Dite rutine.
Edhe sot si dje e pardje:
po n'ato gjurme prap shkela,
po ato fytyra prap pashe,
po ato rruge prap preva,
por te tjera dite pas lashe.
Dite rutine.
Edhe sot si dje e pardje:
po n'ato gjurme prap shkela,
po ato fytyra prap pashe,
po ato rruge prap preva,
por te tjera dite pas lashe.
Leonard Seiti
Faleminderit o mik i dashur.
Besoj se eshte per fatin tim te mire qe nuk jam vetem.
Jam i nderuar qe temat e mia te prekin, pasi une kam rrespekt vertet te madh per personalitetin tend si poet.
Dhimbje mike
Ndoshta ngaqe prehja e heshtur
nuk ngjall besim, e lehte peshon
kjo barre, nen kurriz e ngjeshur
qe, n'vrull rinor po me thermon.
Ah, dhimbje mike, fort po me there
ne gjoks, kur nder kujtime te njoma
bie, brengosur e kraheprere
si shpend, qe klithmat len jehona.
Lundroj
Lundroj
endrrat me prijne
te paepura,
kryq e draper.
Kesula e shpuar,
si busull e prishur
rrapatoset.
Yjet,
kaos!
Nga ta di
ku te vete.
Dallget
shpresat
mi shpartallojne.
Agu i mengjeseve,
larg,
shume larg.
Ne fundin e xhepit,
prek me gishta
pak dhč
Jeruzalemi,
- ma arnon zemren.
Shpresa gumezhin
dhembesh
Lundroj,
humbem,
e serish rinis.
Latoj metafora
ne det hapur,
me ujoret.
Pafundesi mirazhesh.
Deti zgerdhihet
ēmendurie,
qielli terbohet
e ne mes jam une,
i humbur
tek lundroj.
Ku shkoj
nuk di,
por rremoj.
Miqesia
Fluturimthi,
i ēuar peshe
me frymen e ndezur
kendoj e qesh.
Ne ēerdhen e ngrehur,
ku shoqeria rron,
merr nga une
e nen qiellin qe ngurron,
me jep me shume;
Vetveten.
Ne enderr mbreme.
Cep me cep i rashe ne enderr buzeqeshjes tende mbreme,
buzeve te mishta mbeta,
te dynda pastaj me puthjet qe kahmot nuk ti kam dhene,
zot, dukeshin te verteta.
Perserita prap e prap ato fjale qe mijera here ti kam thene,
e nder emocione u treta.
Lot per lot u mbyta ne detin e syve qe mbreme smu ndane,
i piva me gjoksin-etur.
Kater krahe mberthyer porsi perēina dot sna mbajten prane,
ne boten e sapo-kredhur.
Endrra e brishte u zhbe dhe la dy zemra vetmuar menjane,
la zjarrin serish ndezur.
Pellumb.... faleminderit qe shkruan... faleminderit qe i sjell shkrimet e tua ketu , dhe per shuemcka tjeter faleminderit.
Me perkushtim , elinda.
"Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)
Gjysem plot.
Era e detit paqohet ngadale e dielli
shket drejt reflektimit te vet, kur shtellunga
e pluhurit ndalon kercenuese ne ajer,
bie pastaj si perde mbi rruget e kafshuara
e koskuten pushtuese arash. Ikin me shfaqjen
finale te dites, fluturimthi, dritat zberdhule,
mes reve te hirta te rena mbi fushe.
Harketimet tona rrine pezull mes vitesh,
e dashur. Vetmojme ēudshem ne breg,
me xunkthat qe nxune shtigjet e bulkthat
qe zhurmojne kembengules. Na mbetet akoma
mbremja e zhveshet me qarkun e kuqrremte
qe ngroh miresie dhe bregu i detit me valet
ledhatuese. Mendimet veē me shtrengojne
ne fyt pa arsye, nuk dua te mendoj, akoma
shume na pret. Jeta eshte fragmente rastesie.
Secili tallaz do behet yni nje dite. Nje dallge
shkumbuese si anije me vela te bardha,
po vonon te gdhendet. E nderkohe sodisim detin
si vocrrake dhe yjet qe lahen ne blu me peshqit
vallzues. Ne shpirt jam i thyer, ngaqe smunda
te tmbledh nje tufe yjesh ne vend te karafilave.
HI te pergezoj edhe urime je shum i madhe me keto poezi shum dome-thence te lumte
te pershendes
Splash
Na thane,
jeni te lire, tani, na thane,
pastaj na dhane,
krahe te rreme per tvertet na i dhane
e ne besuam,
per nje ēast te vetem ne jete, besuam
se fluturuam
dhe drejt qiellit tpafund u leshuam,
por na rane,
te zamkosurat pende prej krahesh rane
e iu kthyem tokes,
me teper vrull iu kthyem tokes,
ish fundi i botes,
per ne shpirtbrishtet ish fundi i botes,
na kaluan sysh
me shpejtesine e drites na kaluan sysh
lloj-lloj marrezish,
qe perjetuam, prej femijerise
nlule trinise,
a nskaj tpleqerise
- lloj-lloj marrezish.
Dhe po me shpejtesine e drites,
splash!
per faj te fizikes.
Krijoni Kontakt