspertët
Pas 11 shtatorit erdhi deri te rritja e numrit të grave, praktikisht grave të reja, të cilat janë mbuluar me hixhab. Dhe si më thonë disa prej tyre, deri te kjo kanë ardhur sipas zgjedhjes së tyre.
Duke u shëtitur rrugëve kryesore në Britani të Madhe keni mundësi të takoni mjaft muslimane të reja të mbuluara me hixhab. Këtë e vërej edhe gjatë shkuarjes sime për në punë, kur hetoj shumë motra muslimane me shamitë e tyre të vendosura në kokë.
Fuqi të madhe kam gjetur duke mbajtur hixhabin (shaminë) dhe tani sa i përket flokëve, çdo ditë është e mirë, aq sa jam e interesuar.
Kur të takohem me ndonjë muslimane në rrugë, ne buzëqeshemi njëra me tjetrën. Nganjëherë edhe vetëm bëjmë me shenjë me kokë, e shpesh edhe këmbejmë përshëndetjen: Esselamu Alejkum! - Alejkumusselam!
Reagimet
Kam hetuar se reagimi më i fuqishëm për mbajtjen e hixhabit nga ana ime është atëherë kur jam jashtë Britanisë së Madhe.
Jomoti isha në Kajro, ku pata caktuar një takim me një mikeshë të një shoqeje timen.
E thirra në celular dhe u morëm vesh që të takohemi para oborrit të hotelit ku qëndronim.
Kur u ofrova ta përshëndes, ajo u shtang nga habia.
Reagimi i saj m’u duk i çuditshëm, pavarësisht se kisha dëgjuar se ekzistojnë probleme të mëdha në shtetet muslimane. Më vonë, derisa pinim kafe, ajo mori guximin të më pyesë përse jam e mbuluar me hixhab.
Mendova se sa është kjo qesharake: një muslimane egjiptiane, e cila jeton në botën arabe, pyet një muslimane të lindur në Perëndim se përse e mban hixhabin.
Kur ia sqarova arsyet e mia, filloi të veprojë më lirshëm dhe atëherë e nxori kutinë e vet të cigareve nga çanta dhe nisi të tregojë për pikëpamjet e saj rreth hixhabit, si diçka të demoduar dhe se ajo si një udhëheqëse e lajmeve televizive nuk mund t’ia lejojë vetes një gjë të tillë.
Vrojtimet
Me të vërtetë mendoj se Perëndimi është tepër i preokupuar duke iu frikësuar hixhabit. Pranoj se ekzistojnë probleme të mëdha në vendet muslimane nga aspekti i barazisë dhe të drejtave të grave. Por gratë ballafaqohen me probleme që kanë të bëjnë me gjininë e tyre në tërë botën, dallimi është vetëm në nivelet e atyre problemeve. Përbrenda Islamit ekzistojnë adaptime të bollshme - mënyra se si muslimanja vishet dallohet prej shteti në shtet, gjithashtu edhe mënyra e mbajtjes së hixhabit është e ndryshme.
Islami tejkalon të gjithë kufijtë e shteteve, kontinenteve, kulturave, gjuhëve dhe bindjeve.
Përmes Islamit ndjehem më e lartësuar, jam e orientuar me bukurinë, modestinë e mbajtjes së hixhabit dhe kahjes që i është dhënë jetës time.
Shaista Aziz
Londër
Krijoni Kontakt