Close
Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 158
  1. #51
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Kohe relative.

    U gezova kur pashe ikonen tende ne ekran,
    “Mirembrema miss”, te shkrova me nxitim,
    “Si te kam o dallendyshe, si te kam o xhan?
    Qysh mi shplodhe syte rrufeshem, shpirti im”.

    Buzeqeshja jote e stampuar aty qendronte
    si me i bukri yll ndiēonte ne dhomen e vogel,
    mes pritjes pesherende ku mendja kaleronte.

    Ne koken time koha u be vrastare ndjenjash,
    ngjiza papritmas frikat me t’thella te mbiUnit
    si guralec i vogel po rrokullisesha humnerash
    tik-tak-et ne shpirt nguleshin si maja thumbi.

    Asnje germe s’po shkruaje, asnje pershendetje
    mendimet mblidheshin ne fytin e thare, si nyje
    po m’thermohej zemra ne perseritesen heshtje.

    Po kur “Mirembrema zemer”, me doli ne ekran,
    ēdo gje u rigjallerua ne ate mbremje pranverore,
    me pas “Me fal por isha jashte, po tymosja duhan
    e vrisja mendime dyshuese te kokes fallxhore”.

    Shkruajme e flasim me pas, duke u ēmallur disesi,
    qeshim me mendimet qe na trazuan, por ēudi;
    sa e gjate ishte koha qepare e sa e shkurte tani.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Ja ku jemi

    Shtrengata doli ne njeren ane,
    ylberi ne anen tjeter,
    ja ku jemi!

    Erresira kerqethka trupin,
    drita verboka syte,
    shtangur mbetur kemi.

    Zhinxhiri na ka terbuar,
    tiranet jane maskuar,
    veten tash kafshojme.

    Atdheu po na jep udhen,
    bota na ka zene prite,
    veē… pezull qendrojme.

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    I nderuemi Syku

    Kam kohe qe shijoj dhe vlersoj poezite tuaja. Jane te verteta ato qe thote z. Agim Metalba. Une sinqerisht ju konsideroj MINIERE POETIKE
    Respekt

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    E urrej ate nusen e re.

    E urrej ate nusen e re,
    qe banon perballe shtepise sime.
    Nuk do doja te urreja askend,
    por ne kete rast,
    urrejtja eshte me e forte se une.
    Po, e urrej ate nusen e re,
    te sapomartuaren,
    qe sakaq ka nje foshnje ne djep.
    Kete s’dua ta komentoj.

    E urrej kur gargaliset e hallakatet
    me djelmoēat e lagjes,
    poshte ne rruge;
    kur pergjigjet me endje,
    her ne njerin celular
    e her ne tjetrin;
    e kur perdridhet si kurve
    – shfaqje per kalimtaret;
    kur ben gjoja se nuk degjon
    vajtimin e te birit,
    - fatzi, me nje nene te tille,
    qe ēirret brenda ne shtepi,
    dhe ajo njesoj vazhdon te kokoriset si pule,
    poshte ne rruge, “e pashpirt”.
    E urrej kur ve ne loje me endacaket e papune,
    te shoqin qe punon dhjete sahat,
    e qe e dashuron marrezisht, “i shkreti”.

    E urrej kur nuk mund t’ia shqis syte nje ēast,
    bukurise mahnitese qe e mbeshtjell, “i dobeti une”;
    por me fort e urrej veteveten
    kur bie ne kurthin e joshjes se saj
    dhe behem pre e syve te saj te kalter.
    Aty zhgrryhem ne qenien time
    dhe leshoj ofshamen me te kobshme.
    Sa e urrej ate nusen e re,
    qe banon perballe shtepise sime.

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kenaqesi kur te lexoj! Urime!

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Nuk munda ndryshe te te falenderoj per kenaqesite qe na jep vargu juaj Pellumb, por mendova te hedh disa strofa te mija.
    sinqerisht Agimi

    U laga nga shiu qė ra rastėsisht
    me ritėm tė qetė si shi mesjetar
    nėn strehė tė qerpikėve erdh vjeshta e trishtė
    nėn strehėn e shpirtit zvarritesha zvarr...

    stėrmadhe, e zezė njė ré kishte marr’
    gjith ujrat e globit nė barkun e saj
    ndaj binte ky shi i butė, dhe tinzar
    siē bijen e rjedhin dhe lotėt nė vaj...

    dhe s’kish vetėtima, asgjė s’bubullonte
    nuk kish shkrepėtima... veē shi si litar
    e lodhur, e lagur nga streha pikonte
    currili i ujit tė shiut tė vrar.

    Ish vrar shiu i vjeshtės, ai shiu tipik
    Nga lloji bastard i shiut tinzar
    Dikur edhe shiu ka qenė mė fisnik
    Tani edhe shiu ėshtė bėrė i pėrdal

  7. #57
    E Humbur Maska e elsaa
    Anėtarėsuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Shume shume e bukur .
    Burrat Udhėheqin Botėn, Ndėrsa Gratė Udhėheqin Burrat

  8. #58
    Larguar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Shpreh kenaqesine time per per momentet qe kaloj kur lexoj keto vargje ketu.
    Ky eshte shpirti i shqiptarit, , ky duhet te jete.
    Syku, suksese!
    Dajo.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Ju falem nderit o miq.
    Vleresimet tuaja me mbushin me zell dhe u japin nje tingull vertet te ēmueshem vargjeve te mia.

    Me respekt Pellumb Syku

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e xheladin
    Anėtarėsuar
    16-09-2005
    Vendndodhja
    Rahovec - Kosovė
    Postime
    214
    I nderuari Pellumb Syku, nga respekti per ty, edhe une do e vendosi disa vargjet e mija. Me sinqeritet me te madh Xheladin Hamza

    BEBĖZAT E SYVE TU

    Jam vetėm njė shpirt varfanjak
    I shndėrruar nė bebėzat e syve tu
    Bojė qielli...

    Mendimet e bardha pėr ty
    Mbi rrudhat e ballit
    I zbrita nga retė e qiellit
    Si shiun e pranverės...

    Pėr urrejtje
    Gjoksi mė ėshtė tepėr i ngushtė
    Dashuria nė heshtje mė fletė qetėsisht...

Faqja 6 prej 16 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pse duhet hequr Berisha.
    Nga D&G Feminine nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 210
    Postimi i Fundit: 15-07-2009, 08:48
  2. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  3. SHBA, te pathenat e takimeve te "humbura" te Ramiz Alise
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 04:21
  4. Ēfare eshte teatri per te madhin Pellumb Kulla
    Nga Darius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 23:46
  5. Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 09-03-2004, 08:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •