Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    “Pavarësia e Kosovës” dhe pyetja e shtruar nga Azem Vllasi për Referendum!



    (Reagim ndaj vështrimit ” Referendumi për pavarësi, finalja më adekuate”, botuar në “Koha ditore”, datë 30 nëntor 2007,

    f. 10-11, autor Azem Vllasi)




    Dhe ndodhi mu ajo që e parashikuam, muaj më parë, në një bisedë me Albin Kurtin. Brenga jonë ishte dhe është: referendumi mund të shtrembërohet dhe përmes tij mund të manipulohet populli dhe e ardhmja e tij.

    Ja tani na doli me ngut edhe manipulatori konkret e prijatar i teorisë manipulative lidhur me referendumin e ardhshëm, (të supozuar) të cilin koha dhe ngjarjet po e bëjnë gjithnjë e më të domosdoshëm. Për Referendumin, ekspertit të regjimit të perënduar jugosllav, z. Azem Vllasit, vonë i ka dalë gjymi. Dikush tjetër para tij, që nga viti 1968 e tutje ka qenë gjithherë më i zgjuar se ai, në lidhje me statusin e Kosovës si pjesë e statusit të përgjithshëm juridik, politik e ndërkombëtar të Kombit Shqiptar. Politikani Vllasi qëmoti i tjetërsuar nga identiteti i vërtetë shqiptar na “tregon”, duke u munduar të na paraprijë edhe për pyetjen e Referendumit të ardhshëm, e cila sipas tij po u dashka të jetë: A jeni për Kosovën shtet sovran e të pavarur sipas Propozimit të Martti Ahtisarit?

    Duke u munduar të “grabisë” numrin e të parit që ka propozuar këtë pyetje të supozuar për Referendum të ardhshëm me të cilin përcaktohet fati i Kosovës, Vllasi nuk ka menduar fare se ku po mbetej Kosova dhe si do të jetë pozicioni i saj juridik e politik, por ka menduar se me këtë privilegj, që, ndoshta, do të merrte ai nga ky propozim i pyetjes së tij, cili do të ishte pushteti (“vllasti”) i Vllasit në “shtetin sovran e të pavarur sipas Propozimit të Martti Ahtisarit? “

    Po sikur të mos kishte menduar Vllasi, se ku do të mbetej ai vet në të ardhmen, sigurisht, se kurrë nuk do të kishte propozuare pyetjen që ka propozuar për Referendum.

    Vetë pyetja tregon se analisti politik dhe avokati nga Prishtina, as përafërsisht, nuk e ka studiuar seriozisht dhe as që ka qenë i interesuar ta kuptojë thellësisht propozimin apo planin e Martti Ahtisarit, ngase me lehtë i ka ardhur të mendoj me kokë të Ahtisaarit për Kosovën se sa ta lodhë kokën e vet për Kosovën!

    Po ta kishte studiuar seriozisht dhe po ta kishte kuptuar thellësisht planin e Ahtisarit asesi nuk do të kishte propozuar pyetjen: A jeni për Kosovën shtet sovran e të pavarur sipas Propozimit të Martti Ahtisarit?

    Çdo studiues serioz e di se plani i Ahtisarrit nuk është për “shtet sovran e të pavarur” të Kosovës, por për antipodin e këtyre nocioneve që, së bashku emërohen “shoqëri shumetnike e Kosovës”.

    Nuk mendoj se edhe qytetarët e Kosovës mendojnë si Azem Vllasi se “Tashti jetojmë në paqe dhe liri, kemi një rend juridik dhe funksionojmë si shoqëri e organizuar…” Po të mendonin qytetarët e Kosovës kështu siç menon Vllasi, se ne “jetojmë në liri, kemi një rend juridik”, ata do të dilnin 99% në zgjedhjet e 17 nëntorit 2007.

    Ndaj, kot e kanë vllasët dhe ata që imitojnë imituesit e planit të Ahtisarrit për shkombëtarizimin e qytetarëve shumicë në Kosovë! Qytetarët e Kosovës kanë identitetin e lartë vleror kombëtar e ndërkombëtar të krijuar me shekuj, prandaj edhe kot planifikohet “flamuri i imponuar shumetnik i tyre”, kot është bërë edhe projekti i formimit dhe funksionimit të “kombit të ri kosovar”. Edhe planit të Ahtisaarit do t’i rezistojnë qytetarët e Kosovës, ndaj nuk do të realizohet assesi, as juridikisht e politikisht, as ky plan për “ deshqiptarizimin e Kosovës”.

    Plani i Ahtisaarit, teorikisht e praktikisht, është dhe do të jetë edhe një përpjekje e kotë që atë që nuk mundi ta bëjë Millosheviqi praktikisht, “ deshqiptarizimin e Kosovës”, të realizohet tani juridikisht e politikisht, me këtë plan “evropian”, sipas të cilit duan të na përcaktojnë të ardhmen, ata që më së paku ishin dhe janë me aspiratat e popullit, por që si qëllim kishin gjithnjë formimin e një kombi tjetër, qoftë ai “jugosllav” apo “kosovar”, vetëm e vetëm për të mbetur vetë në skenën politike, në pushtet të përjetshëm.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Analistët E Kosovës Nuk Parashohin Befasi

    Dhjetë dhjetori - data që shihet si vendimtare për statusin e Kosovës, sipas analistëve kosovarë, nuk do të shkaktojë ndonjë veprim të jashtëzakonshëm të institucioneve të Kosovës. Më 10 dhjetor, Treshja negociatore do t’ia dorëzojë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së raportin mbi negociatat 120 ditëshe, të cilat u përmbyllën pa sukses, të mërkurën, në Baden të Austrisë.



    Analisti Ramush Tahiri konsideron se në institucionet e Kosovës nuk ekziston as mundësia e as dëshira e veprimit në këtë datë. “Nuk ka asnjë mundësi të veprimit të jashtëzakonshëm. Do të vazhdojë puna e rregullt, sepse data 10 dhjetor lidhet me raportin e Treshes ndërmjetësuese për bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, për përcaktimin e statusit të ardhshëm të Kosovës. Më 10 dhjetor, dërgohet raporti i Treshes nga këto bisedime në Kombet e Bashkuara te Sekretari i Përgjithshëm, Ban Ki Moon; Ban Ki Moon e fut në procedurat e rregullta për shqyrtim në Këshillin e Sigurimit”, tha Tahiri.



    Ai thotë se nuk pritet asgjë as nga shpallja eventuale e pavarësisë së Kosovës apo marrja e ndonjë vendimi për organizimin e një referendumi për pavarësi. Tahiri shprehet skeptik edhe sa i përket shqyrtimit të raportit të Treshes negociuese në një kohë të shkurtër në Këshillin e Sigurimit. “Sipas proceduarave të caktuara, nëse raporti dorëzohet dhe është në unanimitet më 10 dhjetor, pritet që Ban Ki Moon, së paku një javë, ta mbajë këtë raport në proceduarat e Kombeve të Bashkuara, në rregullimin e dokumentit dhe në futjen në agjendë të Këshillit të Sigurimit. Të gjitha gjasat janë që në proceduarat më të shpejta nuk mund të hyjë para muajit shkurt, që të shqyrtohet kjo çështje në Këshillin e Sigurimit. Institucionet e Kosovës nuk guxojnë të marrin vendim të njëanshëm kundër bashkësisë ndërkombëtare, pa pritur rezultatet e raportit, sepse Ekipi i Unitetit është pajtuar me bisedimet e drejtpërdrejta dhe është pajtuar që do ta respektojë raportin që do ta bëjë Treshja ndërkombëtare”, theksoi Tahiri.



    Ndryshe mendon Bekim Sejdiu, ligjërues i së Drejtës Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ai thotë se institucionet e Kosovës kanë mundësi të ndryshme të veprimit. “Absolutisht, nuk duhet të lejojmë; tash, ne jemi të vetëdijshëm për faktin se Kosova është një problem me dimensione të theksuara ndërkombëtare dhe, fundi fundit, konstalacioni politik ndërkombëtar do të reflektohet në zgjidhjen e statusit. Nuk ka kurrfarë dyshimi. Por, kjo nuk do të thotë që duhet të presim nga të tjerët se çka do të bëhet dhe të pajtohemi me gjithçka. Ne duhet t’i marrim përgjegjësitë që na takojnë. Kosova ka institucione, ka elitë politike dhe është njëfarë kontinuiteti i veprimit politik që sa e sa vite. Ka procese politike që kanë shkuar vazhdimisht drejt pavarësisë dhe kuptohet që duhet të veprohet. Përpos asaj, klasa politike, fundi fundit, atë mandat e ka; me atë kartë, nëse e quajmë simbolikisht, kanë dalë në zgjedhje, janë legjitimuar”, tha Sejdiu.



    Megjithatë, ai thekson se institucionet e Kosovës, pas datës 10 dhjetor, do të kenë presione nga populli i Kosovës për shpalljen e pavarësisë dhe, nga ana tjetër, bashkësia ndërkombëtare mund ta imponojë një periudhë të pritjes për zgjidhjen e statusit të Kosovës. “Mendoj se udhëheqësit tonë, pas datës 10 dhjetor, do t’i nënshtrohen një presioni të dyanshëm, ose, nëse mund ta quaj pak më ndryshe, dy presioneve që i shtyjnë në drejtime të kundërta. Në njërën anë, do t’i ekspozohen një presioni të brendshëm për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo, për faktin se ata vazhdimisht kanë premtuar që pavarësinë e Kosovës do ta shpallin. Në anën tjetër, është konstalacioni ndërkombëtar që mund të imponojë mbase një periudhë të pritjes, eventualisht të forcohet blloku që është pro pavarësisë së Kosovës. Kështu që do të mund të kishte presione nga vendet perëndimore, që eventualisht shpallja e pavarësisë të shtyhet”, u shpreh Sejdiu.



    Analistët thonë se Kosova duhet të këtë një bashkëpunim të ngushtë me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian, për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Flet në BBC - Lordi Eshdaun për stabilitetin në Ballkan



    E ARDHMJA E BALLKANIT SËRISH ËSHTË NË BALANCË



    · Dy vjet bisedime për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës kanë dështuar. Serbia thotë se është e gatshme të jape autonomi të plotë territoriale, por shqiptarët e Kosovës, shumicë kërkojnë as më shumë e as më pak pavarësi .



    · BBC bisedoi me Lordin Pedi Eshdaun, ish-Përfaqësuesin e Lartë të OKB-së në Bosnje dhe ish-udhëheqës i Partisë Liberaldemokrate të Britanisë së Madhe. Lordi Eshdaun thotë se ka vetëm një zgjidhje për Kosovën dhe kjo është që në kohën e duhur Kosova të bëhet e pavarur.



    Fillimisht Lordi Eshdaun i përgjigjet pyetjes:


    BBC: A nuk ka ardhur koha që të merret një qëndrim i menduar mirë, pasi mund të trazohet situata, e cila gjithësesi është e tensionuar dhe rrezikshme ?

    LORDI ESHDAUN :
    Ka ardhur koha të merret një vendim, i cili duhej të merrej në vitin 1999-të, kur mbaroi lufta. Shiko, ka një fakt që është i qartë, dhe i kuptueshëm dhe i njohur nga të gjithë, megjithëse ndonjë përpiqet ta mohojë atë, dhe pikërisht fakti se nisur nga mënyra sesi Beogradi e trajtoi dhe qeverisi Kosovën, ku serbët janë pesë për qind e popullsisë dhe shqiptarët e Kosovës janë 95 për qind e saj, Serbia humbi të drejtën morale dhe atë praktike për të qeverisur Kosovën. Kjo ndodh. Britania për shembull, e humbi të drejtën morale dhe praktike për të qeverisur Irlandën, për shkak të mënyrës sesi ne e trajtuam Irlandën. Dhe Irlanda u bë një shtet i veçantë. Ky ishte realiteti.



    Ky është një vendim, i cili duhej marrë menjëherë pas luftes në Kosovë në 1999-tën. Shumë nga ne ishim të mendimit se sa më shumë zgjatej kjo punë, aq më e vështirë do të bëhej situata, pasi do ti mundësonte Beogradit dhe forcave jo-konstruktive në rradhët e shqiptarëve të Kosovës, që të manovronin në këtë vakum të krijuar. Kjo i ka krijuar hapsirë Rusisë për të luajtur me këtë çështje.


    Ka vetëm një zgjidhje për Kosovën dhe kjo është që në kohën e duhur Kosova të bëhet e pavarur. Poqese ky vendim do të ishte marrë më herët, nuk do gjendeshim sot në këtë pozitë që jemi.



    E dyta, kjo tashmë është lënë si një çështje e hapur prej aq shumë kohësh, saqë është shndëruar në faktor destabilizues në pjesë të tjera të Ballkanit.

    Shqetësimi im nuk është vetëm Kosova, e cila është boll serioze si e tillë, por relativisht e kufizuar. Aktualisht ekziston një propabilitet i madh që serbët në Republika Srbska në Bosnjë, do të shpallin pavarësinë e njëanshme, çka do të krijojë një problem shumë, shumë të madh. Në fakt, problemi më i madh që fshihet pas Kosovës, të cilën nuk e kanë komentuar shumë, është problemi i Bosnjës. Dhe ky destabilizim do të jetë jashtëzakonisht shqetësues.

    BBC: Lordi Eshdaun, flitet për armatosje të paraushtarakëve, dhe riformime të njësive të tyre...?

    LORDI ESHDAUN :
    Unë nuk them se ato nuk janë serioze, por shqetësimi i vërtetë është ky. Jo se nuk do të ketë konflikt, siç kërcënon ushtria e Car Llazarit, e kështu me rradhë. Unë mendoj se ky nuk është problemi i vërtetë. Problemi i vërtetë është se, nëse do të ketë një shpallje të njëanshme të pavarësisë, nga serbet në veri të lumit Ibër në veri të Kosovës, e pasuar nga një tjetër në Bosnjë, e cila do të çojë në ndarjen e shtetit boshnjak, dhe për pasojë do të zërë në grackë komunitetet myslymane në Srebrenicë, Kozarac dhe Brçko, brënda entitetit sërb, që i përket Beogradit, lind pyetja: Cfarë do të bëjë Perëndimi ? Dhe këtu kemi të bëjmë me një problemë shumë, shumë serioz.



    BBC: Lordi Eshdaun, udhëheqësi i opozitës këtu në Britani të Madhe, do të mbaj një fjalim, ku do të sugjerojë se forcat perendimore, të cilat mund të përfshijnë trupat britanike, duhen dërguar në Ballkan, për të parandaluar Rusinë nga ndezja e një lufte tjetër në rajon. A do ta mbështesnit ju një gjë të tillë ?

    LORDI ESHDAUN :
    Unë do të doja të dëgjoja se çfarë do thotë Dejvid Kemërën. Jam i mrekulluar dhe i gëzuar që po mbaron periudha kohore kur pjesa tjetër e botës duket se kishte injoruar këtë çështje, dhe udhëheqësi i opozitës konservatore po tërheq vëmendjen për këtë problem. Kemi të bëjmë me një problem shumë, shumë serioz. Unë mendoj se duhet të mendojmë se çfarë veprimesh duhet të ndërmarrim, nëse do të ketë shpallje të njëanshme të pavarësive, veçanërisht në Bosnje. Dhe mendoj se duhet të përgatitemi për të përforcuar me trupa ato pjesë të Ballkanit, për të ruajtur stabilitetin. Mendoj se ka fare pak gjasa dhe e dyshoj që Dejvid Kemërën, ka thënë se Rusia do të ndërhyjë ushtarakisht. Nuk mendoj se ka perspektivë një gjë e tillë, por përforcimi i trupave është diçka, të cilën duhet ta shqyrtojmë si mundësi.

    BBC: “NË BADEN KA PËRFUNDUAR RAUNDI I FUNDIT I BISEDIMEVE PA MARRËVESHJE”
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Post Judah thotë se Kosova do ta shpallë së shpejti pavarësinë

    Disa shtete evropiane që kanë pasur mëdyshje rreth pavarësisë së Kosovës, tani janë të gatshme ta pranojnë atë, ka thnë Tim Xhuda në një intervistë për BBC-në. Në mesin e këtyre shteteve ai veçon Gjermaninë, e cila kohët e fundit ka shprehur vendosmërinë e saj për ruajtjen e unitetit të Bashkimit Evropian për Kosovën.
    Pas dështimit të bisedimeve shtesë për statusin e Kosovës, të udhëhequra nga Treshja SHBA-BE-Rusi, Tim Xhudah pret që në fillim të vitit të ardhshëm Kosova të shpallë në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj. Ai thotë se ajo do të njihet nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve evropiane. "Mendoj se konkludimi i Treshes do të jetë se ata janë përpjekur ta bëjnë punën e tyre sa më mirë por nuk ka qenë e mundur të arrihet marrëveshje mes palëve, prandaj po e kthejnë problemin në Kombet e Bashkuara. Pas kësaj, nëse nuk ndodh diçka e papritur, Kosova do të shpallë pavarësinë, besoj në fillim të vitit të ri",thotë Judah.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Tema të Ngjashme

  1. Jusuf e Bardhosh Gërvalla, dhe Kadri Zeka
    Nga erzeni në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 29-01-2012, 23:37
  2. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  3. Për mësuesit e matematikës
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 10:22
  4. Shpjegim i lehte mbi temat e Teuhidit
    Nga rapsod në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 08:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •