Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102

    Treshja me keqardhje pranon se kanë dështuar negociatat Prishtinë-Beograd

    Treshja ndërkombëtare në konferencën e përbashkët pas përfundimit të procesit negociator ka konfirmuar me keqardhje se gjatë këtyre katër muajve të negociatave nuk është arritur asnjë rezultat i dëshirueshëm. Treshja ka theksuar njëzëri se çështja e Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt që është e mundur.

    Ndërmjetësi evropian në këtë negociata, Woflgang Iscchinger, ka thënë se përpjekjet e treshes kanë qenë të mëdha për t’i afruar qëndrimet e palëve, por ato nuk janë pajtuar për asnjë zgjidhje. Ai ka thënë se treshja do të hartojë një raport faktik dhe nuk do të konkludojë asgjë, por do t’ i mbetet Këshillit të Sigurimit dhe qeverive të shteteve të vendosin se çfarë do të ndodhë ditët në vazhdim. Nga ana tjetër, ndërmjetësi amerikan në këtë proces, Frank Wisner, ka thënë se është me rëndësi që rekomandimet e Grupit të Kontaktit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, ta vërtetojnë se status-quoja është e paqëndrueshme dhe duhet një zgjidhje sa më e shpejtë që është e mundur. Ambasadori amerikan përpos që ka lavdëruar punën e treshes, ka paralajmëruar lidershipin shqiptar dhe serb të mos nxisin asnjë dhunë të re. Përfaqësuesi rus, Alexander Kharchenko, ka theksuar nevojën e vazhdimit të negociatave, duke thënë se marrëveshja më e qëndrueshme do të ishte ajo që arrihet në mes të palëve ndërmjet vete.

  2. #2
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Fjala e Veton Surroit në Baden të Austrisë Isha shume i befasuar, ne fakt i mbetur pa fjale, kur dëgjova sot nga dy jurist te njohur nga ana tjetër e tavolinës formulimin se rezoluta 1244 është aq e qartë sa nuk ka nevoje për interpretim, apo jo zoti Fleiner?
    Po shoh se po pohoni.
    E pra,ekziston vetëm një sistem ku ligjet nuk janë çështje e interpretueshme e ai është sistemi diktatorial. Në të gjitha demokracitë ligjet janë subjekt i interpretimeve. Është bazament i ndërtimit të sistemit juridik. Janë të paramenduara për të qenë të interpretuara përndryshe do të ishin vendime të prera te një sistemi diktatorial.

    Në rezolutën 1244, dhe nuk do të ndalem shumë në të, sepse mendoj se duhet një sqarim me i detajuar nga zoti Shala. Por kur përmendët artikullin 11 të rezolutës 1244 e përdorët në favorin tuaj. Tani më lejon tu tregoj interpretimin i cili mund te përdoret ne favor te palës tjetër. Ju thoni se çdo zgjidhje duhet bazohet në autonomi substanciale, por autonomia substanciale ne këtë rezolute, në artikullin 11, parashihet si fazë e ndërmjetme e cila i paraprinë - dhe këtu po citoje - “zgjidhjes finale te statusit”, e unë do te përdorja fjalën zgjidhje e përhershme. Dhe kjo në thelb, legalisht, logjikisht apo si te doni, thotë se autonomia substanciale nuk është zgjidhje e paragjykuar. Po e përdorni rezolutën 1244 si formulë për paragjykim derisa 1244 është gjendja në të cilën jemi sot. Jemi duke diskutuar statusin bazuar në premisat e rezolutës 1244 e cila thotë se duhet te ketë një proces ne te cilin bisedohet për zgjidhjen e finale te statusit.
    Ne kemi diskutuar për statusin, ne nuk i jemi shmangur diskutimit për status, kemi diskutuar për statusin ne formën ne te cilën ne e shohim statusin. Për ne statusi është pavarësia ndërsa për ju është format tjetër i statusit. Por, megjithëse kemi biseduar në dy kanale te ndryshme te komunikimit nuk kemi arritur pajtim për sa i përket formateve, koncepteve dhe modeleve tjera. Kemi insistuar qe nga takimi i parë dhe po insistojmë sot ne takimin e fundit se nuk ka zgjidhje për Kosovën e cila parasheh subordinimin e Kosovës ne sistemin juridik serb. Ne nuk e duam dhe nuk do ta kemi. Ne dëshirojmë të kemi partneritet dhe duam te kemi një marrëveshje te bazuar ne partneritet. Jemi bashkëpunues ndërsa varet nga ju se a do ta pranoni apo jo këtë gatishmëri.

    Më lejoni t’ju tregoj se nga po vijmë dhe se ku po pretendojmë të shkojmë. Nga takimi i fundit kemi pas një deklaratë nga presidenti Tadiq për personat e zhdukur, në të cilën merret përgjegjësia e shtetit serb. Mendoj se kjo është një qasje që si delegacion do përshlndetur. Personat e zhdukur është një çështje të cilën e ndajmë së bashku dhe është dhimbje të cilën duhet ta ndajmë dhe ta posedojmë. Është dhimbje e cila duhet shfrytëzuar për përmirësimin e marrëdhënieve tona. Nëse mëtutje vazhdojmë me këtë lloj gjuhe atëherë arrijmë te përkushtimi i përbashkët për një moment, apo një datë, në të cilët dy palët deklarojnë se është qëllim i yni që kjo gjë të mos përsëritet sepse ne kurrë më nuk duhet të lejojmë që të arrijmë tek situata e cila krijon persona të zhdukur.

    Që nga takimi i Brukselit poashtu po dëgjoj deklarata dhe një deklaratë të veçantë të thënë fillimisht nga zoti Koshtunica dhe të përsëritur nga zoti Tadiq më pas se oferta nga Serbia është ofertë e cila mund të pranohet sot për tu tejkaluar si periudhë transitore 20 vjeçare dhe pas kësaj periudhe do të duhej të uleshim prapë për të diskutuar se a është adekuat ky model i aranzhimit të statusit. Në një mënyrë paradoksale po arrijmë tek një pikë konsensusi në këtë çështje sepse është interesante por propozimi jonë dhe ajo që ju po thoni është pakashumë e njëjtë sepse nuk shohim mundësi që të arrijmë marrëveshje për status të përhershëm formë të negociatave. Kur thoni ti kemi 20 vjet te një statusi dhe me pas te bisedojmë për një status tjetër atëherë po propozoni edhe një faze te ndërmjetme ndërsa ne po themi se nuk duam procese të ndërmjetme. Dhe nëse kjo është oferta juaj ne duhet tu përgjigjemi se kjo është një ofertë të cilën nuk mund ta pranojmë.

    Por isha i impresionuar me deklaratën e zotit Koshtunica sepse mendoj se prek thelbin e çështjeve të cilat i trajtojmë si probleme por edhe mund të përdoret si zgjidhje në të ardhmen. Kemi dëgjuar përgjatë procesit të Ahtisarit pjesë të ndara të këtij qëndrimi nga elokuenca e zotit Jakshiq por asnjëherë me aq konkretësi siç e bëri kryeministri Koshtunica. Dhe baza e saj është të ballafaquarit me konceptin e serbizmit, dhe kjo është çështje të cilën do të duhej ta trajtonim në këtë konferencë. Ka të bëjë me identitetin e popullit serb, historinë e tij, jetët e qytetarëve serb dhe trashëgiminë kulturore të Kishës Ortodokse Serbe. Dallimi qëndron në deklaratën e bërë nga zoti Koshtunica sepse - nëse më kujtohen saktë fjalët- e keni përdorur formulimin i cili kërkon pronësi ndaj Manastirit të Deçanit apo atij të Graçanicës apo identiteti serb ne tërësi. “Është përgjegjësi e shtetit serb që të udhëheqë me Gracanicen dhe Deçanin për shkak të identitetit serb” thuhej pakashum ne deklarate. Pozicioni ynë nuk është ai i pronësisë. Ne nuk besojmë në pronësinë e Deçanit apo Gracanicës dhe këtë u munduam ta sqarojmë në takimin me treshen. Të marrim një shembull të thjeshtë siç është Deçani. Manastiri i Deçanit është diçka të cilën nuk mund ta posedosh si shtet. I përket në aspekt kulturor botës si qendër e trashëgimisë, në aspekt fetar i përket Kishës Ortodokse Serbe dhe ju zotërinj nuk jeni te titulluar ta udhëhiqni atë, në aspekt kulturor poashtu Manastiri i Deçanit shërben si urë lidhëse në mes dy formave të krishterimit. Është ndërtuar si kishë me model arkitektonik perëndimore ndërsa ka shërbesën e kishës lindore. Është simbol i cili duhet jetë i përbashkët, i ndarë nga të gjithë. Është diçka që ilustron projektimet tona për të ardhmen.

    Familja ime vjen nga Prizreni dhe ju e përmendët zoti kryeministër Kishën e Bogorodicës . Në Prizren ekziston poashtu kisha e Shën Premtës. Shën Premtja ilustron Kosovën dhe kuptimin e saj. Në një pikë historike ky vend ishte tempull parakrishter, u shndërrua në kishë katolike tani është kishë ortodokse serbe ndërsa në një periudhë të sundimit osman ishte xhami dhe quhej Xhuma Xhami apo Xhamia e së premtes dhe kremtonte te premten si dite te veçante për kulturën islame. Andaj është diçka të cilin as ju as ne nuk mund ta posedojmë por është diçka që mund ta ndajmë së bashku. Dhe ky është qëllimi ynë që të ndajmë bashkërisht kulturën tonë dhe atë tuajën, duam të shohim mënyrat se si ti ndërtojmë, mbrojmë dhe komunikojmë së bashku. Si mundemi që bashkërisht të kontribuojmë në mbrojtjen e identitetit serb në Kosovë. Si bashkërisht të krijojmë ambient të sigurt për serbët që jetojnë në Kosovë dhe për ata që dëshirojnë të kthehen dhe si bashkërisht të kontribuojmë në mbrojtjen e identitetit të serbëve të Kosovës si pjesë e identitetit të përbashkët kosovar.

    Dhe u kemi propozuar një traktat dhe nuk jam i sigurt se ju është shpërndarë të gjithëve në delegacionin tuaj. Do të ishim të lumtur nëse i lëshoni një sy. Mos paragjykoni. Fakti se ju e pranoni apo jo nuk çon peshë në aspektin e pranimit formal si propozim negociator. Pranojeni së paku si një propozim jozyrtar. Dhe nëse doni ia hiqni edhe kopertinën për shkak se në titull thuhet “traktat në mes shtetesh” dhe ju nuk dëshironi ta pranoni atë formulim. Shikoni përmbajtjen. Shikoni se cilat janë ato pika të cilat mendoni se janë të dobishme apo mendoni se duhet hequr. Na informoni për këtë e kemi edhe një pasdite për të biseduar.

    Më lejoni , në fund të prezantoj se kush jemi ne, sepse nuk kemi pasur rast deri tani në këto dy vjet negociatash Ta prezantoj delegacionin e Kosovës. Që të pesë anëtarët e Ekipit të Unitetit kemi ardhë këtu me histori të ndryshme.

    Zoti Kolë Berisha ishte marrë nga forcat serbe në një natë të vitit 1989 ishte dërguar në burg. Dhjet policë në njërën anë dhe dhjetë në anën tjetër e rahnin atë duke hyrë në dhomën e burgut. Ai nuk pajtohej me aranzhimet kushtetuese të propozuara dhe të imponuara nga zoti Millosheviq. Ai mendonte se gjerat duhet të rrjedhin në kah tjetër. Ai ka kaluar 18 vite të jetës duke luftuar që gjërat të ndryshojnë, duke u përpjekur të luftoj për dinjitetin e familjes së tij, për dinjitetin e tij dhe popullit te tij.

    Kryeministri Çeku ka luftuar dy luftëra. Në një ditë të marsit apo prillit të vitit 99 fshati i tij ishte rrethuar, njerëzit nga ishin marrë nga forcat serbe ndërsa komandanti i policisë kishte pyetur se kush është babai i gjeneralit Ceku. Ai ishte nxjerre nga masa dhe ishte ekzekutuar. Kryeministri gjate tete viteve te fundit po përpiqet të kërkojë një jetë me dinjitet për familjen dhe popullin e tij.

    Kryetari Sejdiu dhe unë morëm pjesë në demonstrata dora e tij i ishte thyer nga dhuna e policisë serbe, poashtu edhe krahu im. Ishim kundër luftës që po zhvillohej kundër civilëve në Kosovë. Ishim kundër vrasjes së njerëzve për të imponuar aranzhmanet kushtetuese.

    Zoti Thaqi. Kur krejt ky proces filloi zot Thaqi ishte student. Ai ishte nxjerr jashtë me forcë nga fakulteti i tij. Ai luftoi, luftoi me studimet e tij , luftoj me armët e tij. Luftoj për dinjitetin e tij dhe të popullit të tij.

    Të gjithë ne, të pestit, nuk kemi ardhë këtu me urrejtje por përkundrazi me dinjitet. Dinjitet të cilin dëshirojmë ta ndajmë duke dëshiruar një zgjidhje të dinjitetshme. Një zgjidhje që do të ndihmoj, do tu ndihmoj edhe juve, një zgjidhje që do të mbrojë identitetin serb në Kosovë për ç‘gjë edhe ju po përpiqeni. Kjo është thelbi i asaj që dëshirojmë të marrim me vete sot.

  3. #3
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Sejdiu: Kuvendi i Kosovës do të vendosë pas 10 dhjetorit
    Kuvendi i Kosovës do të jetë ai që do të vendosë, pas përfundimit të kësaj faze të negociatave, dhe këtë do ta bëjë në koordinim të plotë me partnerët në bashkësinë ndërkombëtare, ka thënë në Baden presidenti Fatmir Sejdiu. Ai ka theksuar se Serbia dëshiron që të mbajë nën tutelën e vet vullnetin e 2 milionë qytetarëve, që duan të qeverisin me veten.

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Koshtunica: Negociojmë edhe dy vjet, në fund vendos Këshilli i Sigurimit
    Kryeministri serb Vojislav Koshtunica ka propozuar në Baden që negociatat për statusin të zgjasin dy vjet dhe epilogu i tyre të arrijë aty ku ka nisur – në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Ai ka vlerësuar se negociatat për statusin nuk kanë dështuar, sepse Serbia e ka pasur mundësinë që të shtronte argumentet e veta dhe tashti pret vendim të Këshillit të Sigurimit.”Prishtina kërkon zgjidhje jashtë të së Drejtës ndërkombëtare dhe nuk pajtohet me asnjë propozim konkret, pos pavarësisë”, ka thënë Koshtunica
    p.s Shiko Kete Ende Mban Shpresa Se Kosova Do Te Jete E Serbise

  5. #5
    Pasioni për shkencën Maska e Qendi
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Kosovë
    Postime
    2,102
    Çeku thotë se vendi do të bëhet shumë shpejt i pavarur
    Kryeministri i Kosovës, Agim Çeku ka thënë në mbrëmje në Baden se Kosova do të bëhet shumë shpejt e pavarur. Sepse bashkësia ndërkombëtare e përkrah propozimin e Martti Ahtisaarit. Sipas tij bisedimet janë zhvilluar në atë mënyrë që Serbia ta kuptojë se pavarësia e Kosovës nuk është rrezik për të dhe as për serbët e Kosovës. “Serbia fillimisht nuk e ka pranuar pavarësinë e asnjë vendi nga territori i ish-Jugosllavisë, por më vonë i ka pranuar ato”, ka thënë kryeministri Çeku.

  6. #6
    Shqetësimet e Lordit Eshdaun për stabilitetin në Ballkan


    Ka një zgjidhje për Kosovën dhe ajo është pavarësia në kohën e duhur


    E ardhmja e Ballkanit sërish është në balancë. Dy vjet bisedime për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës kanë dështuar. Serbia thotë se është e gatshme të jape autonomi të plotë territoriale, por shqiptarët e Kosovës, shumicë kërkojnë as më shumë e as më pak pavarësi .

    BBC bisedoi me Lordin Pedi Eshdaun, ish-Përfaqësuesin e Lartë të OKB-së në Bosnje dhe ish-udhëheqës i Partisë Liberaldemokrate të Britanisë së Madhe.

    Lordi Eshdaun thotë se ka vetëm një zgjidhje për Kosovën dhe kjo është që në kohën e duhur Kosova të bëhet e pavarur.

    Fillimisht Lordi Eshdaun i përgjigjet pyetjes, se a nuk ka ardhur koha që të merret një qëndrim i menduar mirë, pasi mund të trazohet situata, e cila gjithësesi është e tensionuar dhe rrezikshme ?

    Lordi Eshdaun: Ka ardhur koha të merret një vendim, i cili duhej të merrej në vitin 1999-të, kur mbaroi lufta.

    Shiko, ka një fakt që është i qartë, dhe i kuptueshëm dhe i njohur nga të gjithë, megjithëse ndonjë përpiqet ta mohojë atë, dhe pikërisht fakti se nisur nga mënyra sesi Beogradi e trajtoi dhe qeverisi Kosovën, ku serbët janë pesë për qind e popullsisë dhe shqiptarët e Kosovës janë 95 për qind e saj, Serbia humbi të drejtën morale dhe atë praktike për të qeverisur Kosovën.

    Kjo ndodh. Britania për shembull, e humbi të drejtën morale dhe praktike për të qeverisur Irlandën, për shkak të mënyrës sesi ne e trajtuam Irlandën. Dhe Irlanda u bë një shtet i veçantë. Ky ishte realiteti.

    Ky është një vendim, i cili duhej marrë menjëherë pas luftes në Kosovë në 1999-tën.

    Shumë nga ne ishim të mendimit se sa më shumë zgjatej kjo punë, aq më e vështirë do të bëhej situata, pasi do ti mundësonte Beogradit dhe forcave jo-konstruktive në rradhët e shqiptarëve të Kosovës, që të manovronin në këtë vakum të krijuar.

    Kjo i ka krijuar hapsirë Rusisë për të luajtur me këtë çështje.
    Ka vetëm një zgjidhje për Kosovën dhe kjo është që në kohën e duhur Kosova të bëhet e pavarur.

    Poqese ky vendim do të ishte marrë më herët, nuk do gjendeshim sot në këtë pozitë qe jemi.

    E dyta, kjo tashmë është lënë si një çështje e hapur prej aq shumë kohësh, saqë është shndëruar në faktor destabilizues në pjesë të tjera të Ballkanit.

    Shqetësimi im nuk është vetëm Kosova, e cila është boll serioze si e tille, por relativisht e kufizuar.

    Aktualisht egziston një propabilitet i madh që serbët në Republika Srbska në Bosnjë, do të shpallin pavarësinë e njëanshme, çka do të krijojë një problem shumë, shumë të madh.

    Në fakt, problemi më i madh që fshihet pas Kosovës, të cilën nuk e kanë komentuar shumë, është problemi i Bosnjës. Dhe ky destabilizim do të jetë jashtëzakonisht shqetësues.

    BBC: Lordi Eshdaun, flitet për armatosje të paraushtarakëve, dhe riformime të njësive të tyre...?

    Lordi Eshdaun: Unë nuk them se ato nuk janë serioze, por shqetësimi i vërtetë është ky. Jo se nuk do të ketë konflikt, siç kërcënon ushtria e Car Llazarit, e kështu me rradhë.

    Unë mendoj se ky nuk është problemi i vërtetë. Problemi i vërtetë është se, nëse do të ketë një shpallje të njëanshme të pavarësisë, nga serbet në veri të lumit Ibër në veri të Kosovës, e pasuar nga nje tjetër në Bosnjë, e cila do të çojë në ndarjen e shtetit boshnjak, dhe për pasojë do të zërë në grackë komunitetet myslymane në Srebrenicë, Kozarac dhe Brçko, brënda entitetit sërb, që i përket Beogradit, lind pyetja: Cfarë do të bëjë Perëndimi ?

    Dhe këtu kemi të bëjmë me një problemë shumë, shumë serioz.

    BBC: Lordi Eshdaun, udhëheqësi i opozitës këtu në Britani të Madhe, do të mbaj një fjalim, ku do të sugjerojë se forcat perendimore, të cilat mund të përfshijnë trupat britanike, duhen dërguar në Ballkan, për të parandaluar Rusinë nga ndezja e një lufte tjetër në rajon. A do ta mbështesnit ju një gjë të tillë ?

    Lordi Eshdaun: Unë do të doja të dëgjoja se çfarë do thotë Dejvid Kemërën.

    Jam i mrekulluar dhe i gëzuar që po mbaron periudha kohore kur pjesa tjetër e botës duket se kishte injoruar këtë çështje, dhe udhëheqësi i opozitës konservatore po tërheq vëmendjen për këtë problem.

    Kemi të bëjmë me një problem shumë, shumë serioz. Unë mendoj se duhet të mendojmë se çfarë veprimesh duhet të ndërmarrim, nëse do të ketë shpallje të njëanshme të pavarësive, veçanërisht në Bosnje.

    Dhe mendoj se duhet të përgatitemi për të përforcuar me trupa ato pjesë të Ballkanit, për të ruajtur stabilitetin.

    Mendoj se ka fare pak gjasa dhe e dyshoj që Dejvid Kemërën, ka thënë se Rusia do të ndërhyjë ushtarakisht.

    Nuk mendoj se ka perspektivë një gjë e tillë, por përforcimi i trupave është diçka, të cilën duhet ta shqyrtojmë si mundësi.


    BBC

  7. #7
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Hala su msut me prralla politike ha... do te nabej dikush nje te mir per ti ja kethyer ne sipas zakonit nent her me te mira? po kjo esht e njejta evrop,qe na ka nda,qe na ka vra qè jep urdhra per te te mos me na lan me u bashku,Vllau me vlla.
    Pse u dasht te bisedohet me shki,per me perfitu me shum simpati ndaj evropianve dhe amerikes se ne sjemi(Kriminel),po ne kemi luftu armikun uzurpusin ne shekullor,qe na ka vjedh na ka vra naj ka mar buken nga goja,A jemi te qmendur ne apo Politikanet qe asnje nuk flet nga i dhem shpirti,por nga i dhimbset karriga dhe parate e majme qe han e pin bashk me evropian e shkie shkina kuj me guj.. o zgjou o shqiptar.. dhe zgjoi edhe te tjeret se ata edhe ne gjum varrin ta bajn, mos me pas tut.
    Qka mbas 10 dhjetorit, prap ashtu siq e kan nisur dhe jan duke e lozur horen e pambarim, Shqiptaret luajn valle vetem me shqiptar e jo me Musafir te panjohur qe edhe sod e kesaj dite spo ja ndalin kanges.
    POR NEJ DIT KEMI ME LUJT EDHE ME VETE ASHTU SI LUJTEM ME TA
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  8. #8
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Eshte ditur qe negociatat do deshtojne.
    S'ka patur ne fakt per c'te negociohet.
    Serbet kerkojne kthimin e Kosoves nen administrimin e tyre, nderkohe qe shqiptaret kerkojne te drejten e tyre per te vendosur vet per fatin e tyre. Me kesi qendrime te ekstremeve te kunderta, eshte ditur qe s'do mberrihet kurfare marreveshje.

    Serbet asnjehere s'kane qene te gatshem te humbasin, por kane humbur gjithnje.

    Perpara fushates ajrore te NATOs dhe aleateve kunder Serbise, Politika Perendimore e luste Millosheviqin qe te terheqe forcat e armatosura nga Kosova dhe t'i jape asaj nje autonomi te zgjeruar, te cilen shqiptaret e pranuan ne Marreveshjen e Rambujese, por serbet s'e deshen. Nuk e neshkruan Marreveshjen dhe per pasoje u granatuan dhe e humben tere Kosoven nga kontrolli.

    Me pas, Plani Ahtisari, iu ofroi shume kushte te mira serbeve ne Kosove, edhe pse Kosoves i jepte nje pavaresi (fillimisht) te kushtezuar, dhe perseri serbet nuk e pranuan. Me nje fjale, ata jane mesuar te humbasin, sepse s'i lejon krenaria idiote te heqin dore nga dicka qe s'eshte e tyre dhe s'ka pse te jete e tyre.

    Kosova duhet te punoje drejt demokratizimit te vendit dhe zhvillimit ekonomik. Eshte mire qe elita politike ne Prishtine t'i perveshet punes per te pastruar gjithe personelin e korruptuar dhe te filloje ndertimin e nje shteti te forte ligjor, me baza te forta ekonomike, qe do jete garanci per stabilitet ne rajon.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  9. #9
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anëtarësuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar më parë nga Qendi Lexo Postimin
    Treshja ndërkombëtare në konferencën e përbashkët pas përfundimit të procesit negociator ka konfirmuar me keqardhje se gjatë këtyre katër muajve të negociatave nuk është arritur asnjë rezultat i dëshirueshëm. .
    Sikur jane habitur!
    Punë, djersë, dashuri mes njerëzve dhe ndaj atëdheut.

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Shqiptarët e Beogradit mes Serbisë dhe Kosovës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 19:28
  3. Islami Në Trojet Iliro-shqiptare Gjatë Shekujve
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •