
Postuar mė parė nga
AGIM METBALA
Ngushellimi im.
U ktheva!
i sakatosur por u ktheva.
E pashe nenen,
krejt te thinjur e pashe nenen.
Fort e putha,
rrudhat e duarve me mall ia putha.
Bashke i qame.
dhimbjet e mia, dhimbjet e saja, bashke i qame.
Mes krahet e dashur,
i sigurt u ndjeva mes kraheve te dashur.
I vogli i nenes,
- pafundesisht peshperinte - i vogli i nenes.
E pashe babane
te permalluar e pashe babane.
Me perqafoi
ashtu mes vuajtjesh me perqafoi.
Me rroku ne balle.
me pa ne sy e me rroku ne balle.
Qenke vrare keq, o bir - me tha.
Qenke vrare perbrenda – shtoi -
"Jeta s'eshte nje ēast i vetem
por nje rrjedhe e tere, si perroi"!
Syku i nderuar, me ėndje i lexova poezitė tua nė disa forume, tė cilat pa luhatje tregojnė dashurinė dhe pėrkushtimin tėndė pėr shkrime. Mė pėlqeu shumė "Ngushllimi im", tė pėrgėzoj nga zemra.
Shumica e poetėve tė rinj, (me siguri qė me vetėdije, bėjnė nė njė llojė mėnyre testimin e shkrimeve tė veta me lexues dhe kritikė dashamirės tė poezisė), nė forume paraqiten me pseudonime, e nė rastin tėnd, nuk di a ėshtė emri dhe mbiemri ytė apo pseudonimi, unė ndjeva pėrgjegjėsi tė t'i them disa fjalė si miku mikut, me shpresė se do tė tė shėrbejnė (mendoj edhepėr krijues tė tjerė) nė veprimtarinė dhe ecjen tėnde tė mėtejme.
Do tė filloj me disa vargje pėr ty:
Syki, nuk ta di emrin,
Nuk t'i di as vitet;
Mos e fsheh as mbiemrin -
Vlerat kurrė nuk vriten!
Edhe diktatorė tė vdekur,
Edhe diktatorė tė gjallė;
Nga fjalėt e shkruar- tė mekur -
I dėrmon paniku i madh!...
Shkrimi sipas meje, nuk ėshtė profesion, por dhuntia e Zotit, tė cilės asnjė person qė ka kėtė dhuratė nga vet Zoti, nuk mund as t'i bishtėroj, as tė fshihet, e as tė largohet, edhe me kushtin e jetės, e lėre mė nga ndonjė lėvizje tė parėndėsishme...
E nėse ėshtė kėshtu, atėherė nuk e shoh tė ersyeshme qė poeti tė fshehet pas psedudonimit - nga opinioni publik, ngase qė ai pėrditė parakalon nė publik, me punimet e veta.
Secili poet qė mendon se do tė pranohet me duar tė hapur nga tė gjithė, secili poet qė mendon se do t'i duartrakasin tė gjithė, se do tė jetoj ndershėm nga shkrimet e veta (mendoj nė trojet shqiptare),se do tė fitoj vetėm miqt... ėshtė shumė mė ndershėm ta "thej" lapsin me kohė, e tė kėrkoj rrugė tė tjera jetėsore, por nėse e "then" lapsin, ai pa kusht se do tė vdes atė ditė qė do tė vdesė nė mėnyrė natyrore, e nė anėn tjetėr, krijuesit do t'i mbijetojnė mijėvjeēarėt.
Mbi tė gjitha ngarkesat, peripecitė, rreziqet, pasojat... qė m'i ka dhuruar shkrimi, edhe njė mijė e njė herė tė mė kthejnė nė pikėnisje, unė prapė do ta zgjidhja shkrimin, e nė njė poezi timen, them kėshtu:
... Sa herė lapsi mė ka kthyer dy hapa mbrapa
Herėn tjetėr mė ka hedhur gjashtė pėrpara
Ndjenjė qė s'pėrjetohet nga secili...
P.S Tė falenderoj pėr aforizmat e dėrguar, njėherit tė pėrgėzoj se ke bėrė njė punė tė madhe. Unė i lexova, mė pėlqyen sigurisht, i kanė lexuar edhe shumė anėtarė tė forumut, por tė kisha lutur (pėr hirė tė vazhdimėsisė tė aforizmave tė mi, t'i veēosh aforizmat tu nė njė postim tė veēant.
Suksese edhe mė tė mėdha!
Krijoni Kontakt