Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102

    Hillary Clinton:SHBA dhe BE ta njohin menjëherë pas shpalljes pavarësinë e Kosovës

    “Nëse Prishtina vendosë ta shpallë pavarësinë, fuqishëm i rekomandoj administratës së SHBA-së që ta njohë atë menjëherë, dhe e nxis edhe Bashkimin Evropian që ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton.

    Ajo ka thënë se edhe pas raportit që treshja do ta dërgojë në OKB, do të shihet se shkaku i Rusisë, nuk do të mund të arrihet asnjë marrëveshje për statusin. Senatorja e Neë York-ut ka deklaruar se asnjë shtyrje tjetër nuk bën të tolerohet, dhe ka tërhequr vërejtjen se ky proces ka nisur shumë vonë falë neglizhencës së administratës së presidentit Bush gjatë mandatit të parë. “Derisa Rusia po kërcënon se do të vë veto në çdo rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne, populli amerikan, duhet të jemi të gatshëm që fuqishëm të mbështesim vullnetin e popullit shumicë në Kosovë”, ka thënë Clinton, që ka gjasat më të mëdha të fitojë garën në kampin e demokratëve, për të kandiduar më pas për presidente të SHBA-së.

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Ischniger thotë se Kosova nuk do të kthehet më nën Serbi


    Ndërmjetësi evropian, Ëolfgang Ischniger, ka thënë se është më se e qartë që Kosova në tetë vjetët e fundit, në të gjitha aspektet praktike, nuk është pjesë e Serbisë dhe se Kosova administrohet nga Kombet e Bashkuara.

    “Kosovarët nuk mund as ta paramendojnë që pas 8 vjetëve përsëri të gjenden nën kulmin serb - kjo është pjesë e historisë”, i ka thënë Ischniger BBC-së. Ndërkohë, Beogradi ka reaguar ashpër ndaj një tjetër deklarate të Ischnigerit që ka thënë se treshja ka dhënë shumë propozime në takimin e fundit, të cilat janë refuzuar nga Beogradi. Qeveria e Serbisë e sheh këtë si tendencë të ndërmjetësit evropian që ta bëjë Serbinë fajtore për dështimin e negociatave.

    p.s Ja Edhe Nje Lajm I Mirë

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-11-2007
    Vendndodhja
    ne kabul tu bo plazh
    Postime
    784

    shyqyr

    Citim Postuar më parë nga Qendi Lexo Postimin
    “Nëse Prishtina vendosë ta shpallë pavarësinë, fuqishëm i rekomandoj administratës së SHBA-së që ta njohë atë menjëherë, dhe e nxis edhe Bashkimin Evropian që ta bëjnë një gjë të tillë”, ka thënë kandidatja demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton.

    Ajo ka thënë se edhe pas raportit që treshja do ta dërgojë në OKB, do të shihet se shkaku i Rusisë, nuk do të mund të arrihet asnjë marrëveshje për statusin. Senatorja e Neë York-ut ka deklaruar se asnjë shtyrje tjetër nuk bën të tolerohet, dhe ka tërhequr vërejtjen se ky proces ka nisur shumë vonë falë neglizhencës së administratës së presidentit Bush gjatë mandatit të parë. “Derisa Rusia po kërcënon se do të vë veto në çdo rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne, populli amerikan, duhet të jemi të gatshëm që fuqishëm të mbështesim vullnetin e popullit shumicë në Kosovë”, ka thënë Clinton, që ka gjasat më të mëdha të fitojë garën në kampin e demokratëve, për të kandiduar më pas për presidente të SHBA-së.
    SHYQYR QE DOLI NJE GRUA ME B@LE SE VETEM POLITIKAN BURRA ME FUSTAN KEMI PA DHE ESHT NORMALE QE VEPREN E BURRIT TE SAJ TA PERFUNDOJ AJO ISHALLA PER MBAR

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Qfar kthimi more as ender mos ta shef dikush ?
    Pamvarsi edhe pik.
    Prit ni vjet pprit dy vjet pushka e Liles spo kerset e dim ket keng qe moti...ehhh
    Hilari e Bili e din qe na jem shqiptar me tradita !
    mos u ngutni me bo kumar tash
    tana qikat qe lindin ne vitin 2008 kan mu qujt Hilary
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    Larguar
    Anëtarësuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Duhet te jemi te ndergjegjshem se , ceshtja e KOSOVES SE LIRE , nuk eshte nje ceshtje FAMILJARE E KLINTONEVE, ajo eshte CESHTJE E DEMOKRACISE NDERKOMBETARE , CESHTJE E TE DREJTES SE NJE POPULLI QE I TAKON TE JETOJE I LIRE E TE VETVENDOSE PER FATIN E TIJ .
    Perfaqesuesja e GJIGANDIT te demokracise , popullit amerikan, thjesht permend ate qe i takon Kosoves MARTIRE pra, PAVARESINE.Megjithese eshte nje "cudi" e mesme qe America KRISTIANE te mbeshtete KOSOVEN MUSLIMANE, eshte gjithashtu nje shembull i perkryer se e ardhmja demokratike nderboterore, qendron shume here me lart se nje religion ose tjeter, e ardhmja eshte synimi i arritjeve,punes,sakrificave te cdo kombi ne bote,demokracia eshte maja e se ardhmes,Kosova:- nje shembull real i llogjikes se te ardhmes se njerezimit ,larg kishave e xhamive ,larg fanatizmit te semure fetar, ku fqinjet mundohen te justifikojne qellimet e tyre te erreta.
    Per KOSOVEN E LIRE ,per Ballkanin EUROPIAN per paqen ,falenderimet tona ndaj popullit amerikan e atij europian .Ketej e tutje vehten e kemi ne dore ,pra, duhet t'i bashkohemi ritmit
    te shoqerise perendimore per te qene anetare te denje te kesaj familjeje.
    Une jam optimist.
    Dajo.

  6. #6
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Deklarata e plote e H. Clinton

    On December 10, the US-EU-Russian troika seeking a mutually acceptable settlement of the future status of Kosovo will make its report to the United Nations and to the world.

    Given the current position of the Russian government, it is unlikely that any agreement will be reached. If this is the case, I believe that further delay would be highly inadvisable. This process, which started far too late thanks to the neglect of the Bush Administration in its first term, has run its course. With Russia threatening to veto any arrangement submitted to the U.N. Security Council, we must be prepared to strongly support the will of the majority of the people of Kosovo. If the government in Pristina decides for independence, I would strongly support prompt U.S. recognition, and I would urge the European Union to do the same. I also congratulate the people of Kosovo on the orderly, peaceful election they have just completed.

    In supporting the independence of Kosovo, I want to stress the high importance that I attach to full protection of the rights of all minorities in Kosovo, especially the Serbs. This is an absolute necessity as Kosovo goes forward.

    I am also concerned about the deterioration of the situation in Bosnia. Twelve years after the Dayton Agreement ended that war, a combination of American neglect, European Union weakness, and Russian and Serbian obstructionism threatens the stability and future of Bosnia. I urge the Administration to pay more attention to this issue, so that it does not once again become a major threat to European stability, especially at the same time as the Kosovo situation approaches a historic juncture.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-10-2018, 06:00
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •