Close
Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 158
  1. #81
    Citim Postuar mė parė nga Syku Lexo Postimin
    “Splash”

    Na thane,
    “jeni te lire, tani”, na thane,
    pastaj na dhane,
    krahe te rreme per t’vertet na i dhane
    e ne besuam,
    per nje ēast te vetem ne jete, besuam
    se fluturuam
    dhe drejt qiellit t’pafund u leshuam,
    por na rane,
    te zamkosurat pende prej krahesh rane
    e iu kthyem tokes,
    me teper vrull iu kthyem tokes,
    ish fundi i botes,
    per ne shpirtbrishtet ish fundi i botes,
    na kaluan sysh
    me shpejtesine e drites na kaluan sysh
    lloj-lloj marrezish,
    qe perjetuam, prej femijerise
    n’lule t’rinise,
    a n’skaj t’pleqerise
    - lloj-lloj marrezish.
    Dhe po me shpejtesine e drites,
    “splash”!
    per faj te fizikes.
    Kjo eshte perle...
    Pellumb, po fluturon siper reve...

    .
    .
    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga M_u_Z_a : 24-05-2008 mė 15:14
    E bardha eshte pak...

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Faleminderit poete.
    Jam vertet i nderuar nga vleresimi yt M_u_z_a.
    Me respekt Pellumb Syku.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Si gjethet

    Porsi gjethet
    ne moēal
    kemi rene,
    ne kete toke,
    te huaj.
    Buzeqeshjet tona
    (sikur)
    ua zene diellin,
    "arianeve".
    Maēoku ne bark
    ua grebit
    zorret
    me thonj
    e s’gjejne paqe
    siē “lypet”.
    Llomotisin,
    trillojne,
    perflasin.
    S’kane skute,
    as mriz
    per ne,
    tash qe na mjelen.
    …pak e kemi!
    Po s’qeme
    per vete,
    per askend
    nuk jemi.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Nese merzitesh me mua

    «Nese pak nga pak s’do me duash me,
    s’do te t’dua me, pak nga pak” – Pablo Neruda. »


    Oh e dashur:
    sa here ti puthi buzet e embla,
    ose ndizem mbi trupin tend pishtar;
    sa here te mendoj ne caqet e vetmise,
    apo te vezhgoj ndersa ti fle si qengj;
    sa here pasqyrohem ne bebezat e syve te tu,
    ndihem si vocrrak, ndihem i plotesuar,
    sikur ēdo gje qe me nevojitet,
    ti e ke me tepri, vetem per mua,
    por nese papritur nje dite do ikesh
    e do shpiesh plaēkat nen nje tjeter ēati,
    ate dite nje tjeter do me ndeze papritur,
    duke mbushur raftin qe boshatise ti.
    Nese merzitesh me mua, e dashur,
    une me shpejt do merzitem me ty
    dhe po e gjykove si lajthitje te pakuptimte,
    eren qe percjell pergjate rrymave,
    anijen vela-kafshuar te jetes sime,
    dhe vendos te zbresesh ne portin a pare,
    atehere me ngut do i terheq rrjetat e zemres
    qe ti hedh serish ne ujerat e bluhit mbare.
    Por nese do te jesh ne ēdo lundrim,
    duke ndriēuar me rrezet e bukurise tende
    boten time, e duke me ushqyer ēdo here
    me rrahje zemre te reja, emocionuese,
    oh e dashur; atehere gjithe bota do na kete zili,
    atehere do te jemi veē une e ti,
    ne nje dashuri qe s’do te njohe kufinj.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Deklarim.

    Te te them “te dua”, eshte me pak se nje grime
    nga ajo sasi e pafund dashurie qe me vlon ne gji,
    se te varfra jane fjalet dhe e rendomte secila rime,
    ndaj palosem mjerisht mbi fjalet qe shpalos per ty:

    Me ler te te prij,
    me ler te te ndjek,
    me ler te te dua,
    me ler te te prek!
    Dua te t’jem dielli,
    dua te t’jem hena,
    dua te t’jem zjarri,
    qe te djeg perbrenda,
    kur ti te qeshesh,
    e kur ti te qash,
    e kur ti te vdesesh,
    le te jemi bashke,
    porsi vala n’det,
    porsi loti n’sy,
    porsi dardha n’dege,
    ngjitur bashke te dy.
    Me je kripa e lotit,
    me je drita e mendjes,
    me je qendra e globit,
    me je rrahja e zemres.
    Qe kur ty te njoha,
    qe kur ty te pashe,
    fill u pervelova
    e zemren fill ta dhashe,
    se sado keq te flitet,
    e sado keq te shkoje,
    sado keq te behet,
    dashuria do na mbroje,
    prandaj lejome mua,
    e ti prano te jesh,
    princesha qe une dua
    qe princ te me kesh!

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Per shume me teper se kaq

    Per shume me teper se kaq,
    ne ēdo te mbyllur sysh enderroj
    e ne ēdo te hapur sysh shpresoj.
    Per shume me teper se kaq.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Citim Postuar mė parė nga Syku Lexo Postimin
    Per shume me teper se kaq

    Per shume me teper se kaq,
    ne ēdo te mbyllur sysh enderroj
    e ne ēdo te hapur sysh shpresoj.
    Per shume me teper se kaq.
    Ja nje teoreme e jetes e shprehur saktesisht dhe bukur me vargje.

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2007
    Postime
    6
    Citim Postuar mė parė nga Syku Lexo Postimin
    Deklarim.

    Te te them “te dua”, eshte me pak se nje grime
    nga ajo sasi e pafund dashurie qe me vlon ne gji,
    se te varfra jane fjalet dhe e rendomte secila rime,
    ndaj palosem mjerisht mbi fjalet qe shpalos per ty:

    Me ler te te prij,
    me ler te te ndjek,
    me ler te te dua,
    me ler te te prek!
    Dua te t’jem dielli,
    dua te t’jem hena,
    dua te t’jem zjarri,
    qe te djeg perbrenda,
    kur ti te qeshesh,
    e kur ti te qash,
    e kur ti te vdesesh,
    le te jemi bashke,
    porsi vala n’det,
    porsi loti n’sy,
    porsi dardha n’dege,
    ngjitur bashke te dy.
    Me je kripa e lotit,
    me je drita e mendjes,
    me je qendra e globit,
    me je rrahja e zemres.
    Qe kur ty te njoha,
    qe kur ty te pashe,
    fill u pervelova
    e zemren fill ta dhashe,
    se sado keq te flitet,
    e sado keq te shkoje,
    sado keq te behet,
    dashuria do na mbroje,
    prandaj lejome mua,
    e ti prano te jesh,
    princesha qe une dua
    qe princ te me kesh
    !
    Kjo poezi tingellon si nje motiv popullor edhe pse nuk eshte e tille. Spikat per dendesine emocionale dhe rrjedhshmerine e saj. Paraqet je akt romantik ne zhdukje (ne ditet tona) me nje rime retorike, harmonike. Frymezim te nje shpirti romantik do ta cilesoja.
    Bukur. Frymezime te metejshme Pellumb!

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Falimenderit per vleresimin miq!

    Rikredhem

    Rikredhem ne shikimin tend freskues
    ne keto dite pushimesh qe fluturojne,
    si endrrat e mia qe me jane ndeshkues,
    kur ne oret e vona te qeshurat pushojne,
    por serish do me zije dielli percellues,
    neser, qe serish syte e tu t’me freskojne
    qe serish buzet e tua te mi njomin buzet
    ne zhegun kercenues, si heren qe shkoi,
    si heren e pare kur na bashkuan rruget,
    kur rrufeja goditese mbi ne shkrepetoi
    rreptaz e magjishem, ne dimrin e vruget,
    ne dimrin e shirave, kur lulja jone lulezoi.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Po je poet mor i dashur mik !
    Je interesant, megjithese nuk munda te te lexoj te gjithin, (sot) !
    Me respekt Genti Banaj

Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pse duhet hequr Berisha.
    Nga D&G Feminine nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 210
    Postimi i Fundit: 15-07-2009, 08:48
  2. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  3. SHBA, te pathenat e takimeve te "humbura" te Ramiz Alise
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 04:21
  4. Ēfare eshte teatri per te madhin Pellumb Kulla
    Nga Darius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 23:46
  5. Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 09-03-2004, 08:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •