Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4

Tema: Lef Nosi

  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Lef Nosi

    Gazeta Sot, Friday, 30 November 2007

    Pėrēudnimi i historisė dhe figura e Lef Nosit
    Nga Ina KOSTURI

    ...

    Fillimisht zėri i dredhur, i trembur i gjyshes, dėshmitares sė vėrtetė tė faqes sė dhimbshme sė historisė shqiptare tė diktaturės, tė mėsonte tė heshtje, e mė pas kur ishe rritur, tė njihje dhe ata qė sot i gjen nė stendat e fotografive, nė faqet e vėrteta tė historisė sė Shqipėrisė, ngjashmėrisht si shpėrndarja e shkronjave dhe teksteve shqipe, nė njė kohė tjetėr po aq tė vėshtirė. Ndėrsa nga 1946 deri nė 1990 pas portretit tė djalit tė saj Adelina Kosturi (Nosi), kish ruajtur portretin e xhaxhait tė saj, patriotit Lef Nosi... Fati i kish dhėnė tė njihte historinė e Shqipėrisė midis Nosėve e Kosturėve.

    Mbesa e Lef Nosit, tashmė nė moshė tė thyer, ėshtė dėshmitare e pėrmbysjes sė historisė, pėr tė marrė paksa nga sodisfaksioni e nderimi i sotėm pėr njeriun me tė cilin ishte mjaft e lidhur, tė cilin e ndoqi burgjeve e gjyqeve, patriotin qė u pushkatua nė moshėn 70 – vjeēare, bashkė me Anton Arapin e Maliq Bushatin, pa mundur t’u gjejnė varret... Pėrveē biografisė e fakteve historike tė Lef Nosit, studimeve nė Athinė, kulturės sė tij tė gjerė apo botimit tė gazetės sė parė Tomorri nė Elbasan, nėnshkrimit tė Aktit tė Pavarėsisė dhe detyrės si Ministėr i Postave (1912-1914), qenies kryetar i Bashkisė sė Elbasanit, apo pasuria e madhe e pėrkushtimit si arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog, nėnshkrues i aktit tė pavarėsisė sė 14 shtatorit 1943, apo zgjedhjes nė 25 tetor1943 si antar i Kėshillit tė Naltė, arrestimit, dėnimit me vdekje nė gjyqin e shkurtit 1946 dhe pushkatimit, ato ēka historia i ka tė dokumentuara dihen korrespondencat e tij me Qemal Stafėn, si dhe miqėsia me Fan Nolin, i cili kur largohet i le Lef Nosit njė violinė, violinėn e Fishtės dhe qenin e tij , i cili u shua pėrnjėherė nė ditėn e pushkatimit tė Lef Nosit.

    I ėmbėl zėri i gjyshes u kėndua ndryshe, bashkė me historinė qė mbeti fshehur nė mijėra detaje e kujtime dhe privilegjin e njė zėri ndryshe nė njė kohė tė tmerrshme, me privilegjin e njohjes sė historisė sė vėrtetė dhe pėrndjekjen, pėrzierė me frazėn e fundit para pushkatimit tė Lef Nosit, sinjifikative e pėrkushtimit e dashurisė pėr Shqipėrinė. Ndėrsa Instituti Albanologjik nė Prishtinė duket se u tregua mė i shpejtė se Tirana, kur propozoi vite mė parė vėnien e emrit tė Lef Nosit njė shkolle nė Prishtinė. Shtypi ynė edhe sot kur nėntori ėshtė ndryshe nė njė artikull tė 28 nėntor nė njė tė pėrditshme, bashkė me fotografinė e retushuar krahas biografive tė katėr firmėtarėve tė tjerė, tė propozuar pėr t’u dekoruar me urdhrin Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, kish harruar sėrish biografinė e Lef Nosit...

    Kėrkesa e kryeparlamentares Jozefina Topalli pėr nderim tė figurės sė Lef Nosit e firmėtarėve tė tjerė, ma hoqi atė ndrojė tė dikurshme, teksa ndodhesha e ftuar pėr tė interpretuar nė violinė, nė njė sallė tė vogėl ku pėrkujtohej pėrvjetori i
    pavarėsisė. Jashtė programit, pa filluar interpretimi, ashtu siē nuk na lejohet ne muzikantėve, deklarova se mė takonte tė isha aty, se i pėrkisja familjes sė njėrit prej firmėtarėve tė Aktit tė Pavarėsisė e ministėr i asaj qeverie. Dikush mė pas nga salla mė qortoi se nuk fola hapur, nuk e pėrmenda emrin e Lef Nosit. Prita ta pėrmendnin historianėt, ata qė ishin pėrballė, akademikėt, ata qė e dinin dhe e njihnin historinė e Elbasanit e Lef Nosit. Bashkė me diktaturėn dhe harrimin e figurave historike ishin heshtur dhe historianėt, ndonėse kishin kaluar shumė vite…

    ...

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Topi dekoron firmetaret e Pavaresise

    E Diele, 23 Dhjetor 2007

    Pese personalitete te historise shqiptare, u dekoruan dje me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Ne ambientet e Kryesise se Kuvendit, ne nje ceremoni te organizuar nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Presidenti Bamir Topi dekoroi pas vdekjes, te pese personalitetet te historise, firmetare te Aktit te Pavaresise, Lef Nosi, Dom Nikolle Kacorri, Mit’hat Frasheri, Pandeli Evangjeli e Ali Kelcyra. “Dekorimi eshte nje nder qe nuk i bejme ne atyre, por nje nder qe ata na kane bere ne dhe historise sone. Une gjithmone kam menduar se nje vend i mire dhe nje komb i mire nuk e sheh kurre historine bardhezi”, tha Topalli gjate ceremonise. Kryetarja falenderoi familjaret e pranishem ne ceremonine e dekorimit, duke vleresuar figurat si intelektuale qe ne kohe jashtezakonisht te veshtira te shtetit shqiptar, kur te tjere kerkonin copetimin e trojeve shqiptare, gjeten kuraje, sakrifikuan cdo gje, edhe jeten e tyre, vendosen firmen ne aktin me te rendesishem, me te shenjte te kombit tone, qe eshte Pavaresia.

    Koha Jone

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Lef Nosi fton Fan Nolin kompozitor

    Koncerti i duos Kosturi-Ciko e nderon Lef Nosin si Ministėr i parė i Postė-Telegrafave. Ėshtė iniciativė e shoqatės "Bota e Artit" dhe mbėshtetet nga Posta Shqiptare. Mė 9 maj, ora 19.00, nė sallėn e Akademisė sė Arteve, koncert instrumental i violinistes Ina Kosturi dhe pianistes Rudina Ciko, pėrveē interpretimit tė veprave tė repertorit klasik, sonatave tė Brahmsit, Shumanit,

    Homazh ministrit tė parė tė Postė-Telegrafave me koncertin e duos Kosturi-Ciko. Ekzekutohen pėr herė tė parė njė sonatė e Fan Nolit e kompozuar mė 1937

    Koncerti i duos Kosturi-Ciko e nderon Lef Nosin si Ministėr i parė i Postė-Telegrafave. Ėshtė iniciativė e shoqatės "Bota e Artit" dhe mbėshtetet nga Posta Shqiptare. Mė 9 maj, ora 19.00, nė sallėn e Akademisė sė Arteve, koncert instrumental i violinistes Ina Kosturi dhe pianistes Rudina Ciko, pėrveē interpretimit tė veprave tė repertorit klasik, sonatave tė Brahmsit, Shumanit, sjell tingujt e veprave tė vjetra shqiptare pėr violinė e piano, qė interpretohen pėr herė tė parė. Premierė absolute vjen nė kėtė skenė sonata e Fan Nolit pėr violinė e piano, e kompozuar mė 1937 dhe njė tjetėr pjesė qė mban emrin e njė personaliteti tė shquar tė botės muzikore shqiptare Thoma Nasi, e titulluar "Fyelli i bariut". Sonata e Nolit ėshtė pėrzgjedhur pėr faktin e miqėsisė sė ngushtė tė kėtyre patriotėve tė shquar.

    I lindur nė Elbasan mė 9 prill 1877, Lef Nosi u arsimua fillimisht nė vendlindje e mė pas nė Athinė. Megjithėse nuk i pėrfundoi studimet e larta pėr farmaci (kreu vetėm 2 vjet), pas kthimit nė qytetin e tij, iu kushtua me zell punės pėr njohjen e gjėrė dhe tė thelluar tė historisė dhe tė kulturės shqiptare. Formimi i shėndoshė intelektual dhe atdheu i tij, qenė shtysat qė Nosi tė fitonte rolin e merituar tė njė protagonisti nė ngjarjet e stuhishme, qė pararendėn ngritjen e flamurit kombėtar nė Vlorė. Mė 1909, ai u zgjodh kryetar i Klubit "Vllaznia" nė Elbasan, dhe nė tė njėjtin vit themeloi shoqėrinė "Afėrdita", ndėrsa njė vit mė vonė, botoi gazetėn "Tomorri". Ai ishte njė nga figurat qendrore qė kontribuan nė organizimin dhe zhvillimin e Kongresit Arsimor Kombėtar tė Elbasanit (tetor 1909) si edhe tė ēeljes tė sė parės shkollė normale nė vend (1 dhjetor 1909). Ishte nėnshkrues i Aktit tė Pavarėsisė dhe anėtar i kabinetit tė Ismail Qemalit, krijuesi i filatelisė shqiptare, Kryetar i Bashkisė sė Elbasanit nė periudhėn e Qeverisė sė Fan Nolit. Botoi gazetėn "Tomorri", krijoi shoqėrinė "Afėrdita", letėrkėmbimet me shumė personalitete tė njohura tė politikės ndėrkombėtare, albanologjisė, gjuhėsisė dhe historisė. Iu pėrkushtua gjurmimit tė dokumenteve historike, materialeve folklorike, etnografike, botimeve me vlera albanologjike, u shqua si arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog etj. Botoi fletoren "Dokumenta historikė" dhe nė 1937 njė fletėpalosje me Aktin e Pavarėsisė tė vitit 1912, me rastin e 25- vjetorit tė asaj ngjarjeje

    Nė tetorin e vitit 1943, ishte anėtar i Kėshillit tė Regjencės, pėr shkakun e tė cilės u quajt "kolaboracionist", gjė qė u shfrytėzua nga pushteti i pasluftės, nga regjimi komunist qė e ekzekutoi me pushkatim mė 1946.

    Lef Nosi ėshtė dekoruar nga Presidenti i Republikės me Urdhrin "Gjergj Kastrioti Skėnderbeu" dhe ėshtė shpallur Qytetar Nderi i Elbasanit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Nosi, origjina dhe marrėdhėniet me familjarėt

    Lef Nosi: Botohet pėr tė parėn herė letėrkėmbimi me nėnėn dhe vėllain
    Nosi, origjina dhe marrėdhėniet me familjarėt



    Pėr figurėn e tij ėshtė shkruar shumė, edhe pse deri mė sot nuk kemi ende njė monografi tė plotė. Me emrin e kėtij patrioti lidhet ruajtja e dokumentit tė Pavarėsisė, por edhe njė veprimtari e gjerė atdhetare, politike e shoqėrore. Veē tė tjerave, Nosi botoi edhe fletoren “Dokumente historike” dhe nė 1937 njė fletėpalosje me Aktin e Pavarėsisė tė vitit 1912, me rastin e 25-vjetorit. Ka pasur njė letėrkėmbim tė pasur me personalitete tė njohura tė politikės ndėrkombėtare, albanologjisė, gjuhėsisė e historisė. Por ato pėr tė cilat thuajse nuk ėshtė folur fare e nuk janė botuar janė marrėdhėniet e Nosit me familjarėt e tij. Nė kėtė botim sjellim pėr herė tė parė letra tė shkėmbyera mes tij dhe nėnės e vėllait, “tė zbuluara” nė fondin personal tė Nosit nė Arkivin Qendror Shtetėror. Nė kėtė vit jubile, kur bėhen 100 vjet nga shpallja e Pavarėsisė, pėrshkrimi i veprimtarisė, copėzave tė jetės dhe dorėshkrimeve tė Nosit vjen si njė dedikim dhe mirėnjohje pėr kėtė figurė qė dha shumė pėr kėtė moment, jo thjesht si njė nga firmėtarėt e Pavarėsisė. Nė kėtė shkrim do tė sjellim njė pjesė nga dorėshkrimet dhe letėrkėmbimi personal i Nosit, i cili nuk ėshtė i ndarė nga atdhetarja. Pėr tė parėn herė po bėjmė publike disa dokumente origjinale, tė pabotuar mė parė, tė nxjerra nga fondi i Lef Nosit. Nosi na shfaqet edhe mė i plotė nė letėrkėmbimin e tij me nėnėn, me vėllanė e vet Gregorin, si dhe nė pjesė tė ditarit tė mbajtur prej mikeshės sė tij, Margaret Haslluck, nė shėnime dhe vargje poetikė tė saj, mbledhur prej Nosit.

    Prejardhja nga Greqia e familjes Nosi

    I lidhur ngushtėsisht me Shqipėrinė dhe fatin e saj, veēanėrisht me qytetin ku u lind dhe u rrit, Elbasanin, Nosi megjithatė kėrkon thellė nė rrėnjėt e tij e flet pėr to. Sipas fakteve qė sjell dhe i beson e pranon si tė vėrteta, origjina e Nosit dhe familjes sė tij ėshtė nga Greqia. Ai pohon se Nosėt kanė tė njėjtat rrėnjė me njė tjetėr familje tė madhe, atdhetare e intelektuale, Shuteriqėt. Kjo do tė thotė se dy prej intelektualėve mė nė zė tė kohės, me tė cilėt krenohet jo vetėm Elbasani, por e gjithė Shqipėria, Lef Nosi dhe Dhimitėr Shuteriqi, i bashkon jo vetėm vetėdija atdhetare dhe dashuria pėr dijen, por edhe i njėjti gjak.

    “Gojdhana e familjes thotė se Nost janė t’ardhun nga Greqia. I pari qė kishte ardh kėtu pasi kishte “ranė mė gjak nė vendt tė vet e kishte qenėi shtrėnguem me dalė dheut.Po, sekure ka ardhė nuk dihet mirė pasi nė familje nuk ndodhet asnjė dokument i shkruem qė tėna e dėftejė. Ky fis me kalim tė kohės ashtė shtue e ashtė ndamė nė tri dega tė ndryshme nga tė cilat vetėm njana e ruejti mbiemrin e vjetėr e dy tė tjerat e ndėrruan tuke marrė njana mbiemrin “Shuteriqi” e tjetra “Marku”. E shumta e emnavet qė u ngjisnin fėmivet kėta tre barqe janė po ato. Pėrshembull sot kanė: Anastas, Beniamin, Jakob, Gregor, Basil, Kolė, Dhimitėr, Josif etj. Por edhe Shuteriqt e Markajt po kesi emnash kanė. Veē kėsajė tė tria degat festojnė Shėnkollin me tėvetmin ndryshim qė Nost e bėjnė festėn nė verė e Shuteriqt nė dimėn qė tė mund kėshtu tė thėrresin shishoqin nė festė.

    Mbiemnin Kapidani e gjejmė nė kodikun e motshėm tė kishės sė Shėn Mėrisė nė vitin 1784 e faqe 167….

    Ashtė edhe nė vitet 1812 e 1814 faqe 192 e 193….

    …Njė gjė qė provon qė Nost janė t’ardhun nga Greqia asht njė ngjarje qė mė kallzon im vėlla Gregori.

    Simon Shuteriqi mė thotė se e ka pasė ndigjue nga i ati se i pari i familjes “Nosi” kishte pasė qenė “Kapidani i njė anie e pasi kjo i kishte mbytė, nga Korfuzi ishte hudhė e kishte dalė mėktanė. Kishte ardhė e kishte zanė vend ktu n’Elbasan e prandaj i kishin quejtė Kapideni. Mirėpo nuk mė gjanė tė jetė kėshtu.

    Emri kapidani asht ma fort nji titull nderi tė cilin kur ishja mė i vogėl pėrdoresh edhe kapidan. U thoshin muhamedanėt e Elbasanit tė krishtenvet tė pasun e me randėsi nė shoqėni. Edhe nė katundin Golomesh tė Lushnjės e kam ndigjue…”

    Tėrthorazi ai zbulon diēka edhe pėr jetėn e tij, ndėrsa thotė se mbiemrin “Nosi” e hasi nė formėn e tij greke, kur nė 25.7.1934 udhėtonte bashkė me gruan e vet tė sėmurė nė Greqi.“Bashkė me time shoqe, gruan e parė qė kysha sėmunė nė grykė tė Salaminės kundrejt Pireut…”.

    Ai jep tė dhėna mė tė gjera pėr familjen Nosi. Tregon pėr dy tė afėrmit e tij, Janēi e Nosi, “tė bijtė e tė cilėve nisė tregtinė” dhe “Patėn njė dyqan nė shtėpi e pastaj dolnė nė Pazar. Shkonin pėr mall nė Venecia…”.

    Letėrkėmbimi me nėnėn

    Nosi: Elbasani, kryeqyteti i ardhshėm i Shqipėrisė

    Nėse dikur Esenini i shkruante nėnės qė tė ishte mirė dhe tė mos bėhej merak pėr tė, edhe Lefi i shkruante pak kohė pas shpalljes sė Pavarėsisė nėnės sė tij tė dashur, por me njė ton qė tingėllon jo aq intim sa i Eseninit, por mė tepėr patriotik. I ndodhur nė Vlorėn ku disa muaj mė parė ishte shpallur Pavarėsia, ai, njė nga firmėtarėt e saj, vazhdon tė mendojė e tė punojė pėr tė ardhmen e vendit. Nė letrėn shkruar nėnės, i flet asaj pėr situatėn nė Ballkan dhe “luftėn” e kombeve pėr kufijtė e Shqipėrisė. Me optimizėm ai vėren gjithsesi se gjėrat po ecin mbarė dhe beson se sė shpejti Elbasani do tė jetė kryeqyteti i Shqipėrisė. Ndėrsa flet pėr lindjen e njėrit prej nipėrve tė tij ai e “urdhėron” nėnėn qė t’i vendosin emėr shqiptar.

    Vlonė 21 Shkurt 1913

    E dashuna im mė.

    Lettrėn tande nga Durrėsi me anė tė Mustės e mora edhe ngėzova qė jeni shėndoshė.Edhe ma tepėr jam gėzumė pėr martesėn e Lanės, lindjen e djalit t’Kolės, ardhjen e Sifit edhe qenjen e nuses s’Grigorit ma mirė.Besoj qi edhe Venimia ashtė kthymė shėndoshė nga Durrėsi. Nji ditė thirra edhe Mitrin e Sildashit nė telegrafore tė Fierit e e pieta pėr ju.

    Vėrte u ba nji muaj qė nuk ju kam shkrumė; po, shkaku qe se nuk gjinden shpeshė njerės pėr aty pėr me u dhanė lettra.Dua t’ju ēoj edhe gazeta qi i marrim rregullisht nga vaporet e Greqiės, po nuk kam sesi.

    Punėt e Shqipėniės qėnė tyke marrė funt shpejt; po, roi e s’undreq Turqia me Bullgariėn pėr punė t’Edrenes, se xhemieti rrėxoi kabinetin e Qamil Pashės e vrau ministrin e luftės Nazim pashėn e si e rroku frenin e mbretėniės nė dorė nisi prap luftėn. Pėr fat tė mirė ushtėria e Turqvet u thye prap edhe pritet kėtė javė tė mbyllet paqa.

    Pėr kufijt e Shqipniės hahesh Rusia me Austrinė aqė shumė sa qi desh tė nisin luftė. Po, lajmet e fundit na kallxojnė se undreqėn edhe po i lėshojnė ushtėritė qi patėn mbledhė. Besoj se nuk asht pėr t’u vonumė mė puna, e pėr sė shpejti do tė vimė nė Elbasan nė Kryeqytetin e pastajshėm tė Shqipniės sė reė. Do tė pėrpiqem t’ju ēoj edhe gazeta me anė tė Mitrit nė qoftė se mund t’jua dėrgojė me siguriė. Nusja Kolės pėrintėt i ka mirė edhe u gėzuan pėr lindjen e djalit.Emnin t’ia ngjitni shqip.Gjithve u falem me shėndet.Tė vegjėlvet u puth sytė.Sifit veēan i puthi sytė.

    Tyke tė puthmi dorėn mbetem

    biri yt Lefi (firma)

    P.S: Si duket Shqipėria do tė humbasė vetėm Prishtinėn,Mitrovicėn, Gillanin, Preshevėn,Kaēanikun,Ferizo… ,Kumanovėn,Plavėn e Gucinėn edhe tė shumėn Janinėn, pėr tė cilėn mė tjetėr anė kemi lajme tė sigurtė qi duan t’ia lanė Shqipniės. Kėtė javė Kongresi i Londrės po bisedon ēėshtjen e kufivet edhe vendimi do tė botohet. Po,duhet tė dimė se kjo punė u vendos mė pėrpara ndėrmjet t’Austriės e tė Rusiės e pasandaj u vu nė bisedim tė Kongresit.

    Letra dėrguar tė vėllait, Gregorit

    Nosi, koleksionist dhe “tregtar”

    Nė letrėn drejtuar tė vėllait shohim njė anė interesante tė karakterit njerėzor tė Nosit, si njė person me shpirtin e tregtisė qė kujdeset pėr mirėqenien e familjes dhe qė kėshillon vėllezėrit pėr disa veprime praktike qė duhet tė bėjnė pėr tė fituar para. Po kėtu shfaqet edhe pasioni i Nosit si koleksionist, ndėrsa kėrkon tė ruajė pėr “antika” pulla serbe…

    Vlorė 12 Mars 1913

    I dashuni vlla Grigor

    Kartėn tate ato tė Kolės edhe tė Ali Irfanit i mora edhe u gėzova qė jeni shėndoshė. Edhe ne jemi shėndoshė e sė gjithash mirė. Presim me sot e me nesėr qi tė marri njė funt puna e tė vimė aty. Me anė tė Mitrit ju dėrgova letėr edhe disa gazeta, tė cilat besoj se ju kanė ra nė dorė. Grekėrit erdhėn gjer nė Tepelenė tyke ndjekun ushtėriėn e Turkut. Komiteti Bullgar vrau nė Selanik Gjergon mbretin e Greqiės. Ordia e Turkut qi ndodhet mbledhun sot nė Lushnjeė e Fier po shet kualt e plaēkat se duket qi do t’i bjerė nė dorė Sėrbėvet pasi tė bėjnė nji pėrpjekje tė vogėl me ta qi tė mos thohet se u dhanė pa luftė. Mitri mė thotė se ka blemė pėr ju 15 kual gjer mė sot; do tė bėjė mirė nė qoftė se blenė ene ma tė tjerė se si tė shėndoshen bėhen qė tė vinė nga 40-50 lira kali.

    Kėtu sot pasi asht mbyllė dati oka e sheqerit po shitet (30) tridhitė grosh e s’gjindet. N’qoftė se mundeni dėrgomėni sa ma parė nja Katėr a pesė barrė t’i shes se fitimi ashtė shum i math si e shifni. Nė qoftė se do tė ēoni, tė bėni herapė pėr 10 ditė e sot tė ndodhet gjija kėtu e po u hap deti pa m’ardhė sheqeri kėtu, munt tė vijė nga jasht e s’mbetet fitimi. Mos e humpni pra kėt rast e nisni nji njeri t’a sjelli.

    Tė mė runi ca pulla tė Serbiės, me vulėn e sotme qi pėrdor nė pėr letra nė Shqipniė e ndonji shkresė…tė kumandantit sėrb se i dua pėr antika e kujtim. Pėr Cilkėn e Ericksonin mė shkruni si janė edhe u falem me shėndet. Farės e fisit u falem me shėndet. … e uroj pėr djalin. Tė mė dėrgoni 5 qeleshe burrash nga ato qi prodhohen n’Elbasan edhe 5 qeleshe nga ato qi vinė nga Stambolli si nė bojė hiri lesh e pambuk si ajo qi kam unė kėtu … . Nanės i puth dorėn, vėllezėvnet e motravet u falem me shėndet,tė vegjėlvet u puth sytė. Sifit tė fala. Shokvet tė mij tė fala.

    Pėr njė lettrė tė Hafėz Sherifit nga Dibra qi ju pata… nuk na u ēu pėrgjigja.

    Vėllai i juajė

    Lef Nosi

    Pėrmbajtja e fondit tė Nosit dhe figura e tij

    Nė dorėshkrimet e fondit dhe letėrkėmbimin e vet, Nosi flet mbi nismėn pėr tė botuar gazetėn “Tomorri”, veprimtarinė e tij zyrtare si drejtor i gazetės, si dhe jepen lutjet e Nosit dhe nėnės sė tij pėr ta liruar nga internimi i bursės. Njė figurė e tillė shumėdimensionale shpaloset nė gjerėsi tė madhe edhe pėrmes korrespodencės sė Nosit me figura tė njohura tė kohės. Mjafton tė pėrmendim emra si: Faik Konica, Fan Noli, Ismail Qemali, Fuat Toptani, etj. Numri i letrave tė dėrguara nė adresė tė tij nuk ėshtė pak. Pothuajse tė gjithė letrat e Nosit janė tė lidhura me ēėshtjen kombėtare. Veprimtaria e tij ėshtė e gjerė edhe nė publicistikė dhe etnologji. Njė personalitet kompleks me veprimtari tė gjerė e tė thellė patriotike dhe intelektuale, Lef Nosi, pati nė tė njėjtėn kohė njė fat kontravers dhe vdekje tė pamerituar. Botues i gazetės “Tomorri”, pjesėmarrės nė Kuvendin e Vlorės, firmėtar i dokumentit tė Pavarėsisė apo Kryetar i Bashkisė sė Elbasanit nė kohėn e qeverisė sė Vlorės, ai u vra nga regjimi komunist duke u cilėsuar si bashkėpunėtor i nazizmit gjerman. Nga dokumentet e sjella vėrehet dashuria e vėrtetė, pamėdyshje dhe e pastėr qė ai kishte pėr Shqipėrinė dhe preokupimi pėr fatin e saj. Rėndėsia e kėtyre dokumenteve ėshtė padyshim e jashtėzakonshme, porse ka ende mjaft dokumente tė tjera, tė cilėt duhet tė shfletohen e tė interpretohen nė dritėn e duhur. Ėshtė interesante tė sqarohet qėndrimi i Nosit gjatė Luftės Antifashiste Nacional-Ēlirimtare, pėr tė zhdukur “hijet” qė mund tė ekzistojnė lidhur me figurėn e tij nė kėtė pjesė tė historisė shqiptare. Ajo pėr tė cilėn nuk mund tė dyshohet ėshtė se Lef Nosi, edhe vetėm pėrmes kėtyre dokumenteve dhe detajeve tė sjella kėtu, dėshmohet si njė figurė e patriot i rrallė me kontribut tė madh pėr Shqipėrinė dhe dashuri tė veēantė pėr qytetin e tij, Elbasanin. Vrasja e tij nga regjimi komunist i Enver Hoxhės ėshtė njė dėshmi e trajtimeve ēnjerėzore, tmerreve dhe dėmeve qė sjellin e mbartin regjimet diktatoriale./Metropol
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •