Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    Nga ekspozeja e Presidentit të Republikës ILIRIDA , z . Nevzat Halili

    Nga ekspozeja e Presidentit të Republikës ILIRIDA , z . Nevzat Halili

    E shtune, 27 mars, 2010, Tetovë

    Në sallën e vogël të Pallatit te Kultures në Tetovë , Presidenti i Republikës Ilirida, me anëtaret e Kuvendit të saj, analizoj situatën politike në vend. Ai elaboroj gjithë ndodhitë në vend, të cilat I beri te njohura perpara mediumeve , se ka eskalim unitar të pushtetit makosllav, i cili, duke shfrytëzuar dobësite funksionalizuese të partive shqiptare në pozitë dhe opozitë, përpiqet të realizoje projektin megaloman unitar që shprehet nëpër të gjitha institucionet e shtetit . Ma tepër se kurrë ky pushtet kolonist :

    - Ështe dëshmuar me procedura eleminuese të sjelljes se çdolloj ligji ne Parlament.
    - Eshte dëshmuar duke realizuar Programe kulturore, sociale dhe ekonomike, ne territorin e Lindjes, duke anashkaluar Perendimin e banuar nga shqiptaret,
    - Është dëshmuar me Programe investimi dhe ndertimi që kanë tendencen e zhvillimit etnik makosllavist.

    Prandaj zgjidhja e çeshtjes dhe mireqenia qytetare, vecmas ajo shqiptare, nga keto strategji shtypese, merr karakter problemi. Marrëveshjes së Ohërit, me qellim ia shtojnë sterkeqjet, me marreveshjet e shpifura e të lidhura sipas dëshires dhe interesit të grupeve mjerake te kastave politike shqiptare, për te ble kohë pushteti stratofik unitar i makosllavisë.

    Në bazë të këtyre zhvillimeve, Republika e Iliridës, dhe organet e saj, kanë hartuar progrmin e zhvillimit real. Asaj nuk i intereson të bëhet bartëse e proceseve se si zhvillohet pushteti i makosllavisë që i krijon rast kriminalizimit, vjedhjes dhe inkuizicionit.

    - Republika e Iliridës, ka synim të bëjë përgatitjet funksionale të zhvillimit shqiptarë pa nëpërkëmbur asnjë grup apo shtresë të shoqërisë . Asaj i intereson komunikimi për gjetjen e zgjidhjes së standardeve që kërkon BE dhe Amerika, jo të vendnumrojë me dekada për zgjidhjen e emrit, se si do te quhet shteti i vene padrejtsisht ne terrtor te huaj, ku vendasit, shqiptaret i perndoqi gjate nje shekulli.

    -Republikës së Iliridës i intereson pushteti demokratik, jo pushteti kolonial dhe administrata që krijon dhunë, dhe mjerim per gjithe qytetaret.

    - Republika e Ilirides dhe Institucionet e saj, e marrin përgjegjësinë të krijojnë pa hamendje qetësi, barazi, fleksibilitet dhe shkallë të pavarësise kombëtare për të gjithë qytetarët që kanë nevojë për mireqenie ekonomike dhe politike!

    - Profilizimi i Republikes se Ilirides, nuk ka tendence të provincializojë çeshtjen shqiptare, por, përkundrazi, ate ta funksionalizoje, qe ideologu i zhvillimit, te marre urdherin dhe pergjegjesine nga institucionet e formuara per qëllime te drejta qe nuk e zavendsojne politiken ofanzive te zhvillimit me politike adaptive dhe defetizëm. E nesermja e saj nuk eshte synim i zvarritjes, por i motivit per te arritur me racionalizëm deri tek efikasiteti dhe shfrytezimi i dobive institucionale.

    - Republika e Ilirides i ka analizuar gjithe çeshtjet e grindjeve në Parlament dhe Qeverinë okupatore te makosllavisë, prandaj ka sjelle vendimin per perfundimin e zenkave ndershqiptare. Dhe, apelon tek subjektet politike, te nderpresin fushaten, per tu be pjese e Platformes qe kane krijuar organet Institucionale te Republikes Ilirida, e cila ka gjetur mbeshtejen edhe tek institucionet nderkombetare.

    - Zhvillimi real nuk eshte programi ekonomik i Qeverise Grujevski, as tolerancat e argateve te tij qe shnderrohen ne borizane se kane shpresa per te permirsuar dicka.

    - Republika Ilirida ka arritur te manifestoje te verteten e bazuar nga praktika e udheheqjeve te gabuara ne shtetin kolonial, dhe ne baze te gabimeve te saj, ajo ka ndertuar strategjine afatgjate te veprimit. Prandaj, edhe manifestimet dhe deklarimet e shkuarjeardhejve te autoriteteve te Shqiperise ne Beograd, ajo i pranon me rezerve. Ndersa ashper i kritikon deklarimet se Serbia eshte fqinje e Shqiperise!
    - Republika e Ilirides, se shejti do të rrumbullakesoje ekipet qeveritare te saj, dhe komisionet Parlamentare.


    Zedhenësi i Presidences se Republikës Ilirida
    Ferit Ramadani


    Tetovë , 27.03.2010
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    aka far ushtrie ky presedent ajo se edhe un muj te vet shpallem president

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Stentori
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    larg memedheut
    Postime
    148
    Mvaret prej nesh nese duam te kemi kryetar sllav apo shqiptar, nese duam te kemi institucione apo ti shkojm shkaut pas b...pra po deshem ne me bere ushtri me siguri se do behet, separi duhet vete te pranojme ne nje realitet te ri .

    Kur u hap per here te pare universiteti i Tetoves nje student e pyeti profesorin e ndjer Ismail Hoxha, e i tha profesor a do te na pranohen diplomat e UT ??? profesori qeshi dhe ju pergjigj, a e ke pranue ti si UT ? studenti ia kthej po, atehere vazhdo te studjosh pasi e ke pranuar se te tjert nuk kan ku te shkojn do e pranojn qoft me deshire apo me zor, dhe veretet doli ashtu pas nje periudhe kohore UT u pranue e shihni ku gjendet sot UT?..Pra, ne ta parnojm z. Nevzatin si kryetar e pak pûne eshte qe sllavet se pranojn.

    me shnet

    Stentori
    Experience is the best teacher...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-02-2008
    Vendndodhja
    Uskana Ilire
    Postime
    781

    REPUBLIKA E ILIRIDËS - OPSIONI ZHVILLIMOR


    Është fakt i pa mohueshëm se Republika e Iliridës, është ndërtim i opsionit racional i një kontrate shoqërore të ndërgjegjes shqiptare, që kërkon të drejtën natyrore e legjitime ashtu si është e miratuar dhe zbatohet në dokumentet me standarde ndërkombëtare demokratike. Gjithë kjo, është synim për të arritur nivelin e mirëqenies së ngarkuar shoqërore, nga pikëpamjet unitare të një shteti, ku dominoi sistemi unitar dhe kriminal, që tregoi njëanëshmëri dhe seleksionim të qytetarëve, ku përparësinë e tutorit, gjithmonë i kishte dhe i mban, shumica sllavomaqedonase në bashkëpunim me minorancën serbe e greke, për të realizuar agresionin e vazhdueshëm deri në etnocid të shqiptarëve, që janë etnikë në terrtorin e vet, dhe kanë identitetin shekullor.

    Nënshkrimi i kësaj kontrate ndërmjet shqiptarëve, arriti gadishmërine e 97%, me Referendumin e mbajtur per Autonomi politike dhe terrtoriale më 11 dhjetor 1992, i cili, si i tillë, u atakua nga pushteti, por nuk u ndal që të mos mbahet. Kjo aspiratë e shprehur e shqiptarëve, me mekanizma të ndryshëm politik, u ngulfat të mos krijohen organet që do të institucionalizonin kërkesat e shqiptarve. Proceset e zhvilluara se shteti dhe pushteti i makosllavisë do të ndryshojnë me zhvillimin e proceseve integruese në Evropë dhe Nato, sërish zbuluan gjymtyrët unitare të tyre. Dhe, pas shumë proceseve të montuara të vrasjeve, burgosjeve, vjedhjeve, marrjes se tarifave doganore e tatimeve, mos koordinimit të buxhetit, dhe të kredive në zonat shqiptare, deri te shfrytëzimi i përçudshëm dhe i njëanshëm i buxhetit shtetror, që derdhet për krijimin e forcës pushtuese makosllave, Republika e Iliridës, koordinon organet e saj të bëjë parandalimin e kësaj fushate kobzezë.

    Republika e Iliridës, e ka të qartë se stratofia e strategjisë makosllave vepron gjithkund. Ajo ka një tendencë të perhershme. Si të dalë fituese duke zhbërë shqiptarët! Këto skenarë , ma së shumti, dalin nga zgjedhjet, që trumbetohen të lira, por në tërësinë e tyre gjithmon strategjikisht imponohet loja e arritjes deri tek fitorja. Dhe me keto kritere jo të drejta, makosllavet arritën ta ndryshojnë pushtetin duke u bë udheheqës, herë partia me kontinuitet politik nga komunizmi, LSDM, e herë partia e ideve nacionaliste, VMRO-DPMNE, që për nga imazhi, dallojnë, por, në esencë janë të njejta deri ne ekstrem, për të realizuar diskriminimin shqiptarë. Në ketë strukturë të krijuar , gjithmon u destrukturuan partitë shqiptare, duke humbur forcen politike në elektorat nga strategjia e zeze e pushtetit, u shndërruan në filiale përkuljesh ndaj të pushtetshmëve.

    Prandaj, Republika e Iliridës, e vetëdishme për këtë rrezik i cili, sa më shumë të zgjasë , do të ketë pasoja ma të mëdha, del t’u tregojë shqiptarëve, se kjo përmasë prodhuese e kësaj doze kapilare politike, nuk duhet pranuar nga politika padrone e pushtetit. Sidoqoftë ajo, herë me doza ma të mëdha të kapilaritetit politik, e herë me vonesa të tyre, për realizim, nuk ka arsye të krijojë regjinë përfundimtare të atij filmi, ku viktima janë shqiptarët që shpallen fajtorë të përhershëm.

    Republika e Ilirides, përmes organeve të veta, ka bëre analiza shumë të sakta se prej nga, dhe si vijnë e realizohen këto skenarë stërkeqjesh. Prandaj, pa dashur t’ua drejtojë gishtin e fajësisë atyre individëve, apo grupeve funksionale, ne parlament e ne qeveri, që ishin bartës të këtyre proceseve të dëmshme për shqiptarët, e njofton opinionin, se veprimet unitare të pushtetarve të djeshëm , si këto të sotmit, janë të pa pranueshme. Ne i shpallim te dëmshme këto synime që krijojnë klimën e disfavorit shqiptar, për të vënë në favor shumicën sllave që nuk ka identitet kombtarë, as gjuhë dhe as territor.

    Nëse grekët, dhe politika e tyre deri tash ia arritën të pengojne Maqedoninë në pranimin e emrit, ndersa, bullgarët , akoma nuk ia kanë nis, por e kanë venë në shënjestër të kritikës, se një komb i tillë nuk egziston, se në esencë është bullgarë, sërbët, sigurisht, kanë baza, kur synojnë se feja e makosllavëve është e krijuar në patrikanën e tyre të Sveti Saves. Gjithë kjo, nuk është ma reale se sa faktet qe flasin, se maqedonasit, janë në gjysmën e territorit të ndarë nga Shqipëria, padrejtësisht, dhe ushtrojnë administratën dhe dhunën okupuese mbi shqiptarët! Sepse, në atë gjysme të territorit, shqiptarët edhe përkundër zbatimit të fushatave makosllave, të eksodit politike, jetojnë e veprojnë. Ata që nga lindja e deri në vdekje , po në ato troje, e kanë ruajtur shqiptarinë në shpirt dhe ëndrrën e tyre për të qenë të lirë sipas te drejtës natyrore e legjitime. Por, kush i mban me kthetra robërie dhe të ndarë nga amza e tyre? Makosllavët?

    - PO ! Bashkë me bashkëvepruesit e tyre që realizojnë të mirat materiale nga ai pushtet kolonist!

    Republika e Ilirides, ështe sinteza harmonike, e këtyre persiatjeve reale e shekullore. Ajo e ka shumë lehtë të flasë për çdo projekt , sepse, realiteti ia ka mundësuar të ketë kapitalin e fakteve. Eshtë reale dhe e domosdoshme , të tregojë, se shqiptarët ishin faktorët kryesor të zhvillimit që me vetëflijim arritën të ndërtojnë shtëpiat, infrastrukturën, institucionet arsimore e kulturore. Se pushteti gjithmonë nuk pati për këta,
    edhe pse , tatimet, me metoda të ndryshme gjithmonë ua mori,
    edhe pse, pushteti zbatoi ligje pengesash për çdo inisiativë.
    edhe pse pushteti ndërtoi gjthçka për maqedonasit.

    Republika e Ilirides, ka fakte për te gjitha. Edhe për kundërshtimin e faktoreve real politik të kohës, që nuk pajtoheshin me sjelljen e Deklaratës për sovranitetin e Maqedonisë, mbi territorin shqiptarë, ku shqiptarët në atë Kushtetutë nuk determinoheshin shtetformues.

    Republika e Ilirides, ka qendrim të veçantë, përkundër misionarve që shkonin, dhe shkojnë nëpër ekipe diplomatike të zgjedhura nga Gligorov, Branko e Ivanov, të luajnë rolin e kukullave pjesëmarrëse të nënshkrimit të dokumenteve dhe akteve te një shteti kolonist, i cili harton strategjinë, që, ka shume data kobi e dhune të zhvilluar në dëmin e shqiptarëve.

    Republika e Iliridës, është struktura e krijuar e shqiptareve, që ka arsye të ngrejë zërin se procesi i privatizimit të ekonomisë, u bë me metodën ma të paarsyeshme, dhe kapitalin shtetror e grabiten kastat politike makosllave. Nëpër këtë trend të recesionit, ata të pushtetshmit, dhe bashkëpunëtorët e tyre, krijuan kapital që të dirigjojnë dhe të organizojnë rrjetin e kriminalitetit !

    Është shumë e arsyeshme të jemi të shqetësuar me proceset e sistemit monetar, dhe me politikën bankare. Ministritë e pushtetit të shtetit unitar, edhe kur kanë në udheheqje ministra shqiptarë dhe zavendës ministra, vazhdojnë me logjikën unitare. Pothuajse, gjithmonë u realizuan aktivitete tendencioze dhe me to, u krijua mospërputhshmeria e gjetjes se strukturave reale në sistem. Kështu sot, mund të flitet se shqiptarët jane gjithmone larg çështjeve vendosëse! Ma shume forcë kanë sërbet dhe vllehët, që në strukturën e përbërjes së popullesisë nuk janë as 2 përqind.

    Në administratën shtetrore shqiptarët janë pa funksionalizim. Ligjet i hartojnë dhe zbatojnë strukturat e hirta që vepruan nëpër qarqet e masonerisë politike. Sot mund te flasim se arrtitën në hierarkinë e pushtetit shumë individë që kanë biografi të dyshimtë. Ata mbeshtesin gjithmonë partinë që është pjesëmarrëse në qeveri, dhe i ndihmon partisë pushtetare të krijojë stabilitet në sjelljet e ligjeve me përmbajtje shumë reaksionare për zhvillimin shqiptar. Jane të shumtë ato ligje, por mjafton të theksojmë Ligjin për flamurin, Ligjin per gjuhën, Ligjin për zgjedhjet, Ligjin për shtesa femijesh, Ligjin për përdorimin e administratës, dhe të tjerë. Mjafton të kujtohemi në emblemen e shtetit dhe himnin e tij, që kanë simbole dometheniesh dhe kushtrim kundër shqiptarëve.

    Republika e Ilirides i ka të qarta tendencat e zhvillimit. Ajo e di përse ndalohet dhe pengohet realiteti i zhvillimit shqiptarë. Ajo e di përse digjen xhamiat në Prilep dhe Veles! Ajo e di përse nuk hapen paralelet që të mësojnë nxënësit shqip në Manastir e në Veles.Ajo i di tendencat e kazermës ushtarake në Kërçove, ku duhet të mbajnë në gatishmëri forcat speciale. Sepse edhe Jugosllavia i mbante mbi 11000 forca , ashtu si solli dhe mijëra egejca që u vendosën nëpër banesat luksoze, dhe morën vendet e punës në Termoelektranë e, në Minierat e xeheroreve te hekurit.

    Republika e Ilirides, me këto nuk pajtohet. Ashtu siç nuk pajtohet me politikën shëndetësore, ku ambulancat apo barnatoret e shqiptareve kanë kufizime në dhënie të barërave që janë me mbulesë, ndërsa ato që udhëhiqen nga maqedonasit nuk kane kufi! E njëjta si te politika e kredive. Maqedonasit arritën të marrin githmonë kredi afatgjatë, ndërsa shqiptaret, kanë nis të hyjnë në vallen e tenderve, nëpër ato sfera ku interesi i maqedonasve nuk shprehet. Ku makosllavët, nuk kanë interes! Bie fjala, përse shqiptarët në marrjen e bursave për shkollim të lartë janë me numër simbolik, e maqedonasit kanë përparësi.Apo, përse shqiptarët, kanë mbetur të marrin me vështiresi kredi për ferma, ndërsa, për transaksione të mëdha finansiare, siç është puna me larjen e parave nga firmat e regjistruara, e që nuk funksionojnë, por marrin shuma të mëdha mjetesh, përse mbajnë apo, paraqesin se mbajnë njerëz me të meta fizike. Në mungesë të informatave, shqiptarët janë bërë faktorët e zhvillimit të blegtorisë, sepse, i gjen duke bërë politikën nëpër stane, e nëpër breg liqene peshkimi…!

    Republika e Ilirides, nuk merret me këto alternativa disfatiste.Ajo ka hartuar programin e politikës me normë ofanzive, për të realizuar me racionalitet normën e zhvillimit, që ka synim zgjidhjen e plotë të çështjes sipas obcionit të zhvillimit!

    Nga Kryesia e Republikës ILIRIDA

    Zëdhënësi i Kryesisë: Ferit Ramadani - Tetovë, 05. 04. 2010
    KOSOVA - SHENJA E SHENJTË E SHQIPTARISË

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •