Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 33
  1. #11
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    ornament gjyshja ime thosh: "Edhe zogu qe eshte zog nderton ne fillim folene pastaj ben zogj"

    Por te ndertosh folene dhe te pergatisesh mjedisin per nje familje nuk eshte njesoj si te vendosesh karrieren perpara. Kjo per te zbutur pak analizen gjuhesore me lart.

    Jam e mendimit se cdo njeri e shikon kete problem nga vendi ku qendron vete dhe e zgjidh ashtu sic i behet me mire per veten e tij. Varet nga lista e prioriteteve qe secili ben per veten e tij.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Kariera mund edhe te zhvillohet mbasi te kesh lindur femije gjithashtu edhe kur po i rrit ata. Gjate kohes qe femijat jane te vegjel mund te punoni vetem per pak kohe por me efektivitet qe te mund ti arrini te perballoni te dyja detyrat si nene dhe deshiren tuaj per nje kariere te sukseshme.

  3. #13
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Goca s'me keni kuptuar. KARIERE per mua do te thote TE LINDESH FEMIJE, asgje tjeter. Lindja jone nuk eshte dhurate, ajo eshte DETYRIM PER EVOLUCION. Ky eshte tuneli ne te cilin shkojme dhe nga ku s'ka kthim, as DEVIJIM.

    Ndersa ju gocat, nga moskuptimi (hehe, kjo ja u shton bukurine) se keni hala kuptu MISIONIN HISTORIK, i cili eshte dhe KARIERA TUAJ. Megjithese me sa kuptoj une, kjo "shmangie nga detyra" ka mundesi te jete pjese e evolucionit, pra jo diēka e rastesishme e kohes; "permiresim moral i shoqerise", " emancipim i saj", "rivleresim cilesish" e plot dokra te tjera te llojit, por eshte pjese e pandashme e "urdherit te shenjte", qe do te thote nje shkalle me lart ne evoluim.
    Ēka kuptojme me ket;
    Meqenese per ket "mision historik", pare si e vetmja kariere e mundeshme dhe e perbashket, pra lindjen e femijeve, meshkujt jane te varur gjithnje e me shume nga femrat dhe "kaprioēiot" e tyre, ata do te ndihen te detyruar te VETVEPROJNE.

    Kjo NEVOJE i ka bere ata me te shkathet ne llogjike, analize, llogaritje, njohje te botes nepermjet zoterimit te shkencave. Ky eshte fakt.
    E vetmja menyre qe BURRI te marre vete ne dore "fatin e perbashket", ate te LINDJES se femijve, pra te vazhdimit evolutiv me ēdo kusht.
    Me ē'duket dita eshte e afert kur burrat do te mbesin me bare duke u bere nena. Shpikjet e fundit shkencore nepermjet klonazheve humane po shpien ne ket drejtim. Atehere ju siguroj qe ju mund ta ndiqni te qeta "karieren tuaj amazonike".

    ps, eni besoj do te bjere nga karikja, haha!

  4. #14
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    ornament mos lexo shume libra se nuk po e merr vesh as vete ca shkruan Ne teori je mire po sic duket nuk ke pervoje jete ne lidhje me ato qe thua.

    1. Pyetja "femija apo kariera" nuk eshte pyetje qe duhet tu drejtohet vetem femrave, pasi te dy sekset vihen perballe kesaj "prove" (po e quaj keshtu). Femija ka nevoje per nenen po aq sa per babane dhe nq se babai eshte 24/7 ne pune kjo nuk eshte arritje e madhe per babain. Pra dhe ai duhet te beje zgjedhjet dhe planet e tij kur mendon te filloje nje familje.
    2. Duke u nisur nga kendveshtrimi yt dua te te jap nje shembull: Ndodh qe babai "vdes" dhe ka ndodhur ... ..., ose thjesht largohet nga familja, nje nene e papergatitur per jeten dhe pa karrieren e saj mund te coje ne shkaterrim si veten ashtu dhe femijet.

    Pra si nena dhe babai kur i vene vetes detyre te jene te tille, duhet te marrin parasysh gjithe problemet qe dalin me keto detyra dhe duhet te jene te gatshem si per nje jete "karriere" ne pune ashtu dhe per rolin e prindit.

    Ne lidhje me vazhdimin e postit tend, e shpreha dhe me lart qe femija si dhe karriera (pune jete siguruese) jane NEVOJAT me elementare te jetes se nje njeriu.

  5. #15
    Familje + Kariere = Jete e lumtur

    Po e le njeren menjanane ske sdo fitosh rezultatin e duhur
    Megjithese une personalisht anohem nga ana e familjes pak me shume

  6. #16
    *Forever* Maska e malli
    Anėtarėsuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    kariera eshte e ardhmja jone , por nuk i dihet jetes se cfare ndodh!!!
    cdo njeri e sheh vet te ardhmen e tij e saj
    ciao
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  7. #17
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Gabim Fiori, une kam me pervoje se sa kam lexuar libra, ne fakt libri i fundit i lexuar s'me kujtohet me.
    Ti e ngaterron, karieren, fiori. Sot ne kohen e aresimit detyrushem per te gjithe, gocat kane po aq shkolle sa meshkujt, qe ne moshe te re. keshtu qe kur martohen ato (sidomos vajzat qytetare) e kane nje diplome ose profesion.
    Sidoqofte kjo (per te cilen ti me sa shoh flet) nuk eshte ajo qe quajme "kariere".
    Ne jete termat evolojne bashke me njerezit e jeten, pra gjerat levizin ne ansambel.
    Kariere do te thote ti perkushtohesh tere jetes tende PROFESIONIT tend. Kjo per nje femer do te thote ti anashkaloje "detyrat specifike te femres" qe natyra ja ka dhuru asaj.
    Kam vene re, qe femijet e lindur nga nena karieriste, nuk i duan ato, ata duan me fort baballaret. Normal, femija sheh qe nena perkushtohet gjetiu. Ajo nuk e luan si duhet rolin e saj te nenes. Familje te tilla kane nje lidhje te dobet qe i mban. Femijet nga ēerdhe te tilla dalin ne jete te ēoroditur psiqikisht, te pa afte te perballojne reziqet e saj.
    E keqja vjen nga femrat (si gjithnje), ngaqe ato duan ti bejne te gjitha, edhe martesen edhe karieren profesionale te tyre, por s'mbahen dy kunguj nen sqetull.
    Ket pavendosmeri te femrave per te zgjedhur VEĒ njeren nga te dyja, une e denoj, jo ate qe femra s'duhet te beje kariere profesionale. Ajo duhet te zgjedhe mire, njehere e pergjithmone.
    Shembulli me i ndritur i kesaj eshte Nene Tereza. Si dhe gruja e Gjonit me 10 femije si ylla.
    Shembulli me i keq, artistet e hollivudit, qe martohen dhjetra here, bejne femije e gjithashtu kariere dhe perfundojne ne droge e klinika psiqike familjarisht.

  8. #18
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Ornament une flas nga pervoja personale. Nena ime ka arritur aq shume ne profesionin e saj sa jo vetem femrat shqiptare qe jetojne ne Shqiperi e jashte saj e kane zili por edhe asnje mashkull shqiptar ne moshen e saj nuk e kam pare te beje aq shume ne profesion dhe vazhdon te arrije shume. Megjithate lidhjen me te ngushte ne familje e kam me nenen dhe mund te them qe eshte nena me e perkushtuar ne bote. Ne tavoline nuk na ka munguar pjata as mengjes, as dreke, as darke edhe atehere kur ajo ishte ne fillimet e saj ne profesion e as tani qe jetojme ne amerike e nuk vuajme me per keto gjera. Ka qene po ajo nene qe rrinte gjithe naten bente projekte dhe ne oren gjashte ne mengjes me zgjonte duke me puthur, me jepte goten e qumeshtit dhe me shpinte vete ne shkolle e me punonte dhe bluza. Ishte ajo qe drejtonte me shume se 10 burra gjate gjithe dites ne pune jo pak te rendesishme pergjegjsite ne profesionin e saj, dhe perseri ajo qe kur kthehesha ne dreke nga shkolla me priste me shtepine e ngrohur dhe me mesonte abc-ne. Ka vazhduar keshtu gjithe jeten e saj dhe me beso nuk ka qene e lehte pasi jeta nuk eshte e lehte (asnjehere e drejte).

    Per te mos vazhduar ne histori me te detajuara ornament...jeta nuk eshte e shkruar, kuptoje relativitetin e saj dhe mos jep shembuj historie...

  9. #19
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ketu ti po me ēudit, une them Nene Tereza ti thu Nena Ime, duku u futur ne terren privat ku une s'te ndjek me. Te komandosh 10 burra, e quan kariere. Njesoj si njera qe pirjen e cigares, e quante lumturi. Per ner te forta ju gocat, vallaj te tejkaloni.
    Sidoqofte te urroj fat e ti ngjash asaj.

    ps, megjithese kjo nuk quhet, "pervoje personale". Mundohu kur bisedon fjalet ti zgjedhesh me mire, se ndryshe s'merremi dot vesh.
    PERVOJE (eksperience) dhe vjen nga fjala VUAJ, eshte kjo vuajtje qe te ndihmon ti kuptosh gjerat me mire. Veprimtaria (kariera) e nenes tende, nuk eshte pervoja tende, por pervoja e saj.
    Nje shprehje thote; kur i afrohemi shume PEMES (jeta jote familjare), kjo na pengon te shohim PYLLIN (problemi qe po trajtojme) qe vjen pas.

  10. #20
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Eshte e kote te vazhdoj Ju afrova pyllit sepse doja te te jejpja shembull konkret qe njeriu mund ti beje te dyja kur ti thua yjet e hollivudit dhe nene tereza duke me kaluar ne deget e shkurres qe sado te famshem dhe karrieriste mund te jene une nuk ju kam pare as te miren, as te keqen si njeri aq me teper qe jeten e tyre as ti as une nuk e njohim nga afer. Me njohuri nga revistat ...

    Nejse, ne lidhje me profesionin e nenes u shpreha dhe me lart nuk dua te hyj ne detaje por ka arritur shume ne ate profesion jo vetem ne Shqiperi por dhe ne mergim kur moshataret e saj shqiptare (apo dhe me te rinjte) kane akoma probleme me te mesuarit e gjuhes ndersa vendasit mesojne cdo dite e me shume nga ajo, kete ta them te kuptosh qe nuk quaj drejtimin e 10 burrave karriere. (nuk po futem ne analiza sepse dua te kuptosh "the big picture", megjithese si kot mundimi me duket...)

    Po e mbyll me kaq per kete teme pasi mendimin tim mbi te e dhashe dhe e mbeshteta me aq fakte reale sa kisha...
    Pershendetje!

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vlera e fėmijėve nė Islam
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 19:56
  2. Tradita ilire tek shqiptarėt e Maqedonisė
    Nga alibaba nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 15:40
  3. Meditime tė krishtera
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 18:36
  4. Prindi dhe fėmija inatēi
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 10:19
  5. Problemet shėndetėsore tė fėmijėve
    Nga Foleja_ nė forumin Tė jesh prind
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 06-05-2006, 05:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •