Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242

    Amerika dhe Frika

    Sapo pashe filmin "Bowling for Columbine" dhe me beri te mendoj shume thelle (nje veper qe shume pak filma e arrijne) per vendin ku jetoj dhe kerkoj te ndertoj nje te ardhme, Ameriken.
    Po ajo qe pashe (jo se ishte e panjohur) me tronditi me te vertete. E verteta e hidhur se Amerika eshte nje shoqeri qe mbizoterohet nga frika, dhe jo nga frika e gjerave qe ndodhin po nga frika e gjerave qe "mund te ndodhin" dhe ne shumicen e rasteve nuk ndodhin.
    Nga se ka frike Amerika?
    Pergjigja eshte e tjeshte-nga gjithcka
    frike se mos humbim punen
    frike nga zezaket
    frike nga emigrantet, sidomos ata me ngjyre
    frike nga semundjet
    frike nga droga
    frike nga terroristat
    frike nga shoferet e pire
    frike nga pirja e cigares
    frike nga qeveria
    frike nga sida
    frike nga komunizmi, homoseksualizmi, myslimanizmi
    frike nga pesha e tepert
    frike nga prifterinjte pedofile
    frike ti bertasesh femijes tend
    frike nga gruaja se te fut ne burg

    Lista vazhdon e shtohet cdo dite me "arsye" te reja pse te kemi frike nga cdo gje rreth nesh. Kjo frike "fryhet" nga lajmet e mbremjes qe reklamojne me te madhe se "ti mund te vdesesh nga nje agjent i fshehur ne dhomen tende te gjumit" ose nga nje "virus qe e ke me vete ne ushqimin e drekes". Media gjen lloj lloj arsyesh si ti beje me interesante lajmet, vetem e vetem qe te kete sa me shume shikues per perfiimet e tyre, packa se konsekuencat i vuajne njerezit e thjeshte.
    Rezultati eshte nje popullsi e veshur me frike nga cdo gje qe e rrethon qe e ben jeten e perditshme me te tensionuar dhe si efekt kriojn probleme psikologjike ne nje numer te madh njerezish. Prandaj Amerika kryeson boten e zhvilluar per numrin e Psikiaterve.
    Keto fenomene dihet qe ekzistojne, por zelli i mediave per ti fryre tej propporcioneve qe u perkasin, shkakton kete ortek te pandalshem te frikes Amerikane.

    Fatkeqesia qendron ne faktin se duam s'duam, duke jetuar ketu, dhe ne biem pre e kesaj frike te pabaze.

    Z
    timeo Danaos et dona ferentes

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar une jam Z... pėr postimin:

    Jetmiraaa (21-12-2023)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-05-2002
    Vendndodhja
    Miami Beach, Florida
    Postime
    41
    E vertet.

    Ghithashtu me aq sa kam pare Amerika me duket si nje dhurate e amballazhuar/paketuar bukur, me shume ngjyra, misterioze qe te terheq nga jashte, por ama kur e hap dhe shikon cka brenda eshte pothuajse bosh. Flas ne menyre figurative. Po te shikosh historine dhe te tashmen e Amerikes eshte e mbizoteruar nga gjera te siperfashme, para, reklama, konsumerizem, zili, shfrytezim i njerezimit dhe i popujve te tjere (Shqiperia e inkluduar). Nje vend ku suksesi i njeriut matet me sasin e te ardhurave qe jane akumuluar dhe nga gjerat materialiste.

    Nje Amerikan tipik. Punon deri ne moshen 65-70 vjec si gomar, ka kursyer gjithato para gjate ketyre viteve, kur shkon ti terheq leket nga banka per ty defryer i bie infakt ne zemer dhe vdes te dera e bankes. Te rrofshin leket.


    Menyra e jeteses Amerikane si ne koncept ashtu dhe ne praktik nuk funksionon (it is fraudulent). Pse. Sepse Amerikanet (shumica) qe nga dita e lindjes deri ne diten e vdekjes jane te programuar si shoqeri ti skllaverohen dollarit dhe qeverise Amerikane, jeten e bejne nje pakice ketu ne Amerike dhe ata nuk banojne ne Amerike por ne Evrope. Ne Firenze, Paris, Londer aso Gjeneve. Amerikani tipik punon mbi 50 ore ne jave nemos me shume dhe nuk ka as pasaport Amerikane sepse nuk levizin nga ky vend per te pare boten fare. Nga ana familjare shumica jane te degjeneruar, prinder te ndare gjithe andej, femije qe nuk dine baballaret, historine e tyre, familje pa baza dhe ideale, nje gjeneracion injorant. Po ta shikosh nga brenda Amerikes Ameriken te gjithe kokat e shquara jane te huaj te sapo ardhur nga vende te tjera te botes. Amerikani tipik qe lind dhe vdes ne Amerike eshte 80% e garanduar qe do vdesi injorant, pa pare boten, pa vleresuar artin, operat, muziken klasike, baletin, konceptin e familjes, ...do jet thjesht nje robot. Po flas shkurt pa shruar nje roman te tere, bazuar keto dy paragraf mbi eksperiencen time personale ketu ne Amerike prej 12 vjetesh dhe ate te stergjyshit tim permbi 50vjetesh.

  4. #3
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Shume bukur kur i kuptoni gjerat. Neqofte se "frika" mbizoteron aq me mire per ate qe eshte TRIM, evidentohet me kollaj.
    Neqofte se "paraja" mbizoteron, po ashtu aq me mire, sepse eshte gjeja me e kollajshme per tu arrit, nga nje i zgjuar.

    Sidotejete amerika ngelet vendi me i PERSHTATSHEM per emigrantet e ēdo lloji e race, per te bere kariere.

  5. #4
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Nga se ka frike Amerika
    Sikur te kishte qene Amerika nje njeri .... Cili vend ne bote nuk ka frike fare qe te pakten te dime ku te dyndemi ?! (kjo eshte ceshtja)




    E beme ameriken sikur te ishte thes me gurre dhe kur vjen puna te gjithe jemi me mire te mbajme kete thes me gurre se sa te kthehemi ne vendin tone

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Amerika druan te mos humb ate qe posedon. I vareferi nuk ka frige, se s“ka cka te humb. Kur jeta eshte shume e mire, atehere vdekja dhe varferia jane te tmerrshme. Ayt ku jetohet keq e hedhin veten ne ajer! Aty ku jetojne mire, kujdesen per shendetin dhe jeten! Kush ka frige i shpeton rrezikut. Friga eshte ndejnje e shendoshe njerzore. Mjere ai qe nuk ka frige!

  7. #6
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    ... po e ndjek llogjiken tende te "vendeve-njerez". Gjermania psh. s'ka frike nga askush, ajo eshte e vetedijshme ne nje fare mase per forcen e saj MBROJTESE (IMUNITARE). Sidoqofte kjo s'do te thote asgje.
    Sepse asaj (si dhe te gjitha vendeve europjane) S'JA RREN MENDJA per te FORTE, fakti eshte qe ajo mbeshtet nje politike DIPLOMATIKE dhe jo nje politike FORCE per zgjidhjen e problemeve nderkombetare.
    Ku desha me dal. Ketu:
    LISIN e keput tenja (krimbi) jo era. Po ashtu dhe shtetet rezikohen nga mbrenda jo nga jashte. Ky rrezik i mbrendshem eshte me veprues ne USA - Kanada, se ne europe, kjo per kushtet specifike te tyre. Prandaj frika atje eshte me evidente, kjo frike sjell ate qe njerezit te jene me te pasur se gjetke.
    Por gjithashtu politika e shtetit te jete me reaktive, me agresive, jeta me e vrullshme, ngaqe koha s'pret. Kjo favarizon emigrantet qe dihet jane me te etur se vendalite per aksion, jane me agresive se ata ne objektiva, etj, etj.
    Kjo sjell veē avantazhe per keta, asnje dem. Duhet veē VEPRIM, asgje tjeter.

    ps, Shen Albani ēfare do me thene me "filozofine" tende mbi friken, ē'lidhje ka ajo me jeten e emigranteve ose ate te amerikaneve, asgje morra vesh.

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Oranment une i lexova keto numrime te friges ne Amerike dhe prandja shkrova ate me larte. Keto ishin dhe tani pergjigjet e mia perballe tyre. Autori i ketyre mendimve ishte " Une J..."

    frike se mos humbim punen - kjo frige ekziston ne te gjitha vendet industriale
    frike nga zezaket- ne Gjermaia frige nga te huajt dhe turqit
    frike nga semundjet - frige nga semundje ka cdo komb i qyetruar qe din dicka per semundjet, pra qe ka informata
    frike nga droga - kudo qe ka droge ekziston kjo frige
    frike nga terroristat - kudo qe shfaqet terrorizmi
    frike nga shoferet e pire - kudo qe pijanecet ngasin makina
    frike nga pirja e cigares - kudo ku njerzit jane te informuar per demin e saj dhe nuk besojne se Zoti ta dergon vdekjen
    frike nga qeveria - kudo ku qeveria nuk eshte e mire
    frike nga sida - kudo ku kjo semundje ekziston
    frike nga komunizmi, homoseksualizmi, myslimanizmi - kudo qe te kanosen keto rreziqe ka frige te tille
    frike nga pesha e tepert - kudo ku ka vetedije se njeriu nuk eshte kafshe per tu therre
    frike nga prifterinjte pedofile - kuod qe shfaqen pervers te tille
    frike ti bertasesh femijes tend - kudo ku kane mesuar se arroganca eshte primitive dhe shkaterron femijen shpirterisht
    frike nga gruaja se te fut ne burg - kudo qe gruaja eshte e barabrte me burrin e nuk konsiderohet prone private....


    Pra ketyre frigave une u pata pergjigjur. Gjermania nuk eshte se nuk ka frike, por eshte me teper oportuniste. Kjo sigurohet nga ushtaret amerikan qe i kane bazat ketu, anglez dhe francez, madje edhe belg. Gjermania akoma eshte e "pushtuar", prandaj s“ka se pse te kete frike, kur i ke ketu tri fuqi boterore te stacionuara!!!! Kus do te futej ta pushtoje edhe nje here !?"!

    Ai qe ka frige merr masa preventive, tjetri goditet befasisht. TE kesh frige dmth. te kesh kujdes dhe te ruhesh....

  9. #8
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Shen Alban do te jepja nje pergjigje me te hollesishme po pasi te ndahen temat. Frika per te cilen une bej fjale, eshte frike imagjinare qe fryhet nga mediat Amerikane, nje dukuri qe shtyhet nga interesat e fuqishme te biznesit si p.sh tregtaret e armeve, te alarmeve, sigurimeve etj
    Frika shet ketu, prandaj dhe gjithcka vertitet rreth saj.
    Nje fjali tipike qe degjon ne lajmet lokale Amerikane eshte:
    "eshte nje dica X qe ekziston ne nje vend Y dhe mund te shkaktoje vdekjen tuaj. Pasi te shikoni reklamat (ashtu bejne paret kanalet televizive) do 'tju themi se c'eshte"
    Tani cdo njeri me dy pare mend ne koke e kupton qe eshte fryre per efekt, por prape se prape rri dhe e shikon qe ta marre vesh se cfare mund ta "vrasi"ate.
    Sa per ate punen e cigares une isha ne Frankfurt kur vajta te shifja Shqiperine kur lujti me Gjermanine para 2 vjetesh, dhe sa hyra ne aeroport vetem nje gje me beri pershtypje, tavllat e duhanit ishin sa nje tepsi neper tavolina, kurse ketu plako cigarja nuk lejoht fare ne vende publike, biles ne New York duan ta ndalojne fare edhe neper bare.

    Z
    timeo Danaos et dona ferentes

  10. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Duhet te dish te perzgjedhesh, te miren dhe te keqn, te bukuren te shemtuaren etj...

    Media Amerikane mban kampion per egzagjerimin e materialeve por ne cdo vend te botes qe te shkosh eshte po keshtu.

  11. #10
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Po infeksioni Amerikan po e ben punen e tij kudo, po perhapet me keq se kanceri. Keto fenomene vihen re ne shoqerite qe jane prekur vitet e fundit nga imigracioni ku mediat luajne me karten e imigrantit per te rritur numrin e shikuesve dhe si rrjedhoje fitimet.
    Po kjo dukuri shihet dhe me politikanet qe i perdorin imigrantet per te fituar vota ne zgjedhje.
    Mos te harrojme the Y2K Bug ku iu fut tartakuti gjysmes se botes (ata qe kane TV te pakten) nga frika se do vinte fundi i botes. Sa e sa biliona dollare jane shpenzuar vetem per te rregulluar ate rrezik "fantazem". Bizneset i mbushen mire xhepat dhe qeshnin me budallenjte qe dilnin neper TV duke blere kundragaze dhe mbushnin karrocat me ushqime ne Wal-Mart.
    Po c'ti besh, ekonomia e tregut i ka keto. Duam s'duam do e pranojme te miren me te keqen.

    Z

    P.S Flm per ndarjen e temes kushdo qofte
    timeo Danaos et dona ferentes

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rusija thot se Amerika do te shkatrrohet deri ne vitin 2014
    Nga angert nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 06:41
  2. Amerika, kjo shoqėri qė sheh nga e ardhmja
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-05-2006, 06:09
  3. Vazhdojne luftimet ne rripin e Gazes
    Nga StormAngel nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-04-2006, 08:44
  4. Plani pėr riorganizimin e trupave amerikane nė botė
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 05-10-2004, 15:47
  5. Bisede me Suzan Sontag: Amerika, orgjia e pushtetit
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 10:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •