Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 52
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i njėzetenjėtė: Ngushėllohu me ata qe i ka goditur belaja

    Kthehesh ne te djathte e ne te majte, a sheh diēka pėrveē ndonjė te vene ne sprove dhe a vėren ndokėnd pėrveē se ndonjė te dėshpėruar, gati ne ēdo shtėpi gjen vajtuese, ne ēdo faqe lot dhe ne ēdo luginė i gjen te bijtė e Sa’dit. Sa te shumta qe janė belatė dhe sa shume durimtare qe ka! Nuk je ti i vetmi i goditur, bile telashet tua ne krahasim me te tjerėt janė te pakta; sa prej te sėmurėve me vite te tera rrotullohen ne shtretėrit e tyre ne te djathte e ne te majte duke rėnkuar e bėrtitur nga dhembjet.
    Sa prej te burgosurve qe me vite te tera kane kaluar duke mos e pare diellin me sy, ata nuk njohėn pėrveē qelive. Sa burra e gra humben loēkat e zemrave te tyre qysh ne ditėt e pare rinore! Sa shume qe ka borxhlinj, te dėshpėruar e te sprovuar! E ty te mbetet qe te ngushėllohesh me te tillėt dhe te dish bindshėm se kjo jete ėshtė shtėpi e sprovave pėr besimtarin. Ne mėngjes i sheh pallatet te mbushura pėrplot me anėtare, ndėrsa muzgu i zė te rrezuara e me ēati te pėrmbysura; derisa ēdo gjė ėshtė ne rregull, trupat janė ne shėndet, pasuritė janė te bollshme dhe fėmijėt janė shumuar e me pastaj kėto janė vetėm disa dite, kur qe varfėria dhe vdekja, ndarja dhe sėmundjet: “Dhe juve iu be e qarte se si vepruam me ta dhe u sjellėm shembuj”(Kur’an).
    Prandaj, ti duhet ta pėrshtatesh veten tende ashtu sikurse deveja e stėrvitur e cila gjunjėzohet mbi shkėmb dhe duhet qe sprovat tua t’i matesh me te atyre qe janė rreth teje dhe te atyre qe kane shkuar gjate kohės, kėshtu qe ty te behet e qarte si te ne krahasim me ta je i shėndoshe e i kursyer dhe se nuk te ka goditur pos disa te shpuarave te lehta, pra falėnderoje All-llahun pėr butėsin e Tij dhe pėr atė qe te ka lėne, llogaritė shpėrblimin tek Ai pėr atė qe ta ka marre dhe ngushėllohu me ata qe janė rreth teje.

    Sikur rreth meje te mos ishin ata qe vajtojnė e qajnė pėr vėllezėrit e tyre do ta mbytja veten time.


    E ti e ke shembull te Dėrguarin e All-llahut, mbi kokėn e te cilit hodhėn ndyrėsira, iu pėrgjakėn dy kėmbe e t’ia, iu plagos fytyra dhe u izolua derisa u detyrua te ushqehet me fletėt e drunjve, u pėrzu nga Mekja, iu thyen dhembet, ia fyen nderin e gruas se tij te ndershme, ia vranė 70 shoke, i vdiq i biri, i vdiqėn bijat, e lidhi gurin pėr barku nga uria, e akuzuan si poet, sihirbaz, falltor, te ēmendur, gėnjeshtar, e All-llahu e ruajti dhe e kurseu nga e tere ajo; e tera kjo ishte bela qe patjetėr u desh te ndodhte dhe pastrim e forcim qe nuk ka me te madhe se ajo; para tij u vra Zekerija alejhis-selam, u masakrua Jahjau, u internua Musua, i dashuri Ibrahim u vendua ne zjarr;...edhe imamėt (udhėheqėsit) pėsuan njė gjė te tille; Omeri u shpėrla ne gjakun e tij, bene atentat mbi Othmanin, e theren me thike Aliun, u rrahėn shpinėt e imamėve e u burgosen dinjitozet e u dėnuan te mirėt: “A menduat se do te hyni ne xhennet pa u provuar edhe ju me shembullin e atyre qe ishin para jush, te cilėt i goditen vuajtjet e u tronditen fort”(Kur’an).
    A known mistake is better than an unknown truth.

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i njėzetedytė: Namazi...Namazi “Kėrkoni ndihme me durim e namaz”(Kur’an)

    Kur te godet frika dhe tė tė kaloje mėrzia dhe kur pikėllimi te mbėrthejė pėr qafe, ngritu menjėherė pėr nė namaz, qė shpirti yt te kthehet te ti dhe tė qetėsohet. Vėrtet namazi me lejen e All-llahut ėshtė garancė qe ērrėnjosė ngulitjet e pikėllimeve dhe dėshpėrimeve dhe largon traumat. Pejgamberin alejhis-selam kur e mundonte diēka thonte “Na qetėso me namaz o Bilal”, namazi ishte kėnaqėsia, lumturia dhe pushimi i tij.
    Kam lexuar biografinė e disa njerėzve te spikatur te cilėt kur ngushtoheshin nga telashet e problemet dhe kur belatė i kaplonin, strehonin ne namaz te pėrulur qe me pastaj t’u kthehej fuqia, dėshira dhe ambiciet e tyre. Namazi i frikės ėshtė bere obligim qe te kryhet ne ēastet e frikės, atė dite kur te fluturojnė kafkat e kokave, atėherė kur shpirtrat t’u ekspozohen tehave tė shpatave... ku ja, namazi i frikės behet pėrforcimi dhe qetėsimi me i madh.
    Gjenerata te cilės i janė ashpėrsuar sėmundjet shpirtėrore duhet qe te njoftohet me xhaminė, ta pėrulin ballin e tyre, qe se pari ta fitojnė kėnaqėsinė e Zotit te tyre e pastaj edhe qe t’i shpėtojnė vetėt e tyre nga ky dėnim i vazhdueshėm e i rende ose pėrndryshe lotėt do t’i djegin epiket e tyre, mėrzia e traumat do t’i shkatėrrojnė nervat e tyre e pranė tyre nuk ka ndonjė fuqi qe do t’u ndihmoje me qetėsim e siguri pėrveē namazit.
    Prej begative me madhėshtore sikur ta dinim janė kėto pese namazet, ēdo dite e nate, qe shlyejnė mėkatet tona, i ngritin shkallet tona te Zoti ynė, e pastaj ato janė ilaē madhėshtor pėr fatkeqėsitė tona dhe po ashtu ilaē efikas pėr sėmundjet tona, derdhin ne ndėrgjegjiet tona sasi te pasteta te bindjes dhe mbushin gjokset tone me kėnaqėsi. E sa u pėrket atyre qe u larguan nga xhamia dhe braktisen namazin, brenge pėrmbi brenge, pikėllim pėrmbi pikėllim dhe fat i keq: “Te shkatėrruar janė dhe ua ka humbur veprat e tyre”(Kur’an).
    A known mistake is better than an unknown truth.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i njėzetetretė: Neve na mjafton All-llahu dhe sa Ndihmėtar i mire qė ėshtė Ai

    T’ia besosh ēėshtjen All-llahut, te mbėshtetesh tek Ai, t’i besosh premtimit te Tij, te jesh i kėnaqur me tė berat e Tia, tė kesh mendim tė mire pėr Tė dhe ta pritesh rrugėdaljen nga Ai ėshtė prej fryteve me tė mėdha te imanit dhe prej cilėsive me tė larta tė besimtarit. E mu atėherė kur robi tė jete i qete duke pritur pėrfundim tė mirė dhe tė mbėshtetet tek Zoti i tij ne ēdo ēėshtje te tij, atė bote do ta gjeje mbrojtjen, mbikėqyrjen, mjaftueshmėrinė, pėrkrahjen dhe ndihmėn:

    E kur mbrojtja me sytė e saja tė tė ketė shikuar, flejė
    Se te gjitha telashet te janė siguri


    Pasi qė Ibrahimin alejhis-selam e hudhen ne zjarr tha: Hasbunall-llahu ve niėmel vekil (Na mjafton All-llahu, e sa ndihmės i mire qė ėshtė Ai); atėherė All-llahu e beri zjarrin te ftohte dhe shpėtim pėr tė, e gjithashtu edhe Pejgamberi ynė alejhis-selam dhe shokėt e tij pasi qė u kėrcėnuan nga ushtritė e pabesimtarėve dhe ēetat e idhujtarėve thane: “Neve na mjafton All-llahu, e Ai ėshtė mbrojtėsi me i mire dhe u kthyen me begati dhe mirėsi te mėdha nga All-llahu pa i gjetur kurrfarė e keqe; dhe e pasuan kėnaqėsinė e All-llahut, e All-llahu ėshtė Dhurues i Madh”(Kur’an).
    Vėrtete njeriu vetėm nuk mund qe te pėrleshet me telashet, t’i rezistoje fatkeqėsive dhe te ballafaqohet me vėshtirėsi, ngase ai u krijua i dobėt dhe i pamundėsi, por atėherė kur ai te mbėshtetėt ne Zotin e tij, t’i besoje Atij dhe vetėm Atij t’ia besoje ēėshtjet, se pėrndryshe ēfarė ėshtė mundėsia e kėtij robi te varfėr e te dobėt kur atė ta kaplojnė fatkeqėsitė e ta rrethojnė brengat: “Tek All-llahu mbėshtetuni nėse jeni besimtare”(Kur’an).
    O ti qe dėshiron te kėshillohesh, mbėshtetu ne te Fortin, te Pasurin e te Gjithėfuqishmin, qe tė tė shpėtoje nga mjerimet dhe brengat, le te jete simboli yt: Hasbunall-llahu ve niėmel vekil.
    Na mjafton All-llahu, e sa ndihmės i mire qe ėshtė Ai; nėse te pakėsohet pasuria jote, te rritet borxhi, te zbrazet buxheti e te thahen burimet, thirr: Hasbunall-llahu ve niėmel vekil. Nėse te sulmon sėmundja dhe te ashpėrsohet e te vazhdon, te shtohen telashet dhe belatė thuaj: Hasbunall-llahu ve niėmel vekil. Kur te frikėsohesh nga armiku, te tronditesh nga zullumqaret e te shkaktojnė kokėēarje vėshtirėsitė pėshpėrit me bindje: Hasbunall-llahu ve niėmel vekil. “Tė mjafton ty qė Zoti yt tė jetė Udhėzuesi dhe Ndihmėsi yt”(Kur’an).
    A known mistake is better than an unknown truth.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i njėzetekatėrtė: Thuaj: Udhėtoni e ecni ne toke

    Ajo qe e hap gjoksin dhe i largon retė e dėshpėrimit e pikėllimit ėshtė udhėtimi neper vende e shkretėtira, ecja neper token e gjere, shikimi ne librin e gjithėsisė se hapur qė ti shohėsh lapsat madhėshtisė qė nė faqet e ekzistencės shkruajnė shenjat e bukurisė, t’i shohėsh kopshtet me plot bukuri, bashqet elegante dhe xhennete e ngjeshura. Dil nga shtėpia jote dhe medito pėr atė qė ėshtė rreth teje, para dhe pas teje. Hyp nė male, zbrit nė lugina, ngjitu nėpėr drunjte, pi nga uji i burimit, vėre hundėn tende ne degėt e jaseminit, qe shpirti yt ta ndjeje se ėshtė i lire dhe i disponuar, sikurse zogu i cili duke cicėruar noton ne hapėsirėn e lumturisė; dil nga shtėpia jote, hidhe mbulesėn e zezė nga sytė e tu e pastaj ec neper shtigjet e gjera te All-llahut duke e pėrmendur dhe lavdėruar.
    Vetmimi ne dhomėn e ngushte me zbrazėtinė vrasėse ėshtė rruge e suksesshme pėr vetėvrasje, dhoma jote nuk ėshtė bota e as ti nuk je i tere njerėzimi, prandaj perse po dorėzohesh para ēetės se mėrzive. Thuaj vetes me shikimin, dėgjimin dhe zemrėn tende: Dil tė erdhi rende apo lehte.
    Eja kėtu te lexosh Kur’an pranė pėrroskave e livadheve, ne mesin e zogjve qe ligjėrojnė me cicėrimat e dashurisė, pranė ujit qe rrėfen tregimin e tij se si ka arritur nga shkėmbi.

    O ti qe ankohesh e sėmundje nuk ke, behu i bukur
    qe ekzistencėn ta shohėsh te bukur
    a po e sheh gjembin ne trėndafila e tė verbėrohesh
    ta shikosh mbi te vesėn si kurore!?

    Vėrtete udhėtimi ne hapėsirat e tokės ėshtė pėrjetim me te cilin mjeket porosisin pėr atė qe i ėshtė renduar vetja e tij dhe i ėshtė errėsuar dhoma e tij e ngushte, eja me ne te udhėtojmė qe te bėhemi te lumtur e tė gėzohemi, tė mendojmė dhe tė sodisim: “Tė cilėt mendojnė ne krijimin e qiejve dhe tokės: Zoti ynė, nuk e krijove ketė kot, i Lartėsuar je Ti”(Kur’an).
    A known mistake is better than an unknown truth.

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i njėzetepestė: Durim i bukur

    Te stolisesh me durim ėshtė veti morale e te pashoqeve te cilėt gjerat e pakėndshme i presin me gjoks te hapur, me fuqi ambicioze dhe imunitet te forte. E nėse nuk duroj unė dhe ti ē’tė bėjmė atėherė pra? A ke ndonjė zgjedhje tjetėr pėrveē durimit? A di furnizim tjetėr pėrveē tij?
    Njė prej njerėzve te mėdhenj ishte teatėr ne te cilin vraponin fatkeqėsitė dhe mejdan ne te cilin bėnin gara telashet, ēdo here kur dilte nga ndonjė telashe, e vizitonte tjera, e ai ishte mbrojtur me durim dhe me besim ne All-llahun, ai i thuri vetes:

    Me mohon mua koha ime e nuk e dine qe unė
    jam krenar gjersa telashet e kohės e konsideroj te lehta
    Ngulmi koha tė mė tregoje mua se sa e dhunshme ėshtė
    E unė ngulma t’i tregoj asaj se si ėshtė durimi

    Ketė e bėjnė dinjitozet, ballafaqohen me telashet dhe fatkeqėsitė i hedhin pėr toke. Hyrėn tek Ebu Bekri gjersa ishte i sėmure e i thane: A ta thėrrasim njė mjek? e tha: Mjeku me ka pare. I thane: E ē’tė tha? U pėrgjigj: “Unė veproj ē’tė dua”.
    U sėmur njeri prej te mirėve e i thane: Ē’tė dhembe? Tha:

    Me sėmundjet e tyre vdesin shpirtrat
    e vizitoret e tyre nuk dine se nga ēka ata rėnkojnė
    Nuk ėshtė tregua i drejte njė shpirt
    kur pėr dhembjen e tij i ankohet jo te dashurve te tij

    Duro e durimi le te jete vetėm pėr All-llahun, duro duke qene i bindur ne rrugėdalje, i vetėdijshėm pėr pėrfundim te mire, duke e kėrkuar shpėrblimin nga All-llahu, faljen e mėkateve, duro sado qe vėshtirėsitė te kane kapluar dhe rrugėt para teje te janė ngushtuar, sepse fitorja vie me durim, rrugėdalja vie pas brengave, pas ēdo vėshtirėsie vie lehtėsimi.
    Kam lexuar peripecitė e te mėdhenjve te cilėt kaluan ne ketė bote e unė u habita para durimit te hekurte te tyre dhe para fuqisė se bartjes se tyre. Fatkeqėsitė binin mbi koket e tyre sikur te ishin pika te ujit te ftohte, e ata te forte si malet, te pėrqendruar ne te vėrtetėn e nuk kaloi kohe e gjate kur fytyrat e tyre shndėrritėn ne vezullimin e agimit te rrugėdaljes ne gazimin e fitores. Bile dikush prej tyre nuk u mjaftuar vetėm me durim, po u kacafyt me telashet dhe i sfidoi fatkeqėsitė duke bėrtitur para tyre e duke recituar:

    Nėse ti oj kohe ke diēka
    me te cilėn do t’i mposhtesh fisniket
    Ma jep pra!
    A known mistake is better than an unknown truth.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i njėzetegjashtė: Mos e mbaj globin e tokės mbi kokė

    Ne shpirtrat e disa njerėzve behet lufte botėrore kurse ata janė te shtrire ne shtretėrit e gjumit, e kur lufta t’i hedhe pasojat e saja e te mbaroje, te tillėt fitojnė sėmundje ne stomak dhe shtypjen e gjakut e te sheqerit. Digjen bashke me ngjarjet, hidhėrohen pėr shkak te ngritjes se ēmimeve, bezdisen me vonimin e shiut, devalvimi dhe inflacioni u shkakton mėrzi e kokėēarje; ata vazhdimisht janė te shqetėsuar dhe te brengosur: “Ēdo britme e konsiderojnė kundėr tyre” (Kur’an). E unė po te kėshilloj qė tė mos e mbash globin e tokės mbi kokėn tende, leri ngjarjet ne toke e mos i vendo mbi kokėn tende.
    Disa zemrat i kane si shpuze qe thithin thashetheme e dokrrat e shqetėsohen me gėnjeshtra e mashtrime, tronditen pėr ēdo gjė, e mu kjo zemėr ėshtė garancė qe pronarit te saj t’ia shkatėrroje dhe thyej qenien e tij.
    Pronaret e parimeve te vėrteta mbushen me iman pran kėtyre ngjarjeve e leksioneve, ndėrsa te ligjeve tėrmetet u shtojnė frike pėrmbi frike. Vetėm zemra trime mund te beje dobi para kėtyre erėrave e furtunave.
    Trimi sypatrembur ėshtė largpamės, me zemėr qėndrese e bindje te gdhendur, nerva te ftohta, gjoks hapur, derisa qyqari e prenė veten e tij pėr ēdo dite shumė here me shpatėn e prognozave e rrenave, te iluzioneve e te ėndrrave, prandaj nėse dėshiron jete te qete atėherė ballafaqohu me ēėshtjet me trimėri dhe mos u lejo kurrsesi atyre qe nuk besojnė te te pėrbuzin ty. Mos u ndjej i ngushtuar pėr atė ēka ta kurthojnė, behu me i forte se ngjarjet, me i fuqishėm se erėrat e krizave, me i qėndrueshėm se tornadot. Ah, oj mėshire sa shume qe ditėt i tronditin zemėrdobėtit: “E do t’i gjesh ata njerėzit qe me se shumti kujdesen pėr jetėn e kėsaj bote”(Kur’an); ndėrsa dinjitozet janė te ndihmuar nga All-llahu dhe te sigurte ne premtimin e Tij: “E All-llahu u zbriti atyre qetėsinė”(Kur’an).
    A known mistake is better than an unknown truth.

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-02-2007
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    187
    Bravo shume faleminderit per keto postimet
    "Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia"

    Je vais bien quand l'Albanie va bien

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i njėzeteshtatė: Mos tė tė thyej banaliteti dhe absurdi

    Sa shume ka te shqetėsuar e qe shkaku i kokėēarjeve te tyre janė gjerat e ulėta e banale qe nuk pėrmenden:

    Nė sytė e tė dobėtit gjerat e imėta u zmadhuan
    Ne sytė e tė fortit u zvogėluan gjėrat e mėdha


    Shiko hipokritet: sa te ulėta janė ambiciet e tyre dhe sa te ftohta janė vullnetet e tyre. Kėto janė fjalėt e tyre: “Mos dilni ne ketė vape. me lejo mua e mos u fut ne sprove, shtėpitė tona janė te pambrojtura, frikėsohemi se po na godet ndonjė bela, neve All-llahu dhe i Dėrguari i Tij nuk na premtuan veēse mashtrim”. Oh sa te humbur e te shkatėrruar qe janė kėta shpirtra. Interesimi i tyre i vete, janė barqet, enėt, shtėpitė dhe pallatet, ata asnjėherė nuk i ngritėn shikimet e tyre nė qiellin e yjeve dhe nuk shikuan ne yjet e vlerave.
    Problemi i tyre dhe fundi i dijes se tyre ėshtė: Shiko ne turma te mėdha te njerėzve e do t’i shohėsh ne mėngjes e mbrėmje se shkaku i brengave te tyre janė mospajtimet dhe grindja me gruan, te birin, kushėririn, apo ndonjė fjale neveritėse a ndonjė qėndrim i lige. Kėto janė fatkeqėsitė e kėtyre njerėzve, nuk kane qėllime te larta me te cilat do te angazhoheshin, nuk kane ndonjė interesim te dobishėm qe do t’ua mbushte kohen; e kane thėne: Kur del uji prej ene sate e mbush ajri – prandaj mendo pėr atė ēėshtje pėr te cilėn bezdisesh e mėrzitesh, meriton qe ta harxhosh ketė mund e ketė lodhje, sepse ti i dhe asaj prej mendjes tende, prej mishit dhe gjakut tėnd, prej qetėsisė dhe kohės tende.
    E ky ėshtė mashtrim ne marrėdhėnie dhe humbje katastrofave ēmimi i se cilės ėshtė shume i ulet, ndėrsa psikologet preferojnė: Ēdo gjeje veri njė mase dhe kufi logjik; e me e vėrtete se kjo ėshtė fjala e te Lartėsuarit: “All-llahu pėr ēdo gjė ka vėnė masė”(Kur’an); andaj ēdo ēėshtje jepja kufirin dhe masėn e saj e ruaju teprimit.
    Problemi dhe preokupimi i sahabėve te devotshėm ishte nder drurin e dhėnies se besės, e kėshtu e arritėn kėnaqėsinė e All-llahut, ndėrsa me ta ishte edhe njė njeri qe e angazhoi deveja e tij kėshtu qė i iku besatimi e u shpėrblye me urrejtje e hidhėrim.
    Hidhi gjerat e ulėta dhe mos u merr me to, do ta shohėsh se shume brenga e mėrzi do te largohen nga ti dhe do jesh i kėnaqur e i gėzuar.
    A known mistake is better than an unknown truth.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i njėzetetetė: Kėnaqu me atė qė ta ka caktuar All-llahu do tė jesh njeriu mė i pasur

    Edhe pse disa kuptime te kėtij shkaku janė cekur, porse desha qe kėtu ta thjeshtėsoj ne mėnyre qe me shume te kuptohet, e ajo ėshtė se ti duhet te jesh i kėnaqur me atė qe te ėshtė ndare nga pasuria, trupi, fėmiu, banesa dhe talenti, e ketė e vėrteton edhe Kur’ani: “Merre atė qė ta kam dhėne dhe bėhu falėnderues”.
    Shume prej dijetareve dhe gjeneratės se pare kane qene te varfėr dhe nuk kane pasur pasuri e as banesa, as mjete transportuese, por me gjithkėtė jeta e tyre ishte e pasur dhe ishin te lumtur, e edhe njerėzimin e bene te lumtur, pėr arsye se atė qė All-llahu u dha atyre prej te mirave e orientuan ne rruge te drejte, kėshtu qe jetėt, koha dhe talentet e tyre u bėn te bereqetshme, derisa pėrballe kėtyre u gjenden turma te mėdha te cilėt kishin pasur, fėmije e begati, porse ato ishin shkak i palumturisė dhe fatit te keq te tyre, ngase ata devijuan nga natyrshmėria e pastėr e tyre dhe nga rruga e drejte, e mu kjo ėshtė argument i prere se pasuria dhe gjerat nuk janė ēdo gje. Shikoi ata qe morėn diploma botėrore, porse ata ishin te panjohur ne dhėnien, kuptimin dhe gjurmėt e tyre, derisa do te gjesh te tjerė qe pak dije kishin, por nga ajo dije rrjedhėn lumenj qe vėrshuan me dobi, ndėrtim e pėrmirėsim.
    Nėse dėshiron te jesh i lumtur, kėnaqu me fotografinė tende ne te cilėn te ka krijuar All-llahu, behu i kėnaqur me gjendjen tende familjare, me zėrin tėnd, me nivelin e te kuptuarit tėnd dhe me te ardhurat tua, bile disa pedagoge modest shkojnė edhe me lart nga kjo dhe kėshillojnė: Kėnaqu me mė pak se qe je ti tani dhe pate te cilėn ti e posedon tani edhe recituan:

    Lumturia yte me e larte nėse je i menēur
    Ėshtė te mendosh pėr njė gjendje pėrveē asaj ne te cilėn jeton


    Ja ku e ke njė katalog shembullor te mbushur me njerėz te shkėlqyeshėm po qe standardet e tyre te kėsaj bote ishin mjaft te ulėta:
    Atta bin Ebi Rebbah ishte dijetar i madh ne kohen e tij, rob i zi, hundėpėrpjetė, flokėkaēurrel e i paralizuar.
    Ahnef bin Kajs, njeriu me i bute nder arabet ne pėrgjithėsi, shtat thate, i gėrbulur e kėmbėholle.
    A’meshi, muhaddith i botes, prej robėrve, shikimdobėt, i varfėr e duargjate, me rroba te leckosura dhe shtėpi te keqe.
    Bile, te gjithė pejgamberet fisnike paqja dhe shpėtimi i All-llahut qofte mbi ta ishin brinje te deleve, Davudi ishte farkėtar, Zekerijau zdrukthėtar, Idrisi rrobaqepės, ndėrsa ata ishin njerėzit me te mire dhe me te zgjedhur. Prandaj vlera jote qėndron ne talentin tėnd, ne punėn tende te mire, ne dobinė dhe moralin tėnd dhe mos u dėshpėro pėr atė qe te ka kaluar prej bukurisė, pasurisė e fėmijėve, kėnaqu me ndarjen e All-llahut: “Ne e kemi ndarė midis tyre jetesėn e tyre nė jetėn e kėsaj bote”(Kur’an).
    A known mistake is better than an unknown truth.

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anėtarėsuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    Shkaku i njėzetenėntė: Pėrkujtoja vetes tende xhennetin gjerėsia e te cilit ėshtė sa qiejt e toka

    Nėse uritesh ne ketė bote apo varfėrohesh, mėrzitesh, sėmuresh, te mungohet e drejta, apo e shijon ndonjė padrejtėsi, pėrkujtoje veten tende me begatinė, rehatin, qetėsin, gėzimin, kėnaqėsinė, sigurinė dhe pėrjetshmėrinė ne xhennetet e Neimit, ngase nėse ti e beson njė gjė te tille dhe punon pėr njė pėrfundim te tille, te gjitha humbjet tua shndėrrohen ne fitime, telashet tua ne dhuratė, e njerėzit me te menēur janė ata qe punojnė pėr ahiret ngase ajo jete ėshtė me e mire dhe e amshueshme.
    Ndėrsa njerėzit me budallenj janė ata qe ketė jete e shohin si vendqėndrim te pėrjetshėm te tyre, si shtėpi dhe fundi i dėshirave te tyre, e do t’i shohėsh te tillėt si njerėzit me te padurim pranė fatkeqėsive, qe me se shumti pendohen pranė telasheve, pėr arsye se ata nuk shohin pėrveē kėsaj jete te tyre te ulet e kalimtare, nuk mendojnė pėrveē asaj e as qe punojnė pėrveē se pėr te e aspak nuk dėshirojnė qe t’u turbullohet e prishet kėnaqėsia dhe gėzimi i tyre. E sikur te tillėt ta kishin hequr mbulesėn nga zemrat e tyre dhe perdet e paditurisė nga sytė e tyre do t’u kishin folur vetes se tyre pėr shtėpinė e pėrjetshmėrisė, begatitė e saja, shtėpitė e pallatet e saja dhe do ta kishin dėgjuar ligjėratėn e shpalljes ne pėrshkrimin e saj, e pasha All-llahun ajo ėshtė shtėpia e cila meriton pėrkujdesjen, mundin dhe lodhjen.
    A kemi menduar valle pėr pėrshkrimin e banoreve te xhennetit se ata nuk sėmuren, nuk brengosen e nuk vdesin, nuk u shkatėrrohet rinia e as nuk u vjetėrsohen rrobat?- ne dhomat qe ana e jashtme shihet nga brenda e brendėsia e tyre shihet nga jashtė, ne to ka ēka syri nuk ka pare e as veshi s’ka dėgjuar e as qe dikujt ne mendje i ka shkuar, atje kalorėsi ecėn nen hijen e drurit qe pėr 100 vite nuk mund ta kaloje, gjatėsia e tendave atje ėshtė 60 mila, lumenjtė rrjedhin, pallatet e saja janė te larta, frytet janė te gatshme, ujerat burojnė, shtretėrit larte janė te venduar, gotėt janė te shtruara, jasteqet janė te renditura, shiltet e qėndisura janė kudo te shpėrndara, ėshtė kompletuar kėnaqėsia ne te, ėshtė lartėsuar pėrjetimi ne te, aroma kundėrmon ne te, pėrshkrimi i saj ėshtė madhėshtor, atje ėshtė fundi i dėshirave... pra, ku janė mendjet tona qe nuk mendojnė? Ē’kemi qe nuk po marrim ne konsiderate?
    Nėse pėrfundimi qenka ne ketė vend, atėherė fatkeqėsitė e te goditurve le te bėhen me te lehta, le te kėnaqen te brengosurit dhe le te gėzohen zemrat e te varfėrve.
    Pra, o ju qe u ka goditur varfėria dhe o ju qe jeni te sprovuar me fatkeqėsi, veproni mire qe ta banoni xhennetin e All-llahut dhe ta keni ne fqinjėsi Atė, te shenjte janė emrat e Tij “Paqja dhe shpėtimi qofte mbi ju pėr atė qė duruat, sa i bukur qė ėshtė pėrfundimi nė ketė vend”(Kur’an).
    A known mistake is better than an unknown truth.

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lumturia...
    Nga Erlebnisse nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 12-10-2024, 15:28
  2. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  3. A ka lumturi tė pėrhershme nė jetė?
    Nga fisniku-student nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 14-12-2006, 15:20
  4. Pėr tė qenė tė lumtur
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 17:36
  5. Pse ngec kompjuteri? Disa shkaqe...
    Nga benseven11 nė forumin Trajnim & leksione
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-08-2003, 12:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •