Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 52
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730

    Arrow Tridhjete shkaqe pėr lumturi

    Eselamu Alejkum,
    Ne kete teme do e postoj nje liber te cilin mendoj se te gjithe muslimanet duhet ta lexojne se paku nga njeher...
    Do ta postoj ēdo dite nga nje shkak...d.m.th. 30 jane kret ēdo dite nga nje...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Tridhjete shkaqe pėr lumturi


    Titulli ne origjinal:
    Thelathune sebeben lis-seadeh

    Titulli ne gjuhen shqipe:
    Tridhjete shkaqe per lumturi

    Pėrktheu dhe pėrshtati nga gjuha arabe:
    Rijad Misini



    Bismil-lahir-rahmanir-rahim

    Me emrin e All-llahut Mėshiruesit te pėrgjithshėm Mėshirėplotit


    Hyrje

    Falėnderimi i takon All-llahut, paqja, shpėtimi dhe pėrshėndetja qofshin mbi te dėrguarin e All-llahut, mbi familjen dhe shokėt e tij.
    Ja, kjo ėshtė njė shkrese e shkurtėr, mendimet e se cilės i rreshtoi penda dhe i kurorėzoi brenda dy ditėve ne fqinjėsi te shtėpisė se All-llahut, ne atdheun e shpalljes ne te cilėn u shkruan dhjetėra libra ne hulumtim te lumturisė, dhe nuk desha qe te te rendoj ty me emrat, numrat, bibliografinė dhe literaturėn e shfrytėzuar, por e bėra gati dhe e rregullova me mundin tim, duke shpresuar ne All-llahun qe te na beje dobi mua dhe ty ne ketė dhe boten e ardhshme. Kjo shkrese te thėrret ne njė jete te mire, te sigurte e te qete.
    Nėse dėshiron mund ta pėrsėritėsh leximin e saj, t’i pėrsėritėsh fjalitė e saja, te vendosh vija nder fjalėt e saja, te kėrkosh nga vetja jote t’i zbatosh vendimet dhe te punosh sipas udhėzimeve te saja, e ndoshta ketė do t’ia lexosh edhe familjes sate, e edhe ne binė te xhamisė t’ua ligjėrosh njerėzve. Kjo shkrese i pėrgjason degės se jergovanit, e lehte ne mbajtje, e kėndshme ne arome, vendohet ne sirtar te bibliotekės dhe pranė jastėkut te gjumit.
    Pyete veten kur ta lexosh ketė: “A ka ndryshuar ne mendjen tende diēka?” A vėren ndonjė gjurme ne shpirtin tėnd? Ndoshta do te ketė gjė prej saj, e kjo ėshtė ajo qe dėshiroj, e All-llahu ėshtė pas qėllimit dhe suksesi im ėshtė vetėm ne Tė, tek Ai mbėshtetem dhe tek Ai pendohem.

    Aid el Karni





    Shkaku i parė: Mendo dhe Falėndero

    Kjo do te thotė t’i pėrkujtosh begatitė e All-llahut ndaj teje qe te kane vėrshuar nga larte dhe poshtė kėmbeve tua: “Po edhe nėse mundoheni t’i njehsoni dhuntitė (begatitė) e All-llahut, nuk do te arrini t’i numėroni ato”(Kur’an). Shėndet ne trup, siguri ne atdhe, ushqim e veshmbathje, ajėr e ujė, para teje ėshtė bota e ti nuk e ndjen, e posedon jetėn e ti nuk e din: “Ua dhuroi juve dhuntitė e Tia, ato te dukshmet e te fshehtat.” (Kur’an). I ke dy sy, njė gjuhe e dy buze, dy duar e dy kėmbė “e cilėn begati te Zotit tuaj po e mohoni?”(Kur’an). A ėshtė pune e lehte te ecėsh ne kėmbėt tua, e shume kėmbė veē janė prere, te qėndrosh ne kėrēikė, e shume kėrēikė veē janė kėputur, e gjė e rėndomtė ėshtė qe ti te besh gjumė te thelle e te qete, e gjumin e shumėkujt dhembja e ka kapluar, ta mbushesh barkun tėnd me ushqim te shijshėm, te pish ujė te ftohet, e ka shume te tille qe buka i ėshtė turbulluar, e edhe pija me sėmundje e epidemi.
    Mendo pėr te dėgjuarit tėnd, veē je i kursyer nga te shurdhėtit, medito pėr te pamurit tėnd, veēse je i shpėtuar nga verbėsia, shiko ne lėkuren tende, ke shpėtuar nga lepra e zgjeba, shiko ne mendjen tende, je i begatuar me te e nuk vuan nga ēmenduria e marrėzia. A dėshiron qe njė sy ta ndėrrosh me njė kodėr ari sa te Uhudit. A dėshiron ta shitesh te dėgjuarit tėnd pėr njė kodėr argjend sa te Thehlanit. A i blen pallatet e Zehrase me gjuhen tende e te bėhesh memec? A i ndėrron dy duart tua me qypat e mbushur me diamante e safire e te jesh i kėputur pa gjymtyre? Pa dyshim se ti je ne begati madhėshtore dhe ne dhunti trupore, por ti nuk e di, jeton i mėrzitur, i brengosur e i pikėlluar, kurse pranė e ke bukėn e ngrohte, ujin e ftohet, gjumin e ėmbėl, shėndetin qe lulėzon, mendon pėr te humburėn e nuk falėnderon pėr te pranishmen, shqetėsohesh nga humbja materiale, kurse ti posedon ēelėsin e lumturisė, bollėqet e begatshme te te mirave, dhuratave, begative e te gjerave, andaj mendo dhe falėndero: “Edhe ne vetėt tuaja, a nuk po i shihni”(Kur’an). Mendo ne veten tende, ne familjen tende, shtėpinė tende, punėn, shėndetin, shokėt tu dhe ne boten pėrreth teje: “I njohin begatitė e All-llahut e i mohojnė ato”(Kur’an).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga LOGIC : 01-12-2007 mė 07:36

  3. #3
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Shum i bukur shkaku i pare, me pelqen
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i dyte: Ēka ka kaluar ka mbaruar

    Te kujtuarit e se kaluarės dhe te ndikuarit me memoaret e saja, e edhe pikėllimi pėr fatkeqėsitė e saja ėshtė marrėzi dhe budallallėk, e gjithashtu edhe vrasje e vullnetit dhe shkatėrrim i jetės qe tani e jeton. Tronditjen e se kaluarės te menēurit e fshehin dhe e mbulojnė e lidhin me litarė ne burgun e braktisjes e me nuk e nxjerrin kurrė, e mbyllin atė te mos i shihet vezullimi, ngase ajo ka kaluar dhe mbaruar, as pikėllimi nuk e kthen, as dėshpėrimi nuk e pėrmirėson, e as mėrzia nuk e zbukuron, e as qe konfuzioni e ngjalle, ngase ajo ėshtė asgjė, mos jeto ne ankthin e se kaluarės, nder ombrellėn e se shkuarės, shpėtojė veten nga hijet e se kaluarės, a mos ndoshta dėshiron qe lumin ta kthesh ne burim, apo diellin ne vendlindjen e tij, apo fėmiun ne barkun e nenės, apo qumėshtin ne gji, apo lotin ne sy, pa dyshim se ti me te ndikuarit tėnd me te kaluarėn, me mėrzinė tende pėr te dhe ndezjen tende me zjarrin e saj, me hedhjen tende ne idhtėsitė e saja je ne gjendje tragjike, tronditėse, qe frikėson e trishton.
    Te lexuarit ne fletoren e se kaluarės ėshtė humbje e se tashmes, shqyerje e mundit, eksplodim i ēastit te tanishėm. All-llahu i Lartėsuar i pėrmendi popujt dhe atė qe vepruan pastaj tha: “Ata janė popuj qe kane kaluar”(Kur’an). Ka shkuar puna dhe ka mbaruar, nuk ka dobi ne autopsinė e kohės, e as ne rikthimin e rrotės se historisė.
    E ai qe kthehet ne te kaluarėn i ngjason atij qe e bluan miellin e ai ne esence ėshtė i bluar, apo ai qe e sharron tallashin e drurit. Qe moti kane thėne pėr ata qe e qajnė te kaluarėn: “Nuk nxjerrėn te vdekurit nga varret e tyre”, e edhe fabulisti i ka pėrmendur ata qe flasin me gjuhen e kafshėve se si e kane pyetur gomarin: Perse nuk ripėrtypėsh? Ai tha: E urrej gėnjeshtrėn.
    Fatkeqėsia jone qėndron ne atė se ne tregohemi te paafte pėr te tashmen tone e preokupohemi me te kaluarėn, braktisim pallatet tona te bukura e i vajtojmė gėrmadhat e lashta, po ne qofte se edhe njerėzit edhe xhinėt do te ishin mbledhur pėr te rikthyer diē nga ajo qe ka kaluar, nuk do te mundnin ngase kjo ėshtė me se e pamundshme. Njerėzit nuk shkojnė pėrpara e as qe e kthen prapa; ngase era pėrpara shkon, uji pėrpara zbret, karvani pėrpara ecėn, andaj mos e kundėrshto zakonin e jetės.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i trete: Dita jote ėshtė dita jote

    Kur te zgjohesh mos e prit mbrėmjen, vetėm sot do te jetosh, nuk ka me mbrėmė-dje qe shkoi me te kėqijat e saja e as nesėr qe akoma nuk ka ardhur. Sot, dielli i se cilės te ka futur ne hijen e tij dhe te ka zėne dita e tij, kjo ėshtė dita jote dhe kaq, jeta yte ėshtė njė dite, andaj bere amshueshmėrinė tende ne jetėn e kėsaj dite, sikur te kishe lindur ne te, dhe ne te te kishe vdekur, me ē’rast nuk do te bllokohej jeta jote midis manisė se te kaluarės, brengės dhe pikėllimit te saj dhe midis pritjes se ardhmėrisė, hijeve te saja te frikshme dhe zvarritjes brengosėse te saj. Vetėm pėr sot aktivizoje pėrqendrimin dhe interesimin tėnd, angazhimin dhe pėrpjekjen tende, ne ketė dite duhet qe ta falesh njė namaz plot pėrulje dhe te lexosh me pėrkushtim e meditim, ta pėrmendesh All-llahun me prezence te zemre, te jesh i matur ne ēėshtje, i bukur ne moral, i kėnaqur me atė qe te ėshtė ndare, te interesohesh pėr pamjen, te kujdesesh pėr trupin, t’i besh dobi te tjerėve.
    Pėr sot ne te cilėn je ti ne te, te ndash orėt e saja dhe prej minutave te saja te besh vite te tera, prej sekondave muaj te tere, te kultivosh ne te te dobishmen, te ekzekutosh ne te te bukuren, te kėrkosh falje pėr mėkatin, ta pėrkujtosh ne te Krijuesin, te pėrgatitesh pėr udhėtim, ta jetosh ketė dite gėzueshėm e me hare, i qete e ne siguri, te jesh i kėnaqur ne te me riskun tėnd, me gruan tende, me fėmijėt tu, me punėn, shtėpinė, diturinė dhe pozitėn tende “Dhe merre atė qė ta kam dhėne dhe bėhu prej mirėnjohėseve”(Kur’an), ta jetosh ketė dite pa mėrzi, pa shqetėsim, pa hidhėrim, pa zili e urrejtje.
    Duhet qe ne pranon e zemrės tende ta shkruash njė shprehje te cilėn do ta vendosh edhe ne bibliotekėn tende, e ajo kėshtu tingėllon: Dita jote ėshtė dita jote. Kur sot ta hash bukėn e nxehte e te shijshme ē’tė bėn dem buka e thate dhe bajate e djeshme, apo buka e se nesėrmes qe e pret.
    Kur sot ta pish ujin e ftohte e te ėmbėl, perse mėrzitesh pėr ujin e ithėt e te kryposur te se djeshmes, apo ujin e nxehte e te amullt te se nesėrmes.
    Po te ishe i sinqerte me veten tende me njė vullnet te ēelikte e te fuqishėm do ta kishe bindur atė pėr njė teori” Nuk do te rroj me pėrveē se ketė dite, m ē’rast do ta shfrytėzoje ēdo ēast te kėsaj dite ne ndėrtimin e qenies tende dhe ne zhvillimin e talentit tėnd, ne pastrimin e punės tende dhe te thuash: Vetėm pėr sot do t’i korrigjoj fjalėt e mia e nuk do te flasė fjale te shėmtuara e dokrra, sharje e pėrgojim. Vetėm sot do ta rregulloje shtėpinė dhe bibliotekėn time, nuk ka ven pėr rregulli e pėshtjellim, por vetėm pėr renditje e sistem. Vetėm sot do te jetoj e do te interesohem pėr pastėrtinė e trupit tim, zbukurimin e pamjes sime, do te kujdesem pėr elegancėn time, pėr maturi ne ecje, bisedėn dhe lėvizjet e mia.
    Vetėm sot do te jetoj e do te pėrpjekim me dėgjueshmėri ndaj Krijuesit tim, ne kryerjen e namazit ne formėn me te bukur, ne lutje e vepra vullnetare, ne kontakt me Kur’anin tim, ne studim te librave te mi, ne mėsimin pėrmendsh te ndonjė dobie, ne leximin e ndonjė libri te vlefshėm. Vetėm pėr sot do te jetoj e do ta mbjelli ne zemrėn time te dobishmen, e do ta ērrėnjosi nga ajo pemėn e se keqes, me te gjitha degėt e saja me gjemba nga arroganca, pėlqimi i vetes, syfaqėsia, zilia, inati, urrejtja dhe mendimi i keq.
    Vetėm sot do te jetoj e do t’i bej dobi te tjerėve; do t’ua ofroj te bukuren, do ta vizitoj te sėmurin, do ta pėrcjelli kufomėn e te vdekurit, do ta udhėzoje te hutuarin, do ta ushqeje te uriturin, do t’i ndihmoje te pikėlluarit, do te rri me atė qe i ėshtė bere padrejtėsie, do t’i ndėrmjetėsoj te dobėtit, do ta ngushėlloj atė qe belaja e ka goditur, do ta nderoj te diturin, do t’i mėshiroje vogėlushet, do t’i respektoje te moshuarit. Vetėm pėr sot do te jetoj o e kaluar qe ke shkuar, po perėndoj si dielli yt, prandaj kurrė njėherė me nuk do te qaje pėr ty dhe asnjėherė nuk do te me shohėsh se qėndroj duke te ta pėrkujtuar njė ēast; ngase ti na ke lėne, na ke braktisur, ke shkuar dhe kurrė me nuk do te kthehesh te ne.
    O ardhmėri, ti je ne boten e se panjohurės e assesi nuk do te merrem me ėndrra e kurrsesi nuk do ta shes shpirtin tim pėr iluzione, e as qe do te shpejtoj lindjen e se humburės, ngase nesėr nuk ėshtė kurrgjė, pėr arsye se ende nuk ėshtė krijuar, e as qe ka qene e pėrmendur.
    Dita jote ėshtė dita jote o njeri kjo ėshtė fjala me e bukur ne fjalorin e lumturisė per atė qe e dėshiron jetėn ne fotografitė me te mrekullueshme dhe ėmbėlsitė me te bukura te saja.
    A known mistake is better than an unknown truth.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i katėrt: Lėre ardhmėrinė derisa te vijė

    “Ka ardhė caktimi i All-llahut, andaj mos kėrkoni ngutjen e tij(ardhjen para kohės)”(Kur’an). Mos i parashiko ngjarjet, a dėshiron qe foshnjėn ta nxjerrėsh nga barku para afatit, apo ta ndukesh frytin par pjekjes, pa dyshim se e nesėrmja ėshtė e humbur, nuk ka realitet, nuk ekziston e as qe ka shije e as ngjyre, e perse atėherė i preokupojmė vetėt tona me te? Perse te tronditemi nga fatkeqėsitė dhe te ēajme kokėn pėr ndodhitė e saja?
    T’i parandiejmė vuajtjet e saja!? E nuk e dimė se a do te ndeshemi fare me te, a do ta takojmė, kur qe ajo me gėzime e kėnaqėsi!, me rendėsi ėshtė qe ajo ėshtė ne boten e se panjohurės, ende nuk ka mbėrrit ne toke, neve na takon qe te mos e kalojmė urėn para se te vijmė tek ajo, kush e di? Ndoshta do te ndalemi para se te arrijmė pranė urės, apo ndoshta ura do te shembet para se te arrijmė ne, apo ndoshta do ta arrijmė dhe kalojmė urėn me sukses?
    T’i japėsh mendjes hapėsire te gjere pėr te menduar te ardhmen dhe ta hapesh librin e se panjohurės e pastaj te ngulfatesh me shqetėsimet e parandiera ėshtė e urrejtur sipas ligjit te All-llahut. Ngase ajo ėshtė shprese e gjate, e urren logjika, ngase ajo do te thotė te kacafytesh e te pėrleshesh me hijen.
    Te shumte ne bote janė ata qe pėr te ardhmen e tyre parashikojnė urine, zhveshjen, sėmundjen, varfėrinė dhe fatkeqėsitė, e te tera kėto janė prej mėsimeve te shkollės se shejtanit “Shejtani ua premton skamjen dhe ju urdhėron pėr te shėmtuarėn, e Allahu u premton falje nga Ai dhe begati”(Kur’an). Te shumte janė ata qe qajnė, ngase ato do te uriten nesėr, do te sėmuren pas njė viti, do te mbaroje bota pas njėqind vitesh!
    Vėrtete ai, jeta e te cilit ėshtė ne dorėn e tjetėrkujt nuk duhet qe atė ta zeje peng asgjėja, e edhe atij i cili nuk e din se kur do te vdesė, nuk i lejohet te angazhohet me diēka te humbur qe nuk ka realitet. Lere te nesėrmen derisa te vije ty, mos pyet pėr lajmet e saja, mos e prit zvarritjen e saj, ngase ti je u preokupuar me sot. E nėse ēuditesh, atėherė ėshtė pėr t’u ēuditur puna e atyre qe huazojnė pikėllimin me para ne dore qe ta kthejnė atė kredi ne ditėn qe ende nuk ka lindur dielli i saj, e as qe i shihet vezullimi, andaj ke kujdes nga te shpresuarit e gjate.
    A known mistake is better than an unknown truth.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i pestė: Si ta ballafaqosh kritikėn qė fajėson

    Mendjelehti dhe i ēmenduri e shanė Krijuesin, Furnizuesin e Lartėsuar, e ofenduan Njė te Vetmin qe nuk ka tjetėr te adhuruar me merite pėrveē Tij, e ē’tė presim unė, ti dhe ne, pronare te padrejtėsisė dhe mėkatit; se ti me te vėrtetė do te ballafaqohesh ne jetėn tende me njė lufte te ashpėr pa pardon, me kritiken e hidhur qe fajėson, me degradim te paramenduar qe shkatėrron, me njė poshtėrim te qėllimte derisa ti te japėsh, te ndėrtosh, te ndikosh, te pėrparosh e te shkėlqesh, e te tillėt kurrė njėherė nuk do te heshtin ndaj teje pėrderisa te mos e marrėsh njė tunel nen toke apo shkalle pėr ne qiell e te ikėsh prej te tillėve, e pėrderisa ti te jesh ne mesin e tyre, atėherė prit pra prej tyre atė qe te dėshpėron e te bėn te qaje syri yt, ta gjakos qerpikun e ta dėrmon shtratin.

    Ia patėn zili djaloshit se nuk e arritėn
    pėrpjekjen e tij
    andaj njerėzit janė armiq
    dhe kundėrshtare te tij


    Ai qe ėshtė i ulur ne toke nuk rrezohet, njerėzit nuk e gjuajnė qenin e ngordhur, por ata te urrejnė ty ngase i ke tejkaluar ata me mirėsi, dituri, edukate a pasuri, andaj ti tek ata je mėkatar, nuk ka pendim pėr ty derisa te mos i braktisesh dhuntitė dhe talentet qe All-llahu ty ti ka dhėne, e te zhveshėsh nga te gjitha cilėsitė e mirėsisė, te heqėsh dore nga ēdo kuptim i fisnikėrisė, e te mbetesh i marre e budalla, zero, i thyer e i rraskapitur. Kjo ėshtė me saktėsisht ajo qe ata dėshirojnė.
    Andaj qėndro ndaj fjalėve te kėtillėve, ndaj kritikave shėmtimeve dhe nėnēmimeve te tyre Qėndro o Uhud behu sikurse shkėmbi gjigant qe hesht, mbi te cilin thyhen copat e akullnajave qe te pėrforcohet ekzistimi dhe fuqia e tij amshueshėm. Nėse ti e dėgjon fjalėt e te tillėve, prekesh e ndikohesh me to vetėm se e ke realizuar dėshirėn e tyre te shtrenjte ne ērregullimin dhe konfuzionin e jetės tende, andaj falja gabimet ne mėnyre te bukur, kthejua shpinėn dhe mos u ngushto nga ajo qe ata kurthojnė. Vėrtete, kritika e marre e tyre ėshtė vetėm interpretim nderues pėr ty (i asaj qe fshehin ne gjokse), dhe aq sa ti te peshosh, aq do te te fajėsojė dhe do te jete aktive kritika. Ti kurrė nuk do te arrishė t’ua mbyllesh gojėt e te tillėve e as qe do te mund t’ua lidhesh gjuhet, por ti mund ta varrosesh kritiken e tyre dhe t’i injorosh ata duke mos ua vene veshin fare, t’i braktisesh me kotėsinė e tyre dhe t’i hedhesh fjalėt e tyre “Thuaj: Vdisni me mllefin tuaj”(Kur’an).
    Bile, mundesh qe ne gojėt e tyre te hedhesh mustardėn duke i shtuar vlerat tua, duke i zhvilluar mirėsitė tua dhe duke e drejtuar kerrusjen tende.

    Nėse mirėsitė me te cilat unė udhėzojė ne to janė meritė e mia, atėherė me thuaj pra, si te arsyetohem!?


    Nėse dėshiron te jesh i pranuar te te gjithė, i dashur te ata, i shėndoshė nga shėmtimet e njerėzimit, atėherė ke kėrkuar te pamundurėn dhe ke shpresuar njė gjė te largėt.
    A known mistake is better than an unknown truth.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i gjashtė: Mos prit falėnderim prej askujt

    Kush e punon hajrin nuk i asgjėson shpėrblimet
    Ligji midis All-llahut dhe njerėzve nuk ndėrpritet


    All-llahu i krijoi robėt e Tij qe ta pėrmendin e i furnizoi krijesat qe ta falėnderojnė, e te shumtit janė ata qe e adhuruan tjetėrkėnd, shumėkush i falėnderoi tjerėt pėrveē Tij, ngase vesi i mohimit, pėrgėnjeshtrimit, zbrazjes ėshtė mosmirėnjohės ndaj begative ėshtė
    dominues ne shpirta andaj mos u trondit kur t’i vėresh te kėtillėt se po e mohojnė bukurinė tende, po ta djegin bamirėsinė dhe po e harrojnė altruizmin tėnd, madje ndoshta edhe te shpallin armiqėsinė e te gjuajnė me katapultėn e smirės latente, jo pėr diēka, por vetėm se ti i ke bere mire atyre: “e nuk u hakmerren, pėrveē ngase ata i begatoi All-llahu dhe i Dėrguari i Tij nga mirėsia e Tij”(Kur’an). Lexoje regjistrin e dėshmuar te botes, e ne kaptinat e saja do te gjesh tregimin e njė babai qe e rriti te birin e tij, e ushqeu, e veshi, i dha te pije, e edukoi dhe e arsimoi, mbeti i zgjuar qe ai te flejė, u urit qe ai te ngopet, u lodh qe ai te pushoje, e pasi qe u zhvillua ky bir e iu forcua krahu, pėr prindin e tij u be sikurse qeni i tėrbuar duke nėnēmuar, pėrbuzur e mos pėrfillur me urrejtje e vrazhdėsi, duke bėrtitur, u be dėnim i kobshėm.
    Andaj, le te pėrgatiten ata te cilėve iu dogjėn fletėt e bukurisė se tyre prej pėrmbysėsve te natyrshmėrie, prej shkelėsve te dėshirave dhe letė jene te uruar me zėvendėsimin e dekoratave te Ai, depotė e te Cilit nuk harxhohen. Ky fjalim i nxehte nuk te thėrret ty qe ta braktisesh te bukuren, te mos i besh mire tjerėve, por ajo te bėn qe ti te adaptohesh ne pritjen e mosmirėnjohjes e te pėrbuzjes se kėsaj bukurie e bamirėsie, andaj mos u dėshpėro me atė qe ata e veprojnė. Bere te mirėn, pėr hire te Fytyrės se All-llahut, ngase ti do te fitosh ne ēdo rast e pastaj nuk te bėn dem pėrbuzja e mosmirėnjohėseve te saj, e as mospranimi i atij qe e mohon atė, falėnderoje All-llahun qe ti je bamirės e ai ėshtė keqbėrės, e dora qe jep ėshtė me e mire se dora qe merr: “Vėrtet, ne ju ushqejmė juve pėr hire te Fytyrės se All-llahut, nuk dėshirojmė nga ju shpėrblim e as falėnderime”(Kur’an).
    Shume te menēur kane mbetur te shtangur e te habitur para natyrės se mosmirėnjohjes e mohimit te njerėzimi, sikur ata te mos e kenė dėgjuar shpalljen madhėshtore duke e kritikuar arrogancėn, mendjemadhėsinė dhe rebelimin e kėsaj klase: “Kaloi sikur te mos na jete lutur fare pėr telashen qe e goditi (e Ne ia larguam atė)”(Kur’an). Mos u befaso kur ndonjė budallai t’ia dhurosh ndonjė laps e pastaj ai me te shkruan satira pėr ty, apo ndonjė te pagdhenduri t’ia dhurosh ndonjė shkop qe te mbėshtetet ne te dhe t’i ruaj delet me te e ai ta thyen kokėn me te. E tera kjo ėshtė esenca e kėsaj race te balsamosur ne qefinin e mosmirėnjohjes ndaj Krijuesit te Lartėsuar, e si do te jete raporti i kėsaj race me mua dhe ty?!

    Ia mėsoj gjuajtjen pėr ēdo dite
    e pasi qe iu forcua krahu me gjuajti mua
    A known mistake is better than an unknown truth.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i shtate: T’u besh mire tjerėve te hapet gjoksi

    E bukura ėshtė sikurse emri i saj, mirėsia ėshtė sikurse pėrshkrimi i saj, bamirėsia ėshtė sikurse shija e saj. Pėrfituesit e pare ne futjen e gėzimit ne zemrat e njerėzve janė mu ata qe e shkaktojnė ketė gėzim, i korrin frytet e tija shpejt ne shpirtrat e tyre, ne moralin dhe ndjenjat e tyre, u hapet gjoksi, u zgjerohet, e me ketė gjejnė qetėsinė e rehatinė. E nėse ty te godet ndonjė pikėllim, a te shkakton dhembje ndonjė brenge, ofroja ndonjėrit njė bamirėsi apo ndonjė gjėsend te bukur do ta gjesh shtegdaljen dhe do te qetėsohesh. Jepi privuarit, ndihmoi te mjerit, shpėtoje te pikėlluarin, ushqeje te uriturin, vizitoje te sėmurin, mbėshtet te brengosurin, do ta gjesh lumturinė duke te vėrshuar para dhe pas teje.
    Te berit mire i ngjason parfumit prej se cilės ka dobi bartėsi i tij po edhe blerėsi dhe shitėsi i tij, te ardhurat dhe fitimet shpirtėrore janė barėra te bekuara e te bereqetshme qe konsumohen ne barnatoren e atyre, zemrat e te cilėve janė ndėrtuar me te mira e bamirėsi. T’u shpėrndash buzėqeshje te ndritshme varfanjakeve shpirtėrore ėshtė lėmoshe rrjedhėse ne boten e vlerave: “Po edhe nėse e takon vėllaun tėnd me fytyre te qeshur”(Hadidh). E te vrenjtesh dhe ta mrrolesh fytyrėn do te thotė ti shpallesh lufte te ashpėr te tjerėve, shpėrthimin e se cilės nuk e di kush pėrveē Atij qe i di te fshehtat. Me disa gllėnjka ujė nga shuplakat e njė mėkatari me te cilat i dha te pije ujė njė qeni te lodhur e te etur, rezultoi dhe beri qe ai te hyje ne xhenet, gjerėsia e te cilit ėshtė sa qiejt e toka, ngase Pronari i mirėnjohjeve ėshtė i Mėshirshėm, Falėnderues dhe i Bukur, e donė te bukuren, i Pasur e Mirėnjohės.
    O ju qe jeni te kėrcėnuar nga ankthet e fatkeqėsisė, frikės e tronditjes, ejani ne kopshtin e mirėsisė dhe preokupohuni me te tjerėt, duke u dhėne, gostite, duke ndihmuar e shėrbyer, e do ta gjeni lumturinė me shije, ngjyre e prekje: “E jo pėr ta shpėrblyer dikush te cilit i ka bere mire, por vetėm pėr te fituar kėnaqėsinė e Zotit te tij, me te Lartit, (e pasha All-llahun) ai do ta gėzoje atė kėnaqėsi”(Kur’an).
    A known mistake is better than an unknown truth.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i tetė: Largoje zbrazėtinė me punė

    Ata qe janė te zbrazur ne jete, mu ata janė pronare te mashtrimeve dhe te thashethemeve, ngase mendjet e tyre janė te shkapėrderdhura: “dėshiruan te jene me te paangazhuarit”(Kur’an). Vėrtete prej gjendjeve me te rrezikshme te mendjes ėshtė dita kur mbetet pronari i saj pa pune, mbetet sikurse vetura pa shofer qe shpejton ne teposhtėze e lėkundet here ne te djathte e here ne te majte. Ditėn kur te gjesh ne jetėn tende zbrazėti atėherė pėrgatitu pėr brengosje, mėrzi e shqetėsim ngase kjo zbrazėti tėrhjek pas veti te gjitha dosjet tua te se kaluarės, se sotmes dhe te ardhmes te rrugėve jetėsore dhe kjo ty te bėn te konfuzionuar, andaj kėshilla ime pėr mua dhe pėr ty ėshtė qe te ngritėsh menjėherė ne pune te frytshme ne vend te kėsaj shthurje vrasėse, ngase kjo gjendje do te thotė te varrosesh i gjalle pa e hetuar, te besh vetėvrasje me pilulėn qetėsuese.
    Te kesh zbrazėti ne jete i ngjason dėnimit te ngadalėsuar qe praktikohet ne burgjet e Kinės me vendosjen e te burgosurit nder gypin qe pikon pėr ēdo minute nga njė here dhe ne ēastet e pritjes se kėtyre pikave i burgosuri goditet me ēmenduri.
    Qetėsia ėshtė pakujdesi, zbrazėtia ėshtė hajn profesionist, ndėrsa mendja yte ėshtė viktime e shqyer e kėtyre luftėrave mashtruese. Andaj, ngritu tani, falu apo lexo, pėrkujtoje Zotin studio ose shkruaj diē, ose rregulloje bibliotekėn tende, shtėpinė, beri dobi dikujt derisa ta tejkalosh zbrazėtinė, e unė me te vėrtetė po te kėshilloj. There zbrazėtinė me thikėn e punės e mjeket e botes ta garantojnė ty 50% te lumturisė pėrballe kėsaj rrjedhe imponuese, vetėm kaq, shiko bujqit, furrtaret dhe muratoret se si kėndojnė me kėngėt e zogjve ne lumturi e rehati, e ti gjendesh ne shtratin tėnd duke i fshire lotėt dhe duke u trazuar pėr shkak se je i kafshuar.
    A known mistake is better than an unknown truth.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lumturia...
    Nga Erlebnisse nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 12-10-2024, 15:28
  2. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  3. A ka lumturi tė pėrhershme nė jetė?
    Nga fisniku-student nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 14-12-2006, 15:20
  4. Pėr tė qenė tė lumtur
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 17:36
  5. Pse ngec kompjuteri? Disa shkaqe...
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-08-2003, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •