Leter shokut
Qekur ne shtegtuam edhe rruget tona u ndane,
o shoku im i zemres, qe shikon yjet diku atje tej;
po, nje malle i ethet ndoshta dhe ty tavitet prane,
ashtu si mua, per kujtimet e bukura qe pas lame,
te shkrehura ne nje ane e detit i shkuam pertej.
Te panjohurit per ty me flasin perēart e me vrasin,
shtjellojne tregime qe srrine as ne qiell, as ne toke,
pasi une te njoh mire, ndaj kot eshte te me gzhasin
rojet e burgut nuk te njohin, nese E... ty ttherrasin,
te kisha te aferm me shpirt, ishim me tvertet shoke.
Por nese ēka degjoj eshte e vertet, mos prit cigare
prej meje e as vizita ne kafaz, bile as edhe kyt leter,
as me te voglin meshirim, biles edhe ne jeten tjeter,
mos me mesyj kurrsesi, se nje i burreruar me halle
nuk tundohet assesi, nga paraja, bushtra e vjeter.
E nese letra te gjen ne burg, per nder te miqesise,
shqyeje ne njeqind copa e hidhe ne ujin e ndenjur
se aty e ka vendin, jo mes cubash qe jane dendur
mbas hekurave te kryqezuar, si pjelle e djallezise.
Ku jane andrrat qe mes vitesh ti kishe gdhendur?
Qekur ne shtegtuam edhe rruget tona u ndane,
prandaj ndoshta fjalet qe renduan ne veshin tim
jane veē genjeshtra te pa ngjyra, jane veē sajim;
ketu tme falesh, o shoku im, se qekur su pame,
ti ke qene qendruar thelle ne bluhin e shpirtit tim.
Krijoni Kontakt