Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    14-11-2007
    Postime
    12

    “Scanderbeg island”, mega-projekti turistik

    Scanderbeg island , mega-projekti turistik




    E Diele, 02 Dhjetor 2007


    Nje ishull i ri artificial pritet te ndertohet se shpejti ne zonen prane lagunes se Nartes, ne veri te qytetit te Vlores. Kompania A.C.M.S ka paraqitur mesditen e djeshme ne universitetin e Vlores nje mega-projekt per ndertimin e nje ishulli artificial i cili, per shkak te formes se tij, do te quhet Ishulli i Skenderbeut. Projekti, qe parashikon ndertimin e nje kompleksi te madh turistik ne det, ne formen e nje shqiponje dykrenore, parashikon celjen e 150 mije vendeve te reja te punes per banoret e qytetit te Vlores dhe rrethinave.

    Projekti eshte paraqitur para biznesmeneve, studenteve dhe qytetareve te ndryshem nga presidenti i kompanise, Bajram Murati, me banim ne Australi, Sazan Arshia drejtor i pergjithshem dhe Zariv Dervishi, drejtor departamenti i kompanise. Sipas folesve, projekti i quajtur Rehabilitimi ambiental, turistik i zones se Ultesires se Vlores dhe krijimi i qendres komplekse dhe ekonomike turistike, me infrastrukturen dhe sherbimet elitare, ka si qellim ngritjen e nje qendre komplekse ekonomiko-turistike ne bregdetin e Adriatikut jugperendimor.

    Sipas drejtuesve, ne fazen e pare projekti do te popullohet nga 100 mije persona, ndersa me pas do te perfshihen edhe 4000-5000 hektare te zones perreth. E planifikuar te lidhet boten me nje aeroport ujor, projekti do te sherbeje si nje korridor i rendesishem per zhvillimin e turizmit shqiptar, i cili do te jete me vlera te medha ekonomike si per Vloren ashtu edhe per gjithe vendin, u tha ne takimin e djeshem. Projekti qe propozohet, mbeshtetet ne nje platforme tekniko-shkencore te paraqitur nga studiuesi vlonjate, prof. Niko Pano, e cila trajton nje territor te virgjer te litoralit shqiptar qe shtrihet nga grykederdhja e lumit Vjosa deri ne kodrat e Zvernecit dhe perfshin gjithe pjesen perendimore te Myzeqese se Vlores.

    Projekti

    Per ndertimin e Ishullit te Skenderbeut mendohet se do te impenjohen me shume se 100 firma te njohura ne bote, te cilat do te mbulojne aspekte te ndryshme te struktures dhe infrastruktures. Projekti ende nuk ka nje fature financiare, pasi kostoja e tij mund te ndryshoje ne varesi te punimeve. Ai po behet gati per tiu propozuar Kuvendit te Shqiperise, nga ku pritet miratimi dhe kalimi i projektit per zbatim, pasi te kaloje rruget institucionale. Sipas drejtuesve te projektit, ai i eshte prezantuar disa muaj me pare edhe Kryeministrit te vendit, Sali Berisha dhe drejtuesve te tjere te shtetit shqiptar, te cilet kane vleresuar nismen. Eneid Hamzai, perfaqesues i Aleances per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores, eshte shprehur dje ne takim se ky projekt do te punesoje shume here me shume persona sesa TEC-i dhe Petrolifera, ndersa vazhdimi i ndertimit te tyre rrezikon deshtimin e projekteve te tilla madhore.

    http://www.kohajone.com/html/artikull_14809.html

  2. #2
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    20-03-2007
    Postime
    128
    Sikur te realizohet kjo de te megjithmen madhore.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Impakti i nji ishulli artificial mbi ambjentin e pajsazhin asht i madh. Tonelata betoni e hekurit nuk jane pak, keshtu qe "ambjentalistat" s'kane se si me u ngrite e me duartrokite menjihere po s'qene te implikuem me rrjete e interesa te tjera te fshehta.
    Kundervenia me investimet e medha per energjine asht nji marri. Ndersa investimet per energjine interesojne tane Shqipnise, ky ishull sjell fitim per nji grup financuesish. Ndokush duhet me ia spjegue vlonjateve se parajse e duen kopshtin e vet te gjithe. Te gjithe duen qe angarite t'i hjekun te tjeret. U zhduk nji qytet si Kukesi per me pase edhe vlonjatet energji njilloj si kuksiani e tropojani. U permbytem me mijera hektare toke ne veri per me ndertue hidrocentrale per te gjithe. Ndersa vlonjatet duen vetem investime me perfitim lokal. A do jene dakord me e pague energjine 10 fishin e kuksianit?

  4. #4
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Antarsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Shkodra, vertet u zhduk Kukesi i vjeter por u ndertua nje tjeter i ri, ku njerezit u strehuan edhe me mire se me pare.
    vlonjatet ku do te shkojne po te helmohet Vlora, a thua do te strehoen tek vilat e Saliut e te Nanos atje ne USA ku i kane.
    Boll me me helmime e me shkaterime, boll me me militante te degjeneruar, se na keni ardh ne maje te hundes.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Antarsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    majtasdjathtas,
    kuksianeve iu prishen shtepite private me oborre e kopshte e iu dhane nji apartament prej ndertimeve te socializmit. U permbyten mijera hektare toka per liqenet prej te cilave merr energji ma shume vlonjati se sa fshatari i shpronsuem.
    Helmimin askush nuk ia uron as Vlones e askerkuj, aq ma shume pasi sot pasojat i vuejn te gjithe (edhe kur incidentet ndodhin me mijera km larg si ne Cernobyl).
    Nga ana tjeter, te gjithe duen me pase rreth vetes kopesht me lule, por ne nji vend ka nevoje edhe per energji (e dikund duhet me e prodhue) edhe per stabilimente grumbullim e perpunim plehnash (e dikund duhet me u ba). Nuk mundet me u pretendue qe dikush vetem me sakrifikue per te gjithe e dikush ve me vjele frytet.
    Nuk ka se si Gjiu i Vlones me qene ve i vlonjateve e tokat e kukesit me qene te te gjitheve. Duhet nji reciprocitet. Keshtu qe vlonjatet duhet me e kuptue qe problemi duhet pa ne permasa kombetare e jo lokale. Sigurish tue kerkue deri ne nji llogari per kushtet e sigurise.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Antarsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Une nje sakrifikim te tille nuk do ta kuptoja kurre, dhe nuk kuptoj se si mund te kete njerez me nje minimum llogjike qe e mbeshtesin nje gje te tille ne kohet e sotme.
    Shqiperia ka nevoje per energji, kjo eshte e vertete, dhe ka 100 menyra te ndryshme per ta patur ate energji pa shitur pasurite kombetare e jeten e njerezve per nje bakshish me shume ne xhepin e Nanove e Berisheve. Ai TEC po ndertohet tashme, por me nje deshire me te mire mund te ishte ndertuar pak me ne veri te Vlores ,ne zonat e pabanuara midis Vlores e Fierit dhe do ti kishte shpetuar ato familje qe banojne atje afer( familje me origjine Dibrane me se shumti )
    Nuk kemi nevoje per nje sakrifice te nje qyteti te tille sot, nuk jemi me ne kohen e Dulles, por me sa duket kjo eshte e veshtire te rregjistrohet, diktatura ka ikur por pasojat kane ngelur.
    Mos u qa per Kuksianet qe ne kohen e Enverit iken nga shtepite private ne Pallate,o Shkodra por qau per ato familje Vlonjate e Dibrane ne ate zone te Vlores qe nuk do te shkojne as ne pallate e as ne ndonje vend tjeter por do te rijne atje bashke me naften e tymin sot ne kohen e demokracise dhe te drejtave te njeriut.



    Sa per ate ndertimin tjeter ai megaprojekti me sa di une nuk helmon njeri dhe e ben qytetin me te bukur e me te pasur.

    P.S. Nuk jua prishen vetem Kuksianeve shtepite private e i ben pallate, Shkodra, kjo ka ndodh ne cdo qytet te Shqiperise, edhe shtepine private te tim ati e kane prishur e e kane bere pallat, por kjo nuk eshte problemi, problemi Shqiptar eshte prishja e mentalitetit, humbja e dashurise per vendin, skllaverimi i shpirtit, humbja e lirise.
    Ndryshuar pr her t fundit nga thorgal : 05-12-2007 m 08:12

  7. #7
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Antarsuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471
    O Zot deri ku mund te shkoje budallalliku njerzor.....
    Ky projekt do te realizohet kur te behem une mbreteresha e Anglise.
    Ju Z. Dervishi beni mire te largoheni nga aty sa se keni pesuar si ne te tjeret. E di se nuk me njihni por presidenti i kompanise dhe drejtori i pergjithshem me njohin shume mire.
    Shkruajta ketu vetem per ju, mos beheni viktime si ne te tjeret. Largohuni sa eshte heret, nje dite do te me thuash flm.
    arjeta
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

  8. #8
    ssdwcdcee Maska e SENSUALI_TR
    Antarsuar
    01-02-2007
    Vendndodhja
    Ne vendin ku Extremet i kalojne kufijte e imagjinates
    Postime
    277
    Citim Postuar m par nga arjeta3 Lexo Postimin
    O Zot deri ku mund te shkoje budallalliku njerzor.....
    Ky projekt do te realizohet kur te behem une mbreteresha e Anglise.
    Ju Z. Dervishi beni mire te largoheni nga aty sa se keni pesuar si ne te tjeret. E di se nuk me njihni por presidenti i kompanise dhe drejtori i pergjithshem me njohin shume mire.
    Shkruajta ketu vetem per ju, mos beheni viktime si ne te tjeret. Largohuni sa eshte heret, nje dite do te me thuash flm.
    arjeta
    Dhe thua do degjojne fjalen tende???
    * Jeta sht Mundsi, Prfito nga Ajo*

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Antarsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    projekt shume i bukur

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Antarsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ja pra, edhe nje tjeter tip si ajdin sejdija ...

    kete radhe nga Australia, jo nga Zvicra ...

    deshen me vu dor edhe n'nusen tate ...

    do te bejne nji koder ne det te Nartes, ne vend te gropes ne Tirane ...

    po ja more ku e keni ishullin natyralistik te Sazanit ... me bunkera te musolin-stalin-enverit ... muze i gjalle i luftes se ngrohte dhe te ftohte bashke ... edhe turistikalist ...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema t Ngjashme

  1. Berisha t ik, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  2. Projekti i BB-s, regjistrimi i pronave brenda 10 ditsh
    Nga Albo n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 23:30
  3. Promoteus, projekti m i mundshm pr gazin
    Nga Albo n forumin Tema e shtypit t dits
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-08-2006, 07:34
  4. Projekti amerikan pr Lindjen e Mesme t Madhe
    Nga ORIONI n forumin Problemet ndrkombtare
    Prgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 26-01-2005, 11:20
  5. Dshton projekti pr Kosovn
    Nga drini_n_TR n forumin Kultur demokratike
    Prgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-08-2003, 03:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •