Tirane, data 28 Nentor! 95 vjetori i Pamvaresise. 95 vjet qe nga dita e krijimit te shtetit te cunguar Shqiptar. Instancat shteterore njoftuan festime ceremoniale te organizuar per nder te kesaj dite. Madje u krijua nga qeveria nje sllogan i ri: C'do dritare nje flamur! U morren masa qe kjo dite te festohej ne Vloren e Flamurit dhe per here te pare politika shqiptare u bashkua dhe iu perul patriotizmit. Por nuk mund te mbyllesh syte kur shikon dhe te pegera e mbeturina qe prishin kete feste te shenjte per popullin tone.
Perballe Hotel Dajtit nga krahu i Parkut Rinia, ate mbasdite festive qe duhej te kerciste daullja e Shqiperise se Mesme, Ciftelia e Veriut apo Gerneta e jugut, ne nje platforme kendoheshin kenge italiane.... Per cudi me mijera tiranasa hidheshin dhe perdridheshin nen ritmet e muzikes italiane. U tha qe kete koncert e organizonte koncensionari FIAT, me rastin e Panairit. Po dhe keta italianet e FIAT ate dite e gjeten! Pra ne mes te sheshit ne 28 Nentor diten e Pamvaresise kendohet dhe festohet me kenge italiane. Keta te fundit dy here e kane pushtuar shqiperine, 1920 dhe 1939. Keto data nuk duhen harruar, jo per te shprehur armiqesi ndaj vendit fqinj por per te mos harruar se ata shqiptare qe rane ne lufte ndaj pushtuesit e bene qe ne te festojme kete dite. Ku eshte pare dhe degjuar qe ne diten e pavarsise Italiane te kendohet anglisht? Ku eshte pare qe ne diten e pamvaresise Ruse te kendohet gjermanisht? Vetem ketu ndodh. Mire Fiati qe paska koinciduar kete feste me diten tone te shenjte. Po keta njerez inferiore qe kendonin dhe kercenin me kenge italiane. Po kjo shoqeri bastarde e krimbur deri ne zemer nuk u ngop se degjuari muzike turbofolk tere vitin... Edhe diten e shenjte duhet ta menderosnin? Hjade popull hajde..... O njerez inferiore, sahanlepires dhe servila.. Kur do te vije dita ta ngrini ate koke te shtremberuar prej ligesise, cmires dhe armiqesise ndaj njeri-tjetrit.
Por kjo e pegere dhe mender bajge, ra ere me shume ne Vlore. Pas fjalimeve te Top, Xhepane, TT, Kallashnikove te politikes shqiptare, na ngjitet ne podium tenori i papam shqiptar Agim Hushi per te kenduar. Na kendoi kengen italiane VINCERO! Me kete kenge Italianet na erdhen si pushtues... Me kete kenge italiane shprehin dashurine per diten e tyre te pamvaresise... Po mire mor gomar organizator i ceremonive ka dite te tjera qe mund te kendohet kjo kenge. Po mire mor Sal Berisha dhe Ed Rama si nuk gerthitet apo nuk u beri pershtypje kjo kenge (se ju jeni dhe te ditur e karakterizoheni nga poliedrizmi juaj), ashtu sic u ben pershtypje Sollaku dhe Aldo Bare.
E pra ja ku ka arrit inferioriteti i shoqerise sone.... Ruajna o zot nga kjo shoqeri e shitur dhe tradhtare e idealeve te paraardhesve tane. Ruajna o zot nga kjo politike levantine tradhtare e baballareve te vertete te kombit.
Krijoni Kontakt