Shkaku i tridhjete: Ne ju kemi bere juve popull (ummet) mesatar
Mesatarja ėshtė kėrkese e mendjes dhe e fesė, nuk ka teprim e as mangėsim, nuk ka ekstravagance e as lenie nė asgjė. Ai qe e dėshiron lumturinė duhet qe ti rregulloje ndjenjat dhe entuziazmin e tij, le te jete mesatar ne gėzimin dhe hidhėrimi e tij, kėnaqėsinė dhe mėrzinė e tij, ngase kalimi i kufinjėve dhe teprimi ne raporte me ngjarjet ėshtė padrejtėsi pėr veten e sa gjė e bukur ėshtė mesi.
Ligji ka zbritur me peshoje, jeta ėshtė ngritur ne drejtėsi, ndėrsa njeriu me i rraskapitur ėshtė ai qe i nėnshtrohet epshit te vet dhe i dorėzohet ndjenjave dhe luhatjeve te tia atėherė kur atij i rendohen telashet dhe ti errėsohen qoshet dhe te ndezėn ne zemrėn e tij beteja te egra te urrejtjeve, kurtheve e mashtrimeve ngase ai jeton ne ėndrra dhe iluzione, sa qe dikush prej tyre parafytyron se te gjithė janė kundėr tij dhe se te tjerėt thurin komplot pėr asgjėsimin e tij, mbushet me cytje dhe vesvese se bota po i rri ne prite dhe mu pėr ketė ai jeton ne re te zeza nga frika, brenga dhe mėrzia.
Thashethemet dhe gėnjeshtra janė te ndaluara me fe, te lira me natyrshmėri dhe me to merren vetėm ata qe janė te bankrotuar nga vlerat e gjalla dhe parimet hyjnore: ēdo zhurme e konsiderojnė se ėshtė kundėr tyre(Kuran). Ule zemrėn tende ne fronin e saj ngase e shumta e asaj ēka i frikėsohet ajo nuk ėshtė, para se te ndodhe ajo ēka frikėsohesh se do te ndodhe; konsideroi mundėsitė me te kėqija e pastaj pėrshtate veten tende qe ta pranoje atė te keqe, me ērast do te shpėtosh nga prognozat zullumqare te cilat ta shqyejnė zemrėn para se te ndodhe ndodhia dhe mbetet sikurse fjala e te parit:
Sikurse thėllėza me krahėt e saja te jete ngjitur
pėr mėlēinė time nga te dridhurat e forta
Prandaj o ti i menēur jepja ēdo gjeje masėn e saj e mos i zmadho ndodhitė, qėndrimet dhe problemet, por behu mesatar e mos shko pas iluzioneve te rrejshme dhe pas fatamorganės mashtruese. Dėgjoje peshojėn e dashurisė dhe urrejtjes ne Hadidh: Duaje te dashurin tėnd me njė mase, se ndoshta do tė tė jetė i urrejturi yt ndonjė dite dhe urreje te rrejturin tėnd me njė mase se ndoshta ndonjė dite do te jete i dashuri yt. Ndodh qe All-llahu te beje midis jush dhe midis atyre qe i armiqėsuat dashuri, All-llahu ėshtė i Gjithmundshėm. All-llahu ėshtė Falės dhe Mėshirues(Kuran). Vėrtete, shume prej frikėsimeve dhe thashethemeve nuk janė vėrtetėsi, e qė moti kane thėne:
I thashė zemrės sime: kur te qaset ty ndonjė e papritur nga pikėllimi eliminoje atė nga vetja jote se me e shumta e frikės ėshtė e kota dhe gėnjeshtra e saj.
Krijoni Kontakt