Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Gjashtė mendime


    Hej, populli Kosovės: Ty ende ke nė gjirin tėnd njė Adem Demaē


    1
    Shqiptar i Kosovės (dhe shqiptar nė pėrgjithėsi): mos harro se qysh, mendimtari i madh gjerman, Hegeli (gati, para mė se dy shekujve), ka vėrejtur se ėshtė ligj historik, ecja e proceseve pėrpara, apo shkuarja pėrpara e kombit.

    2
    Votues i Kosovės: ti tani goxha dite tė jesh pėrdorues i aftė e strategjik i votės: 70% nuk i dhe mundėsi mediokėrve politikė tė Kosovės ta shpėrdorojnė votėn tėnde, dhe mbi 30% tė disa politikanėve tė frustruar qė iu dhe mundėsi tė pėrmirėsohen, duke ua dhėnė atė qė ta kėrkuan me pasion: votėn tėnde tė shtrenjtė! Vota Jote, popull, pas 17 nėntorit 2007, ka filluar tė jep efekte pozitive pėr pėrmirėsimin e disa politikanėve qė po i pranojnė gabimet e tyre.


    3
    Hej, shqiptar i Kosovės (dhe shqiptar nė pėrgjithėsi) dhe ti politikan, ende i papėrvojė, por edhe i paēliruar shpirtėrisht: Ti ke njė Adem Demaē, ke njė Ukshin Hot (as tė gjallė as tė vdekur, por tė pranishėm fuqishėm nė ecuritė kombėtare e politike nė Kosovė), ke njė Gafurr Adil, (gjithėshqiptar), ke edhe ca tė identifikuar, por jo tė shpallur publikisht (pasi qė janė para kohės sonė dhe kjo kohė nuk i duron tė bėhen personalitete publike,) ke njė Albin Kurt (paqėsor - por tė pathyeshėm), ke edhe shumė edhe shumė tė tjerė, pėr tė cilėt edhe pse nuk dimė shumė, ata, realisht, janė shtyllat Tua tė tashme apo tė ardhme, prandaj mos u dėshpėro, por qėndro dhe shko vetėm pėrpara, meqenėse kur ke njė (personalitet tė njė lloji) ke edhe shumė, sepse ajo tokė qė lind e rritė njė bimė rrapi shekullor, apo lloj tjetėr, po ajo tokė lind e rritė edhe shumė sish.


    4
    Njė Azem Vllasi tė 1981-ės, vonė i ka dalė gjumi edhe tani, por ende nuk ėshtė (i) zgjuar. Prandaj: Hej, ti Azem Vllasi! Njė njeri (qoftė ai edhe politikani mė i madh), nuk mund ta ndalė, qoftė procesin, qoftė as historinė.

    5
    Mbrėmė nė RTK (6.12.2007), kishte debat, meqenėse aty qe edhe Adem Demaēi i madh. Ai ishte trupėzim, personifikim, po edhe pėrfaqėsim i vuajtjes dhe i qėndresės sė koncentruar i njerėzve tė vuajtur, por edhe burra e burrėresha tė Kosovės. Prandaj, ai nė debat shkėlqeu duke folur nga thellėsia e shpirtit tė njerėzve tė kombit. Prandaj, Atij i drejtoheshin pyetjet, siē i drejtohen mėsuesit tė historisė, dhe si mėsuesi i atyre qė e bėjnė historinė e Kosovės dhe atė shqiptare, nė pėrgjithėsi.


    6
    Qytetarė tė Prishtinės: Ju (shumica jush), shpallėt “pejgamber” njė Ibrahim Rugovė, pse, bile pėr Adem Demaēin nuk flisni me gjuhėn (dhe shpirtin) e popullit, dhe pse nuk e pranoni e (shpallni) tė vėrtetėn se Adem Demaēi, sė paku, ėshtė njeri i mbėrrimė!

    07.12. 2007
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    95 Vjetori I Konferėncės Sė Ambasadorėve Nė Londėr Dhe Kosova

    Shkruan: Romeo GURAKUQI

    Trajtesa e mėposhtme synon tė sjellė nė vemendjen e opinionit publik, ngjarjet tė cilat sollėn nė aneksimin e Kosovės nga ana e Serbisė nė vitin 1912 dhe arsyet e njohjes ndėrkombėtare tė kėtij procesi, fillimisht pushtues e mė pas kolonizues.Punimi synon tė nenvizojė se, duke qenė se kemi tė bėjmė me njė rast historik kolonial, tėrėsisht tė errėsuar dhe tė fshehur gjatė gjithė rrjedhės sė shekullit XX, populli i kėtij entiteti, sot, ka tė drejtėn tė jetė i lirė pėr tė vetevendosur sėrish pėr ardhmėninė e vet. Paradoksi qendron nė faktin se rasti i Kosovės ėshtė rasti i fundit i pazgjidhur kolonial, qė po zgjidhet nė njė kohė kur epoka koloniale ėshtė tashmė e pėrmbyllur. Kosova ėshtė njė rast kolonial qė ka mbetur i fshehur pėr shkak tė rrethanave tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė tė gjithė periudhėn vijuese 1912-1995, pėr shkak tė dobėsisė dhe famės sė keqe qė ka pasur shteti amė nė botėn demokratike dhe pėr shkak tė orientimeve tė pastabilizueme tė Shqipėrisė komuniste dhe post komuniste.
    Rasti kolonial i Kosovės ka qenė aq i fshehur, sa ka qenė i fshehur edhe realiteti aq i thyeshėm jugosllav, ky grumbull territoresh dhe popujsh tė mbledhur artificialisht nga pamundėsia pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjet nė marrėdhėniet mes Fuqive tė Mėdha nga vitit 1912 deri mė 1919. Nė kėtė bashkim shtetėror artificial ekzistonin akumulime urrjetjesh reciproke, sa qė bota e qytetėruar europiane dhe perėdnimore, nė kohėn e presidentit Tito as qė i imagjinonte dhe as i kishte kuptuar. Dhuna dhe masakrat qė shoqėruan procesin dezintegrues tė ish Jugosllavisė befasuan botėn mbarė, por edhe ateherė nuk u kuptua dot se njė prej pjesėve federative tė kėtij entiteti, Kosova, ishte njė mish i huaj brenda tėresisė jugosllave, qė nė njė ditė tė bukur do shperthente po aq befasisht.
    Interesat e dhėnies sė zgjidhjeve tė pjesshme, i imponuan Fuqive tė Mėdha mbajtjen fshehur tė rastit kosovar deri edhe nė Marrėveshjet e Paqes sė Dayton-it mė 1995. Nė kėtė marrėveshje, ēėshtja e 2 milion shqiptarėve u injorua tėrėsisht, gjė qė u kuptua nga ish presidenti Millosheviq si njė dritė jeshile pėr gjithė atė ēfarė bėri mė pas. Sot, pas dhunės, etnocidit dhe shpėrnguljes sė pangjashme sė viteve 1998-1999, Fuqitė janė tė detyruara tė gjejnė njė zgjidhje pėr pjesėn e fundit, atė mė joorganiken, e ish Jugosllavisė.
    Po, si u pėrfshi Kosova nė Serbi? Trajtesa merr shkas nga puna gati 11 vjeēare kėrkimore e zhvilluar dhe e mbėshtetur tėrėsisht nė dokumentat qė gjenden nė Public Record Office-pėrkatėsisht Arkivi Shtetėror i Anglisė Uellsit dhe Mbretėrisė sė Bashkuar. Nė kėtė arkiv pėr vitet 1913-1914, me tė cilat zė fill dhe stabilizohet faza e parė e procesit tė lartpėrmendur, gjenden dosje tė tėra tė Foreign Office dhe tė Admiralatit tė Flotės Britanike, qė japin nė hollėsi trajtimin e plotė diplomatik tė problemit. (Dokumentat e vitit 1913 janė tė vendosur nė PRO.FO.371.1770, 1771, 1806, 1757, 1758, 1759, 1769, 1805, 1808, 1819, 1807, 1809; ndersa ato tė vitit 1914 janė tė vendosura nė dosjet: 1886, 1891, 1894, 1885, 1887, 1888, 1889, 1890, 1892, 1893, 1895, 1896, etj.)
    Pikėsėpari do tė mė duhet tė bėhet njė pėrshkrim tė shkurtėr tė kuadrit historik tė zhvillimit tė ngjarjeve.
    Procesi i aneksimit tė Kosovės nga Serbia, njėlloj sikurse Hotit dhe Grudės, nga Mali i Zi, ėshtė i lidhur me ngjarjet e Luftės sė Parė Ballkanike, 1912-1913. Shtetet e reja ballkanike, pas lidhjes sė Aleancės me tyre nė pranveren e vitit 1912, synonin tė pėrfitonin nga turbullira qė shkaktoi nė Kostandinopojė disfata nė luftėn Italo-Turke 1911 dhe nga kryengritjet e herepashershme tė shqiptarėve, veēanėrisht ajo e vitit 1911. Ashtu sikurse shkruan historiani Ferdinand Schevill: “Ata e ndjenė fitoren shqiptare, tashmė tė pashmangshme, nėpėrmjet tė cilės Shqipėria ishte duke u ndėrtuar si njė shtet autonom i pėrbėrė nga katėr vilajete, i Shkodrės, Janinės, Monastirit dhe Kosovė. Nė qoftė se propozimi shqiptar do tė pranohej, secili prej katėr aleatėve, (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria shėnim i imi. R.G.) do ta shikonte derėn e mbyllur nė njė krahinė tė caktuar, tė cilen secila nė mėnyrė tė veēantė lakmonte.”( Ferdinand Scevill, The History of Balkan Peninsula, from the earliest times to the present day, New York (revised edition) 1953, faqe 471).




    Mė 12 tetor 1912 shpertheu Lufta Ballkanike. Brenda njė periudhe tė shkurtėr, shtetet e reja tė Ballkanit e dėrrmuan Perandorinė Osmane. Lufta Ballkanike e vitit 1912 erdhi nė mėnyrė tė papritur nė botėn e trazuar tė para Luftės sė Parė Botėrore, mbasi Fuqitė e Mėdha nuk ishin tė pėrgatitura pėr njė fitore tė shpejtė tė aleatėve tė vegjėl para njė perandorie. Por, siē shkruan Richard C. Hall, “fitorja ishte njė fitore krejt e natyrshme, pėr shkak tė pėrparimit kuptimplotė moral, ekonomik dhe ushtarak qė kishin bėrė shtetet e krishtera qė prej ēlirimit tė tyre. Nepėrmjet njė pune plot pasion ata shtete ia arritėn tė pėrqafonin shumė nga mentalitetet dhe institucionet europiane dhe tė pajisur me ata, u kyēen nė njė betejė me njė popull aziatik, i cili i kishte rezistuar nė mėnyrė tė qendrueshme europianizimit…". (Richard C. Hall, The Balkan Wars 1912-1913, London and New York 2000, faqe 72.) E ballafaquar me kėtė shkatėrrim shumė tė madh, Porta e Lartė, e kapur nga paniku, kėrkoi ndėrmjetėsim tek Fuqitė e Mėdha tė kohės, Anglia, Franca, Gjermania, Austro-Hungaria dhe Rusia, tė cilat me 3 dhjetor arritėn tė ndėrmjetėsonin dhe tė vendosnin njė armėpushim. Nė kėto rrethana u mblodh Konferenca e Ambasadorėve tė Fuqive tė Mėdha nė Londėr mė 17 dhjetor 1912, pėr tė zgjidhur problemet e lindura nga lufta nė mes Aleatėve Ballkanikė dhe Turkisė. Nė ditėn ku u hap konferenca, turqit mbanin nė Europė ende, Konstandinopojėn me rrethinat dhe tre qytetet e fortifikuara: Adrianopojėn, Janinėn dhe Shkodrėn. Mė 17 dhjetor 1912 ambasadorėt e Fuqive tė Mėdha tė akredituar nė Britaninė e Madhe u takuan nėn kryesinė e Sir Edward Grey-t, pėr tė mbikqyrur procesin e paqes nė Ballkan dhe pėr tė mbrojtur interesat e Fuqive tė Mėdha nė rajon. Kjo Konferencė u mblodh me cilėsinė e “Mbledhjes sė Ambasadorėve tė Gjashtė Fuqive tė Mėdha nėnshkruese tė Trataktit tė Berlinit”. Konferenca e Ambasadorėve i zhvilloi punimet mes shqetėsimeve tė Fuqive tė Mėdha se lufta ballkanike mund tė pėrshkallėzohej nė njė konflikt mė tė gjėrė qė do tė pėrfshinte shtete tė tjera. Pėr shumėkend asokohe ishte e qartė se ēėshtja ballkanike mund tė pėrshkallėzohej drejt nė luftė europiane dhe pėr kėtė arsye Fuqitė e Mėdha kėrkuan ta parandalonin njė gjė tė tillė. Duhet tė kihet parasysh se Konferenca e Ambasadorėve synonte gjithashtu tė zgjidhte kundėrshtitė nė mes Fuqive tė Mėdha, nė mėnyrė tė veēantė, ata nė mes tre prej tyre, mė drejtėpėrdrejtė tė interesuara nė Gadishullin Ballkanik: Austro-Hungarisė, Italisė dhe Rusisė. Nė kėtė mėnyrė, rendi gjeopolitik i vendosur nė Konferencėn e Berlinit mė 1878, nė Londėr u zėvėndėsua me njė marrėveshje tė re. Shikuar nė njė kontenkt historik mė tė gjėrė, Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr mė 1912-1913 ishte etapa e fundit e Sistemit tė Kongreseve, tė vėnė nė jetė mė sė pari nga Kongresi i Vjenės 1814-1815. Nė ditėt e para tė kėsaj mbledhjeje u zhvilluan bisedime dhe shkėmbime mendimesh, mes pėrfaqėsuesve tė Fuqive Europiane. Nė kėtė konferencė, pėrveē ēėshtjes shqiptare, u bisedua pėr njė paqė tė pėrgjithshme midis Fuqive Europiane, u diskutua problemi i daljes sė Serbisė nė Adriatik dhe ēėshtja e ishujve tė bregdetit Jonian, kufirit tė Bullgarisė mė Perandorisė Osmane nė Traki. Pėr fat tė keq, Ēėshtja e Shqipėrisė, u zgjidh pa respektin mė tė vogėl ndaj shqiptarėve, dhe kufiri i shtetit tė ri shqiptar u pėrcaktua vetėm nėn prizmin e shmangies sė njė ballafaqimi nė mes Austro- Hungarisė dhe Rusisė, pėr tė cilin shqiptarėt nuk ishin fajtorė dhe me tė cilin ato nuk kishin tė bėnin fare. Austro- Hungaria, e gjendur pėrballė faktit tė kryer tė ndryshimit tė status quo-sė ballkanike nė disfavorin e saj dhe nė tė mirė tė shteteve sllavo-orthodokse, pra nė fund tė fundit tė Rusisė, u pėrpoq ta balanconte kėtė me krijimin e njė shteti shqiptar sa “mė tė madh qė tė ishte e mundur”, duke pasur parasysh kėtu trojet ku banonte popullsia shqiptare.
    Shqyrtimi i kujdesshėm i dokumentacionit arkivor tė Foreign Office tė njė pėriudhe 8 mujore, qė nis nga dhjetori i vitit 1912 deri nė korrik 1913, tė jep njė ide tė qartė mbi mėnyrėn dhe kriteret e pėrdorura pėr klasifikimin dhe ndarjen e territoreve ballkanike nė pėrgjithėsi dhe atyre shqiptare nė veēanti, dhe mund tė kuptohet krejt mirė ajo ēfarė sot, nė prag tė zgjidhjes sė statusit “pėrfundimtar” (termi pėrfundimtar ėshtė relativ mbasi nė qoftė se jepen zgjidhje nė kundėrshti me parimin e vetvendosjes, kėto zgjidhje vertet mund tė krijojnė njė balance mes fuqive, por nuk krijon stabilitetin e brendshėm tė entitetit tė interesuar) tė Kosovės. Ėshtė mjaft e trishtueshme sot, kur shikon se me ēfarė lloj cinizmi, ėshtė ndarė trualli etnik shqiptar, si i janė shkėputur atij troje kompakte etnike, dhe si janė nėnvleftėsuar nė kėtė ndarje kriteret mė tė domosdoshme etnografike dhe historike dhe se si ėshtė pranuar sovraniteti i shteteve tė reja mbi territoret qė Perandoria e kalbur Otomane kishte ceduar. Nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, Austro-Hungaria argumentoi se pėrfshirja e Shkodrės ishte thelbėsore pėr ekonominė e shtetit tė ri shqiptar dhe kėrkoi dhe mbrojti gati e vetme, tė drejtėn e shtetit tė ri shqiptar mbi njė pjesė tė madhe tė Kosovės sė sotme, pėrfshirė qytetet e Pejės, Gjakovės Prizrenit dhe krahinėn e Dibrės nė tėrėsi, sepse, sipas saj, ekzistonin arsye racore dhe fetare pėr tė mos ia dorėzuar kėto qytete Malit tė Zi dhe Serbisė. Rusia, njėlloj siē sillet sot pas 95 vitesh, nuk hapi rrugė pėr zgjidhjen e problemit tė Shkodrės pa kėnaqjen deri nė fund tė ambicjeve tė Serbisė nė Shqipėrinė Verilindore, gjegjėsisht nė Kosovė. Nė pėrgjigje tė presionit gjerman pėr tė mos prishur konferencėn, Austro-Hungaria bėri njė seri lėshimesh deri sa Rusia ra dakord nė pėrfshirjen e Shkodrės nė Shqipėri. Pėr javė tė tėra paqja nė Europės u var nė fatin e Pejės, Prizrendit, Dibrės dhe veēanėrisht tė Gjakovės. Mė caktimin e kėtyre qyteteve pėr Serbinė, dhe Hotit dhe Grudės pėr Malin e Zi, natyrisht qė ekzistenca jetėsore pėr banorėt e Shqipėrisė sė Veriut do tė bėhej e pamundur ekonomikisht, mbasi gjithēka qė i lihej kėtij rajoni ishte vetėm njė zonė e tėrė shkėmbore jo produktive dhe sepse jeta e kėsaj zone kishte qenė e lidhur historikisht ngushtė, sidomos me Gjakovėn. Gjithashtu, Malėsia e Madhe shqiptare u nda nė mes, duke iu kėputur lidhjet e komunikimit, pėrvecse ekonomiko-tregtar edhe familjar. Me shkėputjen e rajoneve tė sipėrthėna, trungut tė shtetit tė porsa njohur shqiptar iu ndėrprenė arteriet themelore qė e bėjnė tė funksionueshėm njė komb, lidhshmėria politike, ajo ekonomike, komunikimi i brėndėshėn njerėzor. Pasojė e drejtėpėrdrejtė e saj, natyrisht se nuk do tė ishte tjetėr veēse, varfėrimi i mėtejshėm ekonomik i rajoneve tė tėra malore shqiptare si rezultat i ndėrprerjeve tė marrėdhėnieve tradicionale, ruajtja e konservatorizmit gjysėm-mesjetar edhe me tej nė epokėn moderne, mbajtja konstante e pasigurisė sė brendshme politike nė shtetin e ri shqiptar, dobėsim i mėtejshėm i nukleve kulturore europiane brėnda kombit shqiptar, njė ballkan perėndimor krejtėsisht tė destabilizuar pėr njė kohė tė gjatė. Njė Shqipėri e tillė e lėnė nė mėshirė tė fatit, nėn kėrcėnimin e vazhdueshėm e konstant, tė shteteve mė tė fuqishme fqinje me institucione demokratike dhe europiane tė pastabilizuara, jo vetėm qė do tė bėhėj detyrimisht njė njollė mjerimi nė Europė pėr njė periudhė tė konsiderueshme, por gjithashtu, pozita e saj e gjymtuar do tė mund tė shkaktonte njė seri ndėrlikimesh qė do tė shtriheshin shumė pėrtej kufijve tė saj, Serbisė dhe Malit tė Zi.
    Trajtimi i problemit tė kufirit tė shtetit tė ri shqiptar nuk u mbėshtet nė konsiderata etnografike, historike, ekonomike etj, por u bė nga Fuqitė nėn prizmin e mosprishjes sė ”koncertit europian”, gjė e cila, nė kėndvėshtrimin e kėsaj diplomacie, do tė mund tė ēonte mė pas nė njė luftė europiane. Para njė “nevoje” tė tillė tė konsideruar si parėsore pėr Fuqitė, por shkatėrrimtare pėr Shqipėrinė, diplomacia britanike u mundua tė luajė rolin e ndėrmjetėsit, rol i cili pėr mendimin tonė, e detyroi atė tė heqė dorė nga disa parime themelore konstante pozitive ndaj ēėshtjes shqiptare, tė kristalizuara, sidomos nė krizėn shqiptare tė vitit 1911, qė e kishin bazėn nė eren e re qė po frynte nė diplomacinė britanike. Kėshtu, megjithėse ishte e bindur pėr pėrkatėsinė etnike shqiptare tė disa qyteteve qė i kaluan Serbisė, ajo nuk qe nė gjendje t’i jepte rrugė situatave tė vėshtira qė u krijuan nė Konferencė. Kjo ndodhte kur ekzistonin raporte historiko-etnografike, memorandume edhe nga personalitete tė paanshme botėrore, tė cilėt argumentonin historikisht pėrbėrjen kompakte etnike dhe origjinėn historike tė pandėrprerė tė popullit shqiptar. Ndėr ata do tė dėshiroja tė pėrmendja memorandumin e dėrguar nga misionari amerikan Telford Erickson, Sir Edward Grey-t (PRO. FO. 371. 1823, doc. No. 25388, June 2, 1913). Erickson pasi argumentoi me fakte dhe dokumente historike lashtėsinė iliro-arbėnore tė shqiptarėve, pyet se “si mund tė ndahet nė mes kjo tokė antike dhe ky popull antik nė mes aleatėve si njė plaēkė lufte”?! Mė pas ai shtonte: “Ne Zotėrinj kemi pas mėsuar se drejtėsia duhet tė jetė guri themeltar i ēdo rendi jetėgjatė nė shoqėrinė njerėzore”.
    Nė Konferencėn e Ambasadorėve, interesat e Shqipėrisė u ndėshkuan veēanėrisht nga qėndrimi i Rusisė. Pėr kohen pėr tė cilen flasin, prirja konstante e Rusisė nė pėrkrahje tė botės ballkanike sllavo-orthodokse mbėshtetej thjesht dhe qartė nė njė filozofi racore dhe religjioze dhe nuk pėrmbante, asnjė parametėr analitik parimor dhe objektiv bashkėkohor. Rusia, mė 1913, u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat dhe ia arriti qė tė krijonte njė Shqipėri sa mė tė vogėl qė tė ishte e mundur, duke u bėrė presion Fuqive tė tjera qė t’u lėshonin Serbisė, Greqisė dhe Malit tė Zi, rajone tė banuara eskluzivisht nga shqiptarė. Madje, Rusia arriti deri atje sa tė parashtronte edhe objeksione ndaj marrjes shqyrtim konsideratave etnografike nga njė Komision Ndėrkombėtar qė do tė krijohej pėr tė zgjidhur ēėshtjet e kontestueshme (PRO. F.O. 371.1769, pg 385 doc.10416). Kėtė qėndrim tė Rusisė, Faik Konica, njė prej shqiptarėve mė tė shquar tė asaj kohe, vėllai i kryediplomatit mė tė rėndėsishėm shqiptar nė Londėr pėr 30 vite me radhė Mehmet Konica, u pėrpoq t’ia bėnte tė qartė Sir Edward Grey-t, me anė tė njė memorandumi tė dorėzuar nė Foreign Office me 5 shkurt 1913 (P.R.O. F.O. 371 1769 faqe 130-135, dokument nr. 6388 i regjistruar me datė 10.02.1913). Ai u shpjegoi Fuqive se pjesa me e madhe e tokave shqiptare tė kėrkuara nga Serbia dhe Mali i Zi janė tė banuara nga shqiptarė katolikė dhe muhamedanė. .. Sa mė e fuqishme tė jetė Shqipėria, u pėrpoq tė shpjegonte ai, aq mė e aftė do tė jetė ajo tė qėndrojė mbi kėmbėt e veta, pa u mbėshtetur nė fqinjė e saj tė fuqishėm dhe pa qenė e detyruar tė bėhėt njė instrument i tyre. Nė kėtė kontekst kujtesa historike ishte e qartė: Po ndahej padrejtėsisht shtrati historik i njė populli antik, po i shkėputej Shqipėrisė Kosova, djepi shqiptar verilindor, barriere jo e kėndshme pėr politikėn ruse nė ekspansion tė vazhdueshėm. (Pėr fat tė keq, Rusia e sotme e drejtuar nga Presidenti Putin po bėn njė rikthim dramatik, tė pajustifikuar bashkėkohėsisht, nė politikėn e jashtme cariste ndaj Kosovės, ēfarė nuk i shkon njė vendi europian tė demokratizuar, tė shekullit XXI).
    Nė kėtė qėndrim tė sajin antishqiptar nė Konferencėn e Ambasadorėve, Rusia pati pėrkrahjen indirekte, apo edhe direkte tė Italisė. E nisur nga interesa tė ngushta dinastike, por edhe nga njė ambicje pėr hegjemoni nė Adriatikun Lindor, Italia do ta minojė tėrėsisht balancėn e Fuqive nė trajtimin e ēėshtjes shqiptare, duke anuar qartėsisht nė pėrkrahje tė aneksimeve tė tokave shqiptare. Mungesa e luajalitetit tė qėndrueshėm, pėrkujdesi maksimal pėr interesat e saj ekonomike momentale, dhe nxjerrja nė plan tė dytė e parimeve kryesore qė udhėheqin drejt njė politikė tė jashtme konsekuente, kanė qenė tiparet themelore qė kanė drejtuar klasen politike italiane nė raport me ēėshtjen e themelimit tė drejtė tė shtetit shqiptar. Ky qendrim i saj, i rakorduar me pozicionin e hekurt politik tė Gjermanisė, dhe politiken konstante prosllave tė Francės sė atėhershme, ishin shtyllat themelore mbi tė cilat u mbėshtet mekanizmi i institucionit ndėrkombėtar qė sanksionoi atė qė sot po quhet e drejta sovrane e Serbisė mbi Kosovėn, e Malit tė Zi mbi Malėsinė. Ėshtė vendi tė pėrcaktojmė se e drejta e Serbisė mbi Kosovėn nuk ka lindur si rezultat i integrimit normal tė kėtij territori, si rezultat i njė konsensusi tė pėrgjithshėm popullor, apo i njė vazhdimėsie historike tė ndėrprerė padrejtėsisht, por si rezultat i fitimit tė kėtij territori si plaēkė lufte, dhe tė sanksionuar ndėrkombėtarisht nga njė institucion, i cili, nė thelbin e tij nuk kishte parimet e sotme qė drejtojnė marrėdhėniet ndėrkombėtare, por parimin e ruajtjes me tė gjitha mjetet dhe mėnyrat tė “Koncertit Europian”. Dėshiroj tė pranoj nė kėtė kontekst se veprimtaria e shteteve ballkanike dhe e Fuqive tė Mėdha nė realizimin e kėtij vendimi, u ndihmua nga gjendja nė tė cilen dilte shoqėria shqiptare e asaj kohe. Pushtimi Otoman pesėshekullor kishte konservuar barbarisht konservatorizmin mesjetar, ruralizimin e shoqėrisė shqiptare, mbajtjen nė frenim tė ēdo prirjeje pėr ringritje kulturore dhe civilizuese tė shoqėrisė nė tėrėsi. Fuqitė e Mėdha nė kėtė mėnyrė, nė vend qė t’i hapnin poret jetėsore njė kombi nė rrugėn e tij pėr ripėrtritje qytetare dhe europiane, e cunguan atė territorialisht, i kėputėn arteriet jetėsore dhe ushqyen faktorėt qė bėjnė lehtėsisht tė manipulueshėm dhe tė kontrollueshėm njė popull tė penguar historikisht nė rrugėn e tij tė zhvillimit.
    Sot, rindertuesit e tė ardhmes sė Kosovės, do tė duhet tė shpengojnė kėtė vend dhe popull nga ankthi i pritjes sė pafundme, qė po krijon ēdo ditė e mė shumė amulli tė pėrgjithshme ekonomike dhe sociale dhe frikėn e njė tė ardhmeje tė pasigurtė. Ndihma e dhėnė deri mė tani pėr ta ēuar deri nė prag aspiraten pėr liri, nuk mund tė ndalet pa e pėrfunduar edhe aktin e vet final: njohjen de jure tė lirisė. Njohja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė po aq e rėndėsishme sa edhe procesi i demokratizimit, de-komunistizimit e europianizimit tė saj tė njimendte dhe integrimi i kujdesshėm dhe i institucionalizuar i forcave tė mirėfillta intelektuale nė drejtimin politik tė njė vendi qė aspiron tė bėhet pjesė e Bashkimit Europian.

    Shkodėr mė 25.11.2007

    (autori ėshtė Profesor i Universitetit Europian tė Tiranės)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga biligoa : 09-12-2007 mė 02:19
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #13
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Profili i Vetėvendosjes sė Kosovės sė Pavarur



    KOSOVA E PAVARUR - KOMPOZIM I RREGULLATORĖVE

    NĖ ZHVILLIM!



    ( me rastin e 10 dhjetorit 2007)



    Shkruan: Ferit RAMADANI

    Kėrēovė, 08. XII. 2007



    Kosova kurekur, synoi, tė dalė, nga primitivizmi i politikės kriminale,

    e pėrbindshave serbosllavė…



    Pas gjithė zgripeve e katandive, Kosova e Pavarur, u bė frekuenca qė idenė pėr liri dhe pavarėsi e shndėrroi nė ēėshtje, se po atė ēėshtje, e pagoi me gjak e jetė dėshmorėsh, me vuajtje e vrer tė burgosurish e tė dhunuarish, me djersė e me pėrballje tė skamjes sė pakufishme, pėr ta vėnė mbijetesėn e saj nė binarėt e zgjidhjes !



    Nėpėr kohėn mė paradoksale, tė njė Shekulli burg, qė pėrfundoj, dhe pėr njė Shekull tė ri tė nismės sė arbitrazhit, Kosova kurekur, synoi, tė dalė, nga primitivizmi i politikės kriminale, e pėrbindshave serbosllavė, me kokėn nė Beograd! Kjo sfingė, me gjymtyrėt e oktopodit nė Ballkan e nė Evropė, nė Amerikė e nė Azi, me dredhi e me dhunė, deshi ta vulosė robėrinė shekullore, e mbi tė, tė ushtrojė krimin, ashtu siē e krijoi me shpirtin e tyre vrastarė ! Pėrkundėr politikės sė tillė ekskluzive hegjemoniste tė ortodoksizmit pravosllav, Kosova – Lulegjaku i lirisė, doli me kuptimin racional tė domethėnies, se nė strukturėn sistemore tė zhvillimit, nė Shekullin e Ri, duhet tė bėhet udhėrrėfim i humanizmit demokratik, ku liria dhe pavarėsia ndėrmjet njerėzve tė mbesė kompozim i rregullatorėve nė zhvillim! Ndėrsa nė dimensionin e lidhjeve me tėrėsinė mbarėkombėtare, tė bėhet krijesa e harkut tė njė ngritjeje civilizuese e demokratike drejt unitetit i cili ėshtė i pakryer, apo i zhbėrė mespėrmes shqiptarėve !



    Kosova e pavarur, tejkaloj etapa tė vėshtira tė pėrballjeve qė erdhėn nga sinteza e ndėrthurrjeve tė ndryshme, veēmas nga sinteza e krijuar nga strategjia hegjemone sėrbosllave! Ajo i duroj qėllimet e sundimit shekullor, qė pati projektin e rrezatimit polarizues ndėr shqiptarėt ! Robėria shekullore, brenda tyre instalonte krijimin e dilemave, qė t’i futnin nė mister gjithė hapat e nismės sė mbarė tė zgjidhjes sė problemeve nė brendi, dhe ēeshtjes nė tėrėsi! Gjithė ajo rrugė e lakimeve tė shqiptarėve, Kosovėn, padashas e shpiente tek krijimi i klimės sė konflikteve, pėr tė cilėn, u pėrkujdes krimsistemi Yufederalist, e veēmas, krimsistemi sėrbosllavist! Energjia e tillė e dominimit ėshtė bazuar nė supozime se tek shqiptarėt do tė dalė njė linjė qė mundet ta bėjė koordinimin drejtė qėllimit qė i shpie nė cak tė Pavarėsisė! Prandaj me dhunė ekskluzive tė ndjenjės dominuese e dridjeshmja Jugosllavi dhe e sotmja Sėrbosllavi, e udhėhequr nga pėrbindshat dhe kriminelėt e tipit Tadiq me prejardhje nga Vukėt, Llazarėt e Dushanėt, kanė bėrė zhbėrjen dhe ekzekutimin e shqiptarėve, pėr ta mundėsuar largimin deri nė etnocid, qė, kurrė tė mos arrihet caku i zgjidhjes sė drejtė tė shqiptarėve qė, nė vetėdie kishin kodin e pėrcaktimit! Ky ishte synimi parėsor i tyre qė ta mbėrrinin rrėnimin total tė urave tė bashkėveprimit tė subjekteve tė organizuara nė mėnyrė institucionale, pėr tė sunduar nė tokėn shqiptare me administratėn e kaurroshkinisė serbofile!



    Kjo domosdoshmėri e vetme e Kosovės martire, pėr t’u pėrballė e pėr tė qėndruar nė tokėn e tė parėve, i detyroi shqiptarėt tė vetorganizohen pėr tė qenė mė tė sigurtė nė ardhmėri! Kjo ndjenjė e riaktivizuar e pozicioneve nė kohėrat e krijimit tė situatave tė jashtėzakonshme ka qenė vazhdimėsi e montimeve tė sundimtarėve, pėr t’i realizuar qėllimet e ruajtjes sė qenėsisė dhe njėmendėsisė autoqefale tė ortodoksizmit, i cili, do t’i shpiente shqiptarėt dhe Kosovėn drejt ngecjeve, bile, do t’i penalizonte deri nė shfarim nga autoktonia e Dardanisė Ilire!



    Logjika e krijimit tė elitave tė preferuara sipas skenarėve tė

    kaurroshkinisė sėrbosllave



    Nė reliefin e konfliktėsive sistemi kriminal sėrbosllav, nga shqiptarėt dhe Kosova e robėruar, kėrkoi bashkėpunėtorė, pėr mbajtjen e gjendjes sė kokėfortėsisė dominuese! Sėrbosllavia Millosheviqiste, si ajo e Karaxhorgjeviqėve dhe kaurrotiranėve tė shumtė si ata, me procese politike, synoj ta realizojė strukturėn e tė pėrshtatshmive, nė institucionet shtetėrore, qė mbaheshin tė lidhura sipas logjikės sė krijimit tė elitave tė preferuara sėrbosllave! Kėto pėrzierje variacionesh i krijonin tensionet dhe ēthurrjet, i zhvillonin variantet e propabalitetit tė asgjėsimit, i ngritnin bazat e unitarizmit rigjid!



    Sipas skenarėve tė kaurroshkinisė sėrbosllave, sundimtarėt e Beligradit, aktronin sipas aprovimit tė kriterit “tė tė pėrshtatshmive shqiptarė”! Nė realitet makineria e kėtij zbatimit hipokrit, pėr zhvillimin e jetės shqiptare, gjithmonė mbeti pa stilin e mirėkuptimit, pa tolerancėn, dhe pranimin e vlerave tė atij identiteti hibrid, qė deshi tė dominojė mbi identitetin e vėrtetė tė shqiptarėve, qė koordinuan kėrkesėn e zgjidhjes sė drejtė tė ēėshtjes shqiptare nė Kosovėn e robėruar!



    Kundėr kėtij drejtimi eskaluan martirėt e Kosovės, pėr tė krijuar njė gjendje racionale, dhe me kėrkesėn pėr Pavarėsi, ata japin garancė se, ka mundėsi pėr zhvillim dhe zgjidhje tė arsyeshme tė ardhmėrisė! Nė kėtė relacion, trajta e paralajmėrimit tė saj flet pėr shumēka! Pėr mundėsitė e partnerit tė barabartė nė sistem, i cili, deri mė 10 dhjetor 2007, nė mendėsinė e zhvillimit tė hartimplaneve pėr dialog, kishte kultivuar ndjenjėn e njė birokratizimi tė shprehur deri nė ekstremin abnormal, ndėrsa, nė paraqitjen e efikasitetit kishte njė absurd i cili shprehej si dekompozimin i rregullatorve pėr krijimin e linjave racionale tė zhvillimit shqiptar nė Kosovėn e robėruar!



    Shpjegimi i logjikės sė Kosovės sė Pavarur, pėr shumėdimensionalitetin e principeve tė barabarėsisė i eliminoi gabimet e ngritura tė pirgut unitarė serbosllavist, dhe kolaboracionistėve tė saj! Ajo me universin e filozofisė politike goditi reaksionin zhvillimor i cili sėndėrtonte kodet e gjenetikės hipokrite - servile, tė shqiptarėve tė lakuar, tė cilėt, u pėrpoqėn tė shmangin nga transmisioni i galaktikės shqiptare, vlerat e identitetit real, qė tė mbeste nė skenė relievi i purpurėve tė njėmendėsisė durimtare, qė i pėrthanė alternativat e pavarėsisė!



    Kot dalin kaurroshkinia sėrbe si djaj, tė pengojnė kompozimet e rregullatorėve tė Kosovės sė Pavarur e cila, ndėr shekuj do tė jetojė…!



    Dimensioni i shtrirjes sė Kosovės sė Pavarur, u bazua nė hapje ndaj elementit tė ri qeverisės, i cili pėr shumėkuptimsinė dhe tolerancėn ka mundėsuar zbardhjen e galaktikės tjetėr tė relaksimit bashkėjetues, dhe pranimin e vlerave multinacionale e ka kuptuar si konkurrencė dhe ekuilibėr tė ngritjes sė niveleve tė ē’ekuilibruara nė dimensionin e motiveve dhe tė zhvillimit, e qė nė astronominė e ndėrrimit tė sistemit, tė hynte si mekanizėm intenziv! Prandaj, Sėrbosllavia kriminale, e ka filluar goditjen dhe mohimin kundėr kėtij modeli tė zhvillimit! Veēmas aparatėt teleskopikė tė serbosllavizmit, e kanė goditur obcionin e Vetvendosjes sė Kosovės, dhe pėrkrahėsit e saj, gjojase kanė tejkaluar determinantat kohezive tė integritetit serb mbi Kosovėn, duke kėrkuar nga Rusofilia pėrkrahje, dhe ajo e ka ngritur pozicionin e vetos, tė krijojė shtyllat parandaluese tė njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės sė Pavarur !



    Me kėtė rast, pas 10 dhjetorit 2007, Kosova dhe shqiptarėt nė tėrėsi, kanė krijuar veēori unikate pėr lindjen dhe zhvillimin e njė pėrmbajtjeje tė re e cila, realisht e ka gjenezėn shumė tė vjetėr dhe tė vėrtetė! Kjo lidhėshmėri e paraqitjes sė Vetėvendosjes sė Kosovės sė Pavarur, ka bėrė ridimensionimin e evolucionit tė idesė pėr pėrkrahjen ndėrkombėtare! Vetėvendosja pėr Shpallje tė Kosovės sė Pavarur, e ka riprodhuar energjinė e pėrherėshme tė njė nisme ku shpresa pėr rritė, pėr liri, dhe barabarėsi, bėhet pikėqėndrim i synimeve pėr mirėqenie dhe demokraci...!



    Profili i kėsaj ekzistence tė Vetėvendosjes sė Kosovės sė Pavarur, i ka pėrfėshirė pėrmasat vepruese tė tė gjithė shqiptarėve anė e mbanė botės, qė tė pamundshmen e deridjeshme tė krijimit tė shtetėsisė sė saj, ta kthejnė nė tė mundshme. Nė kėtė meridian tė kėtij modeli politik, nė kontekstin historik tė Kosovės legjendare, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės patėn rol pozitiv, sepse e mundėsuan ndėrtimin e njė realiteti praktik tė mekanizmit universal i cili ka tendencė pėr bashkėveprim!, Ėshtė i domosdoshėm ai bashkėveprim, dhe Bashkimi Evropian dhe Amerika duhet ta pėrshpejtojnė procesin, sepse ai nuk lėviz me njė goditje! Atij i duhen pikėqėndrimet e paluhatshme pėr tė mundėsuar proceset nė vijėn e zhvillimit pėr fotosintezėn reale tė hapėsirės, ku frymėmarrja e ozonit zhvillimor do tė bėhet lirisht, sipas kėrkesės sė objektivit shoqėror tė qytetarėve tė Kosovės sė Pavarur, tė cilėt, pas 10 dhjetorit 2007, tė gjithė, anė e mbanė rruzullit tokėsor, ku i ka shpie vuejtja e ku i ka takuar gėzimi, me aktin e Vetėvendosjes pėr Kosovėn e Pavarur, shpirtėrisht integrohen nė Evropė dhe nė Botėn e pėrgjumur, t’ia shprehin njerėzimit sfidėn heroike tė qėllimeve humaniste tė lirisė, barabarėsisė dhe pavarėsisė!



    Kėtė rrugė tė hapjes sė sistemit ku zhvillohet trupi i ri i Kosovės sė Pavarur, me shumėkuptimsinė e zhvillimit tė lirė, nuk e mbajnė shtresimet tiranike dhe efektet e shtėrngimit kriminal sėrbosllav, qė krijimi dhe rrita e qyterarėve tė Kosovės, nė tėrėsi, t’i ngjajė rritės nė epruvetė! Baza e pėrballjes sė Kosovės sė Pavarur, krahas dominimit tė shoqėrive transnacionale, varfėrisė, krizės dhe depresionit, dhe krahas absurdit tė krijuar nga kthetrat e barbarisė sėrbe, mund tė tejkalohet, vetėm me Vetėvendosje e cila, ka tendecėn e afrimit, tė mirėkuptimit, tė bashkėpunimit me ata qė dijnė tė zhvillojnė politikėn ofanzive nė zhvillim.



    Qasja e Vetėvendosjes sė Kosovės sė Pavarur, pas 10 dhjetorit 2007, kap kuptimin e dimensionit tė evolucionit, qė pėr zgjidhjen e mangėsive tė krijuara nė hapėsirėn e Ballkanit dhe mė gjėrė, krijon klimėn ku shtresohet instruksioni pėr zgjidhje! Kosova e tillė, bėhet edhe pėrkrahja racionale ekipore e institucionalizuar e Bashkimit Evropian! E Amerikės! Sepse, vetė akti i Pavarėsisė ėshtė Platforma dhe preferimi strategjik i demokracisė, e cila, ka shmangur shprehitė dominuese, unitariste, degjeneruese edhe tek fuqitė e mėdha! Fatkeqėsisht, ato kanė mbetur tek shpirti i kaurroshkinisė sllave dhe shprehen me tradicionalizėm stereotipik karpatian ! Por, sa mė kėmbėngulės tė mbesin me synimet e robėrisė, aq mė e shėndetshme bėhet Kosova e Pavarur!



    Ndaj, kot dalin kaurroshkinia sėrbe si djaj, tė pengojnė kompozimet e rregullatorėve tė Kosovės sė Pavarur e cila, ndėr shekuj do tė jetojė…!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e skipetar
    Anėtarėsuar
    07-12-2006
    Postime
    719
    nashta i qet tana kto shkrime t'gata ktu me i lexu vet..

    po.. n'rast se i qet per me i lexu tjerte.. ish dashte me e bo ni permledhje t'shkurte me fjale t'tuat..

    jo per tjeter po.. po perzihen me reklamat e gata te ectaco-s..

    qe mos besofsh..

    "
    Njė fjalor i ri elektronik me zė nga ECTACO iTRAVL NTL-2Al Anglisht <-> Shqip - Komunikim i dy-anshėm me Zė dhe Fjalor Elektronik

    Kjo pajisje unike elektronike qė mbahet nė dorė ėshtė nė gjendje qė tė bėjė pėrkthimin e fjalėve dhe frazave nga shumė gjuhė tė ndryshme tė botės, pėrfshi edhe pėrkthimin me zė tė fjalėve nga Anglishtja nė Shqip dhe nga Shqipja nė Anglisht! Ju i flisni shqip, fjalori u jep perkthimin ne Anglisht! Ju i flisni anglisht, fjalori u jep perkthimin e fjalėve nė shqip! Pajisja bėn tė mundur dallimin e tingujve zanorė qė dalin nga goja juaj nė gjuhė tė ndryshme dhe u jep nė kohė reale pėrthimin nė gjuhėn tjetėr!

    * 440,000 fjalė Anglisht <-> Shqip me ekuivalentin zanor nė shqip
    * Libri i frazave pėrmban 14,000 fraza tė pėrdorėshme nga udhėtarėt
    * Libri Zanor i Frazave pėrmban kėto tema: Tė pėrgjithshme, Udhėtim, Hotel, Transporti Lokal, Shėtitje, Banka, Mjete Komunikimi, Nė Restorant, Ushqim/Pije, Shitblerje, Rregullime/Larje, Sport/Pushim, Shėndet/Farmaci, Sallon Bukurie, Telefono Policinė
    * iHELP ju jep me zė frazat mė tė zakonshme tė emergjencės
    * Fodor's Travel Guide ju jep harta tė mė shumė se 50 qyteteve tė mėdha nė botė dhe CIA World Factbook u jep informacion tė detajuar pėr mė shume se 170 vende tė botės.
    * 70,000 fjalė tė pėrkufizuara nga Anglishtja.
    * Njė ekran i qartė e i pastėr qė me prekje tė gishtit u jep informacionin qė kėrkoni.
    * Luan muzikė Mp3, lojra, bėn llogaritje, bėn konvertime metrike dhe u jep orėn nė pjesė tė ndryshme tė botės.

    ECTACO pranon porosi nga mbarė bota dhe shėrbimi ėshtė i sigurt dhe i shpejtė. Ēdo shitje vjen edhe me 1 vit garanci nga kompania prodhuese!


    Blini fjalorin mė tė fundit Anglisht<->Shqip, fjala e fundit e teknologjisė!
    "

    shumica as qe nalen me e kqyr ket postim.. se per me lexu as qe ju shkon n'men.
    "Qė t’i ēqitėsh kėta . . . duhet t’u preē jo vetėm duart e kokėn, po edhe kėmbėt e trupin." Fan Noli

  5. #15
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Dinaki titist Azem Vllasi!




    REFERENDUM PĖR RIBASHKIMIN E SHQIPĖRISĖ NATYRALE,

    JO REFERNDUM PĖR PAKETĖN E AHTISARIT…!


    · Kundėrshtim ndaj vėshtrimit ”Referendumi pėr pavarėsi, finalja mė adekuate” botuar nė “Koha ditore”, mė 30 nėntor 2007, f. 10-11, autor Azem Vllasi)

    --------------

    · Referendumi pėr ribashkimin e trojeve shqiptare duhet tė organizohet sa mė shpejt aq mė mirė dhe kjo tė bėhet nė tė gjitha trojet e Shqipėrisė Natyrore!


    Shkruan: Fadil SHYTI

    Suedi, 9.12.2007

    -----------------------------------------------

    - Pionieri i Titos - Azem Vllasi

    - I llastuari i Titos - Azem Vllasi

    - Azem Vllasi pėrkrahė Jovankės, Titos dhe Gligorovit, nė Kongresin e

    LRSJ-sė mė 1974 (Klikoni kėtu )

    - Treshja shqiptare pro-jugosllave titiste: Azem Vlasi, Ali Shukriu, dhe

    Sinan Hasani



    Dinaki titist Azem Vllasi!


    Kur e lexova kėtė “shpikje tė re” qė pionieri titist e pastaj avokati pro-jugosllav qė nga rinia e tij e llastuar, tani pretendon qė populli i Kosovės tė mbajė njė Referendum ku do tė shprehej nė lidhje me statusin e Kosovės, sipas teorikut tė thinjur titist pyetja duhej tė ishte: A jeni pėr Kosovėn shtet sovran e tė pavarur sipas Propozimit tė Martti Ahtisarit?… Menjėherė mė shkoi mendja tek zgjuarsia e vullkanit popull, i cili nė folklorin e tij shpirtėror e burimor i ka kėnduar gėzimet dhe i ka vajtuar hidhėrimet, i ka paraqitur tepėr qartė heroizmat dhe tragjeditė tona gjatė shekujve, kur ky komb njėri ndėr kombet mė tė lashta nė Ballkan, tėrė jetėn e vet QĖNDRESĖ e kaloi me rrebeshe tė stuhishme historike; pra, me vėrtetėsi gjeniale i ka paraqitur heronjtė dhe heroinat dhe me po atė vėrtetėsi pavdekėsie i ka paraqitur edhe kundėr-heronjtė e tipit, Vllasi, kur kėngėtari popullor ka kėnduar:


    “Sahanxhinjt e kombit tonė,
    bukėn helm ta bėnė gjithmonė,
    bash nė pragun e lirisė,
    ta kthyen ujin n“mulli t“Serbisė”.
    (Sali Mani)


    Kur e shtron kėtė pyetje dinake “politikani i hollė” nga shqiptarėt qė e kanė pėrjetuar mbi kurrizin e tyre terrorin titist, mė sė miri e kuptojnė qartė dinakėrinė e tij tė regjur qė i kalon pėr mė tepėr se tri deceniet. A nuk ishte ky Azem Vllasi qė dikur ēirrej deri nė qiell duke e mbrojtur regjimin gjakatar titist, duke i quajtur kėrkesat pėr VETĖVENDOSJE, e Republikė, kėrkesa kundėr revolucionare?!


    Azem Vllasi, tani me “argumente” pėrpiqet tė arsyetohet kinse atėbotė studentėt dhe populli i Kosovės e kėrkonin njė Republikė Socialiste sipas sistemit tė diktaturės sė proletariatit, e cila zbatohej nė Shqipėri sipas mėsimeve tė Enver Hoxhės!!! Atėbotė, Azem Vllasin e pengonte “diktatura” e Enver Hoxhės, por aspak nuk e pengonte diktatura kundėrshqiptare e Titos! Ai, atėbotė vėrsulej si dem mbi demonstruesit me policinė jugosllave! Thuajse, policia jugosllave shpėrndante bonbone e jo plumba!


    …Dhe, shi pėr kėto barbari tė asaj policie jugosllave dhe “kosovare” ai, besnikėt dhe pasuesit e tij kurrė as u penduan as kėrkuan falje publike para popullit tonė tė shumėvuajtur! Tani, ky bukėshkalė, nė vend se tė turpėrohet dhe heshtė; po pėrpiqet si maēoku nė strofullin e tij, qė t“i mbulojė (me nder lexuesve) m… e tij politike, me teori tė reja reaksionare!


    Me kėtė rast, “arsyetuesi” sulmuesi i regjimit enverist me shkopin e tij i bie vetvetes dhe ithtarėve tė tij, sepse nė kohėn kur ky sharlatan babaxhan dhe “komunistėt” e tij pro-jugosllavė e dėnonin me tė gjitha mjetet Republikėn e Kosovės, ishte Enver Hoxha Ay, i cili nė organin e PPSH-sė, “Zėri i Popullit”, mė 8 prill 1981 botėrisht i pėrkrahi kėrkesat gjithėpopullore tė popullit tė Kosovės. E pėrkrahi Republikėn e Kosovės, duke e quajtur me guxim se kjo ėshtė kėrkesė e drejtė! Kjo, as atėherė as tani nuk i pėlqen ta kujtojė kėtij “analisti” shkretan, sepse nė trurin e tij tė matufosur dhe nė shpirtin e tij tė shitur tek tė huajt; ka zėnė rrėnjė tė thella servilizmi: dje tek titistėt e sot tek ahtisaristėt!


    Cinizmi i tij shihet qartė kur deklarohet pėr kėtė lloj paēavureje “referendumi”, sepse dihet mirėfilli se: shtet sovran e tė pavarur, sipas propozimit tė Martti Ahtisarit, nuk do tė ketė kurrė Kosova!!!



    Ēka ėshtė sovraniteti ?


    Kujt po donė t“ ķ hedhė hi syve ky politikanė i dėshtuar dhe i mjerė?! Nėse nuk e din ai dhe shumė tė tjerė “politikanė kosovarė” tė rinj, tė cilėt ēirren si ai; kinse Kosova do tė ketė pavarėsi me sovranitet dhe nuk e kuptojnė (apo nuk duan ta kuptojnė), ēka dmth. fjala sovranitet shtetėror, ja po ua shpjegoj:



    - Sovraniteti, -m, E drejta qė gėzon ēdo popull e ēdo shtet pėr tė vendosur nė mėnyrė tė lirė dhe tė pavarur pėr ēėshtjet e veta dhe pėr marrėdhėniet me shtetet tjera, pa iu nėnshtruar asnjė ndėrhyrjeje, urdhri ose kontrolli nga tė tjerėt, Sovraniteti i plotė, Sovraniteti i atdheut, Mbrojtja e lirisė, e pavarėsisė dhe e sovranitetit. Ushtrimi i sovranitetit mbi ujėrat territoriale. ( Fjalor i gjuhės sė sotme shqipe, Rilindja, Prishtinė 1981, f. 1777).


    Tani, lexues tė nderuar shtroj pyetjet:



    - A e ka Kosova e “pavarur” kėtė sovranitet, nėn kornizat e thikės, tė ligjeve sipas Paketės apo sipas “propozimit“ (siē shprehet Vllasi) tė Martti Ahtisarit? Faktikisht, as teorikisht as praktikisht nuk e ka!

    - A po vendosė populli shqiptar nė Kosovė (qė luftoi dhe po dėshiron shtet) nė mėnyrė tė lirė dhe tė pavarur pėr ēėshtjet e veta?

    - Fatkeqėsisht, JO! Pėr ēėshtjen e tij madhore, ende po vendosin tė huajt dhe servilėt e tyre, pushtetarėt “kosovarė” pa shtet!

    - A po vendosė populli i Kosovės pėr marrėdhėniet me shtetet tjera, pa iu nėnshtruar asnjė ndėrhyrjeje, urdhri apo kontrolli nga tė tjerėt?! Fatkeqėsisht, JO! Por, pėr kėto marrėdhėnie ende po vendosin tė huajt dhe servilėt e tyre, pushtetarėt “kosovarė” pa shtet!

    - A e ka ushtrimin e sovranitetit populli i Kosovės pėr ēėshtjen e ujėrave territoriale? Fatkeqėsisht, JO! Pėr kėtė ēėshtje madhore dhe jetėsore ende vendosin tė huajt dhe servilėt e tyre, pushtetarėt “kosovarė” pa shtet!

    - Dhe, sė fundi a tė do tė ketė Kosova SOVRANITET edhe nesėr nėn mbikėqyrje tė Evropės?! Kur mbi tė po pritet tė vėrshojnė lukuni burokratėsh hiq mė pak se 1500 administratorė, “shenjtėrorė” etj…



    “Pakoja e Ahtisaarit” nuk lejon referendum dhe as ushtri pėr Kosovėn


    Edhe njė fakt po ia pėrkujtojmė z. Vllasit, sepse po e shohim qė pėrsėri iu kanė verbuar sytė nga ethet pėr rikthim nė pushtetin e tij prej "mjaltit", por pa shtet, nė Kosovėn e pėrgjakur e tė pėrflakur:


    “Pakoja e Ahtisaarit” nuk lejon referendum dhe as ushtri pėr Kosovėn.
    Kosova, parashihet tė ketė vetėm FSK-nė, pra njėlloj xhandarmėrie me 2.500 pjesėtarė (me armatim tė lehtė dhe nėn kontroll tė NATO-s) e cila asisoj do tė jetė sė paku katėrfish mė e vogėl se policia. Ēfarė shteti i pavarur do tė jetė ajo Kosovė nė tė cilėn do tė ketė shumė mė tepėr policė sesa ushtarė?! Kosova e atillė do tė jetė e varur dhe pa sovranitet, me vullnet tė shkelur dhe pa kontroll mbi veten e saj: policėt e shumtė do tė jenė kėtu pėr ta shtypur popullin kurse ‘ushtarėt’ e paktė tė FSK-sė do tė jenė te kufijtė qė s’do tė mund t’i ruajnė”. (Albin Kurti).


    Duke i parė tė gjitha kėto nė dritėn e sė vėrtetės shkencore dhe historike konstatoj se: Vetėm VETĖVENDOSJA dhe REFERENDUMI, janė bazat e krijimit tė shtetit shqiptar tė lirė dhe sovran! Tė tjerat makinacione dhe trillime politike s“janė asgjė tjetėr veēse mashtrime dhe vetėmashtrime, tė cilat me dije ose pa tė, trumbetuesit e tyre po ēojnė ujė nė mulli tė Serbisė dhe tek shtetet tjera fqinje okupatore.


    Prandaj konstatoj qė: a do tė ishte mė marrėzi e madhe politike se sa eventualisht tė pėrfillej kjo ide disfatiste vllasiane nga populli shqiptar i Kosovės?! Njėkohėsisht, shprehi bindjen se kėtė gjellė tė gatuar nė Beograd, Cetinė, Athinė e nė Moskė, e tė shitur nė Bruksel dhe mė tej, kurrė nuk do ta hajė populli ynė liridashės.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketė pasė Hymnin vet qysh nė vitin 1935
    Nga RTP nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Ku shkojnė kosovarėt, pse nė Durrės nuk vijnė?
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 156
    Postimi i Fundit: 24-09-2009, 09:40
  3. Kosovarėt ia kalojnė edhe kinezėve
    Nga strange nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-12-2008, 08:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •