Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    12-06-2007
    Postime
    131

    Access - Ndarja e të dhënave sipas alfabetit

    pershendetje

    Jam duke punuar nje program ne access dhe me nevojitet te bej ndarjen e dhenave sipas shkronjave te apfabetit , duke krijuar ne form disa butona A B C D E etj. dhe kur i shtypim p.sh A te shaqen te gjithe emrat qe fillojne me A.

    Tabela :

    Emri Mbriemri Tel
    john smith 051651
    Mike brown 68461531
    Jim bellushi 54153


    Dhe ne forme te shfaq butonat A B C D E F G H I J K L M N NJ O P......dhe
    kur shyp P.sH shkonjen J ne form

    Te shfaqen te dhenat

    john smith 051651
    Jim bellushi 54153

  2. #2
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Këtu kam bashkëngjitur një databazë shembull (NdarjeSipasAlfabetit.zip) që filtron emrat sipas alfabetit të shqipes.

    Emri:  NdarjeSipasAlfabetit.jpg

Shikime: 561

Madhësia:  46.6 KB

    Kur shtyp një prej butonave (p.sh. A), formulari filtrohet me një kërkesë të tillë:

    SELECT *
    FROM tabela
    WHERE kolona LIKE 'A*'


    Por në alfabetin tonë kemi edhe dyshkronjëshat Dh, Gj, Nj, Ll, Rr, Sh, Th, Xh, Zh të cilat e vështirësojnë pak filtrimin.

    Marrim si shembull shkronjat D dhe Dh. Për D-në duhet të eliminojmë emrat që fillojnë me Dh, prandaj e ndryshojmë kërkesën kështu:

    SELECT *
    FROM emrat
    WHERE emri LIKE 'D*'
    AND emri NOT LIKE 'Dh*'


    Për Dh-në, nuk është nevoja të ndryshojmë kërkesën.

    SELECT *
    FROM emrat
    WHERE emri LIKE 'Dh*'



    Ja dhe kodi i plotë VBA që kryen filtrimin për të gjitha shkronjat. Kodi i filtrimit është në vetëm një procedurë e cila thërritet nga të gjitha procedurat e tjera.

    Kodi:
    Option Compare Database
    
    ' Shfaq në formular vetëm emrat që fillojne me 'fillonMe'
    Private Sub Filtro_FillonMe(fillonMe As String)
        Filtro_FillonMe_FillonPa fillonMe, ""
    End Sub
    
    ' Shfaq në formular vetëm emrat që fillojne me 'fillonMe'
    ' por jo me 'nukFillonMe'. Nese argumentet jane bosh, emrat nuk filtrohen.
    Private Sub Filtro_FillonMe_FillonPa(fillonMe As String, nukFillonMe As String)
        
        Dim kerkesa As String
        kerkesa = "SELECT * FROM Emrat"
        
        If Len(fillonMe) > 0 Then
            kerkesa = kerkesa & " WHERE emri LIKE '" & fillonMe & "*'"
            
            If Len(nukFillonMe) > 0 Then
                kerkesa = kerkesa & " AND emri NOT LIKE '" & nukFillonMe & "*'"
            End If
        
        End If
        
        kerkesa = kerkesa & " ORDER BY emri"
        
        Me.RecordSource = kerkesa
        
    End Sub
    
    Private Sub TëGjithë_Click()
        Filtro_FillonMe_FillonPa "", ""
    End Sub
    Private Sub A_Click()
        Filtro_FillonMe "A"
    End Sub
    Private Sub B_Click()
        Filtro_FillonMe "B"
    End Sub
    Private Sub C_Click()
        Filtro_FillonMe "C"
    End Sub
    Private Sub Ç_Click()
        Filtro_FillonMe "Ç"
    End Sub
    Private Sub D_Click()
        Filtro_FillonMe_FillonPa "D", "Dh"
    End Sub
    Private Sub Dh_Click()
        Filtro_FillonMe "Dh"
    End Sub
    Private Sub E_Click()
        Filtro_FillonMe "E"
    End Sub
    Private Sub Ë_Click()
        Filtro_FillonMe "Ë"
    End Sub
    Private Sub F_Click()
        Filtro_FillonMe "F"
    End Sub
    Private Sub G_Click()
        Filtro_FillonMe_FillonPa "G", "Gj"
    End Sub
    Private Sub Gj_Click()
        Filtro_FillonMe "Gj"
    End Sub
    Private Sub H_Click()
        Filtro_FillonMe "H"
    End Sub
    Private Sub I_Click()
        Filtro_FillonMe "I"
    End Sub
    Private Sub J_Click()
        Filtro_FillonMe "J"
    End Sub
    Private Sub K_Click()
        Filtro_FillonMe "K"
    End Sub
    Private Sub L_Click()
        Filtro_FillonMe_FillonPa "L", "Ll"
    End Sub
    Private Sub Ll_Click()
        Filtro_FillonMe "Ll"
    End Sub
    Private Sub M_Click()
        Filtro_FillonMe "M"
    End Sub
    Private Sub N_Click()
        Filtro_FillonMe_FillonPa "N", "Nj"
    End Sub
    Private Sub Nj_Click()
        Filtro_FillonMe "Nj"
    End Sub
    Private Sub O_Click()
        Filtro_FillonMe "O"
    End Sub
    Private Sub P_Click()
        Filtro_FillonMe "P"
    End Sub
    Private Sub Q_Click()
        Filtro_FillonMe "Q"
    End Sub
    Private Sub R_Click()
        Filtro_FillonMe_FillonPa "R", "Rr"
    End Sub
    Private Sub Rr_Click()
        Filtro_FillonMe "Rr"
    End Sub
    Private Sub S_Click()
        Filtro_FillonMe_FillonPa "S", "Sh"
    End Sub
    Private Sub Sh_Click()
        Filtro_FillonMe "Sh"
    End Sub
    Private Sub T_Click()
        Filtro_FillonMe_FillonPa "T", "Th"
    End Sub
    Private Sub Th_Click()
        Filtro_FillonMe "Th"
    End Sub
    Private Sub U_Click()
        Filtro_FillonMe "U"
    End Sub
    Private Sub V_Click()
        Filtro_FillonMe "V"
    End Sub
    Private Sub X_Click()
        Filtro_FillonMe_FillonPa "X", "Xh"
    End Sub
    Private Sub Xh_Click()
        Filtro_FillonMe "Xh"
    End Sub
    Private Sub Y_Click()
        Filtro_FillonMe "Y"
    End Sub
    Private Sub Z_Click()
        Filtro_FillonMe_FillonPa "Z", "Zh"
    End Sub
    Private Sub Zh_Click()
        Filtro_FillonMe "Zh"
    End Sub
    
    ' Autori: Eduard Papa

    Nëse do ta përdorësh kodin më lart në shumë formularë, mund ta ndryshosh që të marrë emrin e tabelës dhe kolonës (emrit) si argument dhe ta vendosësh në një modulë (module).
    Edi

  3. #3
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    12-06-2007
    Postime
    131
    A mund te me shpjegosh pak me hollesit se si ta perdor kete kod sepse sjam shume i mire ne Access ? ku ta ve ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga mastersoft : 13-12-2007 më 09:57

  4. #4
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    E hape databazën shembull që bashkangjita më lart? Në databazë ke tabelën që ruan informacionin dhe formularin që kryen filtrimin me butonat. Hap formularin dhe shikoje se si është krijuar. Për të parë kodin, kliko ikonën e kodit në shiritin në krye, në cepin djathtas.

    Në figurën më poshtë kam ilustruar hapat që duhet të ndjekësh për të shtuar funksionin e butonave.

    Emri:  NdarjeSipasAlfabetit2.jpg

Shikime: 420

Madhësia:  74.2 KB
    Edi

  5. #5
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    12-06-2007
    Postime
    131
    Kjo metode spo funksion jo vetem siq e bej une por edhe ne formularin e bashkangjtur

  6. #6
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Databaza punon për mrekulli në kompjuterin tim. Unë e kam krijuar në Microsoft Access 2007 por e ruajta në formatin e Access 2000, kështu që duhet të punojë edhe me versionet e tjera.

    I vetmi problem mund të jetë nëse ti nuk lejon ekzekutimin e makrove (macros). Kur hap databazën, Access zakonisht të njofton që kjo databazë përmban makro dhe të pyet nëse do t'i lejosh apo jo. Aty zgjidh "enable" për t'i aftësuar makrot. Shiko ndihmën e Access se si mund t'i aftësosh makrot në versionin e Access që përdor ti.
    Edi

  7. #7
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    12-06-2007
    Postime
    131
    a mund te postosh nje tjeter per access 2007 sepse une e ka nje te tille

Tema të Ngjashme

  1. Kush janë Dibranët ?
    Nga biligoa në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 17:37
  2. MS Access 2003 'Kerkimi i te dhenave?'
    Nga LOGIC në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 02:12
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-10-2008, 09:33
  4. Access - Raport me një pjesë të të dhënave (i filtruar)
    Nga Donliri në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2005, 10:28
  5. 124 vjet nga jeta e alfabetit kombëtar në Shqip!
    Nga drini_në_TR në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-03-2003, 15:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •