Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 58
  1. #21

    Poezi nen tinguj nga Alma Papamihali


  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga Think Different Lexo Postimin
    Me shume se sfondet dhe muzika eshte poezia e Alma Papamihalit ajo qe i jep bukuri dhe vlere ketyre videove. Poezia e saj eshte frymezim per mua dhe mendoj qe eshte nga penat me interesante qe shkruajne ne fushen e poezise. Per tu ndjekur patjeter.
    Pershendetje
    mos i ngaterro ferrat me lulet or i frymezuar. do ishte me e shendetshme per ju te postonit vetem poezite e autores pa i nakatosur me perlat e muzikes boterore.

    almes frymezim te metejshem.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  3. #23
    Eshte thjesht kendveshtrimi im i nderuar "uj me gaz". Nuk guxoj te jap nje gjykim absolut persa i perket luleve dhe ferrave. Megjithate nga nje "kritik" qe e nis fjaline me germe te vogel e pranoj edhe kete.

  4. #24

    Gurėt - Alma Papamihali

    Nuk linda tė flas pėr tė kaluarėn time,
    Sepse pa lindur ende isha atėherė...
    Pėr tė parėn herė verės putha ajrin,
    Dhe pse ndokush pergjigjet
    Pėr mė tė bukurėn stinė, pranverė.
    S“mund tė flas pėr tė shkuarat vargje,
    Qė si endacake mė shpunė nėpėr botė...
    E kaluara vazhdon ujė-ndenjur tė mbetet,
    Dhe pse ndokush me mburrje,
    Si trashėgimi jete mund ta thotė.
    S“mund tė qesh me shakatė e shkuara,
    Dhe pse kraharorin si velat e times anije,
    Peshė ma ngritėn nėpėr det...
    Tė qeshėsh me ē“ėshtė thėnė mė parė,
    Gajasje quhet me ē“ke thėnė ti vetė.
    Por mund tė dua gurėt e ēdo rruge,
    Sado tė vjetėr apo pluhurosur
    Tė kenė qėnė mė parė...
    Vetė gurėt kohra mund tė gdhėndin,
    Tė flasin pėr ē“ėshtė bėrė, qeshur, apo qarė.
    Ndaj nė m“u ultė duarve ndonjė gur,
    S“do tė thotė qė diēka pashpirt,
    Ashtu gjysėm-vdekur mė ka mbetur...
    Jo! E ardhmja ndryshe ka nisur tė trokasė,
    Gurėt ndėr duar, zjarr i njė dėshmie tė patretur!

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga Think Different Lexo Postimin
    Eshte thjesht kendveshtrimi im i nderuar "uj me gaz". Nuk guxoj te jap nje gjykim absolut persa i perket luleve dhe ferrave. Megjithate nga nje "kritik" qe e nis fjaline me germe te vogel e pranoj edhe kete.
    nese do me lejoje dhe nje "kritike" tjeter:

    -une thjesht kendveshtrimin tim e mbaj thjesht vetem per vete.

    -nje lule p.sh.:

    -permbajtja nuk eshte varur kurre nga forma. nese c'shkruan eshte e drejte, te pakten ne kuptimin qe nuk cenon tjetrin, nuk ka shume rendesi sa te vogel apo sa te madhe e ke germen e pare te fjalise.

    dhe si mbyllje: mos u merzit se dhe une kam menduar e shkruar si ti para vitesh.

    pershendetje miqesore
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2009
    Postime
    88
    Citim Postuar mė parė nga Think Different Lexo Postimin
    Nė u ftohshin
    pėshpėrimat e fjalėve,
    ndonjėherė,
    e ritme pulsi mos ndihesh mė...
    Diku,
    diēka do tė ketė ndodhur,
    dhe nėse nuk duket,
    a s“ndihet zė..

    E kur lėndinave,
    flutura mos duken,
    e ngjyra krahėsh,
    mos vjedhim pėr tonat netė...
    Diku,
    diēka do tė ketė ndodhur,
    ndaj as une s“do jem,
    e ti do ndihesh vetė...


    Por kur tutje,
    nė ndonjė qoshėzė,
    do shohėsh tė tharė,
    njė pikė lot...
    Vėrtetė,
    diēka do tė ketė ndodhur...
    Besomė ti,
    dhe nėse s“tė dukem si zot

    http://www.youtube.com/watch?v=-4_18DiEECQ
    Faleminderit per castet e bukura qe na dhuroni!

  7. #27
    E pavarur Maska e Vajze Prishtine
    Anėtarėsuar
    20-12-2009
    Vendndodhja
    Munchen
    Postime
    13
    Citim Postuar mė parė nga Think Different Lexo Postimin
    Xhelozi vjeshte

    Unė prisja vjeshtėn ndryshe pėr tu ndierė,
    Nėn fėshfėrimė tė flija pak lėkundur,
    Si nėpėr ėndėrr vėrdallė tė vija
    Dhe tė pėrgjoja, heshtur pa u dukur...

    Mė mori malli tė ndihem xheloze,
    Ndaj prisja vjeshtėn, ndryshe pėr tu ndierė,
    S“mė bie mendja pėr detin e fjetur,
    Pėr ngjyrėn e bronxtė, qė mora nė verė...

    Unė prisja vjeshtėn tė shtrihesha mbi gjethe,
    Aty-kėtu tė verdhesha dhe unė,
    Nuk thonė kot kur ndihesh xheloze,
    Je dashuruar mbase mė shumė...

    http://www.youtube.com/watch?v=QWpvTZtlArA
    Shume e bukur kjo poezi. E kam pare edhe diku tjeter. M'pelqen shume.

  8. #28
    E pavarur Maska e Vajze Prishtine
    Anėtarėsuar
    20-12-2009
    Vendndodhja
    Munchen
    Postime
    13
    Citim Postuar mė parė nga Think Different Lexo Postimin
    Afron ditė e madhe,
    ėndėrr shqipėtare,
    nuk sheh kund nė botė,
    shqiponjė dykrenare,
    askund s“mund tė gjesh,
    flamur qėndisur gjak,
    ndaj nuk zbehet ngjyra,
    ndizet bėhet flakė...

    Afron ditė e madhe,
    bij“ tė Skėnderbeut,
    "28 Nėntor",
    i dhe ngjyrė Atdheut,
    ngjyrose njė komb,
    kuq e zi valėvitur,
    nė ballkon tė Vlorės,
    pavarsia zbritur...

    Afron ditė e madhe,
    shqiptarizmi zgjuar,
    mė shumė se ngahera,
    ndihemi bashkuar,
    kishim qindra vite
    kėshtu pa u ndjerė,
    si shtėpi e madhe,
    me tė njejtėn derė...

    Afron ditė e madhe,
    fluturo shqiponjė,
    mbi malet shqiptare,
    mbi Kosovėn tonė,
    krahėt shtrive qiellit,
    u ndieve ēliruar,
    tė pavdekshėm jemi,
    veē kėshtu bashkuar!

    http://www.youtube.com/watch?v=EVPS2higIwc
    Shume falemnderit e nderuar Alma. Kjo poezi eshte per te gjithe ne. Falemnderit nga Kosova!

  9. #29

    Det, o deti im - Alma Papamihali

    Lėrmė tė endem
    dallgėve tė tua,
    nuk munda dot mike
    t“i bėhesha borės,
    sado egėrsi
    tė ftohtave brigje,
    e di, vjen njė ditė
    do ma zgjasėsh dorėn...
    Ndaj lermė ti, lermė...
    tė gjendem pranė teje,
    dhe nėse fundėsirės
    zhytur do mbetem...
    nė u zgjofshin ėndrrat
    dielli do mė presė,
    pa u tharė o det,
    nuk kam frikė tė tretem...
    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  10. #30
    Gezuar!!!

    Ti mundesh yje mbi fytyrė tė qėndisėsh
    Dhe nėse s“ke prekur qiell mė parė,
    Tė jesh i qelqtė, pa pasur frikė nga thyerja,
    Tė duash, mė shumė se ē“tė kanė dashur,
    Dhe nėse zemra ndonjėherė tė ėshtė vrarė...

    Ti mundesh tė ndalesh pėr njė moment
    Dhe nėse fati endacak tė ka pagėzuar,
    Por tėnden gjuhė, kudoqofsh mund ta flasėsh,
    E zemra nga kraharori tė vėrshėllejė,
    Kur tė ndjesh qė jeta s“tė ka harruar...

    Ti mund tė dashurohesh me tėnden tokė
    Dhe pse ta prekėsh duhet tė pish detra tė tėrė,
    Ti flasėsh zotit tė paktėn njė herė
    Dhe do kuptosh qė e tija dorė,
    S“ėshtė aspak kėshtjellė nė rėrė...

    E nė fjetsh ndonjėherė aq gjatė
    Sa te duket njė vit tė tėrė tė kesh fjetur,
    Do bindesh qė e kaluar veē zėnkat janė,
    Por kurrė dashuritė, as tė errėtat
    S“mund tė quhen imazh i vdekur...

    Dhe pas njė zgjimi tė ngrohtė edhe pse borė,
    Qė nėpėr jetėra stinėsh ėshtė rrotulluar,
    Lėre njė vit tė lindė nga krahėt e tu,
    Sa bukur tė marrėsh frymė mes milionash,
    Qė nė tė njėjtėn kohė urohen: Gėzuar!

    Ti mundesh tė urosh kaq thjeshtė - Gėzuar!!

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Aksidenti automobilistik vret familjen shqiptare ne dite festash
    Nga Fiori nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-01-2004, 16:26
  2. Tragjedia E Familjes "Papamihali"
    Nga shqiptari02 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-01-2004, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •