Close
Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 158
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Verberģ

    Ne pyellin e agonise mijevjeēare,
    rane ca rreze - fije ari.

    Rreptaz depertuan,
    saqe, ēdo gje zgjuan,
    ēdo gje.

    Syte e pergjumur e daltonik
    s’u ambjentuan dot
    me gjithe ate ndriēim.

    U qane shume,
    te gjithe u qane,
    teper shume,
    pemet gjethgjera siper serish i vune.

    Duke bere keshtu
    acaruan shpirtra e perendi
    e nga ata u denuan,
    edhe me t'perhershmen verberi.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Poeti

    Ne flladin e nxehte te veres,
    ne majen antike te penes,
    rendon dora e nje poeti,
    qe me lot te tij, tash po shkruan
    nga e tashmja, e djeshmja ēfare mbeti
    kembengul kur flet dhe vuan.

    Grimcat e vogla te se vertetes
    e djegin ne qiellezen e jetes,
    shqisat e egra e pelcasin,
    ndjenjat e shprehura jehojne,
    dhembet e fildishte kercasin,
    por dhimbjet s’dine t’i mbarojne.

    Zgjedhjet dynden e shuhen,
    veshtiresite jetes i duhen;
    por genjeshtren qe dikush ndjell
    e qe premton ngushellim,
    eshte si fara qe mbjell
    kalbet e kurre nuk mbin.

    Poeti eshte poet,
    flet ate qe ndjen,
    vdes per fjalen e vet,
    por jeten s’e genjen.

    …e nese poesia s’te tregon,
    poetin mos e pyet,
    se ēfare e djeg ne zemer,
    zjarr e nxjerr ne pah.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Vargu im ēalues.

    E qendis bregdetin e ketij muzgu
    me gjurmet e mia, qe prape vetmuese
    enden e veniten, si rete mbi horizont,
    njera pas tjetres. E behen trishtuese
    ato tallaze qe rrotullohen shkumbuese
    mbi therrmiat e reres, si ēdo sekond,
    me Ty, qe vazhdimesine me frymezon.

    Nje tjeter bregdet shtrihet pertej.
    Gjurmet e tua i shprush e njejta vale,
    qe perēart percjell ndjenja te trazuara,
    me pulhirten dembele qe dal-ngadale
    mesyn drejt diellit qe avis mes duarve.
    E palos distancen, se kam shume mall,
    te di, se ku mrizon zemra ime e ndare.

    Ketu ne skaj te vargut tim ēalues,
    ky qiell nuk flet por vetem tkurret
    ne bluhin e vet, e behet me i thelle
    tek me len ne medyshjen e zeze.

    Ah muzg, nallban i paepur endrrash fluturake
    qe po e shungullon sonte shpirtin tim
    me dallget e detit e perendimin tend llafazan.

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Eja te dashurojme prane dritares

    Tash eja e dashur, te dashurojme prane dritares,
    qe t’na lakmojne te gjithe kuriozet e mbare lagjes,
    ata, qe kohen ma renduan mbi shpatulla ēdo nate,
    mungesen tende ne trup, ma gllenden porsi plage.

    Lakuriq te dashurojme e dashur, pa gajle, deri vone,
    te krenohemi me afshin e ndezur ne dhomen tone,
    t’na xhelozojne fqinjet e zgurdulluar, si une me pare,
    kur s’te kisha prane e kundroja i etur, si lisi i thare.

    Te ēmallemi mu ketu, perpara perdes gjysmehapur,
    per zerat qe sonte heshtin, por shpesh me kane tallur
    kur per syēkat e mi tinzar perleshje sensuale aktronin,
    duke me shpuar ne gjoks, pa ditur se sa me mundonin.

    Ta kuptojne dhe ata, qe sonte, vrojtojne te vetmuar,
    se jeta ka dy faqe, ku veē ne njeren jeton i dashuruar,
    ne tjetren do jesh e do xhelozosh dashurite ftojake,
    qe te pervelojne nga larg me epshet e tyre bubulake.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anėtarėsuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovė
    Postime
    214
    I nderuari Syku, qė nga fillimi pėrcjelli dhe me ėndje lexoj poezi qė ti shkruan. Janė vėrtetė tė bukura. Plotėsisht pėrkrahi mendimet qė i kanė shprehur billi99, agim metbala, palma dhe mondishall.

    pėrshėndetje tė pėrzemėrta
    xheladin hamza

  6. #46
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Syku Lexo Postimin
    Eja te dashurojme prane dritares

    Tash eja e dashur, te dashurojme prane dritares,
    qe t’na lakmojne te gjithe kuriozet e mbare lagjes,
    ata, qe kohen ma renduan mbi shpatulla ēdo nate,
    mungesen tende ne trup, ma gllenden porsi plage.

    Lakuriq te dashurojme e dashur, pa gajle, deri vone,
    te krenohemi me afshin e ndezur ne dhomen tone,
    t’na xhelozojne fqinjet e zgurdulluar, si une me pare,
    kur s’te kisha prane e kundroja i etur, si lisi i thare.

    Te ēmallemi mu ketu, perpara perdes gjysmehapur,
    per zerat qe sonte heshtin, por shpesh me kane tallur
    kur per syēkat e mi tinzar perleshje sensuale aktronin,
    duke me shpuar ne gjoks, pa ditur se sa me mundonin.

    Ta kuptojne dhe ata, qe sonte, vrojtojne te vetmuar,
    se jeta ka dy faqe, ku veē ne njeren jeton i dashuruar,
    ne tjetren do jesh e do xhelozosh dashurite ftojake,
    qe te pervelojne nga larg me epshet e tyre bubulake.

    Shume e bukur,shume me pasion,vargu teper i ndjeshem!
    Vazhdo keshtu Syku,suksese per me tej.

    Respekte
    "Carpe Diem"

  7. #47
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Syku Lexo Postimin
    [B][COLOR="DarkRed"]

    Ta kuptojne dhe ata, qe sonte, vrojtojne te vetmuar,
    se jeta ka dy faqe, ku veē ne njeren jeton i dashuruar,
    ne tjetren do jesh e do xhelozosh dashurite ftojake,
    qe te pervelojne nga larg me epshet e tyre bubulake.

    Bote e pakuptuar...

    Te kuptojne dhe ata qe si vemje te shkelin,
    te kuptojne edhe ata ,qe nje zemer sdine ta vjelin,
    te kuptojne shpirteligjte se cdo te thote qe te duash,
    te kuptojne "mekataret"...nuk ja vlen qe te vuash!

    Te kuptoje bota mbare, ēdo te thote mos kesh gjume,
    le te dehet pasioni,le te rrjedhe si nje lume,
    te kuptojne vete poetet qe me vargjet jane denuar,
    ta kuptoje penda tyre,qe kesaj bote duhet shkruar!

    Ta kuptojne njerezia dhe gjykime mos te kete,
    me pelqen te kete shkelqim,me pelqen nje tjeter jete,
    do te desha te shijoja bashke me yjet perendimin,
    ah ti bota lajkatare....fal dhe kurre mos jep denimin!

    Diana
    "Carpe Diem"

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga Syku Lexo Postimin
    Vargu im ēalues.

    E qendis bregdetin e ketij muzgu
    me gjurmet e mia, qe prape vetmuese
    enden e veniten, si rete mbi horizont,
    njera pas tjetres. E behen trishtuese
    ato tallaze qe rrotullohen shkumbuese
    mbi therrmiat e reres, si ēdo sekond,
    me Ty, qe vazhdimesine me frymezon.

    Nje tjeter bregdet shtrihet pertej.
    Gjurmet e tua i shprush e njejta vale,
    qe perēart percjell ndjenja te trazuara,
    me pulhirten dembele qe dal-ngadale
    mesyn drejt diellit qe avis mes duarve.
    E palos distancen, se kam shume mall,
    te di, se ku mrizon zemra ime e ndare.

    Ketu ne skaj te vargut tim ēalues,
    ky qiell nuk flet por vetem tkurret
    ne bluhin e vet, e behet me i thelle
    tek me len ne medyshjen e zeze.

    Ah muzg, nallban i paepur endrrash fluturake
    qe po e shungullon sonte shpirtin tim
    me dallget e detit e perendimin tend llafazan.

    I respektuar Pėllumb Syku, nuk po e teproj, por shumica e poezive tua, janė nė nivel tė lartė artistuk e kėshtu i kanė vlerėsuar edhe poetė tė forumit dhe ky fakt duhet tė tė gėzoj.
    Sė pari tė parashtroj njė pyetje: A ke botuar ndonjė vepėr? Nėse jo, atėherė tė nxitoj tė bėsh kėtė veprim sa mė shpejt, ngase libri ka peshėn e vet, libri tė qonė pėrpara, libri ec nėpėr shtete pa pasaporta, libri tė krijon shoqėri qė ti vėrtetė e meriton...

    JE BURIM I PASHTERSHĖM NĖ "KAPJEN" E TEMAVE, KE KRAHASIME DHE FIGURA STILISTIKE TĖ QĖLLUARA...

    Rrofsh Pėllumb!
    Rahovec, 05.04.2008

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    I nderuar zoteri Agim Metbala.
    Jam i nderuar nga vleresimi yt (dhe i poeteve te ketij forumi), i cili me jep shtytjen qe shume e kam kerkuar: "Te bej nje perbledhje te poezive te mia hedhur aty ketu dhe ti botoj". Megjithese nuk di as nga t'ia nis per nje gje te tille, mendoj se se shpejti do i botoj.
    Serish faleminderit, ti je vete poet dhe e di sesa te ngazellen nje vleresim dashamires i kolegeve qe ēmon; keshtu ndihem edhe une ne keto ēaste.

    Me respekt Pellumb Syku.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Britme!

    Gjarperohet natyra nga britma e vet
    e nga klithja ime e deshperimit.

    Nuk di me ku jam.

    Rruga perpara meje shtrihet e palakueshme,
    por veshet me jane shurdhuar tashme
    dhe pse i mbuloj me duar,
    as klithjen me s’degjoj.
    Syte zgurdulluar, verbuar.

    Ku te perplasem nuk di.

    Kokes koke m’i thenēin, se koke nuk eshte
    perzierje te hershme vlojne ne te,
    si ne nje ene guzhine, sot si kurre.
    Stermadhuar eshte, e floket jane tmerruar,
    merguar kane, qilimesh e murlanesh.
    Goja eshte sterhapur deri ne te shqyer
    e fort leshon tinguj.

    Edhe vetes i kall tmerrin.

    Si natyra, te zemerohem dhe une… pse jo!
    Ajo ka plaget e saja – une te miat.
    Ajo mbart dhe zemerimet e mia, te shumekujt
    kurse une vuaj dhe pasojat e saja, te tyre.
    Ajo shfryhet me biskama here pas here
    kurse une digjem ne heshtje pas nje ēehre
    qesharake, ne vetmine derrmuese.

    Me e liga fantazem jam, sot,
    fotografuar nga Munch,
    shume vite para se te lindja.

    Lum ata te dy: qe indiferent
    nga ky peisazh gjakerues,
    ecin me gjoksin ngrehur,
    qe te huaj i jane pikellimit tim
    e dhunimit te vatres se perbashket.
    Te paprekshmit e dreqit.
    Indiferentet e dreqit.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 5 prej 16 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pse duhet hequr Berisha.
    Nga D&G Feminine nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 210
    Postimi i Fundit: 15-07-2009, 08:48
  2. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  3. SHBA, te pathenat e takimeve te "humbura" te Ramiz Alise
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 04:21
  4. Ēfare eshte teatri per te madhin Pellumb Kulla
    Nga Darius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 23:46
  5. Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 09-03-2004, 08:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •