
Postuar mė parė nga
Gėzime*
Ne RM shqiptaret paraqesin nje numer prej 25% (oficialisht) prej popullates se pergjithshe e cila numeron mbi 2 milion banor. Nga ana tjeter CIA del me statisitkat e veta se shqipataret jan 1 milion banor ne MK...
Ceshtja qendron ne ate se sa shqipatert ne Maqedoni jan asimiluar? Sa shqiptar jan deklaruar maqedonas, serb, turq, vlleh ...? Dhe per cfar arsyje kan nderuar kombesine?
Asimilim eshte sipas meje humbje identiteti. Harimi i gjuhes, deklarimi i ne komb tjeter, nderimi i emrave ... perfundojn ne asimilim.
Por cilet jan faktoret e asimilimit?
Politika shtetrore ka hartuar strategji te tille qe shqiptaret ne Jugosllavi te shkrihen ne komb tjeter. Me largimin e madh te shqiptareve ne Turqi asimilimi ishte me i lehte. Nga ana tjeter ndikimi i fese beri te veten dhe shume shqiptar ortodoks dhe katolik u shkrine ne maqedonas. Shumica e shqiptareve tjer u bene musliman te fort vetem si rrugedalje per ruajtjen e identitetit (islami ishte dicka cka i dallonte me shume me maqedonasit)
Por kishte (dhe ka ) shume shqiptar ortodoks dhe katolik qe e ruajten identitetin e tyre... Strategjija sllave theks me te madh ju ka dhene qyteteve si Manastiri, Prilepi, Velesi, Shkupi ku me te madhe ka sjell maqedonas, bugar dhe shume serb per te bere spastrim etnik.
Mos hapja e shkollave, tortura qe eshte ber patrioteve shqiptar, dhuna ndaj familjeve me me emer kan qene shkaktar qe shumica e patrioteve kan dhene doreheqe nga levizjet e tyre. Merreni shembull shkatrimin e Partis Politike Muslimane "Xhemijeti" e formuar ne Shkup nga patriotet shqiptar ne krye me familjen Draga, e cila rrenjesisht shkatrohet nga dora serbe dhe torturen qe e kan ndjer mbi supe famija Draga.
Faktor tjeter eshte martesa e perzier. Shume shqiptare (dhe nje numer i konsiderueshem intelektual) merrnin gra sllave apo burra sllav, dhe me kete ndikimi nga bashkshorti(a) beri qe femijet mos te ndjehen shqiptar. Dhe nga keto martesa shumica e femijeve dolen nacionalist te medhej sllav ama (merreni fshatin Leshke, qe ka qen i banuar me shqiptar e asimilohen me vone).
Shume patriot u dogjen per idealin kombetar, shume shqiptar ishin te brisht dhe u perkulen e shume mbijetuan.
Dhe sot...
Sot askush nuk e din se ka shqiptar ne Demir Hisar, te cilet mesojn vetem 4 vjet ne gjuhen amtare. Shqiptaret ne qytetin e alfabetit udhetojn ne Kercove per te mesuar shqip ne shkollen e mesme e disa te tjer thjeshte regjistrohen ne shkolle maqedonase. Shqiptaret e Prilepit jane te lene ne meshiren e Zotit. Per ato kujtohen kur eshte koha e zgjedhjeve per te shitur patriotizem. Te Velesit mbijetojn me te ardhura te pakta, me kushte te veshtira por prap kan guximin te deklarohen shqiptar.
Dhe cka mundemi te presim nga keto shqiptar kur cdo dit eshte nje lufte e re. Eshte lehte per ne ne Tetove, Gostivar... Ku ka shumice shqiptaresh te jemi shqiptar. Nje plak nga nje fshat i Struges me tha, per ne ishte veshtire te jemi shqiptar, ndaj u asimiluam ne torbesh. Ne darsmen e djalit te vinte policija si per ne lufte meq ke leshuar kenge patriotike...
Famija e Gonxhe Bojaxhiut nuk din te flasin shqip, miss maqedonija Sara Leshi sdi te flase shqip, Nora Shaqiri sdi te flase shqip..... Edhe sa shqiptar do asimilohen?
Nje grua plake ku jetoja une me para, ishte bija e shqiptarit, nenen e kishte maqedonase, me fe ortodoks, vet e martuar me maqedons, dinte te flas shqip po asnjeher nuk foli. Per ate ishte turp te flase dikush shqip... Ajo nuk ishte shqiptare... E nga ana tjeter motra e saj e martuar per shqiptar ortodoks ne KS nuk flet maqedonisht.
Cka bejme ne per te mbijetuar si te tille si nje Zot na ka falur? Cka bejme ne qe te tjeret te mbijetojn bashk me ne??
Ju ftoj te mirni pjese ne kete teme. Me ide tuaja, fakte dhe botkuptimn tuaj ndaj kesaj teme.
Do ishte mire te sillte dikush dhe statisitkat e shqiptareve ne qytete qe i permenda me lart, "zhdukjen" e shqiptareve ne kohen e komunizmit....
Krijoni Kontakt