Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197
    HIXHABI PËR MUA ËSHTË MË TEPËR SE PËLHURË - ËSHTË PERSONALITETI IM


    Para se të largohem nga shtëpia ime, çdo mëngjes kur nisem për në punë, i lidhi flokët e mia me një copë pëlhurë, duke mbuluar çdo pjesë prej ballit deri në qafë. Ajo copë e veshjes për mua është më tepër se pëlhurë - është personaliteti im. Unë jam britaneze muslimane, ndërsa para dy vitesh vendosa që të mbaj hixhabin. Sikur edhe mijëra muslimaneve nëpër botë - hixhabi është bërë pjesë e imja, e mbaj me krenari dhe bindje.
    Vendosa të mbulohem me hixhab pas udhëtimit tim personal përmes të mësuarit të fesë sime, Islamit.
    Ai udhëtim imi personal ka filluar një vit para sulmit në Qendrën Botërore Tregtare në Nju-Jork, por kërkimi im për dituri edhe më shumë është shtuar pas 11 shtatorit, kur bashkësia islame në botë dhe Britani të Madhe filloi të jetë nën presion të vëzhgimit intensiv nga ana e politikanëve dhe mediumeve.

    Solidariteti
    Kjo filloi atëherë kur vendosa që tek unë të shihet se jam muslimane. Dëshiroja që njerëzit të cilët kalojnë pranë meje në rrugë të vërejnë se jam muslimane dhe se jam krenare për besimin, guximin dhe kulturën time.
    Në shumë mënyra në mbajtjen e hixhabit kam gjetur aktin e solidaritetit me të gjitha muslimanet në tërë rruzullin tokësor. Ja, unë jam muslimane e shkolluar nga Perëndimi, por prap, edhe krahas tërë kësaj, nuk mund të paramendoj se si është të jeshë irakiane, palestineze apo grua nga Somalia. Megjithatë, ne ndajmë identitetin e njëjtë përmes Islamit dhe përmes mbajtjes së hixhabit. Kam gjetur fuqi të plotë personale në mbajtjen e hixhabit.

    Gruaja dhe Islami: pyetni ekspertët
    Pas 11 shtatorit erdhi deri te rritja e numrit të grave, praktikisht grave të reja, të cilat janë mbuluar me hixhab. Dhe si më thonë disa prej tyre, deri te kjo kanë ardhur sipas zgjedhjes së tyre.
    Duke u shëtitur rrugëve kryesore në Britani të Madhe keni mundësi të takoni mjaft muslimane të reja të mbuluara me hixhab. Këtë e vërej edhe gjatë shkuarjes sime për në punë, kur hetoj shumë motra muslimane me shamitë e tyre të vendosura në kokë.
    Fuqi të madhe kam gjetur duke mbajtur hixhabin (shaminë) dhe tani sa i përket flokëve, çdo ditë është e mirë, aq sa jam e interesuar.
    Kur të takohem me ndonjë muslimane në rrugë, ne buzëqeshemi njëra me tjetrën. Nganjëherë edhe vetëm bëjmë me shenjë me kokë, e shpesh edhe këmbejmë përshëndetjen: Esselamu Alejkum! - Alejkumusselam!

    Reagimet
    Kam hetuar se reagimi më i fuqishëm për mbajtjen e hixhabit nga ana ime është atëherë kur jam jashtë Britanisë së Madhe.
    Jomoti isha në Kajro, ku pata caktuar një takim me një mikeshë të një shoqeje timen.
    E thirra në celular dhe u morëm vesh që të takohemi para oborrit të hotelit ku qëndronim.
    Kur u ofrova ta përshëndes, ajo u shtang nga habia.
    Reagimi i saj m’u duk i çuditshëm, pavarësisht se kisha dëgjuar se ekzistojnë probleme të mëdha në shtetet muslimane. Më vonë, derisa pinim kafe, ajo mori guximin të më pyesë përse jam e mbuluar me hixhab.
    Mendova se sa është kjo qesharake: një muslimane egjiptiane, e cila jeton në botën arabe, pyet një muslimane të lindur në Perëndim se përse e mban hixhabin.
    Kur ia sqarova arsyet e mia, filloi të veprojë më lirshëm dhe atëherë e nxori kutinë e vet të cigareve nga çanta dhe nisi të tregojë për pikëpamjet e saj rreth hixhabit, si diçka të demoduar dhe se ajo si një udhëheqëse e lajmeve televizive nuk mund t’ia lejojë vetes një gjë të tillë.

    Vrojtimet
    Me të vërtetë mendoj se Perëndimi është tepër i preokupuar duke iu frikësuar hixhabit. Pranoj se ekzistojnë probleme të mëdha në vendet muslimane nga aspekti i barazisë dhe të drejtave të grave. Por gratë ballafaqohen me probleme që kanë të bëjnë me gjininë e tyre në tërë botën, dallimi është vetëm në nivelet e atyre problemeve. Përbrenda Islamit ekzistojnë adaptime të bollshme - mënyra se si muslimanja vishet dallohet prej shteti në shtet, gjithashtu edhe mënyra e mbajtjes së hixhabit është e ndryshme.
    Islami tejkalon të gjithë kufijtë e shteteve, kontinenteve, kulturave, gjuhëve dhe bindjeve.
    Përmes Islamit ndjehem më e lartësuar, jam e orientuar me bukurinë, modestinë e mbajtjes së hixhabit dhe kahjes që i është dhënë jetës time.

    Shaista Aziz
    Londër

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Si E Pranoi Islamin Prifti Katolik

    Ndoshta dikujt ky rrëfim i duket i pabesueshëm, por është i vërtetë. Kjo ndodhi në vitin 1996. Rrëfen Abdulaziz Ahmed Serhan, drejtor i Institutit për mësues në Mekke. Ai thotë: “U takuam në zyrën e Organizatës Botërore Islame “Rabita” (Në Afrikën e Jugut). Ishte njeri modest, me shikim të butë dhe sjellje të qetë. E pyeta: “Vëlla Sejli, mund të na rrëfesh tregimin tënd për pranimin e Islamit?” Sejli u përgjigj: “Gjith*sesi, me kënaqësi”. Pastaj vazhdoi: “Isha prift aktiv, i shërbeva kishës mе angazhim të plotë, madje isha prej misionarëve më emi*nentë krishterë në Afrikën e Jugut. Për shkak të përpjekjeve të mia dhe suksesit të lartë, Vatikani më zgjodhi që të më ofrojë mbë*shtetje materiale për rolin tim në krishte*rizim. Në atë mënyrë, i ndihmuar nga Vati*kani, shfrytëzova të gjitha potencialet e mun*dshme që të realizojë qëllimin tim. Fillova të shetis nëpër të gjitha provincat, institucionet, shkollat, spitalet dhe t’u jap mbështetje materiale dhe kontribute bamirëse për ekzis*timin dhe funksionimin e tyre. Tërë kjo me qëllim të vetëm që të hyjnë në krishte*rizëm. Gjithashtu edhe perso*nalisht u pasu*rova, kisha shtëpi të bukur, veturë, pagë të majme dhe vend të posaçëm në rrethin klerik. Një ditë shkova në qendrën tregtare të blejë dhurata. Dhe atje ndodhi befasia!! Atje takova një njeri i cili mbante një kapelë në kokë, kurse unë mbaja veshje të bardhë prifti për t’u dalluar nga të tjerët. Duke bërë tregti, kuptova se ai është musliman. Pasi që bleva atë që desha, tregtari musliman më pyeti: “Ju jeni prift, apo jo?” Thashë: “Po”. “Cili është Zoti yt?”, më pyeti. I thashë: “Mesihu (Jezusi) është zoti im”. Tregtari ma ktheu: “Do të të kisha lutur që të më sjellish një citat nga Bibla ku Jezusi personalisht thotë: Unë jam Zot, apo unë jam biri i Zotit. Më adhuroni mua!”
    Këto fjalë më erdhën në kokë si bubullima nga qielli. Nuk munda t’i përgjigjem. U mundova që të përkujtohem në të gjitha librat krishtere që të gjej përgjigjen e vërtetë dhe nuk e gjeta! Nuk ekzistonte citat për një gjë të tillë. Ndjeva ngushtim dhe barrë në gjoks. Si është e mundur që të kem lëshuar një çështje aq të madhe dhe të rëndësishme! Prej këtu fillova të hulumtoj, por prapëseprapë pa sukses, pasi që në thelb nuk ekzistonte citat i tillë. Shkova deri te kuvendi kishtar dhe kërkova që të tubohen të gjithë anëtarët, në çka edhe u pajtuan. I lajmërova për atë që më interesonte. Ata u habitën dhe filluan të më sulmojnë. “Të ka magjepsur një musliman! Ai don të të mashtrojë për të hyrë në Islam”, më thanë. U thashë atyre: “Atëherë përgjigjuni!?” Dhe askush nuk mu përgjigj.
    Të dielën, kur duhej të mbahet fjalim dhe ligjëratë në kishë, u ndala që të mbaj ligjëratën, por u stepita pa mundur të flasë asnjë fjalë. U tërhoqa dhe e luta shokun tim që të më zëvendësojë. U drejtova për në shtëpi i tëri i tmerruar, i humbur dhe shumë i pikëlluar. Por kujt t’i lutem? Gjatë lutjes thashë: “O Zot, Krijuesi im, të gjitha dyert i kam të mbyllura përveç derës Tënde. Mos më pengo që ta kuptoj të vërtetën. Mos më le në mëdyshje, më udhëzo në të vërtetën?” Pastaj fjeta. Në gjumë pashë një ëndërr se si jam vetëm në një sallë të madhe. Në mes të kësaj hapësire u paraqit një njeri, atë nuk mund ta shihja nga drita e cila rrezatonte nga ai. Mendova mos është Zoti, të cilit iu drejtova. Por pastaj kuptova se është njeri i ndritshëm, i cili më thirri: “O Ibrahim!” U solla përreth që të shoh se kush është ai Ibrahimi! Nuk pashë askë. Njeriu përsëri më tha: “Ti je Ibrahimi… emri yt është Ibrahim… A nuk kërkoje prej Zotit që ta kuptosh të vërtetën”. Thashë: “Po”. Tha: “Shiko nga ana e djathtë”. Shikova dhe pashë një grup njerëzish si mbajnë valixhe në supe dhe kanë tesha të bardha dhe çallmë të bardhë në kokë. “Ndjeki ata nëse dëshiron ta kuptosh të vërtetën!” U zgjova dhe ndjeva gëzim të madh, por prap nuk isha mjaft i qetë: Ku do ta gjej atë grup të cilin e pashë në ëndërr?
    Kështu fillova ta kërkoj grupin sipas cilësive që i pashë në ëndërr. Kuptova se krejt kjo ishte përcaktim i All-llahut. Mora pushimin dhe fillova një udhëtim të gjatë. Arrita në Johanesburg dhe shkova në zyrën e muslimanëve të Afrikës. Në atë ndërtesë e pyeta punëtorin në sallën e pranimit për atë grup. Ku është vendi ku luteni? Me dorë ma tregoi xhaminë e afërt… Kur arrita në derë, u befasova. Në derë qëndronte një njeri me tesha të bardha dhe në kokë mbante një çallmë. U gëzova, sepse ishte njëri prej atij grupi të cilin e pashë në ëndërr. Njeriu papritmas më tha: “Mirëserdhe o Ibrahim!” U habita prej këtyre fjalëve! Njeriu ma dinte emrin ende pa iu prezentuar. Më tha: “Të pashë në ëndërr se si na kërkon neve, don ta kuptosh të vërtetën. E vërteta është në Islamin”. I thashë: “Po, e gjurmoj të vërtetën, më udhëzoi njeriu me dritë të cilin e pashë në ëndërr. A mund të më tregosh kush ishte ai njeri të cilin e pashë në ëndërr”. Njeriu tha: “Ai ishte pejgamberi ynë, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]!!” Nuk munda të besoj se ç’po ndodhë me mua, nxitova dhe e përqafova duke i thënë: “A ishte me të vërtetë ai Pejgamberi juaj?” Tha: “Po”. Filloi të më urojë për udhëzimin e All-llahut. Pastaj kur erdhi koha e namazit të drekës, u ula në në një skaj të xhamisë. Ata filluan të falen dhe përafërsisht të gjithë kishin veshje të njëjtë, dhe binin në sexhde me kokë. Thashë: “Kjo është feja e vërtetë, sepse lexova se të gjithë të dërguarit e Zotit i kanë vënë ballët e tyre në tokë duke iu lutur Zotit”. Pas namazit u qetësova. Pastaj e publikova pranimin e Islamit me deklarimin e shehadetit. Mbeta me ta që ta studjoj Islamin dhe pastaj fillova të shetisim bashkë me ta që të thërras në Islam. I mësova dispozitat islame: namazin, zekatin, haxhxhin, agjërimin, etj. Pas disa muajsh u ktheva në qytetin tim. Kur më panë shokët, miqtë, kolegët, familja ime me veshje islame, më refuzuan. Gjithashtu edhe kuvendi kishtar më thirri dhe tentoi të më bindë, por megjithatë unë fillova që ata t’i thërrasë në Islam. Ata filluan të më ofrojnë pozitë, të holla dhe mjete. Më thanë se Vatikani më thërret që të qëndroj gjashtë muaj atje dhe të më blejë shtëpi dhe veshmbathje të re. Tërë këtë e refuzova dhe u thashë: “Vallë, pasi që më udhëzoi Zoti, ta pranoj të kotën. Betohem në All-llahun, këtë asnjëherë nuk do ta pranoj”. Prap i këshillova edhe dy priftërinj që të pranojnë Islamin.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Prej Prifti E Deri Në Thirrës

    Abdullah Muhammed Faruk

    Si fëmijë i vogël jam edukuar me frikë të thellë ndaj Zotit. Që atëherë kisha u bë pjesë e jetës sime; pjesërisht jam edukuar nga gjyshja ime, e cila ishte fundamentaliste protestante. Qysh në moshën gjashtëvjeçare i kam njohur të gjitha dhuntitë të cilat do të më presin në Xhennet nëse bëhem fëmijë i mirë, dhe dënimet në Xhehennem të cilat i pritnin fëmijët e padëgjueshëm. Gjyshja ime më mësonte se të gjithë gënjeshtarët do të shkojnë në zjarrin e Xhehennemit ku përgjithmonë do të digjen.
    Nëna ime punonte dy punë. Me vetë këtë nuk ka pasur shumë kohë për ne, por gjithmonë na ka përkujtuar për atë çka më ka mësuar gjyshja ime. Vëllai im më i vogël dhe motra më e vjetër nuk i merrnin me seriozitet fjalët që kishin të bëjnë me ahiretin, ashtu siç ishte rasti me mua. Më kujtohet se kur shihja hënën e plotë, e cila kishte ngjyrë të kuqe, filloja të qajë, sepse kjo është një prej shenjave të Ditës së Gjykimit, që hëna do të jetë e kuqe si gjaku.
    Si tetëvjeçar kisha një frikë të thellë prej atyre shenjave të Ditës së Gjykimit, saqë shihja ëndrra të këqija. Shtëpia jonë ishte pranë rrugës nëpër të cilën kalonin kamionë. As stacioni hekurudhor nuk ishte aq larg. Më kujtohet se zhurma dhe sirena e lokomotivave shpesh më zgjonin, andaj shpesh mendoja se tani më kam vdekur dhe se sërish jam ringjallur, pasi që të jetë fryrë në buri.
    Këto mësime janë skalitur në kokën time, me kombinimin e mësimeve gojore dhe leximin e librave biblikë.
    Çdo të diele shkonim në kishë, të veshur me rrobat tona më të bukura. Gjyshi ynë na çonte me makinë deri te kisha. Në kishë gjithmonë qëndronim gjatë, arrinim rreth orës 11 paradite kurse në shtëpi shkonim rreth orës 3 pasdite. Më kujtohet se ngandonjëherë nga lodhja më zinte në gjumë në krah të gjyshes. Gjyshi im nuk shkonte në kishë, ai ishte pjesërisht i palëvizshëm nga infarkti të cilin e kishte përjetuar. Kjo periudhë kohore ishte prej më të rëndësishmeve në zhvillimin tim.


    Kthimi në krishterizëm

    Fakti se nuk duhej shkuar në kishë për mua paraqiste lehtësim, por kohë pas kohe ndjeja nevojë për të shkuar atje. Si 16 vjeçar fillova të shkoj në kishë, në të cilën babai i shokut tim ishte prift. Kjo ishte një kishë e vogël, në të cilën anëtarët e vetëm ishin familja e shokut tim, unë dhe ndonjë shok shkolle. Pas disa muajve kisha u mbyll. Pasi që mbarova gjimnazin dhe nisa studimet, fillova përsëri me aktivitete fetare. Në mënyrë intensive u thellova në mësimet protestante. Pas disa kohëve përsëri u pagëzova dhe “u mbusha me Shpirtin e Shenjtë”, siç quhej kjo atëherë. Në universitet shpejt u bëra “krenaria e kishës”. Të gjithë shpresonin te unë, kurse edhe unë isha i lumtur që përsëri jam “në rrugë të shpëtimit”.
    Në kishë shkoja sapo hapeshin dyert. Ngandonjëherë me ditë dhe javë nuk ngritja kokën nga studimi i Biblës. Shkoja në ligjërata të cilat i mbanin dijetarë të krishterë. Në moshën njëzetvjeçare u bëra prift.
    Fillova të mbaj mesha dhe u bëra shumë i njohur. Në qëndrimet e mia isha shumë ekskluziv: kisha bindjen se askush nuk mund të jetë i shpëtuar nëse nuk i bashkëngjitet bashkësisë sime kishtare. E llogaritja për të humbur secilin që nuk shkon shtigjeve të njëjta sikur unë. Kisha bindjen se Jezu Krishti (Paqja e All-llahut qoftë mbi të) dhe All-llahu i Gjithëfuqishëm janë një. Bashkësia e atëhershme kishtare në të cilën isha unë nuk besonte në trini, por se Jezusi (Paqja e All-llahut qoftë mbi të) ishte edhe Ati edhe Biri edhe Shpirti. Këtë mësim as vet asnjëherë nuk e kuptova.
    Respektoja veshjen e grave dhe sjelljen e devotshme të njerëzve. Më pëlqente ajo se gratë duhej të visheshin me rroba që mbulonin trupin. Gratë nuk “lyenin” fytyrat e tyre me makijazh dhe mbaheshin si përfaqësuese të vërteta të Krishtit. Pa kurrfarë dyshimi, kisha bindjen se përfundimisht kisha gjetur rrugën e vërtetë deri te lumturia e përhershme.
    Isha i gatshëm që të debatoj me këdo qoftë tjetër nga sektet tjera krishtere, të cilat kishin botëkuptime tjera, dhe me diturinë time nga Bibla mundesha “t’ua mbyllë gojët”. Edhe pse ndjehesha i sigurt në rrugën e vërtetë, një pjesë e imja edhe më tej e kërkonte atë. Ndjeja se duhet të jetë e vërtetë më e madhe se kjo.
    Kur isha vetë, lutja Zotin që të shpie drejt fesë së vërtetë dhe të më falë nëse kam gabuar.
    Asnjëherë nuk kisha kontakte me muslimanët. Njerëzit e vetëm që për vete pohonin se janë muslimanë ishin pasuesit e Elijah Muhammedit, të ashtuquajturit “Muslimanët e zi”. Në periudhën e viteve të vonshme të shtatëdhjeta të shekullit 20 prijësi i këtij grupi, Louis Farrakhan, deshi të përforcojë lëvizjen. Njëherë shkova ta dëgjoj, ishte ky një përjetim i cili plotësisht ma ndryshoi jetën. Asnjëherë në jetë nuk kisha dëgjuar ndonjë zezak tjetër se si flet në mënyrën sikur e bënte ky. Menjëherë desha të caktoj një takim me të dhe të mundohem ta kthej në fenë time. Misionarizmin e doja, me shpresë se do të mund të gjej njerëz të cilët duan të shpëtojnë nga zjarri i Xhehennemit - pa marrë parasysh se kush janë.
    Pasuesit e Elijah Muhammedit i shikoja me respekt, sepse mundoheshin ta çlirojnë njeriun e zi nga e keqja që e shkatërronte. Fillova ta blejë literaturën e tyre, me qëllim që në këtë mënyrë t’u ndihmoj dhe me shpresë që me ta të filloj bisedë. I vizitoja ligjëratat e tyre që të kuptoj se në çka besojnë ata. Sado që ata të jenë të sinqertë, nuk mundesha ta pranoj idenë se Zoti është zezak - ajo në çka ata besonin. Nuk pajtohesha me ta, mënyrën se si shtrembëronin Biblën që t’i vërtetojnë disa mendime të tyre. Biblën e njihja shumë mirë, më pengonte se si ata e interpretonin në mënyrë të tyren. Unë i vizitoja shkollat ku mësohej Bibla dhe u bëra mjaft i njohur në ato qarqe.
    Pas gjashtë viteve u shpërngula në Texas. Atje u bëra anëtar i dy kishave. Prifti i njërës kishë ishte i ri, pa përvojë dhe nuk kishte njohuri të mëdha. Dituria ime për librat krishtere në atë kohë ishte e pamasë, thjesht isha i pasionuar me mësimet e Biblës. Dituria ime ishte më e madhe se dituria e atij prifti, por në shenjë respekti iu bashkëngjita kishës në një qytet tjetër, ku mundesha të mësoj më shumë. Ky prifti tjetër kishte dituri mjaft të madhe. Ai ishte mësues i shkëlqyeshëm, po kishte disa ide të cilat nuk ishin në pajtim me mësimet e grupit tim. Gjithashtu ai përfaqësonte disa pikëpamje më liberale, por edhe më tej dëshiroja të vijoj ligjëratat e tij. Së shpejti e mësova leksionin më të rëndësishëm të jetës sime të krishterë, e kjo është se “nuk është ar gjithçka që shkëlqen”. Përkundër pamjes së jashtme, e keqja kishte zënë vend në vendin në të cilin assesi nuk mundja ta supozoj - kishën. Këto të këqija më nxitën që për disa gjëra të mendoj mirë dhe atëherë fillova të shqyrtoj mësimet të cilave u isha përkushtuar.


    Mirë se erdhët në botën e vërtetë të kishës

    Së shpejti kuptova se përbrenda hierarkisë së kishës mbretëron një xhelozi e madhe. Gjërat ishin më ndryshe se sa ato me të cilat isha mësuar. Gratë visheshin në mënyrë për të cilën mendoja se është e turpshme. Njerëzit visheshin me qëllim që vetëm të tërheqin vëmendjen e gjinisë tjetër. Pashë se në vend të parë të aktiviteteve kishtare gjithmonë qëndronin paratë dhe lakmia. Më është thënë se nëse kisha nuk ka numër të caktuar anëtarësh, nuk duhet të humbi kohë me mesha, sepse nuk do të marrë kompensim të mjaftueshëm financiar për atë. U përgjigja se nuk punoj për para dhe se do të vazhdoj së mbajturi mesha, madje edhe nëse kam vetëm një anëtar të pranishëm që do të më dëgjojë. Kjo shkaktoi tollovi. M’u bë e qartë se të hollat, fuqia dhe pozita për ta ishin më të rëndësishme se të mësuarit për Biblën. Meqë Biblën e kisha studiuar mirë, e dija se në të ka gabime, kundërthënie dhe gjëra të shpikura. Mendoja se është koha që njerëzve t’u thuhet e vërteta për Biblën. Por kjo nxjerrje e të vërtetës konsiderohej si punë e shejtanit. Përkundër kësaj, fillova që publikisht mësuesve të mi t’u parashtroj pyetje, të cilave asnjëri prej tyre nuk mund t’u përgjigjej. Asnjëri prej tyre nuk mund të sqaronte se si Jezusi në të njëjtën kohë mund të jetë edhe At edhe Bir edhe Shpirt i Shenjtë. Si ashtu që të tretë në të njëjtën kohë mund të jenë edhe tre edhe një. Disa priftërinj ma pranuan se as ata vetë nuk kanë mundur ta kuptojnë atë, por thanë se prej neve kërkohet që thjeshtë të besojmë në të. Rastet e amoralitetit asnjëherë nuk janë sanksionuar. Disa priftërinj kanë konsumuar drogë, duke shkatërruar kështu jetët e tyre dhe jetët e familjeve të tyre. Prijësit e disa kishave kanë qenë homoseksualë. Madje ka pasur të tillë të cilët kanë bërë amoralitet me vajzat më të reja anëtare të kishës. Kur krejt kjo të merret parasysh, atëherë nuk është për t’u habitur se përpjekjet e mia që të marr përgjigje të vërteta ishin gjykuar në humbje. Kjo u ndryshua atëherë kur pranova një punë në Arabinë Saudite.


    Fillimi i ri

    Një kohë të shkurtër pasi që erdha në Arabinë Saudite, pashë dallimin në mënyrën e jetës së muslimanëve. Ata dallonin nga pasuesit e Elijah Muhammedit, në atë masë saqë muslimanët ishin të të gjitha ngjyrave të lëkurës dhe nacionaliteteve të ndryshme. Së shpejti tek unë u zgjua dëshira që sa më shumë të mësoj për këtë fé.
    Isha i mahnitur nga jeta e të Dërguarit të Zotit, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Kërkova libra nga një musliman i cili ishte aktiv në da’vet. Sa libra që dëshiroja, aq edhe më jepte. Secilën prej tyre e kam lexuar. Kur mora Kur’anin, e lexova disa herë për katër muaj. Sa herë që kisha ndonjë pyetje, merrja përgjigje përkatëse.
    Më pëlqente edhe ajo se askush prej muslimanëve nuk lavdërohej me diturinë e vet. Nëse dikush prej tyre nuk e dinte përgjigjen, më thoshte thjeshtë se tani nuk e di dhe se do të pyesë dikë që e di. Ditën e ardhshme çdoherë më sillnin përgjigjet e dëshiruara. Hetova se si modestia luan një rol të madh në jetën e këtyre njerëzve.
    Në Islam më pëlqente edhe ajo se gratë duhet të jenë të mbuluara “nga koka deri në thembër”, si dhe fakti se nuk ka kurrfarë hierarkie, dhe ajo se askush nuk luftonte për kurrfarë “karrige”. Krejt kjo ishte mirë, por si ta hedhi poshtë besimin që e kisha që nga fëmijëria? Ç’është me Biblën?
    E dija se në të ka edhe të vërteta, edhe pse shumë herë është ndryshuar dhe përmirësuar.
    Atëherë mora video kasetën me një debat ndërmjet Shejh Ahmed Didatit dhe priftit Jimmy Swaggarta.
    Pasi që e shikova deri në fund, menjëherë u bëra musliman.
    Shkova te Shejh Abdullah ibn Abdulaziz bin Bazi që haptazi të kumtoj përkatësinë time në fenë islame. Atje mora këshilla, se si të përgatitem në rrugën e mëtejme të Islamit. Atë e përjetova si lindje të vërtetë nga errësira në dritë. Pyetesha se si krishterët të cilët i njihja do të reagojnë ndaj kalimit tim në Islam. Nuk zgjati shumë, edhe këtë e kuptova. Pasi që u ktheva në SHBA, isha i kritikuar për “jopërhershmërinë time në fé”. Më ngjitën shumë etiketa - prej “renegat” e deri në “tradhtar”.
    Të ashtuquajturit “krerë kishtarë” ua ndaluan anëtarëve të vet që të më përmendin në lutjet e tyre. Edhe pse më vinte pak çudi, kjo aspak nuk pengonte. Isha tejet i lumtur se All-llahu i Gjithëfuqishëm ma tregoi rrugën e vërtetë, e të tjerat nuk ishin me rëndësi.
    Tani dëshiroja të jem musliman besnik dhe i mirë, sikur që isha i tillë edhe si i krishterë. Në rend të parë ishte të mësuarit. Në Islam askush nuk ka monopol ndaj diturisë - secili që ka vullnet dhe qëndrueshmëri është në gjendje të mësojë aq sa dëshiron. Mora përkthimin e Sahihul Muslimit si dhuratë nga mësuesi im i Kur’anit. Atëherë kuptova domosdoshmërinë e mësimit mbi jetën, fjalët dhe veprat e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Sa hadithe që gjeja në anglisht, unë menjëherë i mësoja ato. E kuptova se diturinë time mbi Biblën mund ta shfrytëzoj për thirrje në Islam të krishterëve.
    Për mua jeta kishte marrë kuptim të ri. Një nga njohuritë qendrore të jetës sime të re si musliman ishte që jeta në këtë botë duhet të shfrytëzohet si përgatitje për botën e ardhshme. Risi për mua ishte që njeriu do të jetë i shpërblyer madje edhe për qëllimet e veta. Kjo është në kundërshtim me mësimet e krishtera, ku thuhet se “rruga deri në ferr është e shtruar nga qëllimet e mira”. Sipas kësaj gjithmonë je në humbje. Nëse bën mëkat, atëherë duhet t’i rrëfehesh priftit, sidomos në bëhet fjalë për ndonjë mëkat të madh, siç është amoraliteti. Në krishterizëm njeriu gjykohet sipas veprave të tij.


    E tashmja dhe e ardhmja

    Në një bisedë që e bëra me gazetën Al-Madinah, më pyetën për aktivitetet e mia të tanishme dhe planet për të ardhmen. Tash për tash kam një qëllim, ta mësoj gjuhën arabe dhe të vazhdoj me kërkimin e diturisë, që sa më shumë të mësoj për Islamin. Jam i kyçur në fushën da’vetit. Në veçanti u drejtohem jomuslimanëve të cilët kanë prapavijë krishtere. Nëse më jep jetë All-llahu i Madhërishëm, shpresoj se do të shkruaj më tepër rreth temës për fetë krahasuese.
    Obligim i çdo muslimani është që ta zgjerojë diturinë mbi Islamin. Si një njeri i cili ka investuar mjaft kohë në të mësuarit e Biblës, ndjehem i obliguar që t’ua transmetoj njerëzve diturinë për gabimet, përrallat dhe shpikjet të cilat gjenden në atë libër në të cilën besojnë miliona njerëz.
    Një nga kënaqësitë më të mëdha për mua është fakti se nuk duhet të mundohem shumë rreth diskutimit me krishterët, sepse vetë isha mësues i cili i mësonte metodat e diskutimit të cilat tani i përdorin ata. Në të njëjtën kohë njoh shumë argumente të cilat neve, priftërinjve, na ishin të ndaluara t’i shfrytëzojmë dhe përhapim.
    Lutjet e mia ia drejtoj All-llahut, që të na falë për mosdijen tonë dhe të na udhëzojë në rrugën e cila shpie në Xhennet. Falënderimi i takon All-llahu. Paqja dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Pejgamberin e Tij të fundit, Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], familjen e tij të ndershme, as’habët e tij dhe atyre që e ndjekin udhëzimin.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e burbuqe1
    Anëtarësuar
    23-11-2007
    Postime
    197

    Intervistë me ish moderatoren e kanalit muzikor MTV

    Intervistë me ish moderatoren e kanalit muzikor MTV

    e martë, tetor 30, 2007

    Kristiane Backer është një prezantuese evropiane. Ajo flet rrjedhshëm gjermanisht dhe anglisht dhe zotëron edhe frëngjishten. Ajo jeton në Mbretërinë e Bashkuar.
    E njohur më shumë në Evropë si prezantuese në MTV Europe, Kristiane Backer ka punuar në shfaqje të ndryshme si COCA COLA REPORT, EUROPEAN TOP 20 dhe MTV AT THE MOVIES. Ajo a qenë prezantuese e The Ticket for NBC Europe, ka mbuluar dasmën e Princit të Uellsit dhe Kamila për televizionin ZDF dhe ka fituar çmime për shfaqjet e saj televizive në Gjermani. Kristiane Backer është nderuar me çmimin Golden Camera dhe me dy çmime Golden Otto. Ajo ka marrë pjesë dhe ka organizuar edhe aktivitete bamirësie, si Learning for Life, me qëllimin e mbledhjes së fondeve për shkollat në Afganistan etj..
    Kristiane Backer është konvertuar në Islam në vitin 1995. Është e martuar me gazetarin televiziv Rashid Xhafar. Kristiane ka pasur fatin të bëjë umren dhe haxhin dhe tani po shkruan një libër për këtë udhëtim të veçantë të sajin.
    Unë i bëra asaj disa pyetje:

    1. N.B) Ju lutem, na e përmblidhni pak jetën tuaj përpara Islamit.
    K.B. Xhahiliet, në industrinë e zbavitjes.

    2. N.B) Cili është formimi juaj arsimor dhe profesional?

    K.B. Gazetare televizive, prezantuese televizive dhe tani edhe homeopate.

    3. N.B) Kur dhe si e nisët udhëtimin tuaj drejt Islamit?
    K.B. Në vitin 1992, takova disa miq muslimanë dhe nisa të udhëtoja në vende muslimane. Mënyra e jetesës dhe sjellja islame më la mbresa të thella. Por ishin librat që lexova ata që më bindën.

    4. N.B) Cilat ishin ndjenjat tuaja pasi deklaruat se ishit muslimane?
    K.B. Jo shumë ndryshe nga më parë, sepse procesi i transformimit kishte nisur vite më herët, por në atë moment isha e prirë të thellohesha në kryerjen e adhurimeve, si për shembull namazi, agjërimi, etj..

    5. N.B) Cili qe reagimi i familjes suaj, i miqve dhe i stafit të MTV-së?
    K.B. Respekt dhe përkrahje, por edhe mungesë të kuptuari, duke qenë se imazhi i Islamit është kaq i keq në media.

    6. N.B)Cilat janë ndjenjat tuaja spontane kur vështroni shoqërinë muslimane?
    K.B. Të ndryshme... Ka shumë shembuj të njerëzve të devotshëm me sjellje shembullore, e cila mishëron cilësitë e të Dërguarit alejhi selam. Do të doja që çdokush të kthehej në origjinën e Islamit dhe ta praktikonte atë ashtu siç na kërkohet...

    7. N.B) A keni takuar ndonjë muzikant të njohur që është konvertuar në Islam?
    K.B. Po. Por në fund të fundit, ky është një komunitet i vogël.

    8 .N.B) Çfarë ju ka dhënë Islami?
    K.B. Një rrugë drejt parajsës.

    9 .N.B) Çfarë problemesh shpirtërore ose jetike keni tejkaluar që prej konvertimit tuaj në Islami e më tej?
    K.B. Probleme personale. Kjo është një përpjekje për të qenë pjesëtare e një besimi fetar pakicë në një shoqëri dhe në të njëjtën kohë, si muslimane e re, të jem pjesë e një pakice të rëndësishme brenda atij komuniteti.

    10. N.B) A i shtyp Islami gratë?
    K.B. Aspak! Janë burrat ata që shtypin gratë!

    11. N.B) Ju keni bërë haxhin dhe umren, cilat ishin mbresat tuaja më të veçanta?
    K.B. Uniteti dhe barazia para Zotit pa marrë parasysh racën, kulturën, gjininë ose statusin e njeriut.

    12. N.B) Si e shihni situatën e muslimanëve në Evropë?
    K.B. Islami evropian është në evoluim. Një numër gjithnjë e më i madh muslimanësh do të jenë pjesë integrale e shoqërisë evropiane. Tani jemi ende në hapat e parë. Ne po përballemi me një larmi të madhe njerëzish; kemi muslimanët e Lindjes nga të gjitha kulturat, të cilët u vendosën në Evropë, shpesh me një bagazh të pasur kulturor, pastaj janë brezi i dytë dhe i tretë i muslimanëve të lindur e të arsimuar në Evropë, por ndonjëherë të ndrydhur midis kulturës së paraardhësve të tyre dhe kulturës së tyre dhe së treti janë evropianët e konvertuar në Islam, të cilët përpiqen të gjejnë identitetin e tyre si muslimanë evropianë.
    Ne duhet të fokusohemi në emërtuesit tanë të përbashkët dhe të punojmë së bashku për të arritur një komunitet islam të shëndetshëm, vibrant dhe të orientuar drejt besimit tonë. Këtu hyjnë edhe ekspertët ligjorë islamë, të cilët do të interpretojnë ligjet dhe do të nxjerrin norma e rregulla që i përshtaten situatës sonë unike si dhe imamët evropianë që flasin gjuhët e Evropës, imamë të cilët mund të merren më së miri me nevojat e muslimanëve evropianë dhe mund të marrin masa kundër elementëve ekstremistë. Në të njëjtën kohë, muslimanët duhet të gjejnë vendin që u takon në shoqërinë evropiane si qytetarë të mirë e zbatues të ligjeve, por gjithmonë si besimtarë të vërtetë islamë.


    Intervistoi: Naim Berisha

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Sidrit Bejleri musliman!

    Sidrit Bejleri musliman!

    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistë me Myftiun e Kosovës, Mr. Naim Tërnava
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Sheriati, xhihadi dhe shtetësia e muslimanit.
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-02-2005, 05:32
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •