Safo Morina (Hamzaraj), e bija e firmėtarit Zihni Abaz Kanina: Im atė, nga firmėtar i Pavarėsisė nė Burgun e Tiranės
Flet e bija e njėrit prej 40 firmėtarėve tė Aktit tė Pavarėsisė. Cila ishte jeta dhe e kaluara e Zihni Abas Kaninės (Hamzaraj), krushqia me familjen e Ismail bej Vlorės dhe moria e kushėrinjve tė tjerė, edhe ata nėnshkrues tė dokumentit qė shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė mė 28 Nėntor tė vitit 1912. Goditja e familjes patriotike kalinjote gjatė regjimit komunist, burgosja e tė atit dhe si i shpėtoi Safo Morina internimit me anė tė mbėshtetjes sė Vito Kapos
I gėzohet faktit qė ėshtė ende gjallė e qė nė kėtė jubile tė 100-tė tė shtetit shqiptar mundet tė ngrejė njė dolli bashkė me gjithė shqiptarėt. Ka arsye tė ndihet hareshėm, sepse i ati, Zihni Abaz Kanina, ka firmėn e tij nė dokumentin e rėndėsishėm tė Pavarėsisė, ēka edhe vulosi historinė e shtetit shqiptar. Por, pėrtej simbolikės festive, 83-vjeēarja Safo Morina nuk mbetet vetėm nostalgjike Roli i tė atit si figurė e shquar patriotike dhe kontributi qė ai dha nė pavarėsinė e shtetit shqiptar, mbeten tė patjetėrsueshme. Ajo zgjedh tė flasė edhe pėr momente tė vėshtira qė kaloi familja gjatė ndryshimit tė sistemeve politike. Goditjen mė tė madhe ata e morėn gjatė periudhės komuniste, ku Zihni Abaz Kanina pas muajve tė tėrė hetuesi, pėrfundon nė Burgun 313 tė Tiranės. Nga masa e dėnimit, te jetesa e vėshtirė dhe skamja nė njė shtėpi modeste nė Brakė tė Tiranės. Si pėrfundoi familja e njohur kalinjote nė tė tilla kushte, dhe fati i mbarė i Safos, qė e shpėtoi nga internimi. Mbėshtetja e Vito Kapos dhe urdhri i kėsaj tė fundit tek ministri i Drejtėsisė, pėr shpėtimin e familjes nga internimi, dhe dėbimi nga kryeqyteti nė drejtim tė Elbasanit.
Jeni e bija e njėrit prej protagonistėve dhe firmėtarėve tė Aktit tė Pavarėsisė, Zihni Abaz Kaninės. Na tregoni pėr babain tuaj, shkollimin, veprimtarinė e tij patriotike
Babai ishte njeri me kulturė tė gjerė. Familja e tij ka qenė njė nga mė fisniket e Vlorės. Origjina e tij kalinjote e pėrforconte edhe mė shumė kėtė fakt. Kanina e ngjarjeve tė mėdha Edhe vetė Ismail Qemali ishte nga Kanina. Gjyshi im quhej Abas, dhe ai ka qenė njė prej njerėzve qė kanė dhėnė kontribut tė shquar nė ēėshtjen e pavarėsisė sė Shqipėrisė. Babai kishte studiuar nė Gallatasaraj tė Turqisė pėr Diplomaci, dhe ishte njohės i gjashtė gjuhėve tė huaja. Ai ka pasur aktivitet tė gjerė diplomatik, me pozicion konsull nė disa shtete tė botės, si Rusi, Maltė, Bejrut etj. Gjithashtu, ai ka marrė pjesė nė kryengritjen e pėrgjithshme tė vitit 1911. Kishte formim tė pasur profesional, por ishte i interesuar edhe pėr artin, letėrsinė, por veēanėrisht arkeologjinė.
Si delegat i Vlorės, ai mori pjesė nė Aktin solemn tė nėnshkrimit tė Pavarėsisė, mė 28 Nėntor tė 1912-s. Ēju tregonte babai pėr kėtė ngjarje? Si u bėnė bashkė 40 burra qė vulosėn ndryshimin e madh pėr Shqipėrinė?
Shumė vite mė pas, babai na fliste me superlativa dhe mirėnjohje pėr kėtė ngjarje tė madhe historike pėr vendin tonė. Ndaj dhe nė shtėpi jemi rritur me frymėn e respektit kundrejt figurave tė shquara tė kombit qė patėn rolin e tyre tė patjetėrsueshėm nė ēlirimin e vendit dhe pavarėsinė e Shqipėrisė. Babai ishte delegat i Vlorės. Por, ai kishte njohje tė ngushtė me Lef Nosin, Mithat Frashėrin, ndėrsa me Ismail Qemalin pėrpos njohjes, kishim edhe lidhje krushqie. Ylvia, gruaja e Qemal Bej Vlorės, djalit tė Ismail Qemalit, ka qenė kushėrirė me tim atė. Jo vetėm raportet miqėsore me gjithė nėnshkruesit e tjerė tė Aktit tė Pavarėsisė, por edhe kontributi patriotik dhe ai financiar qė familja jonė ka pasur pėr vite tė tėra pėr qeverinė e Vlorės, e forcoi lidhjen mes tyre. Babai ishte ndėr firmėtarėt mė tė rinj nė moshė, vetėm 27 vjeē. Tė gjithė ata burra u bėnė bashkė nė emėr tė idealit kombėtar.
Nė dokumente njihet me mbiemrin Kanina edhe nė atė tė Pavarėsisė. Por, mbiemri juaj ėshtė Hamzaraj. Mund tė na e sqaroni ēėshtjen e dy mbiemrave?
Mbiemri ynė ėshtė Hamzaraj. Por babai ka preferuar qė nė shkresa tė ndryshme, si edhe nė Aktin e Pavarėsisė, tė pėrdorė mbiemrin Kanina dhe, siē ai na shpjegonte, ishte njė zgjedhje personale e vetja. Duke qenė se ishte nga Kanina e Vlorės dhe ishte individ me rėndėsi e pėrfaqėsues i asaj zone, dėshironte qė ngjarjet e mėdha tė identifikoheshin pėrmes kėtij mbiemri pėrgjithėsues.
Ju keni pasur lidhje gjaku edhe me tė tjerė firmėtarė tė dokumentit tė Pavarėsisė. Cilėt kanė qenė ata?
E vėrtetė! Kanė qenė disa njerėz tė fisit tonė qė kanė nėnshkruar Aktin e Pavarėsisė. Mes tyre, Ferid Vokopola kushėri, Iljaz Vrioni kushėri, Qemal bej Karaosmani, Qemal bej Mullai, edhe kėta kushėrinj tanėt. Kėshtu qė sė bashku me babain, kontributi nė ēėshtjen e rėndėsishme historike tė pavarėsisė sė Shqipėrisė bėhej edhe mė i fuqishėm me rolin qė patėn kėta kushėrinj tė mitė nė pavarėsinė e vendit.
Vijmė nė periudhėn e ndryshimit tė sistemeve politike. Vendosja e regjimit tė monarkisė dhe roli qė pati babai juaj gjatė kėsaj kohe. Thuhet se ai ka mbajtur postin e drejtorit tė Pėrgjithshėm nė Ministrinė e Jashtme nė vitet e regjimit zogist apo jo?
Nuk ka asfare tė vėrtetė nė kėtė pėrcaktim, tė cilin e kam hasur shpesh nė lexime apo edhe e kam dėgjuar nga njerėz tė njohur. Thuhet se tė gjithė patriotėt dhe nėnshkruesit e Aktit tė Pavarėsisė kanė qenė antizogistė dhe nuk kishte se si ai tė mbante njė post ministror, duke ditur qėndrimin e tij ndaj Ahmet Zogut. Gjatė viteve tė regjimit tė monarkisė, babai ishte drejtor i Pėrgjithshėm i Shkollės Tregtare nė Vlorė, njėherėsh kishte edhe aktivitet tė dendur si arsimtar dhe kryesisht mėsues i gjuhės frėnge. Kur jepte mėsim nė Shkollėn Tregtare, lidhi miqėsi tė ngushtė me Petro Markon, dhe ky i fundit nė librat e tij i ka kushtuar vlerėsime figurės sė tim eti dhe e cilėsonte fat faktin qė merrte mėsime tė gjuhės frėnge nga njė polilinguist siē ishte im atė. Ndodhi qė gjatė veprimtarisė sė tij si arsimtar, ai i shkruan njė letėr Fan Nolit, ku i kėrkon qė pėrveē djemve, nė kėtė shkollė tė kishte dhe nxėnėse femra, gjė qė nė ato vite as mund tė mendohej. Ishte njė ide revolucionare pėr kohėn.
Me vendosjen e regjimit komunist, familja juaj do tė goditej. Cilat ishin akuzat pėr tė cilat u burgos babai juaj?
Goditja ndodhi menjėherė pas ēlirimit tė vendit. Babain e quajtėn reaksionar dhe nė vitin 1951 komunistėt e arrestojnė tim atė, me akuzėn se i ishte bashkuar mikut tė tij tė vjetėr Mithat Frashėri nė Partinė e Ballit Kombėtar. Kjo bėri qė babai tė dilte para hetuesisė sė Tiranės. Thuajse njė vit rresht ka kaluar mes torturave dhe vuajtjeve qė bėheshin asokohe nė hetuesi, deri nė daljen e masės sė dėnimit. Bėri 18 muaj burg nė atė 313 tė Tiranės. Pėr shkak tė sėmundjes sė mushkėrive prej sė cilės vuante prej kohėsh, gjendja e tij shėndetėsore u rėndua shumė. Pak kohė mė pas vdiq.
Familja juaj vuajti jo pak gjatė kėsaj kohe. Si mbijetuat?
Ishte shumė e rėndė gjendja, pas burgosjes sė babait. Familja jonė pėrfundoi nė Brakė tė Tiranės, mes vuajtjeve, mungesės sė kushteve jetike, mungesave gjithashtu ushqimore. Tė mendosh qė shpesh nuk kishim pėr tė ngrėnė, dhe si gjithė tė tjerėt pėrpiqeshim tė gjenim ndonjė produkt pėrmes triskave. Nėnės nuk i jepnin punė. Ndėrsa, shumė shpejt na dėbuan nga Tirana dhe na dėrguan nė Elbasan. Nuk ishte diēka e vogėl fakti qė njė figurė patriotike dhe njė njeri si babai tė pėrfundonte nė ato kushte, dhe nė atė skamje qė na pėrfshiu familjarisht.
Ju i shpėtuat internimit, qė nė ato vite ishte i pashmangshėm sidomos kur kishe njė prind nė burg, apo ishte i sulmuar nga sistemi komunist. Ēfarė ju shpėtoi?
Ishte njohja dhe miqėsia e ngushtė qė im atė kishte pasur pėr vite tė tėra me Hysni Kapon. Pėrveē njohjes, babai i kishte ndihmuar financiarisht ata dhe nė njė farė mėnyre i kthyen borxhin. Me urdhėr tė Vito Kapos, ministri i Drejtėsisė nė ato vite, Manol Konomi, njė njeri i respektuar, mė komunikoi vendimin se familja do tė hiqej nga Tirana pėr tu vendosur nė Elbasan dhe atje unė do tė punoja nė pozicionin e sekretares sė Gjykatės sė kėtij rrethi. Gjithēka mė pas hyri nė rrjedhėn e normalitetit, edhe pse ato ēfarė kaluam, mbeten vėshtirėsi tė paharrueshme.
Qė tė mos e mbyllim me pesimizėm. Si po e pėrjetoni kėtė atmosferė festive tė 100-vjetorit?
Kėto ditė tė bukura nėntori, qė shoh gjithandej festimet nėpėr Tiranė, mė mbushet zemra me gėzim. Mė duket, se ashtu si unė qė kam njė motiv tė fortė, sepse im atė ka qenė njė prej protagonistėve tė kėsaj ngjarjeje tė rėndėsishme historike pėr vendin, po feston e gjithė Shqipėria. Jam e lumtur qė ėshtė rikthyer vlerėsimi i figurave tė rėndėsishme historike, kjo edhe pėr faktin se im bir, Arben Morina, prej disa ditėsh ėshtė nė vėmendjen mediatike kulturore me nismėn e veēantė tė portretizimit tė 40 firmėtarėve tė Aktit tė Pavarėsisė, mes tyre edhe gjyshit tė vet. Ndihem e pėrmbushur dhe plot shpirtėrisht, pėr faktin se mundem tė ndaj gėzimin personal me gjithė shqiptarėt kudo ndodhen.
ERMIRA ISUFAJ
Panorama
Shenim: Ne foto, Prindėrit e Safos, Zihniu me tė shoqen, Ajshen.
Krijoni Kontakt