Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Ministri Alibeaj paditet pėr fyerje.

    Njė kandidate e Magjistraturės ēon nė gjykatė kreun e Drejtėsisė. Padit edhe drejtoreshėn e shkollės: Mė fyen gjatė konkursit


    Ministri i sapoemėruar i Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj, do tė pėrballet nė fillim tė dhjetorit me njė akuzė pėr fyerje, qė ėshtė regjistruar tashmė nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė nė kryeqytet. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare tė Gjykatės sė Tiranės, tė cilat saktėsuan se shtetasja Rudina Murataj ka paditur drejtoreshėn e Shkollės sė Magjistraturės, Adriana Fullanin, dhe ish-pedagogun e kėsaj shkolle, Enkelejd Alibeaj. Objekti i akuzės qė ėshtė kategorizuar nė seksionin e kėrkesave me tė dėmtuar, ėshtė fyerja. Nė 26 tetor tė kėtij viti, pra rreth njė muaj mė parė, Rudina Murataj ka regjistruar nė gjykatė njė padi ndaj dy drejtuesve tė Shkollės sė Magjistraturės. Megjithėse pėr shkak tė mosnisjes ende tė procesit, burimet zyrtare tė gjykatės nuk dhanė ndonjė informacion mė tė hollėsishėm rreth padisė, mėsohet se Murataj ka marrė pjesė nė provimin e konkursit pėr tė fituar tė drejtėn e hyrjes nė Shkollėn e Magjistraturės. Nė padinė e saj, kandidatja pretendon se gjatė zhvillimit tė konkursit, ku Fullani dhe Alibeaj kanė pasur rol drejtues nė komisionin e vlerėsimit tė provimit, ajo ėshtė fyer prej kėtyre personave. Murataj nuk ka arritur tė fitojė nė konkursin e zhvilluar dhe mendohet se ajo pretendon qė dy tė paditurit kanė bėrė padrejtėsi nė vlerėsimin e provimit tė saj, por nuk pėrjashtohet edhe mundėsia qė mes tė dy palėve tė jenė shkėmbyer replika reciproke, prej tė cilave vajza ėshtė ndier e fyer.

    Nė fillim tė muajit nėntor, nė Gjykatėn e Tiranės ėshtė hedhur shorti pėr padinė ndaj Fullanit dhe Alibeajt dhe sipas kėtij shorti ēėshtjen do ta gjykojė gjyqtari Sokol Tona. Tashmė ėshtė caktuar edhe data pėr seancėn e parė tė kėsaj ēėshtjeje, e cila do tė zhvillohet nė datė 3 dhjetor tė kėtij viti. Ndėrkaq, Murataj ka bėrė vetėm 5 ditė mė parė edhe njė tjetėr padi, kėsaj radhe ndaj Shkollės sė Magjistraturės. Nė kėtė padi, qė do tė gjykohet nga gjyqtari Agron Zhukri, studentja qė ka konkurruar pėr nė Shkollėn e Magjistraturės, kėrkon tė drejtėn e saj pėr "cenimin e tė drejtės pėr arsimim, cenimin e tė drejtės sė ankimimit, refuzimin e nxjerrjes sė aktit administrativ, si dhe njė shpėrblim dėmi jopasuror nė masėn 50 milionė lekė". Edhe nė kėtė rast, nė qendėr tė padisė duket se ėshtė incidenti i ndodhur gjatė konkursit tė pranimit pėr nė Shkollėn e Magjistraturės. Nė kėtė mėnyrė, Alibeaj duket se do ta nisė nė njė mėnyrė jo fort komode prezantimin e parė publik si ministėr i Drejtėsisė, ndėrsa pritet seanca e parė e procesit pėr tė zbardhur mė shumė detaje nga kjo pėrplasje.






    Reagimi

    Fullani: Nuk mė kujtohet kjo studente

    Zonja Fullani, a jeni nė dijeni tė njė padije qė ėshtė ngritur ndaj jush dhe zotit Alibeaj nga njė kandidate pėr shkollėn e magjistraturės?

    Jo, nuk kam informacion.


    A ju kujton gjė emri Rudina Murataj, qė ėshtė emri i paditėses suaj?

    Jo, nuk e mbaj mend. Veē nė qoftė njė studente qė ishte e shqetėsuar dhe u detyruam tė thėrrisnim policinė pėr ta marrė nga shkolla. Nuk mė kujtohet, por ndoshta edhe nuk ėshtė ajo, sepse emrat nuk i mbaj mend. Kur tė mė vijė thirrja e gjyqit dhe padia do tė mėsoj mė shumė.


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  2. #2
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Pse e padita ministrin Alibeaj

    Murataj: Pedagogu mė fyeu. Mė tha qė nuk e meritoj tė bėhem prokurore


    Pėrplasja midis kandidates pėr nė shkollėn e Magjistraturės, Rudina Murataj, dhe drejtoreshės sė kėsaj shkolle ėshtė zgjidhur me ndėrhyrjen e policisė, ndėrsa ministri i Drejtėsisė, ish-pedagog nė shkollėn e lartpėrmendur, ėshtė pėrfshirė nė padinė e studentes, pėr shkak tė njė fjalie tė vetme qė i ka thėnė asaj. Njė ditė pas publikimit tė lajmit se ministri Enkelejd Alibeaj ėshtė paditur nė gjykatė pėr fyerje, sė bashku me zonjė Adriana Fullani, "Shqip" ka arritur tė zbulojė motivet qė e kanė ēuar studenten nga Gjirokastra nė dyert e gjykatės. 22-vjeēarja e lindur nė Tropojė dhe me banim nė lagjen "Dunavat" tė Gjirokastrės ka marrė pjesė nė konkursin pėr shkollėn e Magjistraturės, qė ėshtė zhvilluar mė 11 shtator tė kėtij viti, pėr profilin prokuror. Sipas deklarimit tė saj nė kėrkesėn pėr gjykim, dalja e rezultateve pėrfundimtare tė provimit, vetėm njė javė mė pas e ka renditur atė nė vendin e 11, njė vend mė poshtė sesa numri prej 10 vetash qė fitonin tė drejtėn pėr tė hyrė nė shkollė.

    Rudina, e cila do ta mbrojė vetė padinė e saj nė gjykatė, ka deklaruar se pas marrjes sė rezultatit tė konkursit i ėshtė drejtuar ambienteve tė shkollės pėr tė kėrkuar testin e saj dhe pėr tė kontrolluar rezultatin e tij. E shoqėruar nga e ėma ajo ka takuar drejtoreshėn e shkollės, zonjėn Fullani, me tė cilėn duket se ka pasur njė replikim qė ėshtė acaruar moment pas momenti. Studentja ka thėnė nė padinė e saj se pasi i ka kėrkuar fotokopjen e testit drejtoreshės, kjo e fundit i ėshtė pėrgjigjur: "Nė 10 vjet nuk kemi dhėnė asnjė kopje testi dhe prej kėtej nuk del fotokopje testi". Vajza ka paraqitur si argumente pėr kėrkesėn tė drejtat e saj kushtetuese pėr informim dhe ankimim, por sipas padisė nė kėtė moment drejtoresha ka nisur tė ulėrasė nėpėr ambientet e shkollės. "Mė ėshtė dashur t‘i ulem nė gjunjė zonjės Fullani me shpresėn se do tė merrja fotokopjen e testit", ka thėnė Murataj, e cila ka vazhduar tė tregojė se nė kėto kushte e ėma e saj ka dashur tė thėrrasė policinė. Por kėtė veprim e ka bėrė mė pėrpara drejtoresha e shkollės.

    Policia e Komisariatit Nr.1 ka mbėrritur shpejt nė ambientet e shkollės dhe ėshtė pėrpjekur tė sqarojė situatėn. Sipas 22-vjeēares, pasi kanė dėgjuar problemin, njėri nga policėt e ka pyetur Fullanin: Zonjė pėrse nuk ia jepni testin dhe zgjidhet kjo punė? Pas kėsaj, Murataj ka arritur tė marrė testin e saj, por kjo nuk e ka penguar qė tė padisė nė gjykatė drejtoreshėn e shkollės pėr fyerje. "Zonja Fullani ka konsumuar veprėn e fyerjes, neni 119, me gjithė elementėt e saj. Ėshtė konsumuar ana objektive nėpėrmjet gjesteve dhe tė bėrtiturave, tė cilat mė kanė fyer, duke qenė njė njeri me nder dhe dinjitet", thotė studentja nė padinė e saj. Ajo madje ka pėrfshirė nė padi edhe ish-anėtarin e komisionit tė vlerėsimit tė provimeve, aktualisht ministėr i Drejtėsisė, Enkelejd Alibeaj. Shkak pėr kėtė ėshtė bėrė njė fjali qė ish-pedagogu i ka thėnė studentes, kur kjo e fundit ka shkuar pėr tė konsultuar testin. "Ti s‘e meriton tė bėhesh prokurore", i ka thėnė Alibeaj 22-vjeēares, e cila duket se ka mbetur shumė e fyer nga kėto fjalė. "Unė kam mbaruar Fakultetin shtetėror tė Drejtėsisė me rezultate tė shkėlqyera. Ēdo student i kėtij niveli do tė ishte rėnduar nga kėto fjalė", e ka mbyllur kėrkesėn e saj drejtuar gjykatės Rudina Murataj.


    Gazeta Shqip
    Jeta ime, mban emrin e saj..

Tema tė Ngjashme

  1. Walker i zhgėnjyer me diplomacinė kosovare
    Nga Selami2006 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 12:35
  2. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. Ministri kroat i arsimit Dragan Primorac mbajti ligjėratė nė USHT
    Nga refik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2007, 05:17
  4. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •