Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 56
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Vret nënën se kishte të dashur

    Vret nënën se kishte të dashur

    DURRËS- Krimi në familje një natë më parë ka tronditur banorët e qytetit të Durrësit. Pasi ka zbuluar se e ëma kishte një të dashur, ka planifikuar edhe momentin për ta vrarë atë. Në sy të mbesave të mitura, xhaxhai 43-vjeçar ka masakruar nënën e tij 67 vjece.
    Ismail Dulla, ka goditur për vdekje nënën e tij Sanije Dulla, me sëpatë në kokë në rrethana ende të pasqarueshme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.00 të mbrëmjes të së dielës, në lagjen numër një të qytetit të Durrësit, pikërisht pranë ish-Cigares. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja në shtëpi kanë qenë dhe dy mbesat e vogla, të cilat kanë qenë të vetmet dëshmitare të masakrimit të gjyshes. Pas vrasjes, 43-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, duke marrë me vete edhe armën me të cilën ka kryer krimin. Sipas policisë, ai vuan prej kohësh nga një sëmundje mendore, për të cilën kurohej në Itali. Policia ka rrethuar zonën për të bërë mundur arrestimin e tij, por ende nuk ka mundur të bjerë në gjurmë të vrasësit.
    Ngjarja
    Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 22.00, në lagjen numër një të qytetit të Durrësit. Pas një debati me të ëmën, ku 43-vjeçari i ka kërkuar asaj sqarime, pasi kishte zbuluar se në Itali ajo kishte një të dashur, gjithçka ka degjeneruar në sherr, për të përfunduar më pas në vrasje. Në gjaknxehtësi e sipër Ismail Dulla, ka rrëmbyer sëpatën dhe pa hezituar i ka qëlluar së ëmës në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithë kjo skenë është parë nga mbesat e mitura, të cila jnë të vetmet dëshmitare të ngjarjes. Menjëherë pas vrasjes, Dulla është larguar nga banesa sëbashku me armën me të cilën kishte kryer krimin. Alarmi i vënë nga të miturat për atë cfarë kishin parë, ka njoftuar komshinjtë, të cilët kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por pa mundur të konstatojë gjurmët e djalit vrasës. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se 43-vjeçari vuante që prej vitesh nga një sëmundje mendore.
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lajm Pothuajse i Njejte Me Ket Siper

    Grindja e vjetër, një femër, vret shokun


    Shprehja se "molla e sherrit është femra", është një thënie e vjetër, por është më aktuale në vrasjen e djeshme. Ka qenë pikërisht një vajzë, grindja e vjetër mes viktimës Denis Islamit dhe Erjon Shinit. Por do të duhej vetëm loja me letra, e cila do të startonte grindjen mes shokëve, për të hapur sherrin e vjetër, atë të një vajze.
    Sipas burimeve nga policia e Tiranës, bëhet e të ditur se dje, në afërsi të Selvisë ka pasur një konflikti midis dy grupe të rinjsh, ku kanë mbetur të plagosur 3 persona dhe një ka gjetur vdekjen. Të njëjtat burime bënë të ditur se ka qenë një lojë me letra ajo që ka nisur sherrin mes të rinjve. Por për njërin prej tyre kjo ka qenë një start i mirë për të marrë hak ndaj shokut, i cili një muaj më parë i kishte marrë të dashurën. Për të vazhduar sherrin, loja me letra ka qenë preteksti më i mirë, ku nga grindja mes shokëve kanë mbetur të plagosur tre persona dhe ka gjetur vdekjen një. Më pas janë arrestuar katër persona.
    Ngjarja
    Kanë qenë duke luajtur bixhoz me letra. Por pasi kishin fituar të dyja palët dhe kishte pësuar humbje një nga djemtë, Denis Islami ka preferuar ta lërë lojën përgjysmë dhe të largohet. Por, sipas policisë së kryeqytetit, një nga shokët e tij, Erjon Shini nuk ka qenë dakord me këtë vendim dhe ka filluar të grindet me shokun e tij. Në krahë të këtij të fundit kanë dalë edhe Alban Xhixha, Vilson Burnazi dhe Luan Ymeraj. Kjo ka bërë që mes tyre të plasë sherri, i cili më pas ka vazhduar me grusht me mjete të forta dhe me thika. Nga i gjithë ky sherr kanë mbetur të plagosur tre persona, Henri Veriu, Emiljano Hoxhaj dhe Redon Çelaj, dhe ka vdekur shoku i tyre, Denis Islami. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e komisariatit Nr. 4 të kryeqytetit, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe kanë marrë dëshmitë e shokëve të viktimës dhe personave që ndodheshin aty. Nga dëshmitë e para, sipas uniformave blu, mësohet se starti i grindjes ka qenë loja me letra që kishin nisur të rinjtë. Por të njëjtat burime bënë të ditur se mes viktimës dhe autorit ka pasur një grindje të vjetër, e cila ka qenë një femër. Kjo e fundit ka qenë e dashura e të dyshuarit si autor, Erjon Shinit, ku pasi ishte ndarë me të, ishte lidhur me viktimën Denis Islami.
    Arrestimi
    U është dashur dy orë forcave të policisë së komisariatit Nr.4 të Tiranës për të bërë arrestimin e katër personave, të cilët akuzohen për vrasje dhe plagosje të lehtë me dashje në bashkëpunim. Sipas njoftimit për shtyp të policisë së Tiranës, mësohet se janë vënë në pranga Alban Xhixha, 17 vjeç, Vilson Burnazi, 17 vjeç, Erjon Shini, 22 vjeç dhe Luan Ymeraj 20 vjeç. Të katër këta akuzohen se kanë plagosur Henri Veriun, Emiljano Hoxhajn dhe Redon Çelajn si dhe kanë vrarë Denis Islamin. Sipas policisë, në vendin e ngjarjes u kryen të gjitha veprimet hetimore, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë, thikë, për të cilën dyshohet se është arma e krimit, si dhe sendet e forta të përdorura nga autorët gjatë konfliktit.

    "Murlani" që shkaktoi konfliktin

    Një lojë me letra e quajtur "Murlan" ka qenë shkaktari i grindjes me të rinjtë që ka përfunduar me viktima. Bilanci ka qenë tre të plagosur dhe një i vdekur mes adoleshentëve te vendi i quajtur "Selvia" në Tiranë. Sipas një deklarate për shtyp të drejtorisë së Policisë së kryeqytetit shokët e lagjes kanë qenë duke luajtur bixhoz me letra. Mes tyre ka pasur të humbur dhe të fituar. Por lënia e lojës nga një lojtar ka shkaktuar pakënaqësi te të tjerët, të cilët kanë nisur të grinden e më pas të përfundojnë me hekura dhe thika, duke plagosur tre e lënë të vdekur një. Më pas policia ka bërë arrestimin e katër 17-vjeçarëve.

    20-vjeçari përcillet për në banesën e fundit

    Kur akrepat kanë shkuar 17.00, arkivoli me trupin e pa jetë të 20-vjeçarit Denis Islami ka dalë nga shtëpia për të mos u kthyer më. Ai është përcjellë dje për në banesën e fundit. Kanë qenë familjarët, shokët dhe të afrimit e tjerë, të cilët i kanë dhënë lamtumirën e fundit djalit 20-vjeçar me origjinë nga Lushnja. Duke filluar nga nesër, nëna me babanë dhe motra nuk do të kenë më pranë djalin e tyre, shokët nuk do të kenë me shoqërinë e Denisit.
    Sui generis

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    67 Vjecare me dashnor ne Itali?...........

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    E ka pas qe nga koha e pushtimit(WWII) ....who knows.

    Po qe se e ka pas, e i ka dale ne shesh, me mire qe ka vdek .
    ( Tmerr qe eshte vrare) .
    Vdekja eshte ndonjehere kapak floriri.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    Canna-log Maska e Artson
    Anëtarësuar
    24-07-2007
    Vendndodhja
    Loading...
    Postime
    416
    Keto informacione beni mire ti shkruani edhe adresen nga i beni copy. Nese mbani ju autoresine, do iu duhet te mbani edhe pergjegjesi per informacion te rreme. Ky eshte varianti i III-te qe degjoj per te njejtin lajm brenda dites.

    Kur jam rrethuar nga njerëz të vegjël s'ndjej madhështi, por mjerim! M.Roçi

  6. #6
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Apapap, paska qene plake qejflije kjo! 67 vjece me dashnor! Apapap!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Le te themi se kjo plaka paska vuajtur nga nje semundje mendore ..!
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-05-2007
    Postime
    290
    Ore e keni parasysh qe plaka hengri nje sopate kokes nga i biri mu ne mes te Durresit e para mbesave? Kujdes me keto komentet.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Citim Postuar më parë nga Alienated
    Apapap, paska qene plake qejflije kjo! 67 vjece me dashnor! Apapap!
    dmth per ty alienated me skandaloze eshte qe ka pasur te dashur sesa i biri te vrasi nenen me sopat ne koke? dhe mbesat e saj qe pan kete ngjarje qe mund ti shkaktoj traume gjithe jeten :/...po po ke te drejte eshte me tragjedike qe ne moshen 67 ka pasur te dashur
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  10. #10
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Citim Postuar më parë nga *~Rexhina~*
    dmth per ty alienated me skandaloze eshte qe ka pasur te dashur sesa i biri te vrasi nenen me sopat ne koke? dhe mbesat e saj qe pan kete ngjarje qe mund ti shkaktoj traume gjithe jeten :/...po po ke te drejte eshte me tragjedike qe ne moshen 67 ka pasur te dashur
    Rexhina, per mua perben lajm fakti qe plaka 67 vjece KA patur DASHNOR! Vrasja eshte nje krim, nuk eshte qejf. Une e morra nga aspekti i qejfit kete lajm.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjëja - © Dorian Kulla
    Nga Fiori në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-01-2010, 22:06
  2. Si i njoha Nanon dhe Berishën.
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 23-01-2008, 19:21
  3. Ilirët - diskutimi mbi ta
    Nga Leonard Alili në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 111
    Postimi i Fundit: 10-10-2006, 16:02
  4. Dashuria ndalohet
    Nga Shën Albani në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 03:09
  5. Islamizimi te shqiptarët
    Nga Agron Jozef Mje në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 05:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •