Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 97
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671

    Kryeministri: Kombėtarja e futbollit shiti flamurin

    Kryeministri Berisha reagon ashpėr ndaj humbjes sė fundit 6-1 tė Shqipėrisė me Rumaninė pėr eliminatorėt e kampionatit evropian, duke e akuzuar kombėtaren pėr shitjen e flamurit dhe tė fanellės kuqezi.

    Dy javė pasi kombėtarja e ish-trajnerit Oto Bariē pėsoi njė humbje tė turpshme nė fushėn rumune, kreu i qeverisė ka folur hapur pėr njė grup mafioz qė ka shkemuar flamurin kuqezi, nė mes tė Evropės, siē e quaji ai. "Turpi qė kanė bėrė, aty ėshtė flamuri kombėtar, ajo nuk do tė mund tė kapėrcehet, ē'ėshtė ai grup mafioz qė shkelmon mbi flamurin qė bėn njė amoralitet tė madh nė mes tė Evropės si pėrfaqėsuesi i kombit. Kam pritur njė reagim shumė mė tė madh nga mediat dhe shoqėria civile, ai ishte njė poshtėrim, fyerje pėr tifozėt e Shqipėrisė dhe shqiptarė, tė cilėt kanė ndjekur kėtė futboll mė me pasion se ēdo gjė tjetėr. Kanė skuqur me flamur kombėtar jo vetėm stadiumet e Shqipėrisė, por edhe stadiumet e Evropės. Duhet tė marrė pėrgjigjen mė tė rreptė", u shpreh kryeministri nė emisionin “Pėrballė” tė gazetarit Lutfi Dervishi. Njė vit e gjysmė mė parė pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Kulturės dhe Sportit u futėn nė njė "luftė tė ftohtė" me Federatėn e Futbollit, ku u kėrkua edhe largimi i presidentit tė FSHF-sė, Armand Duka, i akuzuar nga ish- ministri Bujar Leskaj pėr korrupsion me fondet e shtetit, edhe pse organizmi mė i lartė i futbollit nė vend varet vetėm nga UEFA. Ndėrkohė qė mbrėmė kryeministri Berisha ka folur nga njė pozicion tjetėr, jo si zyrtar i lartė i vendit, por si sportdashės pėr tė sulmuar krerėt e lartė tė federatės sė futbollit. Ndonėse e ka pranuar se nuk mund tė bėjė ekspertin dhe tė vlerėsojė rolin e ish-trajnerit Oto Bariē, kryeministri ėshtė shprehur, se nėn drejtimin e tij kombėtarja ka zhvilluar ndeshje shumė tė mira, ku ka pėrmendur edhe lojėn me Holandėn nė "Qemal Stafa". "Deri tani nuk ka asgjė, duket se e pėrzunė atė kroatin. Unė nuk jam ekspert pėr tė vlerėsuar kapacitetet e tij, por kjo skuadėr nė drejtimin e tij realizoi lojėra nga mė tė shkėlqyerat, siē ishte ajo me Holandėn qė ishte pėr mua e vetmja "humbje fitore" qė kisha parė. Si pa gjė tė keq e pėrzunė, shitėn golat, shitėn flamurin, shitėn ēdo gjė. Situata ėshtė jashtėzakonisht dramatike. Nuk mundet qė njė grup mafioz tė mėkėmbė pėrfaqėsimin kombėtar", tha mė tej kryeministri. Sipas kreut tė qeverisė, njė grup tė papėrgjegjshmish pa asnjė vetėdije kombėtare e bėnė dy javė mė parė kėtė turp vendit, duke i kėrkuar nė tė njėjtėn kohė, organeve pėrgjegjėse qė tė merren masat ndaj tė gjithė atyre lojtarėve qė nė mėnyrė tė papėrgjegjshme, sipas tij, kanė shkelur simbolet kombėtare. "E kam pėrjetuar me trishtim shumė tė madh, me njė fyerje shumė tė madhe. Njė grup tė papėgjegjshmish pa asnjė vetėdije kombėtare i bėjnė kėtė turp vendit. Pėrgjegjėsit duhet tė vendosen para tė gjitha pėrgjegjėsive, duhet tė pėrjashtohen nė mėnyrėn mė tė prerė nga aktivitetet kombėtare tė kėtij vendimi dhe tė bėjnė ēdo lloj dėnimi dhe dinjiteti kombėtar tė rivendoset", theksoi mė tej kryeministri Berisha.

    Gazeta PANORAMA

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    O zot i madh ky njeri eshte nje kafshe i vertete, nje cakall mali vetem per te injektuar konflikt, urrejtje dhe polarizim kudo ne shoqerine shqiptare. Si dikur Hoxha qe shikonte armiq kudo dhe qe e ndyu cdo gje me politike edhe ky koketrash po e qelb jeten shqiptare deri edhe tek sporti.

    Tani edhe skuadra kombetare do ndahet politikisht dhe ne vend qe te fokusohet tek problemet e verteta te saj, do merret me analize politike ndaj vetvetes. Edhe PPSH nuk i zgjdhte problemet e sportit me politike, por ky xhahil anadollak po.

    Shqiperia eshte zhytur ne erresire si kurre ndonjehere, cmimet jane rritur me shume se kurre me pare, ai i bukes eshte dyfishuar, financimi i ekonomise ka rene me 34%, borxhi i jashtem eshte rritur me 40%, etj etj, dhe ky rrumpalle flet "fluturon gomari"

    O Zot ca i ka gjet shqiptaret .... dhe pastaj thone pse e therresin malok....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zarathustra. : 01-12-2007 mė 17:41

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    une them qe qenka permiresu ca, s'ka permend Duket e krimit, as klanin e Zemunit.

    por i ka ra te vegjelve, lojtareve
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  4. #4
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Ne fakt pergjigja me lart eshte pjese e nje interviste te gjate qe tha z. Berisha.

    Te lexosh te gjithe intervisten, pastaj ...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Zarathustra, si mundet ti thoni gjith ato ofendime, fjal te renda, Berisha esht zgjedh nga populli, pastaj Berisha nuk esht prej dje ne politik . E cka nese prap ne zgjedhjet e ardheshme fiton Berisha ? Ateher ke ofendu gjith shqipetaret
    Cmimet jan te larta ne gjith Europen e sidomos ne Ballkan, kjo per shkak te thatesis qe mbizotroj , ktu ne Maqedoni secili produkt eshte rrit e disa jan dyfishu ne cmim, ne Bosnje nje liter vaj ushqimi kishte arrit ne 2,6 euro per liter ndersa ka qen 1 euro , kupton ??
    A mos ka per ty faj Berisha qe nafta ka arrit ne 96 dollar per barel ne gjith boten ?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga Renea Lexo Postimin
    A mos ka per ty faj Berisha qe nafta ka arrit ne 96 dollar per barel ne gjith boten ?
    Qe thu ti Renea, gjate 97 nje jevg e kap gruan e tij me dashnorin, duke qene se ai qe i punonte grun, ishte i forte, doli ne ballkon ngriti kallashin e filloi tuj shti duke thrrit:

    edhe kete ma bone Sali Berisha, edhe ket ma bone Sali BERISHA
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331
    Nuk ka ofeze me te madhe per ata futbolliste ēka foli Berisha , nuk futen ne nje thes te gjithe futbollistat . Edhe ne se ka ndodh nje gje e tille , munde te jete produkt i disa lojtareve , por ēkusur ka pjesa me e madhe e futbollistave me personalitet . (Por personalishte kam bindje se nuk ka ndodhe nje gje e tille , shitje e ndeshjes ).

    POR PER SALIUN KEMI FAKTE ( SE SI MASHTROI PER TE MARE VOTEN E POPULLIT )
    - 24 ORE DRITA - REZULTATI 6-8 ORE NDERPRERJE .
    - ENERGJIA ELEKTRIKE POPULLIT TI JEPET ME 6 % TVSH . JO VETEM QE SU UL TVSH ja POR U RRIT ēMIMI PER POPULLATEN E GJERE ME 60 % . NGA 4 NE 7 LEK/KWH PA TVSH
    .
    - NE QEVERIN E BERISHES ADMINISTRATA SHTETERORE ESHTE MBUSHUR ME MILITANTE , DUKE EDHUR NE RRUGE SPECIALISTET E KUALIFIKUAR , AQ TE DOMOSDOSHEM PER FORCIMIN E SHTETIT DHE EKONOMIS KOMBETARE .

    .................................................. .................................................. ..............................
    BIR SELMANI NENES KE TE QAJ ME PARE ?

  8. #8
    Juventini Maska e EkOnOmIsTi
    Anėtarėsuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Pse Do Vish Dhe Ti ?
    Postime
    2,406
    Ky Sali Berisha Qenka I Papam Re!!

    Po Ky Harron Qe Ka Shit Gjith Shqiperin Tani Na Vraska Mendjen Per Kombetaren E Futbollit!! Ohhh Harrova Une Qe President I Federates Eshte Nje Zyrtar Socialist.

    Me Keta Qe Kemi Ne Ne Krye Nuk Behet Jo Kombetarja Po As Vet Shqiperia.

    Mjer Populli Shqipetar Thuaj Se Ai Po I Ha Te Gjitha Mbi Kurriz
    S |< R /\ p /\ |_ |
    Skrapali.Babuc.Pianec.Do.Me.Se.Kam.Sa.Te.Duash

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Nuk besoj se ka share kombetaren por drejtuesit e FSHF. Po te lexosh gjithe intervisten kete gje kupton por se si e interpreton eshte tjeter gje.
    Pastaj kritikat kombetarje e secili prej nesh duhet ti mireprese pavaresisht nga kush vijne.
    Kalofshi mire dhe mos jepni pergjigje mqs Berisha ka thene dicka c'fare ka thene eshte me vlere.
    Ed

  10. #10
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Nuk i ben nder Sali Berishes, te merret fare me futboll, me mire te kishte nxjerr naj Pal Dajc per kte pune sesa te kishte fol vet.

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  2. Loro Boriēi, legjenda e futbollit shqiptar
    Nga Albo nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 14:09
  3. Sheriati nė futboll....
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 14-07-2006, 11:56
  4. "BRIGEL IK" - Ėshtė koha pėr ndryshime.
    Nga Qerim nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 16:42
  5. Kronika nga Historia e Futbollit Shqiptar
    Nga BlueBaron nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-01-2006, 12:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •