Close
Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 158
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Ndoshta pastaj

    Nje kafshe e eger hungeron ne koken time
    ne oret kulmore te nates,
    kur bota fle,
    e as profumi i kafese
    qe vjen nga ku s’e di
    nuk me qeteson.

    Me fjalet e perzgjedhura
    qe shpesh loz,
    sonte gervishtem;
    ngaqe te plogeshta me jane,
    te mangeta me jane
    per ate mase pikellimi
    qe ne shpirt me ngrihet
    kundrejt akteve te burracakeve
    - shkaterrimtare te endrrave te bukura.

    I gerdhuzem vetvetes per nje gjysem ore
    me shprehjet me kercenuese te fytyres,
    por gjithsesi azgje,
    azgje me teper se disa fraza pesimiste
    qe formohen prej germave
    te eger-shtypur nga bulat e gishterinjeve te djersitur.

    Ne skaj te acarimit
    arrij nje shkendije te vogel arsyetimi
    e qetesohem disi;
    i hedh nje sy mes mospelqimesh,
    e gjithsesi e ruaj.
    Ndoshta pastaj,
    pastaj do e shkruaj.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Kosove

    O moter Kosove, kjo eshte dita jote
    thuaja kenges moter, kenges gezimplote!

    Kerce n’valle te pafundme se kjo eshte dita e bardhe
    vallzo me bijte e tu qe sot nga ka’mos kane ardhe!

    Merr fryme Kosove e ngiji mushkerite e tua
    me ajrin qe nder shekuj tiranisht te qe mohuar!

    Zbathi kembet e fashuara dhe shkele pa droje truadhin tend
    shijoje Kosove lirine qe teper vone t’eshte dhene!

    Qesh e gezo Kosove, me se fundmi me lot gezimi
    qesh e gezo o moter se tani mbaroi i padrejti - burgimi!

    Puthi bijte e tu qe nder shekuj te kane nderuar,
    perqafoi te gjithe me rralle se jane te permalluar!

    Ngrije zerin tend anembane e deri tek perendite
    shpalle pamvaresine e shenjteroje kete dite!

    Kumtoje fene shqiptare, nder breze trasheguar
    dhe gjakun e deshmoreve per shqiptari dhuruar!

    Ngrije flamurin e qendisur me endrra patriotesh
    lare e shplare me djerse e gjak bijsh Kastriotesh!

    Te dua moj moter e gjithmone te kam dashur
    nder plaget e mia ke qene plaga me e hapur.

    17.02.2008

  3. #23
    "Shkruaj me gjak" Niēe Maska e Spleen1
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    PĖR DITĖLINDJEN TĖNDE ATDHE

    1.
    Atdhe, unė Ty, mė s’tė ėndėrroj,
    Ti tash u bėre realietet,
    As pėr ty ditėt mė s’i numėroj,
    Mjaft i numėruam me qindra vjet.

    Tė kam menduar gjithnjė tė prekshėm
    Jo imagjinatė as iluzion,
    Sa shtrija dorėn me ikje tmerrshėm,
    Nė zi tė mbėshtillte njė veladon.

    Tash qė tė shoh e t’prek me dorė,
    Shumė kėngė pėr Ty do t’i kėndoj,
    Me tuat simbole do t’thur kurorė,
    Varret dėshmorėve do t’ua mbuloj.

    2.
    Njė pėr Azemin e Shotė Galicen,
    Pėr Ahmet Delin qė tė ndejti n’besė,
    Njė pėr Isan, njė pėr Drenicėn,
    Njė pėr Prekazin, njė pėr Qėndresė.

    Njė pėr Jasharėt dhe pėr trimėri,
    Pėr xha Shabanin dhe Hamzėn trim,
    Pėr sakrificėn ... gjakun liri,
    Njė hymn kombėtar ... Atdheut tim.

    Pėr Kaēanikun e Idriz Seferin,
    Hasan Prishtinėn tė vrarė nė pritė,
    Njė pėr Reēakun njė pėr Qirezin,
    Pėr Likoshanin dhe mizoritė.

    Njė pėr Jusufin dhe Kadri Zekėn,
    Dhe pėr Bardhoshin njė kėngė e kam,
    Njė pėr Ademin dhe Sali Ēekun,
    Njė pėr Zahirin qė n’Altar ranė.

    Njė pėr Agimin... thyrejn e kufirit,
    Njė pėr Kosharen mbushur dėshmorė,
    Njė pėr betejat dhe pėr trimėritė,
    Pėr t’gjithė martirėt nga njė kurorė.

    Njė pėr Tropojėn, njė pėr Tetovėn,
    Pėr bukėn, pritjen ... pėr vėllezėrinė,
    Dhe njė tė veēantė pėr Shqipėrinė,
    Pėr Nanėn e Madhe... pėr krenarinė.

    Dėshmorėt tu kėta janė Kosovė,
    Janė detyrimi dhe amaneti,
    Janė bij e bija, pėr neve sprovė,
    Janė gurėthemel, janė bazamenti

    3.
    Atdhe!...

    Nėse n’gjirin tėnd vdekja s’mė gjenė,
    Qoftė ditė me diell a me acar...
    Malli pėr ty nė varr s’do m’len,
    Dhe vdekja ime do t’jetė e marrė!


    17 shkurt 2008

    _____________________________
    "UBI BENE, IBI PATRIA »

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    I fundmi i pyellit.

    I pafund, horizonti
    qe me mbeshtjell
    me heshtje kercenuese
    tokash tymuese
    ku as gjethe, as kercell,
    s’shihet prej ditesh.
    Ne ēastet vetmuese
    vallezojne rreth meje,
    t’pa mishra - fantazmat;
    pemesh e bimesh
    ne klithma acaruese
    e jetezezat - farezat
    ne syth po piqen,
    ne tokat shkrumbuese
    ku eterit u vdiqen,
    dikur: kush hero
    e kush madherishem,
    ndersa sot
    tyrpshem, tyrpshem.
    Rrenjet po me thahen,
    obobo!
    por kujt t’i qahem?
    Veē lugeter sorollaten,
    por jo njerez;
    as diten, as naten.
    Miqte e mi te rene
    m’i masakrojne
    para syve,
    shtazerisht
    dhe profanojne imazhin
    e vigun e tyre.
    Rreshira ime pikon per to
    humanisht,
    ndaj dhe u lutem
    t’me marrin dhe mua,
    u jepem bujarisht,
    por kto qenie tirane
    lutjen s’ma dine,
    me lene te injoruar,
    ndersa rrotull me vijne.
    Me kane izoluar
    por si lapidar,
    kundroj i lartesuar
    a ndoshta si kujtim
    si pike mjerane,
    anembane i pare
    por pa ze e pa vajtim.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Mendoj e habitem.

    Mendoj e habitem.
    Shume plumba vershuan, ndoshta te verber
    mbi ne, por era nuk na denjoi me te mprehtit e saj.
    Fakti eshte se do vije ora edhe per mua
    lekuren time per te rrjepur e perpunuar
    ne trajta te mirefillta, si shtroje ndoshta, kushedi
    per cilin burracak, per cilin zyrtar te rralles,
    duke shpresuar t’i mjaftoje.
    Thone qe lekura riperterihet, riformohet,
    - po e keqja? E keqja eshte ne kafshaten e Adamit,
    e cila njomet me peshtymen e krishtave mjerane.
    E keqja s’eshte shpirt por mish e kocke.
    Tani qe korridoresh perflitet nje luftepushim,
    paparitmas, pa rendesi duken rrullat e ballit,
    t’pa dhimbe ngjajne shtate vorret e shpirtit,
    dhe luftepushimi vete ndihet i nenvleresuar.
    Te zhubravitur por duket se dolem nga ky tufan,
    asgjeja jone rrin pas shpine, boshlleku i pagjymtyre
    na pret ne va e ne vaut i versulemi te permalluar.

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Viktime.

    Nese me sheh duarshtrire,
    me lot te shterrur,
    tek kerkoj meshire
    ne kryqezimet semaforike;
    nuk e bej per mburrje;
    jam viktima e vetvetes
    siē mund ta kuptoni
    dhe viktima juaj gjithashtu,
    por nuk dua t'u bezdis me nynykatjet e mia,
    ...do doja vetem pak meshire.

    Nese me sheh te sakatosur
    tek zvarritem e peshtyj gjak,
    te uritur e te leckosur
    ne kalldremet e lageshtitura
    nuk po bej qejf.
    Jam viktime e ketij shekulli ngordhalaq
    qe i len te tijte, me indiference
    te pesojne denime shtazarake
    kurresesi me te drejte, o Zot…!

    Nese me sheh qe vet-perēmohem
    tek ia var jetes dhe barres’saj,
    qe nuk ēohem dhe pse rrezohem
    qe kurre nuk qesh e kurre nuk qaj,
    mos mendo se jam i pandjeshem
    por tash, me asgje s’me tremb.

    Jam viktime e nje shoqerie
    qe s'rresht se veni epitete,
    dallime raciste te pamishra
    pikeēuditse mbi koke,
    kujt me shume e kujt me pak.

    Nese me sheh nenkalimesh,
    tek strehohem fundgalerish
    apo tek pertyp mbetje ushqimesh
    mos mendo se eshte zgjedhje,
    po zgjedhja qe nuk pata.
    Jam viktime politiknanesh,
    qe shprazin veē traplleqe,
    nga me te ndryshmet,
    kushedi ne cilen gjuhe.

    Nese me sheh ne nje cep te mykur
    me syze terri permbi fytyre
    nuk po ndjek ndonje mode per te lypur
    por drita e diellit me eshte nxire
    e halet me shqyejne ne pasthirrme

    Jam viktima e ortodoksive fetare
    qe shpallin bukurine hyjnore
    te fshehur pas asaj e kesaj fjale
    per te kryer ne pabesi akte herezie.

    Nese mendon se une s’kam zot
    e as s’kam pasur ndonje Hyj per mik
    ketu te jap te drejte;
    lotet e skamjes jane thare ne qerpik.

    Jam viktima e enteve publike
    qe shtojne burrokracira ne hu
    pa shkak e pa moral
    duke na rrjepur.
    ….

    Jam viktime e jetes,
    nje nga nga te shumtat,
    por kujt t'i qahem?!
    Secili shpall viktimitetin e tij
    kur une pres meshire.

    Jam viktima e vetvetes
    siē mund ta kuptoni
    dhe viktima juaj gjithashtu,
    por nuk dua t'u bezdis me nynykatjet e mia,
    ...do doja vetem pak meshire.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Keshtu do te ēmendem

    Perpara se te formohej kjo largesi mes nesh
    mendoja se kjo dallge nuk do te shuhej kurre,
    s’e prisja kurre prej teje nga binari te kercesh,
    e mendoja dashurine te ish e forte si gure.
    Si kallam te thyhesh, te tretesh ku s’e di,
    ne ēastin me kulmor ku zjarri veē me ndizej,
    tani, lotet me pikojne kur flas per dashuri
    meqe ajo qe dua s’e di se ku me fshihet.
    Me asgje s’me rrihet, duhani s’me ngushllon
    e alkoli qe xhiron efekt nuk ben tek une,
    mendja tashme e tretur pa ditur “ku” kerkon,
    se letrat tua u vollen, i rrembeu nje lume.
    Nuk di nga t’ia nis, nuk di ku te t’gjej,
    zogjte me rrotullohen ne brendesi te trurit,
    jam i vetem ne bote, askush s’e di ēfare ndjej,
    keshtu do te ēmendem me qetesine e gurit.

  8. #28
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    U ktheva!

    Citim Postuar mė parė nga Syku Lexo Postimin
    Ngushellimi im.

    U ktheva!
    i sakatosur por u ktheva.

    E pashe nenen,
    krejt te thinjur e pashe nenen.
    Fort e putha,
    rrudhat e duarve me mall ia putha.
    Bashke i qame.
    dhimbjet e mia, dhimbjet e saja, bashke i qame.
    Mes krahet e dashur,
    i sigurt u ndjeva mes kraheve te dashur.
    I vogli i nenes,
    - pafundesisht peshperinte - i vogli i nenes.

    E pashe babane
    te permalluar e pashe babane.
    Me perqafoi
    ashtu mes vuajtjesh me perqafoi.
    Me rroku ne balle.
    me pa ne sy e me rroku ne balle.
    Qenke vrare keq, o bir - me tha.
    Qenke vrare perbrenda – shtoi -
    "Jeta s'eshte nje ēast i vetem
    por nje rrjedhe e tere, si perroi"!
    I nderuar Syku,rrofsh per vargjet e bukura qe i ndan me ne;
    Shume pershkrim i lezecem i dhimbjes se kthimit.
    Kthimi i mire , edhe cmallja e rende sa vete malli.Pengje marrin te dyja shume pengje..si ujin e pafund perroi..
    Kollaj e ke ti qe je Pellumb..dhe qe nuk je edhe aq larg,po une qe jam "i vogli i nenes time " c'te bej te cmallem me cmalljen tende ,dhe te ngushellohem me "Ngushellimi im" ....?

    me nderime,
    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 13-03-2008 mė 15:26
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    bili99
    Te falenderoj perzemersisht per vleresimin.
    Ne endrrimtareve te vegjel na duhet kjo mbeshtetje e madhe morale!
    Serish faleminderit,
    ...faleminderit te gjithe atyre qe bejne vleresime e kritika (qe e duan artin)!

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Prane detit

    I mesyva bregdetit sapo munda.
    I heshtur nga larg,
    turfullues nga afer.
    I hapa syte i bera kater.
    E pashe njeren gryke,
    ja dhe gryka e dyte,
    sa m’u freskuan syte.
    Deti im eshte bukuri e pafund,
    ēdohere me mahnite;
    eshte vendi ku kam linde,
    ku jam rrite,
    ka jam kthyer me zemer ēdo dite.
    Qe nga rera e lagur,
    ēdo tallaz,
    ēdo pulebardhe,
    ēdo gje qe shoh verdalle,
    ēdo mik qe pershendes me rralle
    ne ēdo enderr s’me jane ndare,
    ndersa sot i puth me malle.
    Kthim i bardhe
    mire se ke ardhe,
    ty, te qofsha fale.

    Mendueshem po me sheh sot…
    jam une biri yt i vogel
    qe notoja si gogel
    ne duart e tua ledhatuese.
    Gjithmone te kam dashur.
    Jam pak ndryshe sot, o i menēur
    mergimit i isha huazuar,
    e reja me kish genjyer,
    floket me kish lyer,
    fytyren masakruar,
    endrrat shpartalluar,
    por shpirti eshte po ai
    e aty je e ke qene gjithmone ti.

Faqja 3 prej 16 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pse duhet hequr Berisha.
    Nga D&G Feminine nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 210
    Postimi i Fundit: 15-07-2009, 08:48
  2. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  3. SHBA, te pathenat e takimeve te "humbura" te Ramiz Alise
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 04:21
  4. Ēfare eshte teatri per te madhin Pellumb Kulla
    Nga Darius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 23:46
  5. Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 09-03-2004, 08:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •