Close
Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516
Duke shfaqur rezultatin 151 deri 158 prej 158
  1. #151
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Kur s’mundem dot.

    Kur s’tė flas dot, tė hesht nuk mundem
    e ēfarė kryqi ėshtė pėr mua ky maskim,
    dhe mohoj vetveten ngaqė thellė druhem
    se mos lėndoj ty, shpirtin tim.

    Kur s’tė puth dot, nuk di ku tė strukem
    e sa i zjarrtė qė m’vlon nė gji ky tėrbim,
    e tė jam gozhduar, s’mund tė zhdukem
    pa tė lėnduar disi, o shpirti im.

    Kur s’tė kam dot, tė qesh nuk mundem
    e ėndėrrimi brenda meje mė ėshtė denim
    e jam bėrė si hije dhe botėsh pėrkundem,
    tek kėrkoj afrim drejt shpirti im.

  2. #152
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Zemėr-mjera.

    Kjo zemėr-mjera nuk po nxė kurrė mend,
    po vuan dhimbje tė vjetra n’dashuri tė reja,
    po fluturon lartėsishė e nuk po gjen vend,
    mbi tokė te ndalur, tė ngulė rrėnjėt e veta.

    Por zemėr-mjera paska qėlluar burrėreshė,
    tė jetoje nė kohė tė kėtilla me gjoksin para,
    plagėt e trupit e plagėt e veta t’i mbajė peshė
    e duke qeshė, tė shpresojė pėr ditė tė bardha.

    A kėshtu zemėr-mjera do tė vdesė nė agjerim,
    apo do pėrplaset nė ndonjė gur apo shkėmb,
    t’i kthehet nėnės natyrė, njėherėsh, me nxitim,
    pa lėnė jehonė, pa lėnė asgjė, pa lėnė askėnd?

  3. #153
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Marrezisht

    Ti je ajo qė je
    e ajo qė je mua mė pėlqen
    e kur tė dua ndryshe,
    s’di ēfarė dua as s’di ēfarė them,
    se ndryshe po tė ishe,
    s’do tė ishe kjo qė je
    as s’do tė ishe kjo qė dua.
    qė dua marrėzisht.

  4. #154
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga Syku Lexo Postimin
    Zemėr-mjera.

    Kjo zemėr-mjera nuk po nxė kurrė mend,
    po vuan dhimbje tė vjetra n’dashuri tė reja,
    po fluturon lartėsishė e nuk po gjen vend,
    mbi tokė te ndalur, tė ngulė rrėnjėt e veta.

    Por zemėr-mjera paska qėlluar burrėreshė,
    tė jetoje nė kohė tė kėtilla me gjoksin para,
    plagėt e trupit e plagėt e veta t’i mbajė peshė
    e duke qeshė, tė shpresojė pėr ditė tė bardha.

    A kėshtu zemėr-mjera do tė vdesė nė agjerim,
    apo do pėrplaset nė ndonjė gur apo shkėmb,
    t’i kthehet nėnės natyrė, njėherėsh, me nxitim,
    pa lėnė jehonė, pa lėnė asgjė, pa lėnė askėnd?

    Pėrshėndetje miku i vjetėr,
    Mė vjenė mirė se pas njė kohe tė gjatė pritjeje, postuat poezi tė reja...
    Mė ka marr malli ta shijoj kėnaqėsinė e vargjeve tua...
    Pėrqafime Pėllumb Syku!

  5. #155
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Te dua.

    Te dua me shume se ēdo gje qe dua.
    Ti je kaq e vogel, por gjithēka per mua.
    Ti je e pa kufi e te mberthej nder duar.
    Ti je zjarri im i ndezur, endrra ime e zgjuar.

    Te dua si asgje tjeter e si ēdo gje te dua.
    Ti je paqja qe kaq gjate te kam kerkuar,
    Ti je liria ime qe shume me ke munguar
    Ti je uji, ajri, drita e gjithēka per mua.

    Te dua embelsisht e ēmendurisht te dua
    Ti je gjysma ime, gjysma ime e ēmuar.
    Ti je ndjenja perveluese qe zemren m’ke pushtuar.
    Te dua siē di e ashtu si di vetem ty te dua.
    ...e te dua, e te dua, e pambarimisht te dua.

  6. #156
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Pulebardhat

    Pulebardhat qe pershkuan qiellin
    para syve te mi
    mund te mos e dine
    ku strehohet dielli mbremjesh.

    Une shtirem me vetveten
    e bej sikur e di, (por e di)
    bej sikur me pelqen perendimi
    po ashtu si dikur,
    ngaqe s’e pranoj dot vetmine.

    I vetem,
    degjoj dallget tek qetesohen
    e dua te iki
    por s’mundem.
    Zhytem nder kujtime
    akoma te nxehta.

    Asgje sa pulepardhat s’me shqeteson.
    Si nuk e kuptojne
    qe perendimi tani eshte ndryshe.
    As mirazhet nuk enden me.
    Rete e purpurta zvarriten te zhgenjyera
    ne nje horizont te zbehte, te trishte.
    Merzia nuk ka shtepi,
    ndaj rri me mua,
    me ben shoqeri.

    Pulebardhat,
    mosperfilleset.
    I shoqeroj me sy
    derisa zhduken larg,
    me shpresen e nje pershendetjeje.

    Dielli u shua sonte.

  7. #157
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Nje tjeterlloj perendim diellor, por fatkeqesisht real. Pse? Sepse.."Merzia nuk ka shtepi, ndaj rri me mua, me ben shoqeri"(Syku). Urime Syku per kendveshtrimet e tua te vecanta poetike.
    -Pasja e shpirtit ėshtė privilegj pėr trupin. (E SH)

  8. #158
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Eh!!!

    Asnje fjale
    s’arrin ta shprehe
    plotesisht
    zhgenjimin tim.

    Asnje shpatull
    s’me mban koken
    asnje sekond
    me k’te terbim.

    Asnje biskame
    s’arrin ta shpraze
    as fare pak
    mllefin qe kam.

    Asnje maske
    s’arrin t’a fshehe
    nen f’tyra te rreme
    bishen qe jam.

    Asnje kreshte
    s’arrin t’pengoje
    urrejtjen te dale
    porsi vullkan.

    Asnje zjarr
    s’ma ngroh zemren
    qe u ngri se ftohti
    e u be kallkan.

    Asnje e asgje
    s’me pajton mė
    me dhelper ligen
    qe m’theri pabesisht.

    Sepse
    e dashuroja ēiltersisht.

Faqja 16 prej 16 FillimFillim ... 6141516

Tema tė Ngjashme

  1. Pse duhet hequr Berisha.
    Nga D&G Feminine nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 210
    Postimi i Fundit: 15-07-2009, 08:48
  2. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  3. SHBA, te pathenat e takimeve te "humbura" te Ramiz Alise
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 04:21
  4. Ēfare eshte teatri per te madhin Pellumb Kulla
    Nga Darius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 23:46
  5. Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 09-03-2004, 08:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •