Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 58 prej 58
  1. #51
    Pasion - Poezi nga Alma Papamihali

    Puthu me mua, puthu
    dhe nėse s“tė quajnė dashuri...
    Gjithēka shėmbur mė parė do zgjohet ngadalė,
    se di cila shije do veshė emrin tėnd,
    nė s“qėnke si kushdo, je ėndėrr e pafjalė...

    Zgjohu me mua, zgjohu,
    dhe nėse heshtja tė ka rrėmbyer...
    Gjithēka kėmbėve shkrihet kur vullkanė pėrvėlojnė,
    ky ajėr qė shkėmbejmė s“guxon tė endet larg,
    tė verbrit shohin ndryshe, ndaj s“trėmben tė dashurojnė!

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  2. #52
    Pritna, o vendlindje! - Poezi nga Alma Papamihali

    Pritmė ti pritmė, unė s“kam pėr tė vdekur,
    As si e mbytur dhe as si e huaj,
    Rrėnjosur s“do mbetem, lulėkuqe e zbehur,
    As peshė-lehta, kėtij dheu harruar...

    Kujtimet e tua pelerinė s“do jenė
    Dhe nėse acari gurin mund ta ngrijė
    Pritmė ti pritmė, unė s“kam pėr tė vdekur,
    Asnjė lule e huaj, trupit s“do mė mbijė!

    Do jesh ti ajo, qė s“do t“ma lexosh mallin,
    Kjo gjuhė perėndie, kėdo do mbajė gjallė,
    Pritna o vėndlindje, askush s“ka pėr tė vdekur,
    Kushdo qė tė ka lėnė, ta ka dhėnė fjalė!

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  3. #53
    humble
    Anėtarėsuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    in M.T's heart
    Postime
    637
    Citim Postuar mė parė nga Think Different Lexo Postimin
    Pritna, o vendlindje! - Poezi nga Alma Papamihali

    Pritmė ti pritmė, unė s“kam pėr tė vdekur,
    As si e mbytur dhe as si e huaj,
    Rrėnjosur s“do mbetem, lulėkuqe e zbehur,
    As peshė-lehta, kėtij dheu harruar...

    Kujtimet e tua pelerinė s“do jenė
    Dhe nėse acari gurin mund ta ngrijė
    Pritmė ti pritmė, unė s“kam pėr tė vdekur,
    Asnjė lule e huaj, trupit s“do mė mbijė!

    Do jesh ti ajo, qė s“do t“ma lexosh mallin,
    Kjo gjuhė perėndie, kėdo do mbajė gjallė,
    Pritna o vėndlindje, askush s“ka pėr tė vdekur,
    Kushdo qė tė ka lėnė, ta ka dhėnė fjalė!

    http://www.youtube.com/watch?v=1pNCa74MiwM
    Shum mir.
    Me len te uroj lumtuni shnet e sukses en jet.
    Te lutem vazhdo me shkrua e nda me ne e lenjau njerzve me dit ndjenjat e tua t'mira qe ti ke per popullin e atdheun tan te dashur.
    Yevgeny Rodionov
    Rroft AMERIKA!

  4. #54

    Aromė gruaje - Alma Papamihali

    Ti mrekullohesh pa t“u afruar,
    E tėra bindesh dhe pa tė prekur,
    Hėnė e paduar qėnka ēdo grua
    Dhe kur pa zė, shtratit e etur.
    Pėr krahė ke ujra qė tė rrėmbejnė,
    Pėr sy imazhe, qė ėndrra zhveshin,
    Nė dhimbjen tėnde, nuk gjen veē lot,
    Por dhe dėshira, qė s“dinė tė heshtin.
    Ndaj lumturohem tė jem si ti,
    E puthur ditėve, netėsh uritur,
    E trėndafiltė, aromės tėnde,
    Pafund dėshirės pėr t“u vaditur.

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  5. #55

    Paqe qielli - Alma Papamihali

    Mjaft folėm pėr dashuritė,
    pėr ato qė ndonjėherė,
    me ēmimin sakrificė,
    puthen...
    si tė pėrjetshme hiqen,
    (dhe kur me krahė janė)
    por shpesh si flutura,
    qosheve tė mureve
    struken...


    Mjaft folėm pėr drekat
    e darkat e djeshme,
    qė ia kalojnė dhe atyre,
    qė mė mirė se ne
    rrojnė...
    ē“ ndryshim fundja do ketė,
    kur njė ditė,
    tė gjithė do heshtim,
    tė frymojmė...


    Mjaft folėm pėr arsyet,
    dhe trishtimet,
    ē“na u desh, e ēdo na duhet,
    diteve mė pas...
    Eja shtrihemi njėherė,
    drejtuar qiellit,
    e jeta ndryshe do qeshė,
    kur paqja me ne,
    do dijė tė flasė...

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  6. #56

    Dheu i jetės - Alma Papamihali

    Duarve do ta mbaj
    dheun ku ke shkelur,
    se vetėm dheu ėshtė ai,
    qė pa kushte
    mbi vete tė mban...
    e nuk pyet nė je i rėndė,
    i lumtur jetės
    apo dikush qė qan.

    Duarve do luaj
    me dheun ku ke shkelur,
    i vetmi qė tė pret
    dhe pėrcjell nga kjo jetė,
    ndaj pa kushte do ta dua,
    si tė fundit kafshatė-ėmbėl,
    qė gjithēkaje mė parė
    ti veshet shije e vėrtetė...
    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  7. #57

    Burimi I Jetės - Alma Papamihali

    O emri im, o foshnjė e rritur,
    Ē“kuptim do kishte pleqėria
    Nėse do vdisnim pa u njohur,
    Qeshur pa shkak, siē qesh fėmija…

    Nėse do ziheshim pa e ditur
    E do pajtoheshim pa u puthur,
    Do shkelnim udhėt tė kujdesur,
    Kur pa kuptuar, do kishim humbur…

    O emri im, o foshnjė e rritur,
    E gjata jetė humbet kuptim,
    Kur udhės endesh etje-pashuar,
    Veē dashuria mbetet burim!

    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

  8. #58

    Magji Lasgushiane

    Pa mundur tė heshtėsh pėrkundesh si valė,
    C'ju fal poezive, zė nga yti emėr
    Cdokush nuk tė njohu, pleqėrisė a djalė,
    Po kujt nuk ju gdhende me njė varg nė zemėr.

    Larguar sė larti, kurrsesi harruar,
    Nė botėn e saj, u qesh vetė dashuria,
    Magji Lasgushiane, qė rron e pazbehur,
    Burimit shuajmė etjen, me vargjet e tija.

    Cdokush nuk tė njohu pleqėrisė, a djalė
    Po kush pa tė njohur, hodhi tjetėr fletė,
    C'kuptim mund tė ketė poezia-fjalė,
    Lexuar nė s'tė ka, shijuar ty nė jetė.


    "ΓΝΩΘΙ ΣEΑΥΤΟN" - Gnņthi Seautņn - NJIH VETVETEN

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Aksidenti automobilistik vret familjen shqiptare ne dite festash
    Nga Fiori nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 14-01-2004, 16:26
  2. Tragjedia E Familjes "Papamihali"
    Nga shqiptari02 nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 12-01-2004, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •