Temat tona te UK na i kaloni tek diaspora apo si quhet ai forum,temat per USA i leni ketu.Ca me bi ne mendje mu nga se ka frike Amerika.
p.s. Racista!!!!
Temat tona te UK na i kaloni tek diaspora apo si quhet ai forum,temat per USA i leni ketu.Ca me bi ne mendje mu nga se ka frike Amerika.
p.s. Racista!!!!
Discover me like emptiness.......
Ushtar... mendohu mir kur flet per Ameriken me aq siguri, mos u verbo nga dritat, dhe as mos e krahaso me Shqiperine sepse vete fakti qe jemi ketu e tregon me se miri se krahasimin e kemi bere me kohe e me vakt.
nqs Ameriken e vlereson per nje cope buke goje (ose makina e shtepi) qe te jep atehere ne rregull, po mos bej gabim dhe anashkalo te metat qe ka Amerika. Ne te gjithe e dime se c'na jep Amerika pasi i shijojme ato gjera cdo dite, por cdo njeri duhet ta kete si detyre te tijen qe te analizoje edhe te metat dhe ta shohe edhe me sy kritik qe ato te meta ne mos te rregullohen te pakten te permirsohen.
Di- Mos harro qe Amerika ka dy dekada qe i ka shpallur lufte botes Arabe dhe vetem tani ata po i pergjigjen kesaj lufte.Kurse Izraeli e solli luften me vete ne Lindjen e Mesme qe diten qe e krijuan. E ke pyetur ndonjehere veten pse ne paguajme $1.5/g per benzinen dhe Europianet paguajne $4/g? Ndoshta pergjigja e saj mund te ndricoje pakez per inatin e arabeve ndaj Amerikes.
Ideja e temes eshte pse ne Amerike i detyrojne njerezit te jetojne me FRIKE? Edhe vendet e tjera te zhvilluara preken prej dukurive qe preket Amerika por ato nuk mbireagojne.
Pse ne Amerike ka rreth 11,000 vrasje ne vit dhe ne Japoni ka vetm 39?!
Pse Kanadaja qe ka rreth 1/10 e popullsise se Amerikes ka vetem 1/100 e vrasjeve ne raport me te?!
Pse ndodhin masakrat neper gjimnaze?
Pse duhet te ekzistoje Michigan Militia (nje nga qindra grupet paraushtarake ne Amerike) ne radhe te pare?
Dhe me e forta eshte se friken kryesore grupet paraushtarake e kane nga Qeveria, ajo qeveri qe u ka futur tartakutin gjysmes se botes.
Amerika eshte nje shoqeri shume me e dhunshme ne krahasim me vendet e tjera te zhvilluara. Duhet te pyesim pse ndodh kjo kur ka nje mireqenie kaq te madhe.
Z
timeo Danaos et dona ferentes
Une jam Z
Diku permendje te metat e amerikes, ne pergjithesi.
Mund te jesh pak me i detajuar?
Per sa i perket statistikave te krimeve te cilat ke sjelle.
Sa prej tyre jane kryer nga te huaj, pra nga po ata kriminele qe ishin ne vendet e tyre, jane dhe ne Amerike. Sa prej tyre jane kryer nga meksikane, porto rikane etj?
Vrasjet neper gjimnaze, ndodhinper arsye qe nuk kane te bejne fare me per se po flasim. Ka dhe budallenj ne kete bote, mos e harro kete fakt. Ka njerez qe e humbasin dhe u kthehen e i vrasin. Njesoj jemi tallur e jane tallur me ne ne gjimnaz, po nuk mori njeri pushken te vriste shoqnine, te pakten ne kohe te Enverit, se sot, te vjen tjetri te ve dinamit apo portieri i Beratit me duket, kishte plagosur me thike nje gjimnazist se i ishte grindur me te vellain.
Pra dhe ne Amerike njerez jetojne, nuk vijne nga hena jo, ti e un e bejm Ameriken.
Ne biem me vete te gjitha te mirat dhe te gjitha te keqiat e vendeve nga vijme, ndersa Amerika te jep mundesi ti vesh si te mirat si shejtonlliqet ne pune dhe te fitosh ndonje lek e te besh nje fare katandie, ose te ikesh ne burg e te merresh me krime.
Dhe dicka tjeter, ne kohe te Enverit, krime ordinere thuajse nuk kishte, mos valle ishte ajo shoqeri me e perkryer se ajo amerikane?Sinqerisht dyshoj se do biesh dakort me kete pohimin e fundit.
Me respekt, Usho(lol)
"Ideja e temes eshte pse ne Amerike i detyrojne njerezit te jetojne me FRIKE? "
Le ti permbahemi temes: Une jetoj ne Amerike,une jam nje individ i thjeshte si miliona e miliona te tjere, nuk me duket se deri me sot me kane detyruar te jetoj me frike ne kete vend, perkundrazi ndjehem shume me e lire dhe me e respektuar se c'jam ndjere ne Shqiperi apo ne vende te zhvilluara te Europes. E kam jetuar dhe Europen po e jetoj dhe Ameriken, friken nuk ma ka futur askush as ne Europe e as ne Amerike, ne Europe jam e ndjere e perbuzur ne Amerike jo.
Nuk me pelqen te flas ne ere per gjera qe s'i kam jetuar, me statistikat qe ti jep nuk merrem sepse nuk e di vertetesine e tyre, perderisa nuk e di me mire mbyll gojen se te flas gjepura. Amerika cdo gje e ka me permasa te medha, token, frutat, dyqanet, njerezit, te cmendurit, budallenjte, shkencetaret, ushtaret, bombat etj, etj. Prandaj duhet te jemi pak me te kujdesshem kur flasim per raporte numrash.
A ka Amerika te meta? Sigurisht qe ka, e thame njehere nuk eshte vend i perkryer. Por ti mund te permendesh shume gjera te tjera qe nuk shkojne ne kete vend por jo "te jetuarin me frike" se ketu edhe me i vogli femije te tregon vendin po mos ta trajtosh si duhet. Prandaj nuk me duket me vend qe te permendet si vendi i te jetuarit me frike.
Detajim i te metave te Amerikeskrahasuar me vendet e tjera te zhvilluara)
Polici i botes/Arrogance
Numri me i madh i te burgosurve ne raport me popullsine
Numri me i madh i perdoruesve te droges
Numri me i madh i krimeve te dhunshme
Numri me i madh i njerezve te armatosur
Sistemi i edukimit te ulet pertoke fare
Ndarja e klasave shume e theksuar
McDonald's dhe Coke/ushqimi i tyre i preeruar
Ricky Lake dhe Jerry Springer
180 milione mbipeshe
42 milione pa sigurim mjeksor
Hollywood dhe Jewish controlled media
Serial killers dhe high school shootouts
Vendi i vetem i zhvilluar me denim me vdekje.
Po e le me kaq tani se s'kam me kohe, se te keqiat s'kane te mbaruar
timeo Danaos et dona ferentes
Moderatoret ju lutem, a mund ta vendosni kete shkrim ne nje teme tjeter, gjejani vete titullin, sepse per fat te keq ai qe e hapi temen po del jashte saj koke e kembe i shtyre me sa duket nga deshira (apo urrejtja) e madhe qe ka per ta ndrequr kete vend.
P.S. Ne kete liste vetem Friken nuk e pashe, po gjithe te tjerat i pashe....
Tani te te pyes dicka un ty.Postuar mė parė nga une jam Z...
Detajim i te metave te Amerikeskrahasuar me vendet e tjera te zhvilluara)
Polici i botes/Arrogance
Rol i imponuar nga gjith ata qe gerthasin rrugeve, Bushi, Bushi, apo harove?
Rol i imponuar nga paaftesia e Evropes ti zgjidhi vete konfliktet e saj (kujto Hitlerin, Bosnjen dhe Kosoven)
Numri me i madh i te burgosurve ne raport me popullsine
Te burgosur, dmth ligji funksionon, jo si ne Evrope ku ke lloj lloj Shqiptaresh e Rusesh, qe merren me pislliqe nga me te ndryshmet, dhe policia i leshon pasi u mer paret. Pra ka ligje, prandaj ka te burgosur, jo si ne Shqiperi ku keqberesit largohen ne drejtim te paditur.
Numri me i madh i perdoruesve te droges
Kte nuk di c'te them, se me verte nuk e shof si ndonje fare arsyeje, po hajde.
Numri me i madh i krimeve te dhunshme
Te thash dhe nje here, shife ne brendesi te ketij numri, se kush i kryen shumicen e krimeve te dhunshme, ose ku kkryhen keto krime dhe pastaj shif perberjen e popullsise.
Numri me i madh i njerezve te armatosur
Kushtetuta Amerikane e lejon armembajtjen, jo si ne Evrope ku krimineli ta hap ballin se e di qe as policat nuk kane arme.
Sistemi i edukimit te ulet pertoke fare
Ne ca kuptimi, qe nuk mesojne apo qe nuk kane kushte?
Se ne Shqiperi e ne pergjithesi kto venet ku s'kane buk me honger niveli i arsimimit eshte i larte, po thuj sa po i hy ne pune?
Ndarja e klasave shume e theksuar
Ke jetuar ndonje here ne Evrope ti mik, apo fol me hamendje?
Shih tu afrohesh dot klasave te pasura ne Evrope dhe pastaj flasim, as kepucet nuk i fshijne me ty e me mua.
McDonald's dhe Coke/ushqimi i tyre i preeruar
Ricky Lake dhe Jerry Springer
180 milione mbipeshe
Seriozisht, te lutem ca faktesh jane keto?
Jane mbipeshe se nuk kane nevoje ti gjemojn atobuzit e trenit po kane makine tek menderja.
42 milione pa sigurim mjeksor
E pra, sikur me qen kapitalizem. Jo po do kena socializem si ne Evropen e perendimit, ku punojn gjysma qe te hajne gjysma tjeter qe jeton me social. Rrofshin taksat.
Hollywood dhe Jewish controlled media
As nuk i pergjigjem ksaj!
Serial killers dhe high school shootouts
A e di ti se kush eshte serial killeri me me shume viktima ne bote?
Andrei Cikatillo nga Rusija.
Pra amerika nuk ka monopol mbi budallenjte.
Vendi i vetem i zhvilluar me denim me vdekje.Kjo eshte ceshtje krejt parimore dhe do nje teme ne veete per tu diskutuar.
Po e le me kaq tani se s'kam me kohe, se te keqiat s'kane te mbaruar
Ku jeton ti?
Do jete numri me i madh i krimeve pasi dhe popullsia eshte me e madhe dhe mos harro se mbi 50% e popullsise ne amerike nuk jane popullsi vendase (jane brezi i pare ose i dyte i ardhur), cfare tregon se nuk eshte amerika por edukata e perzjere boterore qe e ben me te veshtire te kuptohet kjo lloj "bashkesie" boterore...
(po marr si shembull Shqiperine)
Numri me i madh i te burgosurve ne raport me popullsine
Kujton se ne Shqiperi ku nuk ka me shume te burgosur ne krahasim me popullsine, egziston rendi?
Numri i te burgosurve tregon funksionimin e rendit. Duhet te kesh parasysh se duke qene se popullsia eshte shume e madhe dhe rregullat drejtohen me shume drejt arbitraritetit kjo eshte cfare i tremb me shume njerzit jo te burgosurit.
Numri me i madh i perdoruesve te droges
Numri me i madh i krimeve te dhunshme
Numri me i madh i njerezve te armatosur
Ketu te kalosh rrugen pa vene rripin e sigurimit ne makine merr gjobe (per te mos kaluar ne fines me te komplikuara), ndersa ne Shqiperi akoma nuk egziston koncepti i rrugeve. Shko ne Tirane dhe sot nuk e merr vesh ne cfare drejtime levizin makinat.
Ndarja e klasave shume e theksuar
Shqiptaret gjithmone jane trembur nga individualiteti. Njeriu e arrin vete klasen qe do. Ne Shqiperi mesuesja ska buke te haje ndersa ai qe nuk ka kaluar filloren ka ndertuar vile - per cilat klasa behet fjale. Ne Gjermani/Itali (kam pasur rastin te kem miq gjermane apo italiane, e pranojne dhe vete, se kursesi nje i huaj "turk" ne gjermani apo "shqiptar" ne itali nuk mund te pretendoje as ajer te marre njesoj si vendalliu e jo me pune e shkolle, pra fillon ndarja qe ketu). Ne amerike edhe arabet, edhe shqiptaret, edhe vete amerikanet trajtohen njesoj.
McDonald's dhe Coke/ushqimi i tyre i preeruar
Po ty inat te vjen qe pijne ata CokeSigurisht cdo vend ka ushqimin e vet, por ketu ndryshe nga vende te tjera ke te drejten e zgjedhjes, po te duash ti pi gjithe diten qumesht dallendysheje dhe mos thuaj qe nuk e gjen dhe ate. Shko ne Greqi hyre ne nje supermarket fole shqip me shoqen ne krah edhe pse e veshur dhe e edukuar shume here me mire se shumica e grekeve qe mund te ndodhen brenda nje supermarketi dhe te shikosh si te kthehen edhe shiteset e thjeshta dhe e ble dot apo jo ate ushqimin qe do. Per te pare ndryshimin hyre dy dite me vone tek e njejta store dhe fole anglisht, me thuaj si tu sollen...
Ricky Lake dhe Jerry Springer
Cfare do te thuash me kete??? Sa kanale boterore ndjek ti dhe me thuaj se ne asnje shtet tjeter te botes nuk ka emisione si ato te Ricky Lake dhe Jerry springer....
180 milione mbipeshe
A nuk tregon kjo se njerzit nuk vuajne nga e ngrena ketu. Pra nuk ka me te jetosh per te ngrene, njerzit e kane ngritur jeten ne nivele te tjera, ushqimi eshte i zgjidhur. Kur gjysma e botes po vdes per te ngrene amerika mendon per pushime (hmm e keqe apo e mire kjo).
42 milione pa sigurim mjeksor
Amerika eshte nje nga vendet e pakta ne bote qe u siguron nenshtetasve te saj te shkojne dhe te nisin jeten ne cdo vend tjeter te botes. Si ka mundesi qe keta njerez pa insurence ketu preferojne me shume te rrine ketu pa insurance se te shkojne ne nje vend tjeter me te mire?! - Mos harro se ne Shqiperi as nuk egzistonin dhe akoma per shumicen e popullsise nuk egzistojne gjera te tilla. Shumica e familjareve te mi jane doktore dhe kam pare e raste kur njerzit po jepnin shpirt e doktoret prisnin tu vinin qilima per dasem pa te nisnin operacionin. Ndersa ne amerike dhe ne fabrike te punosh te sigurohet insurenca dhe si rrjedhoje dhe ndihma mjeksore. Se do ti te rrish pa pune, eshte histori tjeter...
Serial killers dhe high school shootouts
Para pak kohesh kam hedhur ne faqen kryesore nje lajm per krimin me te madh nga nje adoleshent (nuk po me kujtohet mire ishte angli apo gjermani) dhe sigurisht kishte ndodhur ne shkolle, ku kishte vrare shoket/shoqet e tij. Ne Shqiperi nuk po hidhem fare, ne kohen kur kam shkuar une ne gjimnaz atje, gjithe cunat kishin arme me vete dhe sa per problemin e droges bota e tere e sidomos vendet e vogla jane ato te cilat jane me te prekura nga ky rezik jo amerika.
Kam nje pyetje personale per nismetarin e temes....
Duke qene se ti shikon gjithe keto probleme ne amerike dhe sic duket je duke i hequr keto probleme ne kurriz, perse vazhdon te rrish ne Amerike???
p.s. nuk jam pergjigjur me pare pasi nuk kam pasur mundesi te ulem ne compjuter gjate javes se kaluar.
"Ricky Lake dhe Jerry Springer"
Une per vehte as qe i shoh keto show se me vjen neveri, pse s'flet per te tjera show ti qe jepen ketu apo per kanalet televizive per femije qe jane aq te kontrolluara dhe aq edukative ku ti mund ta lesh femijen te qete te shikoje pa pasur frike se ndonje film pornografik mund te shfaqet ne cdo ore te dites si c'ndodh neper ca vende te tjera....Pse nuk flet per discovery channel ti apo per ku di une sa emisione te tjera interesante, TV eshte per kedo, eshte per ata qe u pelqen te shohin trash eshte edhe per ato qe u pelqen te shohin shkence apo art, pse eshte kjo shumellojshmeri kanalesh dhe emisionesh? Qe gjithesecili te jete i lire te zgjedhe shown qe i pelqen...
Ore me falni po juve qe te gjithe e paskeni kap mbrapsht temen.
Une i rreshtova disa fakte Ushtarit pasi me kerkoi detaje mbi te metat e Amerikes. Mos i shihni gjerat bardhe e zi, me nje fjale qe po vura ne dukje te metat dmth qe nuk me pelqen. Une Amerikes ja kam pare hajrin per ktu e 7 vjet, po kjo s'do te thote qe une duhet ta pranoj symbullazi sic eshte.
Ne fund te fundit une kam nje mendje te cilen perpiqem ta ve ne pune dhe perpiqem te mos ha te gatshme ato cka me "servirin" ketu ne Amerike.
Te gjitha dukurite qe vura ne dukje jane fakte te njohura dhe ne raport me popullsine, dmth qe nuk eshte totali qe kam krahasuar por perqindjet. Ata qe shkojne e ma krahasojne me Shqiperine duket qe nuk i lexokan fare postet po hidhen kot perpjete si pushka e jevgut. Shqiperia nuk hyn fare ne kete mesele. Megjithese ne vijme prej andej kjo s'do te thote se duhet te kenaqemi me cna ofron Amerika se Shqipria eshte me keq.
Idene e temes askush nuk po i permbahet, pasi vetem friken nuk po diskutojme ketu.
Biseda ka marre drejtim tjeter, a eshte vend i mire Amerika apo jo qe nuk ishte qellimi fillestar i kesaj teme.
ah se harrova une jetoj ne Shtetin Perandorak
Z
timeo Danaos et dona ferentes
Krijoni Kontakt