Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Hapat e mëtejmë vetëm në koordinim me BE-në dhe SHBA-në, thonë Sejdiu e Thaçi

    Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), fituese e zgjedhjeve të 17 nëntorit, Hashim Thaçi, i siguruan të enjten diplomatët ndërkombëtarë se institucionet e Kosovës do të shpallin pavarësinë vetëm në koordinim të plotë me SHBA-në dhe BE-në.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Shqipëria mbetet e vendosur për pavarësinë e Kosovës, tha presidenti Topi

    Kryetari Bamir Topi shprehu përpara 700 të ftuarve në Pallatin e Brigadave vendosmërinë e madhe të Shqipërisë në mbështetje të pavarësisë së Kosovës. Zoti Topi e bëri deklaratën në pritjen që dha mbrëmë rreth orëve 19:30 deri 20:30, për nder në Ditës së Flamurit, 95 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë në 1912 nga Ismail Qemal Bej Vlora.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Pas 10 dhjetorit e vetmja zgjidhje mbetet shpallja e pavarësisë

    Dështimi i bisedimeve po e rrezikojnë paqen në Ballkan, thonë diplomatët. Sipas mediave ndërkombëtare, shpallja e pavarësisë mbetet e vetmja zgjidhje pas 10 dhjetorit. Mirëpo, derisa Uashingtoni besohet se do ta njohë pavarësinë e Kosovës, kjo rrezikon ta përçajë Bashkimin Evropian.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    I come back
    Anëtarësuar
    01-10-2005
    Postime
    345
    Patjeter qe pavaresia do shpallet ne koordinim me Ameriken dhe disa shtete te Evropes. Sepse pas pavaresise Kosova do kete nevoje per ndihma te medhaja ekonomike.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Dje në Baden të Austrisë përfunduan bisedimet

    Përfunduan bisedimet treditore, që u mbajten në Baden të Austrisë ndërmjet delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Treshes: Vizner, Ishinger dhe Harçenko. Nuk është shënuar asnjë përparim në këto bisedime dhe nuk është arritur ndonjë marrëveshje konfirmuan palët negociatore pa mbarimit të bisedimeve.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Thaçi ka paralajmëruar sërish se Kosova do të jetë shtet i pavarur

    Kreu i PDK-së dhe anëtari i Ekipit të Unitetit, Hashim Thaçi, pas përfundimit të bisedimeve në Baden të Austrisë ka konstatuar se Prishtina dhe Beogradi nuk mund të arrijnë kompromis rreth statusit. Thaçi ka paralajmëruar me këtë rast se Kosova do të jetë shtet i pavarur dhe do të garantojë paqe e stabilitet, duke përjashtuar mundësinë që sërish të ketë luftë dhe vrasje. Pas takimit me delegacionin e Beogradit dhe me Treshen ndërmjetësuese Thaçi ka konstatuar se pozicionet e Prishtinës dhe Beogradit, janë krejësisht të kundërta.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Taulant_it
    Anëtarësuar
    20-08-2007
    Postime
    31
    sot pashe ne sky ,nje interviste qe i bene presidentit francez dhe kryeministrit italjan per çeshtjen e kosoves dhe qe te dy u pergjigjen qe nuk ka zgjidhje tjeter perveç pavaresise
    .eshte nje gje shume e mire kjo

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Hilari Klinton: Mbeshtes shpalljen e pavarsise se Kosoves

    Senatorja amerikane Hillary Clinton ka deklaruar se mbështet fuqishëm njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara nëse qeveria në Prishtinë vendos të shpall pavarësinë.
    Derisa Rusia kërcënon me veto në Këshillin e Sigurimit, ne duhet të jemi të gatshëm që të mbështesin fuqishëm vullnetin e shumicës në Kosovë. Nëse qeveria në Prishtinë vendos të shpall pavarësinë, fuqimisht do të mbështes njohjen nga ana e Shteteve të Bashkuara të pavarësisë dhe do të ftojë Bashkimin Evropian të bëjë të njëjtën gjë, ka deklaruar Hillary Clinton.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #9
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Kamerun: Ballkani eshte ne krize

    Pasiguria rreth statusit të ardhshëm të Kosovës mund të cojë drejt paqëndrueshmërisë dhe mund të nxisë dhunën në Ballkan, tha kreu i opozitës konservatore britanike, David Cameron në Institutin Brookings në Uashington.
    Në Ballkan po ngjizet një krizë dhe ne duhet të veprojmë tani për ta penguar një gjë të tillë, tha Kameroon i cili ka mbështetur kërkesën amerikane për pavarësinë e Kosovës.
    Ai shtoi se vendet evropiane dhe Shtetet e Bashkuara nevojitet të jenë të vendosura ndaj Serbisë. Cameron tërhoqi vëmendjen se Serbia nuk duhet të lejohet të nxisë trazira në pjesë të tjera të Ballkanit për të zhvleftësuar aspirtatën e Kosovës për pavarësi.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Tema të Ngjashme

  1. Oda ( sofra ) Drenicake
    Nga projekti21_dk në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 1405
    Postimi i Fundit: 09-09-2017, 20:20
  2. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovës
    Nga ideus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  3. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •