Gazeta Sot, Friday, 30 November 2007
Pėrēudnimi i historisė dhe figura e Lef Nosit
Nga Ina KOSTURI
...
Fillimisht zėri i dredhur, i trembur i gjyshes, dėshmitares sė vėrtetė tė faqes sė dhimbshme sė historisė shqiptare tė diktaturės, tė mėsonte tė heshtje, e mė pas kur ishe rritur, tė njihje dhe ata qė sot i gjen nė stendat e fotografive, nė faqet e vėrteta tė historisė sė Shqipėrisė, ngjashmėrisht si shpėrndarja e shkronjave dhe teksteve shqipe, nė njė kohė tjetėr po aq tė vėshtirė. Ndėrsa nga 1946 deri nė 1990 pas portretit tė djalit tė saj Adelina Kosturi (Nosi), kish ruajtur portretin e xhaxhait tė saj, patriotit Lef Nosi... Fati i kish dhėnė tė njihte historinė e Shqipėrisė midis Nosėve e Kosturėve.
Mbesa e Lef Nosit, tashmė nė moshė tė thyer, ėshtė dėshmitare e pėrmbysjes sė historisė, pėr tė marrė paksa nga sodisfaksioni e nderimi i sotėm pėr njeriun me tė cilin ishte mjaft e lidhur, tė cilin e ndoqi burgjeve e gjyqeve, patriotin qė u pushkatua nė moshėn 70 vjeēare, bashkė me Anton Arapin e Maliq Bushatin, pa mundur tu gjejnė varret... Pėrveē biografisė e fakteve historike tė Lef Nosit, studimeve nė Athinė, kulturės sė tij tė gjerė apo botimit tė gazetės sė parė Tomorri nė Elbasan, nėnshkrimit tė Aktit tė Pavarėsisė dhe detyrės si Ministėr i Postave (1912-1914), qenies kryetar i Bashkisė sė Elbasanit, apo pasuria e madhe e pėrkushtimit si arkivist, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog, nėnshkrues i aktit tė pavarėsisė sė 14 shtatorit 1943, apo zgjedhjes nė 25 tetor1943 si antar i Kėshillit tė Naltė, arrestimit, dėnimit me vdekje nė gjyqin e shkurtit 1946 dhe pushkatimit, ato ēka historia i ka tė dokumentuara dihen korrespondencat e tij me Qemal Stafėn, si dhe miqėsia me Fan Nolin, i cili kur largohet i le Lef Nosit njė violinė, violinėn e Fishtės dhe qenin e tij , i cili u shua pėrnjėherė nė ditėn e pushkatimit tė Lef Nosit.
I ėmbėl zėri i gjyshes u kėndua ndryshe, bashkė me historinė qė mbeti fshehur nė mijėra detaje e kujtime dhe privilegjin e njė zėri ndryshe nė njė kohė tė tmerrshme, me privilegjin e njohjes sė historisė sė vėrtetė dhe pėrndjekjen, pėrzierė me frazėn e fundit para pushkatimit tė Lef Nosit, sinjifikative e pėrkushtimit e dashurisė pėr Shqipėrinė. Ndėrsa Instituti Albanologjik nė Prishtinė duket se u tregua mė i shpejtė se Tirana, kur propozoi vite mė parė vėnien e emrit tė Lef Nosit njė shkolle nė Prishtinė. Shtypi ynė edhe sot kur nėntori ėshtė ndryshe nė njė artikull tė 28 nėntor nė njė tė pėrditshme, bashkė me fotografinė e retushuar krahas biografive tė katėr firmėtarėve tė tjerė, tė propozuar pėr tu dekoruar me urdhrin Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, kish harruar sėrish biografinė e Lef Nosit...
Kėrkesa e kryeparlamentares Jozefina Topalli pėr nderim tė figurės sė Lef Nosit e firmėtarėve tė tjerė, ma hoqi atė ndrojė tė dikurshme, teksa ndodhesha e ftuar pėr tė interpretuar nė violinė, nė njė sallė tė vogėl ku pėrkujtohej pėrvjetori i
pavarėsisė. Jashtė programit, pa filluar interpretimi, ashtu siē nuk na lejohet ne muzikantėve, deklarova se mė takonte tė isha aty, se i pėrkisja familjes sė njėrit prej firmėtarėve tė Aktit tė Pavarėsisė e ministėr i asaj qeverie. Dikush mė pas nga salla mė qortoi se nuk fola hapur, nuk e pėrmenda emrin e Lef Nosit. Prita ta pėrmendnin historianėt, ata qė ishin pėrballė, akademikėt, ata qė e dinin dhe e njihnin historinė e Elbasanit e Lef Nosit. Bashkė me diktaturėn dhe harrimin e figurave historike ishin heshtur dhe historianėt, ndonėse kishin kaluar shumė vite
...
Krijoni Kontakt