Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Post Burrel, pensionisti vret gruan me një plumb në zemër

    Fqinjët: Nuk kishin probleme. Ndoshta ishte i dehur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Burrelit. Një grua 55-vjeçare është gjetur e vrarë në shtëpinë e saj dhe policia ka akuzuar për këtë vrasje bashkëshortin 64 vjeç të viktimës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në orët e mesditës, kur Fitnete Lika dhe burri i saj, Ibrahimi, ishin vetëm në shtëpinë e tyre, që ndodhet pranë Burgut të Burrelit, në lagjen "Pjetër Budi" të qytetit. Nga fqinjët e çiftit mësohet se fillimisht nga shtëpia janë dëgjuar debate me zë të lartë, ndërsa pas pak minutash është dëgjuar edhe një breshëri e vetme automatiku. Askush nuk ka guxuar t‘i afrohet shtëpisë menjëherë pas krismave, por një nga fqinjët ka telefonuar policinë dhe pasi ka pritur disa minuta i është drejtuar banesës, ku ka gjetur të shtrirë pa shenja jete gruan 55 vjeçe, Fitnete Lika. Policia, që ka mbërritur pak minuta më vonë, ka gjetur në vendngjarje disa gëzhoja, që sipas ekspertëve mund të jenë nga një automatik kallashnikov. Policia ka dërguar në morgun e spitalit të Burrelit trupin e pajetë të 55-vjeçares, ndërsa një grup ekspertësh kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur gjurmët e lëna aty nga autori i krimit. Burime nga spitali i Burrelit thanë se 55-vjeçarja kishte gjetur vdekjen e menjëhershme nga një plumb që i kishte shpuar tejpërtej zemrën. Nga hetimet paraprake është arritur në përfundimin se autor i këtij krimi është bashkëshorti i Fitnete Likës, Ibrahim Lika, i cili është shpallur në kërkim. Një oficer i policisë së Burrelit tha dje për gazetën se Ibrahimi është larguar me shpejtësi nga shtëpia, bashkë me armën e krimit. Ndërkohë, një nga banorët e lagjes ku ndodhi ngjarja i ka thënë policisë se e ka parë 64-vjeçarin Ibrahim Lika të largohej me një automjet tip "Audi". Një tjetër dëshmitar ka thënë se e ka parë më këmbë. Policia lokale ka ngritur postblloqe dhe ka nisur kërkimet në terren, në rrethinat e qytetit, ndërkohë që fotoja e të kërkuarit dhe informacionet për të u janë dërguar edhe komisariateve të tjera të policisë. Burime të rezervuara nga grupi i hetimit bënë të ditur se vrasja ka ardhur pas një grindjeje të çastit, çka dëshmohet edhe nga fqinjët e çiftit Lika. Sipas të njëjtit burim, dyshohet se shkak i grindjes, që më pas ka përfunduar në vrasje, ka qenë xhelozia. Nga ana tjetër, fqinjët e Fitnete dhe Ibrahim Likës, thanë dje se si viktima, ashtu edhe bashkëshorti i saj, njiheshin si persona të qetë e pa probleme, megjithatë mendohet se dje 64-vjeçari ka shkuar në shtëpi i dehur. Ibrahim Lika, 64 vjeç, kishte dalë në pension, pasi kishte punuar për një periudhë të gjatë kohe si shofer i ambulancës së spitalit të Bulqizës. Gruaja e tij, Fitnetja, nuk punonte prej disa vitesh. Çifti kishte shtatë fëmijë, të cilët janë të gjithë të martuar dhe jetojnë larg prindërve. Për banorët e Burrelit, vrasja e djeshme mbetet enigmatike, pasi askush nuk e beson se pas më shumë se 30 vjet martese, mes çiftit mund të ketë pasur probleme xhelozie.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Vrau gruan, merr pjesë në funeral

    Pranoi të dorëzohej në polici, nëse e lejonin të shkonte në varrim


    "Më fal! Më fal, nuk desha të të vrisja e as më kishte shkuar kurrë në mendje të vrisja"! Këto ishin disa nga fjalët e 65-vjeçarit Ibrahim Lika, i cili një ditë më parë, rreth orës 14:20, i kishte marrë jetën bashkëshortes së tij, Fitnete Lika. Të gjitha fjalët e tij janë thënë në momentin kur ai, i shoqëruar nga forca të shumta policie, i veshur me rroba të reja, ka vënë dorën mbi ballin e bashkëshortes së tij të pajetë, me të cilën kishte kaluar një jetë të tërë dhe kish lindur plot shtatë fëmijë.

    Pas kësaj, forcat e policisë e kanë marrë nën masa të forta sigurie, duke e sistemuar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së qytetit të Burrelit. Ndërsa prania e bashkëshortit vrasës, Ibrahim Lika, është shoqëruar me një heshtje të plotë të të gjithë pjesëmarrësve në ceremoninë mortore, që është finalizuar me varrimin e së ndjerës rreth orës 14:00 të ditës së djeshme. Vizita e papritur e bashkëshortit vrasës është realizuar rreth orës 12:00 të ditës së djeshme, pas një leje të posaçme të mbërritur në Burrel nga strukturat më të larta të drejtësisë shqiptare, e cila është kondicionuar nga vetëdorëzimi i vrasësit të bashkëshortes së tij, 65-vjeçari Ibrahim Lika, odiseja kërkimore e të cilit ka përfunduar rreth mesnatës së të enjtes.

    Arratia

    Pasi ka shkrepur një breshëri automatike brenda dhomës së ndenjes, plumbat e së cilës kanë prekur bashkëshorten e tij, Ibrahim Lika është larguar me shpejtësi përmes pallateve, duke u fshehur në bregun e lumit, përbri qytetit të Burrelit. Lika ka shfrytëzuar disa rrugë të pafrekuentuara fshatrash për t‘u larguar në drejtim të Tiranës. Sipas deponimeve të tij të para në polici, ai nuk ka dashur të dorëzohet në policinë e Burrelit, dhe për këtë kishte vendosur të dorëzohej në policinë e Tiranës. Madje, përkundër kërkimit të fuqishëm policor ai ka mundur që të mbërrijë deri në Tiranë. Fillimisht ai ka udhëtuar për disa orë në këmbë, deri në fshatin Baz të Burrelit, fshat i cili është anës rrugës që lidh Burrelin me Tiranën. Për të mos rënë në dorë të policisë matjane, Lika ka udhëtuar i vetëm në këmbë përmes shtigjesh malore dhe dushqesh të shumta, në një errësirë të plotë. Me të mbërritur në afërsi të fshatit Baz, Ibrahim Lika ka parë dritat e një furgoni që kishte si drejtim Tiranën. Duke qenë i lodhur dhe me një moshë të thyer, ai ka vendosur të braktisë rrugën paralele këmbësore dhe është ngjitur në trasenë e asfaltit, ku edhe ka bërë të mundur ndalimin e furgonit, i cili për momentin nuk është identifikuar. Lika u është bashkangjitur pasagjerëve të tjerë dhe rreth mesnatës ka arritur që të mbërrijë në Tiranë dhe i është drejtuar shtëpisë së një të afërmi të tij në periferi të qytetit, pranë Babrrusë.

    Dorëzimi

    Me të mbërritur në shtëpinë e të afërmit të tij, 65-vjeçari ka vendosur të dorëzohet në polici dhe një nga të afërmit ka telefonuar policinë, duke i treguar vendndodhjen e të kërkuarit. Një furgon i grupit të gatshëm të Komisariatit 3 të kryeqytetit ka shkuar menjëherë në adresën e treguar dhe ka gjetur aty Ibrahim Likën, i cili është dorëzuar pa më të voglën rezistencë. Në policinë e Tiranës, burri ka treguar se është autor i vrasjes së ndodhur dje në Burrel. Ai ka dhënë disa detaje të ngjarjes, por pa u thelluar në motivet e saj. "Kam qenë i dehur. Nuk e kontrolloja dot veten kur shkreha armën", mësohet të ketë thënë burri, i cili është dërguar herët në mëngjes në Burrel, ku prokuroria e rrethit ka ngritur ndaj tij akuzën për vrasje.

    Hetimi


    Ende e paqartë grindja familjare që përfundoi me vrasje


    Pas ndalimit në Tiranë, forcat policore e kanë transportuar në orët e para të ditës së premte për në qytetin e tij, në Burrel të rrethit të Matit. Rreth orës 09:00 të paradites ai është marrë në pyetje nga një hetues i prokurorisë së këtij qyteti. Fillimisht ai ka pranuar se kishte vrarë bashkëshorten e tij, por në asnjë rast nuk ka pranuar se e kishte bërë këtë me paramendim. Madje ai ka përdorur si alibi edhe faktin se plumbat e kallashnikovit i kanë marrë jetën bashkëshortes së tij, duke e goditur atë në pjesën e pasme të trupit të saj. Gjatë hetimit Lika është treguar tejet i penduar për ngjarjen e ndodhur, madje ka këmbëngulur se nuk ka dashur që të vriste atë, por gjithçka ishte aksidentale. Pas kësaj ka lindur dyshimi se Lika ka pasur konflikt të ashpër me njërin prej djemve të tij. Kur hetuesit kanë filluar që ta pyesin për arsyen që e kishte detyruar atë për të përdorur armën, një urdhër i mbërritur nga Tirana i ka detyruar hetuesit të ndërpresin pyetësorin e tyre dhe më pas nën masa të rrepta sigurie e kanë dërguar atë në banesë për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të bashkëshortes së tij. Në oborr ai është pritur nga qindra qytetarë të Burrelit, të cilët prej vitit 1997 kanë krijuar një traditë të veçantë në përcjelljet mortore, pasi në to merr pjesë i gjithë qyteti, pa bërë llogari për lidhjet mes tyre.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Tema të Ngjashme

  1. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  2. Hapja e dosjeve sekrete të ish-Sigurimit të Shtetit.
    Nga DYDRINAS në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  3. Burrel, vajza me ferexhe nuk lejohet në shkollë
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 146
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 07:04
  4. Dritë mbi katakombet e sigurimit .
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 22:21
  5. Formula 1 ne Burrel
    Nga R2T në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 11:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •