nje pooooooo te madhe
sduan tja din per flamur keta lojtar qe kemi
se skan seder
nje pooooooo te madhe
sduan tja din per flamur keta lojtar qe kemi
se skan seder
Bariç: Në kombëtare, 2 lojtarë shisnin ndeshje
Erdhi në krye të kombëtares shqiptare në korrikun e vitit 2006 dhe që kur kishte bërë listën e parë, kishte marrë vërejtje për të mos futur disa lojtarë, të cilët mbanin "firmën" e të dyshuarve për manipulime të ndeshjeve. Gjë që nuk thuhet nga një person i zakonshëm, por nga vetë Oto Bariç, ish-trajner i kombëtares shqiptare, i cili në një rrëfim të djeshmin në të përditshmen kroate "Jutarnji List" është zhveshur nga dozat e diplomacisë. Bariç ka pranuar se kishte marrë porosinë që disa futbollistë, të cilëve u kishte dalë emri për keq, të mos i thirrte në kombëtare. Por kroati pranon se nuk ishte nxituar dhe kishte larguar vetëm disa prej tyre, por nuk kishte arritur të shmangte dy të tillë. Rrëfimi i djeshëm ngre vërtetë pikëpyetje, ndërkohë që shumë i rëndë është edhe deklarata e Bariçit, se ai e kishte marrë vendimin për t'u larguar që përpara ndeshjes me Bjellorusinë.
Akuzat
Oto Bariç nuk përmend emra, por di shumë gjëra në lidhje me lojtarët që i drejtoi për 16 muaj. "Unë e di se dikush nga lojtarët ka qenë pjesëmarrës në përfundime të çuditshme të ndeshjeve. Madje, mua më kanë sugjeruar që t'i largoj nga kombëtarja, mirëpo dy nga të dyshuarit për përzierje nuk arrita t'i eliminoja", ka thënë Bariç për "Jutarnji.hr", të premten. "Megjithatë, falë Zotit, aventura ime shqiptare është e përfunduar", ka shtuar më tej ish-tekniku kuqezi. Në lidhje me deklaratën e dhënë nga Kryeministri Berisha, që tha se kombëtarja drejtohej nga një grup mafioz e që shet ndeshje, Bariç shprehet se "nuk e di këtë, por nëse Kryeministri apo ministri i Sporteve në Shqipëri kanë fakte, atëherë le t'i nxjerrin".
Dorëheqja
Pas humbjes 6-1 në Rumani, Oto Bariç dha dorëheqjen, por në të vërtetë një vendim i tillë duhet të kishte ardhur që përpara ndeshjes me Bjellorusinë, më 17 nëntor në Tiranë. Por, ka qenë takimi me Presidentin Topi ai që i ka kthyer mendjen kroatit. "Para një muaji pata vendosur ta braktisja detyrën e trajnerit të Shqipërisë, mirëpo më patën thirrur sërish, ndërkohë që unë kisha arritur një marrëveshje me Dinamon për t'u bërë skaut i tyre. Më caktuan një takim me Presidentin e Republikës, një fans i futbollit, i cili kishte respekt për mua dhe më këshilloi që të qëndroja edhe dy vjet të tjera", ka rrëfyer Bariç. "Unë pata vënë tri kushte, njëri nga të cilët kishte të bënte me përmirësimin e kushteve financiare për ndihmësin tim Slavko Kovaçiç. Kur pas tri javëve u ktheva në Tiranë, asnjëra nga kushtet nuk ishte respektuar", është shprehur më tej Bariç.
Sui generis
Erjon Bogdani: Nuk ka shitje ndeshjesh, faji është i yni
Nëse ka një lojtar, i cili duhet hequr mënjanë për dy humbjet poshtëruese të kombëtares, është sulmuesi Erion Bogdani, si gjithnjë konstant në lojën e tij, pavarësisht se në eliminatoret e Euro 2008 arriti të shënonte vetëm një gol. Veterani i kuqezinjve flet hapur për zhgënjimin e madh që u la tifozëve ndeshja me Bjellorusinë dhe ajo me Rumaninë. Humbjet e fundit i cilëson si një mësim të mirë për të ardhmen e Shqipërisë. Shortin e eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2010 ku kuqezinjtë bëjnë pjesë në grupin 1, bashkë me Portugalinë, Danimarkën, Suedinë, Hunagrinë dhe Maltën, ai e konsideron jo dhe aq të vëshitrë.“Er-Bomber” shpreh edhe dëshirën e tij për shortin e eliminatoreve të ardhshme duke deklaruar se do të donte të ishte Italia, pasi atje ka shumë vite që luan dhe jeton. Por duke lënë pas këtë, në intervistën e dhënë nëpërmjet telefonit ai jep mendimin e tij edhe për problemet e kombëtares, të ardhmen e saj dhe akuzat e tifozëve. Përjashton mundësinë që në ekip ka klane dhe kur e pyet, 30-vjeçari mohon direkt: “Nuk bëhet fjalë. Eshtë më mirë të pyesni të rinjtë, të cilët kanë gjetur një ambient të ngrohtë dhe disa prej tyre kanë zënë direkt formacionin.” Në fund, ai nuk harron të theksojë se trajneri i ri duhet të mendohet mirë për largimin e futbollistëve veteranë. Ndërkaq, “Bogu” flet edhe për formën që është duke kaluar te skuadra e Livornos dhe pengun që ka, pasi ende nuk ka aritur që të gjejë golin në këtë sezon.
-Në opinionin sportiv ende po flitet për dy takimet e fundit të kombëtares. Ka akuza, madje të rënda nga tifozët dhe qeveritarët. Kombëtarja në 10 ndeshje pësoi 8 gola, ndërkohë që në dy të fundit, plot dhjetë. Ç’farë mund të na thoni për këtë shpërfytyrim?
-Bjellorusia dhe Rumania na dha një mësim të mirë për të ardhmen. Këto dy humbje ishin poshtëruese për ne dhe tifozët. Të gjithë janë zhgënjyer nga loja jonë dhe me të drejtë, sepse me Bjellorusinë nuk na falej të humbisnim. Mendoj se i bëmë gropën vetes, pasi e morrëm shumë lehtë dhe u futëm në fushë sikur e kishim të fituar ndeshjen. Bjellorusia kishte një ekip të mirë dhe na mundi me meritë. Futbolli ka surpriza dhe fitorja e Luksemburgut në Bjellorusi e dëshmon qartë këtë. Me Rumaninë ishim të gjithë shumë dobët dhe u shpërfytyruam si ekip. Tani e mira është që të lëmë pas çdo gjë dhe shikojmë për një të ardhme më të mirë. Por nuk duhet të paragjykohemi.
-Ndërkohë, tifozët kuqezinj, MTKRS dhe kryeministri Berisha akuzojnë për shitje të këtyre dy ndeshjeve...
-Këto nuk janë aspak të vërteta. E them me bindje se asnjë nuk mund ta shesë flamurin shqiptar. Kjo gjë nuk ka ndodhur. Mua më vjen keq që tifozët dhe të tjerët mendojnë kështu. Po rikujtoj ndeshjen me Rumaninë në Tiranë. Kur ne humbëm 0-2 në “Qemal Stafa”, ata përsëri na akuzuan. Duhet të jenë më realistë, sepse të gjithë dinë të luajnë futboll dhe jo vetëm Shqipëria mund të të befasojë. Kam disa vite që aktivizohem në kampionatin italian dhe kur kemi mundur Milanin apo Interin, që janë ekipe të mëdha, asnjë nuk është akuzuar që ndeshja ka qenë e shitur. I respektojmë tifozët për mbështetjen e pakursyer, por të tilla aludime nuk duhet të ketë, sepse janë në dëm të ekipit.
-Flitet se në kombëtare ka klane...
-Nëse opinioni sportiv mendon kështu dhe nuk e beson, atëherë le të pyeten lojtarët më të rinj, jo ne veteranët. Të rinjtë që kanë ardhur në ekip, kanë çarë menjëherë, madje disa prej tyre tashmë janë pjesë e formacionit bazë. Nëse do të kishte klane, atëherë do të ndodhte e kundërta.
-Pas këtyre dy humbjeve është folur se në kombëtare klima nuk ka qenë e ngrohtë midis lojtarëve...
-Për mua kjo nuk logjikë. Normalisht do të ketë probleme, por jo të thuhet se pas këtyre dy takimeve të fundit në ekip mungon ngrohtësia. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Klima ka qenë e mirë dhe lojtarët në kombëtare kanë të njëjtin objektiv. Për këtë i garantoj të gjithë, sepse në nuk ka klane apo qëllime të veçanta.
-Si e shikoni të ardhmen e Shqipërisë dhe a mendoni që disa lojtarë e kanë mbyllur ciklin?
-Mendoj se pasi të vihet trajneri i ri, ai duhet të shikojë mirë, që kush ja vlen dhe kush nuk ia vlen në ekip. Nuk është aq e lehtë të largosh nga kombëtarja lojtarët veteranë. Sot luajnë ata që kanë një gjendje të mirë dhe mosha nuk duhet të shikohet. Që të largosh lojtarë, atëherë duhet të kesh më të mirë.
-Trajneri Oto Bariç dha dorëheqjen. Fiton apo humb Shqipëria nga kjo?
-Varet kush do të vijë, sepse edhe me Brigelin kështu thamë, por me ardhjen e Bariçit ekipi zhvilloi lojra të mira. Tani duhet të presim trajnerin e ri dhe me çfarë mendimi do të vijë ai.
-Trajneri i ri, mendoni se duhet të jetë shqiptar apo i huaj?
-Atë në dorë e ka presidenti dhe them se do të bëjë zgjedhjen më të mirë. Unë kam gati 10 vjet që jam larguar nga Shqipëria dhe nuk mund të flas me kompetencë për trajnerët vendës. Mund të them se në krye të kombëtares duhet të jetë një trajner i aftë dhe me eksperiencë. Të tillë në qarkullim ka, kështu që i ngelet Federatës të diskutojë dhe të vendosë për një njeriun e duhur.
-Si e mendoni shortin e eliminatoreve të Kampionatit Botëror 2010 dhe deri ku mund të arrijë Shqipëria?
-Nuk më duket edhe aq i vështirë, për arsye se në grup mund të na binin skuadra të forta dhe me traditë në arenën ndërkombëtare, si Italia, Gjermania apo Anglia. Këtë herë na kanë rënë kombëtaret e vendeve nordike, që janë skuadra të mira, gjithashtu edhe Portugalia, që mund të jetë favorite e grupit. Mendoj se mund të bëjmë surpriza, sepse nuk është ndonjë short i vështirë. Këto takime duhet t'i përgatisim njësoj sikur do të përballemi ndaj Holandës apo Anglisë. Tani duhet të jemi realistë që në futboll nuk ka shumë ndryshime. Edhe Hungaria me Maltën, që duken si skuadra të kalueshme, mund të surprizojnë këdo kundërshtar. Futbolli i njeh të gjitha dhe tani nuk mund të them se deri ku mund të arrijmë.
-Cila ishte dëshira e Bogdanit përpara hedhjes së shortit?
-Faktikisht, kisha shumë dëshirë të binte Italia, duke qenë se qëndroj dhe aktivizohem këtu, plus që edhe tifozët në Shqipëri do ta dëshironin këtë. Gjithsesi, në aspektin sportiv them se duhet të jemi të kënaqur me këtë grup dhe ç’është më e rëndëishme të bëjmë maksimumin tonë, për të arritur një vend sa më të mirë.
-Gjatë merkatos së verës, emri i Bogdanit u lakua shumë herë në media, në një kohë që keni pasur oferta nga klube të mëdha jo vetëm në Itali, por edhe jashtë saj...
-Vendosa vetëm në momentet e fundit që të kaloja te skuadra e Livornos. Këtu ndihem mirë dhe jam duke u paraqitur mirë në takimet që kam zhvilluar. Synimi ynë është që ta arijmë të qëndrojmë në Seria A dhe besoj se do ja arijmë qëllimit pasi skuadra po paraqitet shumë mirë nga ndeshja në ndeshje.
-Janë zhvilluar shumë javë nga fillimi i këtij sezoni, në një kohë që “Bogu” ende nuk po “shpërthen”...
-Ende e kam peng këtë gjë dhe po më mundon nga java në javë. Dihet tashmë që sulmuesi ka për detyrë ta dërgojë topin në rrjetë, por deri më sot nuk kam arritur ta bëj një gjë të tillë. Jam duke punuar nga java në javë, ashtu siç jap maksimumin tim në çdo ndeshje, ashtu që të shënoj edhe gola. Kam pasur raste, por më ka munguar edhe fati. Besoj se shumë shpejt do të dal te goli, është vetëm një çështje kohe.
-Është folur në media se në janar mund të ndryshoni skuadër...
-Unë jam në kontratë me skuadrën e Kievos, e cila më ka huazuar për një sezon te skuadra e Livornos. Ashtu siç e thashë, këtu ndihem mirë dhe nuk e kam menduar largimin, aq më tepër që është shumë shpejt për të folur pasi duhen edhe tre javë që të përfundojë kampionati për këtë vit kalendarik. Më pas do të shoh se ç’farë do të bëj.
Gazeta SOT.
My silence doesn't mean I am gone!
Kombëtarja e shitur?! Dëshmi nga FSHF
Kush mendon se konflikti i radhës MTKRS-FSHF do të shuhet, sikundër ai para një viti, gabohet. Një gjë të tillë e vërteton ministri i Sporteve, Ylli Pango, i cili ka pohuar dje për “Tirana Observer” se jo vetëm që shteti do t’i shkojë deri në fund kësaj meseleje, por ai ka siguruar edhe dëshmi të reja mbi shitblerjet e ndeshjeve akoma më komprometuese. Sipas tij, ish-nëpunës të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë dhënë tashmë dëshmitë e tyre mbi gjithë “pazaret” që ka bërë federata dhe kombëtarja gjatë viteve të fundit.
“Do t’i shkojmë deri në fund kësaj pune. Shqiptarët duhet të njohin të vërtetën një herë e mirë. Të dinë se çka ndodhur me kombëtaren e tyre. Ne, përveç dëshmive të disa futbollistëve të kombëtares, kemi siguruar edhe nga ish-drejtues të federatës më së shumti, por edhe zyrtarë aktualë janë ofruar për të zbardhur gjithë të vërtetën”, ka thënë ministri Pango. I galvanizuar edhe nga intervista e ish-trajnerit të kombëtares, Oto Bariç, në mediat kroate, ku ai pohonte se ndeshjet ishin manipuluar, ministri Pango ka shpjeguar se dita-ditës do të dalin deklarata të tjera, të cilat do vënë me shpatulla pas murit përgjegjësit.
“E kam lexuar me kujdes intervistën e Bariçit, por personalisht mendoj se nuk ka thënë as më shumë e as më pak nga çfarë dija. Por natyrisht një deklaratë e tillë, e dalë nga goja edhe e trajnerit, ka shumë vlerë”, ka vazhduar Ylli Pango. I pyetur se cila do të ishte rruga që do të ndiqte ministria, ai sqaroi se për momentin një komision i ngritur në MTKRS po hetonte dhe mblidhte të gjitha faktet dhe dëshmitë. “Kemi ngritur një komision, i cili do të qartësojë gjithçka, pikë së pari për qeverinë dhe më pas do t’i drejtohemi prokurorisë, duke qenë shumë të sigurt mbi akuzat dhe pretendimet tona”, ka përfunduar Ministri i Turizmit, Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango.
Bariç nga Kroacia: Ndeshjet ishin të shitura
Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Oto Bariç “ndezi” shtypin shqiptar ditën e premte teksa në të përditshmen prestigjioze kroate “Jutarnji List” deklaronte se ndeshjet e kombëtares ishin shitur. “Unë e di se dikush nga lojtarët ka qenë pjesëmarrës në përfundime të çuditshme të ndeshjeve. Madje, mua më kanë sugjeruar që t’i largoj nga kombëtarja, mirëpo dy nga të dyshuarit për përzierje nuk arrita t’i eliminoja. Megjithatë, falë Zotit, aventura ime shqiptare është e përfunduar. Nuk e di këtë, por nëse Kryeministri apo ministri i Sporteve në Shqipëri kanë fakte, atëherë le t’i nxjerrin”, citohet Bariç në këtë intervistë. Madje 75-vjeçari deklaronte se do të kishte ikur nga Shqipëria gjithsesi, por takimi me presidentin Topi kishte ndikuar për të qëndruar. “Unë pata vënë tre kushte, njëri nga të cilët kishte të bënte me përmirësimin e kushteve financiare për ndihmësin tim Slavko Kovaçiç. Kur pas tri javëve u ktheva në Tiranë, asnjëra nga kushtet nuk ishte respektuar. Mendova të mos rinovoja dhe të largohesha, por në takim me presidentin Topi ndryshova mendim”, përfundon Bariç.
Bariç nga goja e FSHF: Nuk pati ndeshje të shitura
Ndërkohë një tjetër Bariç, këtë herë nga zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk vonoi dhe një ditë më vonë përgënjeshtrojë gjithçka. “Jo nuk kam thënë kështu, dhe ju lutem thoni të vërtetën, sepse këto ditët e fundit disa gazetarë flasin dhe shkruajnë në emrin tim, dhe në qoftë se kjo vazhdon, unë nuk do flas më me gazetarë shqiptarë. Unë kam thënë që dy ndeshjet e fundit nuk ishin të shitura. Gjatë kohës që isha trajner i kombëtares së Shqipërisë nuk ka pasur ndeshje të shitura. Unë kam thënë që përpara shumë kohësh kam dëgjuar që 2-3 lojtarë shqiptarë shesin ndeshjet. Jo ndeshjet e kombëtares, por ndeshjet e klubeve ku ata luanin, dhe për këtë ata janë dënuar nga federata”, citohet Bariç në sajtin e internetit të federatës. Më tej kroati tregon edhe miqësinë shumë-shumë të ngushtë të tij me presidentin Armand Duka. “Dua të them që marrëdhëniet me zotin Duka janë të shkëlqyera. Ai është munduar që të më krijojë kushte sa më të mira për të punuar. Ne jemi kuptuar mirë me njëri–tjetrin në çdo aspekt të punës time si trajner”, citohet Bariçi i Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ministria pret përgjigjen zyrtare të UEFA mbi hetimin
Megjithëse janë fokusuar më tepër në hetimet dhe mbledhjen e fakteve mbi shit-blerjet e ndeshjeve të kombëtares, ministria është nën akthin e pritjes së përgjigjes edhe nga UEFA. Institucioni evropian nuk është prononcuar ende zyrtarisht letrës së MTKRS-së dërguar javën e kaluar ku i kërkonte nisjen e hetimeve edhe kësaj të fundit për dy ndeshjet e fundit të kombëtares shqiptare.
TIRANA OBSERVER
My silence doesn't mean I am gone!
ore mire qe u shiten keto ndeshjet
po kush i bleu xhanem
jeshét prèmè ne aliarèm
jeshèm more jeshèm
po drita skeshèm
NUK SHITET FLAMURI I KOMBIT
po ca do shesin kto barbonat keto per i dreke lejn ndeshjen mereni me mend ca bajn per paret keto lejn dhe b..............
PS: na felliqen fare me rumanin
shnet.
Dhe kau i mirë po s'e ngacmove, s'tërheq në brazdë.
POedhe ate nga futbollistet.Turpi madh cfare gjaku kane keto...
Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?
Po u shitet turp per FSHF ky skandal !
Jufka ime ...
Krijoni Kontakt