Close
Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 158
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Shshsht!

    Nderrojne karriget,
    lajne duart,
    togin duart
    e me duar pershendesin
    ...e ne u buzeqeshim.

    Blejne surratin,
    lypin vota,
    marrin vota
    e pastaj ngrejne gishtin
    ...e ne shajme Krishtin.

    Perdhosin kombin
    e per vete fryhen,
    fryhen e fryhen
    e me kembe na shklasin
    epo... meqe s’pelcasin
    “le ti duartrokasim”.
    Shshsht!

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Citim Postuar mė parė nga Syku Lexo Postimin
    Shshsht!

    Nderrojne karriget,
    lajne duart,
    togin duart
    e me duar pershendesin
    ...e ne u buzeqeshim.

    Blejne surratin,
    lypin vota,
    marrin vota
    e pastaj ngrejne gishtin
    ...e ne shajme Krishtin.


    Perdhosin kombin
    e per vete fryhen,
    fryhen e fryhen
    e me kembe na shklasin
    epo... meqe s’pelcasin
    “le ti duartrokasim”.
    Shshsht!
    I nderuar Pėllumb Syku, na ke munguar bukur njė kohė e na freskove me kėtė poezi tė bukur - sidomos mė pėlqyen vatgjet e potencuar!

    Pėrshėndetje si pėrherė!

    Agim METBALA

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shshsht! Se po lexoj Sykun. Urime! Tani vazhdoni flisni. Une e mbarova leximin dhe e morra kenaqesine me vete.

  4. #94
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529
    Me ėndje e kam lexuar poezinė e Pėllumb Sykut Shshsht. Pėrsėri jam rikthyer duke analizuar secilin varg, e nė varg, secilėn fjalė, pastaj secilėn strofė, nė fund, krejtė poezinė,
    Pastaj, secila fjalė, secili varg, dhe nė fund e tėrė poezia, mu duk si e imja, apo mė mirė thėnur, tėrėsisht e gjeta vehten dhe konkludova se ėshtė e shkruar nė "Kohė qirinjsh"- ēdo kund terr, skėterrė...

    Pėrsėri nga fillimi - nga titulli, Shshsht!
    E analizova edhe shumė herė metaforėn e P. Sykut, Shshsht, pastaj fjalinė e Mondit - Shshsht, jam duke lexuar Sykin...
    Tė dyja kėto sintagma, kur fillova t'i shkoqisė - sintagma e parė - shshsht, para syve nė ekran tė madh, mė dolėn tė gjithė udhėheqėsit politik nė tė dyja shtetet shqiptare, duke filluar horizontalisht, pastaj vertikalisht dhe anasjelltas...ēuditėrisht, pėrpara mė doli At Gjegj Fishta dhe "Gomari i baba Tasit", ndėrsa ai nė foltore recitonte vargjet:

    ... Ju rrugaēa e sallahana,
    Vagabonda shakllabana,
    Rriqna t'nyjet, mikrobė tė kqi,
    Qė tė mjerės moj Shqipni,
    Thelltė hi i keni nė mushkni,
    Pa dhimbė gjakun tuj ia pi,
    Por der kur, bre batakēi...


    Bėrtita i frikėsuarenkan rimishėruar tė gjithė, duke filluar nga At Gjergj Fishta, pastaj tė gjithė udhėheqėsit e atėhershėm...
    I shikoj, i masė nė lartėsi, i peshojė nė peshė, mė dalin 100% tė njejtė me kėta tė sotshėm...

    Kafshoj gishtin e madh e tėrhiqem nga halucinacionet, shkoqisi fjalinė e Mondit: Shshsht, jam duke lexuar Sykun... pastaj fjalitė, frazat, faqet, kapitujt... rradhiten e rradhiten... shkundi vehten tė mos bijė nė trans, pėr t'i shpėtuar alivanosjes e bėrtita ēmendurisht si nė teatrin e hapur:
    - Burra, ėshtė rimishėruar Gjergj Fishta!
    - Mė dėgjoni, mė dėgjoni? Ėshtė rimishėruar Gjetgj Fishta!
    - Burra, janė rimishėruar tė gjithė ish udhėheqėsit shqiptarė e populli?
    Populli - SHSHSHT!

    Pėrsaėndetje Syku, Mondi dhe tė gjithė poetėt dhe lexuesit e poezisė!

    Agim METBALA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 07-08-2008 mė 19:28

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Shembja

    Para syve tanė, ringrihen tė shemburat
    Dhe ne s’bėjmė zė
    Fasada veē ndryshon
    Gjithshka tjetėr e njėjtė.

    Shembėsit mburen me ringritjen
    Dhe firmosin historinė
    Unė pres shembjen e vėrtetė
    Me njė tjetėr, firmė.
    ---------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Pellumb i dashtun
    Urimet ma te mira per poezine tande fshikulluese Shėėėt!

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Faleminderit o miq per vleresimin tuaj. Sa do doja qe ta dinit se sa domethenes dhe me rendesi eshte vleresimi apo komentimi juaj per mua, madje edhe vete denjimi i te lexuarit poezite e mia, me mbush me kurajo e gezim.
    Serish faleminderit.

    Mallkuar qofsh sa shume te dua.

    Dua ta mbys dhimbjen me alkol e s'po mundem,
    dua t'i fundos kujtimet diku thelle por me kot,
    se ne kete nate te zgerdhire edhe shpirti vuan,
    renkoj ne kete nate mizore e nuk te fal dot.

    Zemren e kujt shendrisin sonte hiret e tua
    kur zemra ime rrapatoset lajthitjesh ne erresire,
    zemren e kujt? ...mallkuar qofsh sa shume te dua,
    as nuk mund te t'urrej se m'je e vetmja e mire.

    S'di a dua apo s'dua te di a me mendon
    kur ne te tjera brigje sonte ke me u ndal,
    s'di nese andej vone ndokush llogari te kerkon,
    s'di, por sonte qe po vuaj, di veē se s'kam me t'fal.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Te urrej apo te dua?
    Kuptoj qe te dua
    edhe kur te urrej
    - kur nuk je me mua.

    Kur nuk je me mua
    ti je gjithandej,
    prandaj me shume te dua,
    prandaj me shume te ndjej.

    …e kur je gjithandej
    ti je dhe me mua,
    ja perse te dua,
    ja perse te urrej.

    …e kur me shume te ndjej,
    ti je larg nga une,
    zotohem te te urrej
    por te dua shume.

    Urrej kur te dua,
    - kur je larg nga une.

    Ēfare po ngjet me mua
    …asgje s’po kuptoj…
    Te urrej apo te dua?

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    O dheu im i huaj!

    Sa here i marr rruget e tua neper kembe,
    sakatosem deri ne te sfilitur, o dheu im i huaj,
    se pak nga pak shputat ti m'i han me dhembe,
    ngaqe te fyeva ne fillim, por edhe te dua.

    Sa here agsholeve i shtryllur t'i hedh syte,
    ndihem disi fajtor e ne preher te karrapucem,
    se ne ditet e fatkobit tim me ishe meme e dyte,
    me gjete strofull kur nuk kisha ku te strukem.

  10. #100
    E dua letėrsinė Maska e riza2008
    Anėtarėsuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105
    Pellumb sot i hodha nje veshtrim poezive te tua,me pelqeu larmia e poezive,cilesia teper e larte e tyre gje e cila do me detyroje ti rikthehem perseri dhe vazhdimisht do ta kem ne qender te vemendjes faqen tende letrare.Jeni nje poet i mbrekullushem.Respekte.

Faqja 10 prej 16 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pse duhet hequr Berisha.
    Nga D&G Feminine nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 210
    Postimi i Fundit: 15-07-2009, 08:48
  2. Maqedonia e Republikat e liliputanveve shqiptare
    Nga ngutu=ngadal nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-04-2009, 19:12
  3. SHBA, te pathenat e takimeve te "humbura" te Ramiz Alise
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-07-2005, 04:21
  4. Ēfare eshte teatri per te madhin Pellumb Kulla
    Nga Darius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-10-2004, 23:46
  5. Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 09-03-2004, 08:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •