Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 41
  1. #11
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Tė dėshirosh pėr vėllain tėnd atė qė dėshiron pėr vete



    11. Transmeton Enesi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-elm] ka thėnė: " Nuk ka besuar askush prej jush pėrderisa tė dėshiron pėr vėllain e tij atė qė dėshiron pėr vete" (Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "S'ka dyshim se besimtarėt janė vėllezėr, pra bėni pajtim ndėrmjet vėllezėrve tuaj dhe keni frikė All-llahun, qė tė jeni tė mėshiruar (nga Zoti). (Huxhurat – 10)

    Qėllimi i hadithit ėshtė se prej tėrėsisė sė degėve tė imanit tė obliguara ėshtė qė njeriu tė dėshiron pėr vėllain e tij atė qė dėshiron pėr vete

    Ky rregull i pjesėrishėm islam pėrkufizohet me rregullin themelor e qė nėnkupton: tė dėshirosh pėr vėllain tėnd tė mirėn ashtu siē e dėshiron pėr vete, ashtu siē ėshtė pėrmendur nė njė transmetim tjetėr "… pėrderisa tė dėshiron pėr vėlain e tij atė tė mirė (hajr) qė e dėshiron pėr vete" ( Transmeton Nesaiu)

    Fjala "hajr" pėrmbledh tė gjitha veprat fetare (taat) dhe veprat e lejuara tė kėsaj bote (mubahat) dhe Botės tjetėr pėrpos ndalesave, sepse ato nuk janė mirėsi (hajr) dhe nuk pėrfshihen.

    Lidhur me hadithin e lartėpėrmendur dijetari Ebu Amėr ibėn Salah thotė: "e tėrė kjo mund tė kuptohet si vepėr e rrėndė dhe e parealizuar, mirėpo nuk ėshtė ashtu sepse kuptimi i hadithit ėshtė: nuk plotėsohet imani i asnjėrit prej jush pėrderisa tė mos dėshiron pėr vėllain e tij musliman atė qė dėshiron pėr vete. Ai kėtė mund ta realizoj duke dashur pėr tė arritjen e tė mirave pa mos iu pakėsuar tė mirat e tij. E kjo ėshtė e lehtė pėr zemrėn e shėndoshė kurse e vėshtirė pėr zemrėn e sėmurė, Allahu na mbroftė neve dhe tė gjithė vėllezėrit tanė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Vlera e asketizmit nė kėtė botė


    12. Transmeton Abdullah ibėn Omeri r.a. i cili thotė: Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] mė vėndoi dorėn mbi supin tim dhe mė tha: "Jeto nė kėtė botė sikur tė jesh i huaj ose si njė kalimtarė rruge". Ibėn Omeri gjithnjė thoshte: kur tė ngrysesh mos prit agimin e kur tė gdhihesh mos e prit muzgun e mbrėmjes. Merr nga shėndeti yt pėr sėmundjen tėnde dhe nga jeta yte pėr vdekjen tėnde. Transmeton Buhariu.

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kėsaj bote qė ėshė si njė ujė (shi) qė Ne e lėshojmė nga qielli, e prej tij bima e tokės zhvillohet e shpeshėtohet sa qė pėrzihet mes vete, e pas pak ajo bėhet byk (pas tharjes) qė e shpėrndajnė erėrat. All-llahu ka fuqi pėr ēdo send. Pasuria dhe fėmijėt janė stoli e kėsaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i tė cilave ėshtė i pėrjetshėm) janė shpėrblimi mė i mirė te Zoti yt dhe janė shpresa mė e mirė." (El-Kehf -45, 46)

    Tė jesh asket nė njė gjė don tė thotė t'ia kthesh shpinėn asaj gjėje dhe ta vlerėsosh si tė vogėl, tė pavlerė qė nuk pėrkon me ambiciet e larta.

    Selefi (gjeneratat e para tė muslimanėve) dhe ata qė kanė ardhur pas tyre kanė spjeguar domethėnien e zuhdit nė kėtė botė. Nė njė hadith tjetėr Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "tė jesh asket ndaj kėsaj bote nuk do tė thotė tė ndalosh tė lejuarėn apo tė shkatėrrosh pasurinė porse tė jesh asket do tė thotė qė shpresa yte tė mos jetė mė e fortė nė atė qė e ke ne dorėn tėnde nga ajo qė ėshtė nė dorė tė Allahut dhe tė dėshirosh qė nėse tė godet ndonjė fatkeqėsi tė mos lirohesh nga ajo 0e qėllim qė tė fitosh shpėrblime." (Transmeton Tirmidhiu i cili dhotė: hadithi ėshtė garib dhe nuk e njohim vetėm nė bazė tė kėtij senedi).

    Vehb ibėn Virdi lidhur me zuhdin ka thėnė: zuhdi ndaj kėsaj bote ėshtė: tė mos ndiesh keqardhje nga ajo qė tė ka ikur dhe tė mos gėzohesh me atė qė e fiton prej tė mirave tė kėsaj bote.

    Zuhriu kur u pyet pėr zuhdin tha: ai qė harami i tij nuk ia tejkalon sabrin dhe hallalli nuk e pengon nga ibadeti .

    Ahmed ibėn Havarij [rahimehull-llah] e ka pyetur Sufjan ibėn Ujejnen: cili ėshtė asket (zahid) nė kėtė botė? Ai ėshtė pėrgjigjur: ai i cili falendėron pėr begatitė e nėse sprovohet duron. Ai pėrsėri i ka thėnė: o Ebu Muhamed, ai i cili kur i vijnė bėgatitė falendėron Allahun kurse kur sprovohet bėn durim dhe ndahet nga ato begati si mund tė jetė asket? Ai i tha: hesht! Atė qė s'e pengojnė begatitė pėr tė falenderuar Allahun e as fatkeqėsitė pėr tė duruar, ai ėshtė asket i vėrtetė.

    Rebia ibėn Hajthem ka thėnė: kulmi i asketizmit ėshtė mbledhja e gjėrva me tė drejtė dhe vėnia e tyrė nė vendet pėrkatėse me tė drejtė.

    Sufjan Etheuriu ka thėnė: asketizmi ndaj kėsaj bote ėshtė shpresa afatshkurte, nuk ėshtė ushqimi i papėlqyer e as veshja e dobėt. Pastaj tha: prej lutjeve qė bėjnė ata janė: o Zot na bėn asketė nė kėtė botė dhe na jep prej tė mirave tė saj, mos na privo nga ato qė tė mos lakmojmė.

    Imam Ahmedi tha: asketizmi ndaj kėsaj bote ėshtė shpresa afatshkurte, kurse nė njė rrast tjetėr tha: …shpresa afatshkurte dhe most ė lakmosh atė qe ėshtė nė duar tė huaja.

    Pėr kuptimin e hadithit tė pėrmendur nė fillim tė kapitullit kanė thėnė: mos u fundos nė tė mirat e kėsaj bote dhe mos e bėn atė vatan tėndin, mos i pėshpėrit vetes pėr qėndrim tė gjatė nė tė e as pėr pėrkujdesjen ndaj saj. Mos u lidh pėr tė si] bėn gurbetxhiu me vendin e huaj dhe mos u merr ne tė me atė qė nuk do tė merrej njė gurbetxhi ne vendin e huaj i cili mendon qė tė kthehet nė vendin e tij.

    Sa i pėrket fjalės sė Ibėn Omerit .." kur tė ngrysesh mos prit agimin e kur tė gdhihesh mos e prit muzgun e mbrėmjes" ėshtė njė nxitje prej tij qė besimtari gjithmonė tė jetė i pėrgatitur pėr vdekje, kurse pėrgatitja pėr vdekje bėhet me punė tė mira, ashtu siē mund tė kuptojmė nga hadithi nxitje pėr tė qenė dėshirat tona afatshkurte, pra tė mos i vonojmė punėt e natės deri nė mėngjes e kur tė gdhihemi tė mos i pėshpėrsim vetes pėr mbrėmjen dhe t'I vonojmė punėt e ditės deri nė mbrėmje.

    Fjala "Merr nga shėndeti yt pėr sėmundjen tėnde" ėshtė nxitje pėr tė shfrytėzuar shėndetin, tė derdhim mundin gjatė kohės kur jemi tė shėndoshė me frikė qė tė mos na godet ndonjė sėmundje e tė paaftėsohemi pėr punė. Njėashtu edhe fjala e tij "… dhe nga jeta yte pėr vdekjen tėnde" ėshtė nxitje pėr shfrytėzimin e ditėve tė jetės sepse ai i cili vdes i ndėpritet mundėsia e tė vepruarit, i kėputet shpresa dhe i rritet ngashėria. Ta dijė ky njeri se do t'i vij njė kohė e gjatė e ai do tė gjendet nėn dhe, dhe nuk do tė ketė mundėsi tė vepron.

    Hadithet qė flasin pėr vlerėn e zuhdit ndaj kėsaj bote janė tė shumta, prej tyre: njė njeri i that tė Dėrguarit tė Allahut: mė udhėzo nė ndonjė punė tė cilėn nėse e bėj do tė mė dojė Allahu dhe do tė mė duan njerėzit! Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] i tha: "bėhu asket ndaj kėsaj bote tė don Allahu dhe bėhu asaket ndaj asaj qė e posedojnė njerėzit tė duan njerėzit" (Tranmeton Ibėn Maxheja dhe Tirmidhiu i cili thotė se hadithi ėshtė hasen)

    Poashtu hadithi "ka shpėtuar ai i cili ka pranuar Islamin, ai qė rrizku (qė ia ka caktuar Allahu) i tij i mjafton dhe ėshtė i kanaqur me tė." (Transmeton Tirmidhiu)

    Ibrahim Ed-hemi ka thėnė: zuhdi ėshtė tre lloje: obligativ, vullnetar dhe shpėtues. Zuhdi obligativ ėshtė tė pėrmbajturit nga harami ( e ndaluara), zuhdi vullnetar ėshtė mosthellimi nė gjėra tė lejuara kurse ai shpėtues ėshtė tė pėrmbajturit nga dyshimet.

    Vėlla i nderuar musliman! Dije se zuhdi mė i mirė ėshtė ai i Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem] dhe shokėve tė tij tė zgjedhur. Librat e kodifikimit tė sunnetit janė pėrplot shembuj ku tregohet zuhdi dhe durimi i tyre, mund tė pėrmendim fjalėn e Omerit r.a.: kam parė Pejgamberin [salallahu alejhi ve sel-lem] tė cilit i kalonte tėrė dita e ai krrusej ngaqė nuk gjente as hurmėn e llojit mė tė dobėt pėr t'u ushqyer" (Transmeton Muslimi)

    Aishja r.a. thotė: "nuk ėshtė ngopur familja e Muhamedit me bukė thekri dy ditė njėra pas tjetrės deri sa ka ndėrruar jetė Pejgamberi." (Transmeton Muslimi)

    Ebu Hurerja r.a. thotė: "nuk ėshtė ngopur i Dėrguari i Allahut dhe familja e tij tre ditė me rradhė me bukė gruri deri sa u nda prej kėsaj bote." (Transmeton Muslimi)

    Njė njeri hyri nė shtėpinė e Ebu Dherrit dhe pasi rrotulloi shikimin rreth e pėrqark tha: o Ebu Dherr! Ku i ke plaēkat e shtėpisė? Ai tha: ne kemi njė shtėpi tjetėr kah e cila shpresojmė (ka pėr qėllim xhennetin sh.p.). ai pėrsėri iu drejtua: patjetėr tė kesh plaēka pėrderisa jeton nė kėtė vend! Ebu Dherri ia ktheu: pronari i shtėpisė nuk na lejon qė tė mbetemi kėtu.

    Omer ibėn Abdulazizi nė njė hutbe(ligjerim) tė tij tha: kjo botė nuk ėshtė vendbanimi i pėrherhsėm i juaji, Allahu ka caktuar pėr te zhdukjen kurse pėr banorėt e saj udhėtimin. Sa prej begative tė mėdha janė shkatėrruar shumė shpejtė dhe sa prej banorėve tė lumtur prej saj kanė udhėtuar!

    Hasen el Basriu [rahimehull-llah] ka thėnė: nėnēmoeni dunjanė se pasha Allahun mė tė lumtur jeni kur nėnēmoni dunjanė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #13
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Durimi



    13. Transmeton Ebu Seid S'ad ibėn Malik ibėn Sinan El Hudriu [radijallahu anhu] se disa njerėz prej Ensarėve kėrkuan diē prej Pejgamberit [salallahu alejhi ve sel-lem] e ai iu dha, ata pėrsėri kėrkuan dhe ai pėrsėri iu dha derisa u harxhua gjithė ajo qė pati, pastaj Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] iu tha: tė gjitha tė mirat qė i posedoj nuk do t'i magazinoj pėr t'iu privuar nga ato, mirėpo ai i cili pėrmbahet (nga lypja) Allahu e bėn tė pėrmbajtur, atij qė i majfton ajo qė e posedon Allahu e pasuron, ai i cili soditė thellė Allahu ia ndriēon mendimin kurse asnjėrit nuk i ėshtė dhėnė ndonjė gjė mė e mirė se sabri (durimi). (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė:" O ju besimtarė, bėni durim, bėhuni tė qėndrueshėm kundėr armikut, rrini tė pėrgaditur dhe, qė tė shpėtoni, ruajuni dėnimit tė All-llahut. (Ali Imran-200), " Thuaj: “O robėrit e Mi qė keni besuar, keni frikė ndaj Zotit tuaj. Ata qė bėnė mirė nė kėtė jetė, kanė tė mirė tė madhe, e Toka e All-llahut ėshtė e gjėrė, ndėrsa tė durueshmive u jepet shpėrblimi i tyre pa masė!” (Zumer-10)

    Erragib thotė: sabri etimologjikisht d.m.th. tė pėrmbajturit nė vėshtirėsi kurse ne terminologji do tė thotė: pėrmbyllja e vetes brenda vijave qė i ka caktuar logjika dhe sheriati.

    Ibėn Haxheri gjatė definimit tė sabrit thotė: sabri ėshtė mbyllja dhe pengimi i vetes – fjalėve apo veprave - nga hakmarrja nė rraste dėmtimi. Ndonjėherė pėrdoret edhe me kuptimin "butėsi" (hilm). Disa dijetarė kanė thėnė: durimi gjatė mundimeve ėshtė xhihad ndaj egos. Allahu [subhanehu ve teala] e ka bėrė natyrėn e shpirtit (egos) qė tė ndiej dhimbje e ngashėri nėse dėmtohet me fjalė ose vepra, pėr kėtė arsye Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] e gjeti veten nė gjendje shumė tė rėndė kur ia mveshėn atij padrejtsinė gjatė ndarjes sė plaēkės sė luftės, mirėpo ai u sjell me butėsi ndaj akuzuesit dhe bėri durim sepse e dinte shpėrblimin e madh qė fitojnė durimtarėt dhe se Allahu [subhanehu ve teala] u jep tė mira tė panumėrta. Durimtari ka shpėrblim mė tė madh se ai qė shpenzon pasurinė e tij nė rrugė tė Allahut, sepse shpėrblimi i tė dytit shumfishohet deri nė shtatėqind herė edhepse e mira ne esencė shpėrblehet me dhjetė tė ngjashme pėrveē nėse Allahu dėshiron qė ta shumfishoj.

    Nė hadithin e sipėrpėrmendur vihet nė pah vlera e madhe e sabrit si dhe nxitja nė tė. Sabri ėshtė cilėsi e lavdėruar, virtyt i dėshiruar, moral i rrallė, pėrfundimin e ka tė lakmuar, pasojat e kėnaqshme, ėshtė dobiprurės i madh, shansė pėr tė menduar nė atė qė tė sjell dobi, tė ngadalėson nė marrjen e qėndrimeve derisa dobia tė jetė e vėrtetuar dhe rezultati i siguruar.

    Sabri ėshtė tre llojesh:

    1. sabri ndaj vėshtirėsive qė hasim gjatė kryerjes se obligimeve fetare.

    2. sabri ndaj asaj qė ėshtė e ndaluar nė fenė e Allahut duke lėnė pas shpine mėkatet, kėnaqėsitė e ndaluara, si dhe pėrpjekja qė tė mos iu afrohemi atyre, nėnėshtrimi i epshit dhe frenimi i tij pėr tė mos rėnė nė amoralitete. Allahu [subhanehu ve teala] thotė: E kush iu frikėsua paraqitjes para Zotit tė vet dhe ndaloi veten prej epsheve, Xhenneti ėshtė vendi i tij." (Naziat – 40,41)

    3. sabri nė fatkeqėsitė e dhimbshme, tragjeditė befasuese dhe nė sprovimet ēkado qė tė jenė shkaqet.

    Muslimani ėshtė i obliguar qė tė bėjė durim nė kryerjen e obligimeve fetare dhe nė tė kapurit pėr fenė e Allahut, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "O ju qė keni besuar, kėrkoni ndihmė me durim e me tė falur, se vėrtetė All-llahu ėshtė me durimtarėt." (Bekare-153), "O ju qė besuat, kur tė konfrontoheni me ndonjė grup, pėrqėndrohuni dhe pėrmendni ēdo herė All-llahun qė tė arrini fitoren e dėshiruar." (Enfal-45)

    Sabri ndaj peripetive nė rrugėn e da'ves (thirrjes islame) ėshtė prej virtytetve tė Pejgamberėve alejhim selam, lidhur mė kėtė Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "Ti (Muahamed) duro, ashu sikurse duruan tė dėrguarit e vendosur" (Ahkaf-35), sepse me sabėr dhe bindje arrihet grada mė e lartė nė fe "prija" – imamllėku, siē thotė Allahu [subhanehu ve teala] "Dhe prej tyre Ne bėmė prijės qė me urdhėrin Tonė udhėzojmė, pasi qė ata (qė i bėmė prijėsa) ishin tė durueshėm dhe ndaj argumenteve Tona ishin tė bindur." (Sexhde-45)

    Kėshillimi i njėri tjetrit pėr tė bėrė sabėr ėshtė prej karakteristikave tė shoqėrisė islame, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "E pastaj tė bėhej prej atyre qė besuan, qė kėshilluan njėri-tjetrin pėr durim dhe qė kėshilluan pėr mėshirė (pėr ndihmė)." (Beled-17)

    Thėnė nė pėrgjithėsi ai i cili bėn sabėr duke kėrkuar me kėtė Fytyrėn e Allahut [subhanehu ve teala], pėrfundimi i tij ėshtė Xhenneti, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "Edhe ata qė patėn durim (ndaj tė kėqiave) pėr tė fituar kėnaqėsinė e Zotit tė tyre dhe qė e falėn namazin, dhe nga ajo me ēka Ne i furnizuam ata kanė dhėnė fshehtas e haptas dhe me tė mirė e largojnė tė keqen. Tė tillėt kanė pėrfundim mė tė mirė. (pėrfundimi i mirė ėshtė) Xhennete tė Adnit (vende tė pėrjetshme) ku do tė hyjnė ata, edhe prindėrit, gratė dhe fėmijėt e tyre tė cilėt kanė qenė vepėrmirė ata do t'i vizitojnė engjėjt duke hyrė nė secilėn derė. (u thonė) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetėt shpėtimin; sa pėrfundim i lavdishėm ėshtė ky vend." (RR'ad-23,23,24)

    Dije se njėrėzit qė mė sė tepėrmi sprovohen janė "pejgamberėt, pastaj ata mė tė ngjashmit e mė tė ngjashmit. Ēdonjėri sprovohet sipas tė kapurit tė tij pėr fenė, nėse tė kapurit tė tij ėshtė i fortė sprovimi ėshtė mė i fortė, nėse nė tė kapurit e tij pėr fenė ka dobėsi atėherė sprovohet sipas asaj dobesie. Vazhdimisht njeriu do tė sprovohet derisa tė ecė mbi tokė pa asnjė mėkat." (Transmeton Tirmidhiu i cili thotė: hadithi ėshtė hasen sahih)

    Shembujt qė flasin pėr sabrin e pejgamberėvė janė tė shumtė. Ibrahim dhe Ismaili alejhima selam pranuan urdhėrin e Allahut me zemėrgjėrėsi dhe sabėr derisa Allahu ia lehtėsoi Ismailit duke i dhėn njė kurban. Nuhu [salallahu alejhi ve sel-lem] pėrjetoi nga populli i tij shumė pengime dhe mospėrfillje mirėpo duroi e Allahu [subhanehu ve teala] i fundosi nė ujin e vėrshuar tė gjithė pėrveē atyre qė besuan atė. Poashtu Jakubi, Jusufi,, Ejjubi, Musai, Zekerijjau, Jahja, Isai alejhim selam u sprovuan dhe duruan.

    Zotėriu i tė gjithė njerėzve, Muhamed ibėn Abdullahu [salallahu alejhi ve sel-lem] pėrjetoi peripeti dhe vėshtirėsi tė mėdha nga populli i Taifit. Mendjelehtit, fėmijėt dhe robėrit e kėtij populli e gjuajtėn mė gurrė derisa ia pėrgjakosėn kėmbėt, si dhe para kėsaj dhe pas ai pėrjetoi mundime tė shumta nga kurejshitėt pabesimtarė, mė pastaj nė medine bėri sabėr dhe luftoi derisa vuri themelet e shtetit mė tė madh qė e njohi njerzimi dhe themelet e shoqėrisė mė tė mirė qė e pa njerzimi.

    Shejhul Islam Ibėn Tejmije [rahimehullah] thotė: Allahu [subhanehu ve teala] ka pėrmendur nė Kur'an braktisjen e bukur (hexhėr), faljen e bukur tė gabimeve dhe durimin e bukur dhe nė lidhje me kėto ėshtė thėnė: braktisje e bukur ėshtė ajo qė bėhet pa cenim, falje e bukur kur ajo bėhet pa qortim kurse sabėr i bukur kur nuk ka ankime te krijesat. Ahmed ibėn Hanbelit duke qenė nė shtrat tė vdekjes i ėshtė lėxuar se Tavusi ka urrejtur kėlthitjet e vdekjes dhe ka thėnė: tė klithish don tė thotė tė ankohesh te njerėzit, pas kėsaj ai (Ahmedi) nuk ka kėlthitė deri sa ka vdekur. Sa i takon ankimeve te Krijuesi kjo gjė nuk e mohon sabrin e bukur siē tregon Allahu [subhanehu ve teala] fjalėt e Jakubit [salallahu alejhi ve sel-lem] nė Kur'an: "Ai (Jakubi) tha: “Jo, ēėshtjen ua lehtėsoi epshi juaj. (mua nuk mė ka mbetur tjetėr) Durim i mirė, ėshtė shpresė qė All-llahu do tė m'i sjellė tė gjithė; Ai ėshtė mė i dijshmi, mė i urti!”, "Ai (Jakubi) tha: “Unė hidhėrimin tim dhe pikėllimin tim, ia parashtroj All-llahut, e unė di pėr All-llahun atė qė ju nuk dini”. (Jusuf-83, 86)

    Abdulaziz ibėn Revvad ka thėnė: tre gjėra janė prej thesarit tė Xhennetit: fshehja e fatkeqėsisė, sėmundjes dhe lėmoshės"

    Abdullah ibėn Muhamed elHerevij ka thėnė: prej margaritarėve tė mirėsisė ėshtė fshehja e fatkeqėsisė.

    Aun ibėn Abdullahu ka thėnė: mirėsia nė tė cilėn nuk ka aspak tė keqe ėshtė falenderimi Allahun duke qenė rehat dhe sabri gjatė fatkeqėsisė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #14
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Turpi dhe vlera e tij



    14. Transmeton Imran ibėn Husejni [radijallahu anhu] i cili thotė: Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] tha: "turpi nuk sjell vetėm se mirėsi" nė transmetimin e Muslimit qėndron: "turpi ėshtė mirėsi nė tėrėsi". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

    Neveviu thotė: dijetarėt thonė se realiteti i turpit ėshtė: moral i cili ndikon nė lėnien e tė shėmtuarės dhe pengon mosdhėnien e tė drejtės ēdonjėrit qė i takon e drejta. Na kanė transmetuar se Ebul Kasim Elxhunejd [rahimehull-llah] pėr kuptimin e turpit ka thėnė: tė pamurit e begative dhe tė pamurit e mangėsive, nga kėto tė dyja lind njė gjendje e cila quhet turp.

    Ijadi thotė: sa i pėrket asaj se i tėrė turpi ėshtė mirėsi apo nuk sjell vetėm se mirėsi, ėshtė paksa problematike pėrgjithėsimi i kėtij kuptimi sepse dikush mund ta shfrytėzojė kėtė kuptim pėr lėnien e ballafaqimit me mėkatarin apo e shfrytėzon kėtė kuptim pėr lėnien e disa obligimeve. Pėrgjigjja pėr kėtė ėshtė se me fjalėn turp nė kėto hadithe nėnkuptohet turpi ligjor i sheriatit. Turpi nga i cili rezulton lėnia e disa obligimeve nuk ėshtė turp tė cilin e miraton sheriati porse ai ėshtė paaftėsi dhe nėnēmim. Ai ėshtė quajtur "turp" pėr arsye se i pėrngjet turpit ligjor i cili nėnkupton lėnien e gjėrave tė shėmtuara. Ibėn Haxheri duke spjeguar hadithin e lartėpėrmendur thotė: mund qė Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka dhėnė shenjė se ai qė turpin e ka moral tė tij nė tė shumtėn e rrasteve mirėsia ėshtė nė tė dhe nėse nodh ndonjėherė e kundėrta ajo konsiderohet si e paqenė nė krahasim me tė mirat e tij apo mund tė thuhet se turpi ėshtė bėrė adet i tij dhe pjesė e pandarė e moralit tė tij dhe me kėtė tėrheq tė mirėn dhe mirėsia ndodh prej vetė atij dhe shkakut (turpit).

    Turpi ėshtė dy lloje:

    - turpėrimi nga Allahu [subhanehu ve teala] kur dėshiron tė bėj ndonjė gjė (tė turpshme) e cila i bie ndėrmend.

    - Turpėrimi nga krijesat gjatė kryerjes sė veprave apo fjalėve tė cilat janė tė neveritura.

    Tė dy llojet e sipėrthėna janė tė lavdėruara, vetemse, njėri ėshtė obligativ kurse tjetri vullnetar. Turpi gjatė largimit nga haramet ėshtė obligativ kurse gjatė lėnies sė gjėrave tė urrejtura nga njerėzit ėshtė vullnetar.

    Muslimani obligohet qė tė stoliset me kėtė virtyt pėr shkak se kjo veti paraqet tėrė fenė. Ajo ėshtė degė e imanit (besimit), moral i Islamit siē ėshtė thėnė "ēdo fe ka moralin e saj kurse morali i Islamit ėshtė turpi" (Transmeton Ibėn Maxhe). Turpi ėshtė ēelės i ēdo tė mire, me forcėn e tij shtohet mirėsia, dobėsohet e keqja kurse mė dobėsine e tij dobėsohet mirėsia dhe shtohet veprimi i tė keqes sepse turpi ėshtė pengesė ndėrmjet njeriut dhe ndalesave (harameve).

    Ibėn Ebi Dunja transmeton se Vehb ibėn Munebih ka thėnė: imani ėshtė i zhveshur e rrobet e tij janė devotshmėria, stolia e tij ėshtė turpi, pasuria e tij ėshtė nderi, pastaj tha: kam dėgjuar njė beduin duke recituar:

    Jo, pasha babėn tėnd nuk ka mirėsi nė kėtė jetė

    As qė ka dunja kur turpi s'ekziston

    Njeriu jeton derisa nė tė turpi ka mbetė

    E druri pa lėvore nuk mund tė gjallwron


    Muslimani obligohet qė tė turpėrohet nga Allahu [subhanehu ve teala] ashtu siē duhet, tė mos shfrytėzojė begatitė e Allahut duke i bėrė mėkat Atij, tė mos e gjejė veten nė vende tė ndaluara, tė shkon nė vende qė e ka urdhėruar Allahu. Transmeton Abdullah ibėn Mes'udi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] njė ditė u tha disa njerėzve prej shokėve tė tij: "turpėrohuni nga Allahu ashtu siē meriton Ai! Ata thanė i Dėrguar i Allahut ne turpėrohemi falė Allahut. Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] pėrsėri tha: jo kėshtu porse turpėrimi i vėrtetė ndaj Allahut ėshtė ta ruash kokėn dhe atė qė ėshtė nė tė (mendjen), barkun dhe atė qė mban nė tė, tė pėrkujtosh vdekjen dhe sprovėn. Ai i cili dėshiron Ahiretin braktis zbukurimet e kėsaj bote, e ai i cili i bėn kėto ėshtė turpėruar nga Allahu ashtu siē meriton." (Transmeton Tirmidhiu)

    Aliu [radijallahu anhu] ka thėnė: kush i mbėshtjell rrobet e tij me turp nuk ia shohin njerėzit tė metat.

    Ebu Musa elEsh'arij ka thėnė: unė hy nė shtėpinė time tė errėt pėr t'u pastruar dhe kėrrusem ngaqė turpėrohem nga Zoti im.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #15
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Bujaria



    15. Transmeton Ebu Hurerja [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Allahu i Lėrtėmadhėruar thotė: shpenzo qė tė shpenzoj pėr ty, pastaj tha: Dora e Allahut ėshtė pėrplot, nuk e pakėson shpenzimi i pėrhershėm, natėn dhe ditėn. Mė pas vazhdoi: a e shihni shpenzimin e Tij qė prej krijimit tė qiellit dhe tokės, nuk ėshtė pakėsuar ajo qė ėshtė nė Dorėn e Tij. Arshi i Tij ėshtė mbi ujė dhe nė Dorėn e Tij ėshtė peshorja e ul atė ose e ngrit" (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanheu ve teala] thotė: "ēkado qė t'u jepni tė tjerėve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet nė mėnyrė tė plotė duke mos u dėmtuar ju." Dhe "Pra ēkado qė tė jepni nga pasuria, s'ka dyshim se atė All-llahu e di shumė mirė." (Bekare – 272,273)

    Dije, Allahu mė mėshiroftė mua dhe ty, se ēdonjėri i cili ka udhėhequr nė periudhėn e injorancės apo tė Islamit, derisa ėshtė bėrė i njohur me famė tė lartė, i janė nėnshtruar njerėzit, kanė marrė udhėn pėr tek ai i afėrti dhe i largėti, fama e tij nuk ėshtė arritur pėrveē se duke i ushqyer njerėzit dhe duke i nderuar mysafirėt. Tė gjithė njerėzit me pervojė pėrgjatė historisė, fetarėt e dashamirėt e tė bukurės janė tė njė mendimi se gjėja mė e mirė qė njeriu mund ta (IMG:style_emoticons/default/yes.gif)j pėr veten nė kėtė botė dhe gjėja mė madhėshtore qė mund ta lė pas vete ėshtė bujaria, shoqėrimi me bujarėt sepse bujaria rezulton pėrmendjen pėr tė mirė dhe tė ngritė famėn.

    Ai i cili shpenzon, obligohet qė me kėtė vepėr tė kėrkon kėnaqėsinė e Allahut "ēkado qė tė jepni nga pasuria, e keni pėr veten tuaj, po mos jepni pėr tjetėrkė, por vetėm pėr hir tė All-llahut" (Bekare – 272) kurse sa i pėrket shpenzimit pėr t'u mburur, kjo nuk ėshtė bujaria qė lėvdohet, madje mund tė jetė edhe mėkat nėse bėhet me mendjemadhėsi ndaj robėrve tė Allahut.

    Bujaria ka shumė dobi, prej tyre:

    - Allahu [subhanheu ve teala] ia kompenson shpenzuesit "e ēkado qė t'u jepni tė tjerėve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet nė mėnyrė tė plotė duke mos u dėmtuar ju." (Bekare 272), siē ėshtė pėrmenduar edhe nė hadithin e lartėpėrmenduar: "Shpenzo qė tė shpenzoj pėr ty". Poashtu Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] thotė: "derisa njė njeri ecte ne njė hapsirė, dėgjoi njė zė qė vinte nga njė re: ujite kopshtin e filanit, pastaj ajo re lėvizi derisa lėshoi ujin mbi njė tokė tė djegur nga nxehtėsia dhe ja, kur pashė ujin tė mbledhur nė njė gropė. Ky njeri pėrcolli renė dhe kur arriti te vendi nė tė cilin ishte lėshuar uji pa njė njeri i cili po mundohej tė depozitoj ujin dhe i tha: o rob i Allahut, si e ke emrin? Ai ia pėrmendi emrin qė e kishte dėgjuar prej resė, pastaj i tha: pėrse mė pyet pėr emrin tim? Iu pėrgjigj: unė dėgjova njė zė nė renė e cila e lėshoi ujin i cili thoshte: ujite kopshtin e filanit duke prmenduar emrin tėnd, pėr kėtė dėshiroj tė dij se ē'vepron me kėtė kopsht? U pėrgjigj: pra pasi e kėrkove kėtė gjė po tė tregoj se prodhmin qė fitoj nga kjo tokė, njė tė tretėn e saj e jap lėmoshė, me njė tė tretėn ushqehem unė dhe familja ime kurse njė tė tretėn e kthej pėrsėri nė kėtė tokė." (Transmeton Muslimi)

    - Allahu [subhanheu ve teala] ia shumfishon pasurinė shpenzuesit " Shembulli i pasurisė sė atyre qė e japin nė rrugėn e All-llahut ėshtė si njė kokėrr prej tė cilės mbijnė shtatė kallinj, ndėrsa nė secilin kalli ka nga njėqind kokrra. All-llahu ia shumėfishon (shpėrblimin) atij qė dėshiron, All-llahu ėshtė Bujar i Madh, i di qėllimet." (Bekare – 261)

    - Shpenzuesi shpreh frikėn e tij prej zjarrit tė Xhehennemit "Frikojuni prej zjarrit qoftė edhe me gjysėm hurme" (Transmeton Buhariu)

    - Gjėja mė e mirė mė tė cilėn njeriu mjekohet ėshtė lėmosha "mjekoni tė sėmuarit tuaj me lėmoshė" (Transmeton Bejhakiu)

    - Shpenzimi i pasurisė ėshtė mbrotje e saj "mbroni pasuritė tuaja me zekat" (Transmeton Bejhakiu)

    - Bujaria ėshtė prej cilėsive tė lavdėruara tek Allahu [subhanheu ve teala] "Allahu ėshtė i Mirė dhe e do tė mirėn, i Pastėr dhe e do pastėrtinė, Bujar dhe e do bujarinė" (Transmeton Tirmidhiu i cil ithotė: ky hadith ėshtė garib kurse Halid ibėn Iljas ėshtė i dobėt)

    - Dora e cila jep ėshtė mė e mirė se dora e cila merr "Dora e lartė ėshtė mė e mirė se dora e poshtme" (Transmeton Muslimi)

    - Bujaria i mbulon shumė tė meta tė njeriut, thotė Imam Shafiju [rahimehull-llah] : mbulohu me bujari sepse siē ėshtė thėnė ēdo tė metė e mbulon bujaria.

    Ēdo musliman duhet tė stoliset mė kėtė cilėsi e nė veēanti davetxhinjtė (thirrėsit islam) pėr shkak efektit qė ka kjo cilėsi pėr tė pranuar njerėzit Islamin. Enesi [radijall-llahu anhu] thotė: "nuk ka lypur ndonjėri prej Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] diēka vetėm se ia ka dhėnė. Njėherė i erdhi njė njeri, e Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] i dha njė tufė tė madhe dhensh sa mund tė zinte hapsira mes dy kodrave, e pastaj kthehet te populli i tij dhe iu thotė: o njerėz! Pranoeni Islamin sepse Muhamedi jep sikur ai i cili nuk i frikohet skamjes. Enesi [radijallahu anhu] thotė: edhepse njeriu prononte Islamin pėr shkaqe tė dunjasė, nuk kalonte pėrveē njė kohės sė shkurtėr dhe Islami bėhej mė i dashur pėr tė se sa tėrė dunjaja dhe ajo qė ėshtė nė tė." (Transmeton Muslimi)

    Transmeton Ibėn Abbasi [radijall-llahu anhu] i cili thotė: "Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka qenė njėriu mė bujar. Bujaria edhe mė tepėr i shtohej nė muajin e Ramazanit kur takonte Xhibrilin. Xhibrili takohej me tė ēdo natė tė Ramazanit dhe ia dėgjonte leximin e Kur'anit, pra Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ishte mė bujar se era e lehtė"

    Ibėn Ebi Hatimi me sened tė tij transmeton se Alij ibėn Ebi Talibi [radijall-llahu anhu] ka thėnė: Atij qė Allahu i ka dhėnė pasuri le ta shfytėzojė atė pėr mbajtjen e lidhjeve farefisnore, pėr mikpritje tė mirė, pėr ti ndihmuar nevojtarit, robit, udhėtarit, tė mjerit, tė varfėrit, muxhahidit dhe le tė jetė durimtar nė fatkeqėsi sepse me kėto cilėsi fitohet bujaria nė kėtė dunja dhe fama nė Ahiret;

    Ėshtė pyetur Haseni [radijall-llahu anhu] : cili ėshtė bujar? Ėshtė pėrgjigjur: ai i cili po tė posedonte tėrė dunjanė do ta shpenzonte atė dhe pėrsėri do tė mendonte se edhe mė tej ka obligime.

    Transmetohet se Hudhejfe elAdevij ka thėnė: ditėn kur ngjau beteja e Jermukut u nisa pėr tė kėrkuar djalin e axhės tim nė mesin e tė vrarėve. Me vete kisha pakėz ujė dhe mendoja qė nėse akoma ka frymėmarje do t'i jap nga uji qė kisha me vete. Kur e gjeta nė mesin e viktimave, iu afrova dhe i thash: tė tė jap ujė? Ai mė dha shenjė pozitive. Ndėrkohė dėgjuam njė kėlthitje dhe djali i axhės mė dha shenjė qė tė shkoj te personi qė kėlthiste dhe ujin qė kisha t'ia jap atij. Kur arrita tek ai e pash se ishte Hisham ibėn Asi tė cilin e pyeta: dėshiron ujė? Ai mė dha shenjė pozitive mirėpo nė kėtė momėnt dėgjuam njė kėlthitje tjetėr dhe Hishami mė dha shenjė qė tė shkoj tek i treti dhe ujin qė kisha t'ia jap atij. Kur shkova, ai veē mė kishte vdekur. U ktheva te Hishami mirėpo e gjeta tė vdekur. U ktheva edhe te djali i axhės tim mirėpo edhe ai kishte vdekur.

    Njė njeri prej fisit Kurjesh ishte nisur nė udhė. Duke udhėtuar takoi njė udhėtarė nė mes tė rrugės tė cilin e kishte lodhur udha dhe e kishte molisur sėmundja. i sėmuri i tha kurejshitit: zotėri mė ndihmo! Kurejshiti urdhėroi djalin e tij qė pasuria qė i kishte mbetur ta shpenzojė pėr kėtė udhėtarė tė sėmurė dhe djali i lėshoi nė prehėr katėr mijė dirhem. I sėmuri deshi qė tė ngritet nė kėmbė mirėpo nuk mundi pėr shkak dobėsisė dhe filloi tė qajė. Kurejshiti i tha: pse qan, nuk mundesh tė pamvarėsoshesh me atė qė ta dhamė? Ai ia ktheu: jo pėr Zotin, por m'u kujtua dobia qė ka toka nga bujaria yte dhe kjo mė bėri tė qaj.

    Kur Kajs ibėn S'ad ibėn Ibaden e kaploi sėmundja, shumė pak prej vėllezėrve tė tij muslimanė e vizituan. Pasi qė pyeti pėr kėtė i thanė: ata turpėrohen tė tė vizitojnė pėr shkak borxheve qė tė kanė marrė. Kajsi tha: Allahu e poshtėroftė pasurinė e cila i pengon vėllezėrit tė mė vizitojnė, pastaj urdhėroi njė tellall qė tė thėrret: tė gjithė ata qė i kanė borxh Kajsit e kanė tė falur. Nė mbrėmje gati qė nuk i thehet pragu i derės nga vizita e madhe e njerėzve.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #16
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Pėrdėllimi



    16. Aishja [radijall-llahu anhu] thotė: Pejgambri [salallahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Allahu ėshtė Pėrdėllimtarė dhe e don pėrdėllimin, jep pėr pėrdėllimin atė qė nuk e jep pėr egėrsinė dhe atė qė nuk jep pėr asgjė tjetėr." (Transmeton Muslimi)

    Allahu [subhanheu ve teala] thotė: "Ti (Muhammed) merre tė lehtėn, urdhėro pėr tė mirė dhe hiqu prej tė padijshmėve." (A'raf – 199)

    Nga hadithi i lartėpėrmenduar mėsojmė vlerėn e pėrdėllimit, butėsisė dhe nxitjen pėr t'u stolisur me kėtė virtyt, siē kuptojmė qortimin e egėrsisė dhe se pėrdėllimi ėshtė shkak i ēdo mirėsie.

    Kuptimi i pjesės sė hadithit "jep pėr pėrdėllimin atė qė nuk e jep pėr egėrsinė" ėshtė : sė bashku me pėrdėllimn rezultojnė vepra tė cilat nuk vijnė me tė kundėrtėn e tij (pėrdėllimit). Disa mendojnė se kuptimi ėshtė: Allahu shpėrblen pėrdėllimin me atė qė nuk shpėrblen cilėsitė tjera. Hafidh ibėn Haxheri e konsideron mėndimin e parė mė tė saktė derisa Neveviu mendimin e parė.

    Muslimani duhet qė tė stoliset me kėtė virtyt tė lartė, sepse Allahu [subhanheu ve teala] e don kėtė virtyt dhe ėshtė shkak pėr shumė mirėsi. Ai i cili privohet nga ky virtyt nė realitet ėshtė privuar nga mirėsia, Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Kush privohet nga pėrdėllimi ėshtė privuar nga mirėsia" (Transmeton Muslimi). Ēdo gjė ėshtė e bukur nėse aty ka pėrdėllim dhe [do gjw wshtw e shwmtuar shėmtuar nėse nuk ka pėrdėllim, Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] thotė: "Pėrdėllimi nėse ėshtė nė njė gjė ajo ėshtė e bukur e nėse hiqet nga ajo atėherė shėmtohet" (Transmeton Muslimi). Ai i cili e ka kėtė cilėsi nuk hyn nė zjarr, Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] thotė: "a doni t'ju tregoj cili nuk hyn nė zjarr? Ēdonjėri i cili ėshtė i afėrt, i butė dhe i lehtė pėr njerėzit" (Transmeton Tirmidhiu i cili thotė: hadithi ėshtė hasen garib). Pėrdėllimi nuk kėrkohet vetėm ndėrmjet njerėzve porse Islami thėrret qė tė jemi tė butė edhe me kafshėt, siē thotė Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] "Allahu [subhanheu ve teala] e ka obliguar mirėsinė pėr ēdo gjė, kur tė vritni lehtėsoeni vrasjen, kur tė therrni lehtėsoeni therjen, mprehni thikat dhe rehatoni kurbanet" (transmeton Muslimi)

    Transmetohet se njė beduin hyri nė xhami e Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ishte ulur. Beduini bėri njė lutje: o Zot! Mė fal mua dhe Muhamedin dhe mos e fal askėnd tjetėr pėrpos neve! Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] qeshi dhe tha: e ngushtove tė gjėrėn. Mė pas beduini shkoi nė njė kėnd tė xhamisė dhe pėrmjerri. Njė kohė mė vonė pasiqė beduini kishte kuptuar gabimin tha: kur mė pa Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] m'u afrua, nuk mė qortoi as qė mė shau por mė tha: kjo ėshtė xhami dhe nuk pėrmirret nė tė, ėshtė ndėrtuar pėr t'u pėrmenduar Allahu dhe pėr t'u falur. Mė pas Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] urdhėroi qė tė hidhet njė enė me ujė pėr tė pastruar vendin." (Transmeton Ibėn Maxhe, kurse hadithi ėshtė edhe nė Sahihul Buhari shkrutimisht)

    Enesi [radijall-llahu anhu] thotė se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] shkoi te gratė e tij tė cilave iu printe gjatė udhėtimit i quajturi Enshexhe. Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] tha: mjer pėr ty o Enshexhe, me qelqin sillu me kujdes" (Transmeton Muslimi)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #17
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Sjellja me butėsi



    17. Transmeton Ibėn Abbasi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] i ka thėnė Eshexh ibėn Abdulkajsit: "ti i posedon dy cilėsi tė cilat i don Allahu [subhanehu ve teala]: sjellja e butė dhe maturia." (Transmeton Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "ata qė e frenojnė mllefin, qė u falin (tė keqen) njerėzve, e All-llahu i do bamirėsit." (Ali Imran – 134) dhe "Ti (Muhammed) merre tė lehtėn, urdhėro pėr tė mirė dhe hiqu prej tė padijshmėve." (A'raf – 199)

    Ėshtė thėnė se sjellja e butė (el-hilm) ėshtė gllabėrimi i mllefit. Gjithashtu sjellja e butė ėshtė definuar si: frenimi i vetes nė rraste kur kritikohet apo sulmohet, pėr tė mos rėnė nė atė qė s'ėshtė e dėshiruar. Sjellja e butė pėrfshinė njohjen e drejtė, durimin, maturinė, pėrmbajtjen kurse nuk ėshtė bashkuar njė gjė me njė tjetėr mė bukur se sa falja e gabimit me mundėsinė pėr hakmarrje.

    Nė njė fjalė tė urtė thuhet: nuk ėshtė i butė ai qė kur i bėhet padrejtėsi sillet me butėsi e kur t'i jepet mundėsia hakmirret por i butė ėshtė ai i cili kur i bėhet padrejtėsi sillet me butėsi kurse kur i jepet mundėsia pėr t'u hakmarrė ia falė.

    Dijetari Damre ka thėnė: sjellja e butė (el-hilm) ėshtė shkallė mė e lartė sė mendja (logjika) sepse Allahu [subhanehu ve teala] ėshtė quajtur me kėtė emėr (El Halim) dhe kjo e bėn mė tė lartė, pastaj nuk ėshtė quajtur me kėtė emėr nė Kur'an pėrveē Ibrahimit dhe Ismailit alejhima selam, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "S'ka dyshim, Ibrahimi ishte shumė i ndieshėm dhe i butė." (Teube – 114), gjithashtu pėr Ismailin alejhisselam thotė: "Ne e gėzuam atė (Ibrahimin) me njė djalė qė do tė jetė i butė (i sjėllshėm). (Saffat – 101)

    Njeriu me sjellje tė butė ėshtė me pozitė tė lartė, i lavdėruar, veprat e tij janė tė pranuara. Sjellja e butė ėshtė mė e bukur se ēdoherė atėherė kur rrjedh nga ai qė ka mundėsi pėr t'u hakmarrė. Qė kėndej, konkludojmė se sjellje tė butė e tė mirė ka ai i cili Pejgamberin [salallahu alejhi ve sel-lem] e merr shmbulltyrė, prijės nė ēdo cilėsi tė moralit, stoliset me to, ec rrugės sė tij dhe me kėtė Allahu [subhanehu ve teala] i jep tė mira tė shumta kurse nė botėn tjetėr shpėrblime tė panumėrta.

    Transmeton Abdullah ibėn Mes'udi [radijallahu anhu] i cili thotė: "ditėn kur Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ndau plaēkėn e luftės sė Hunejnit, njė prej Ensarėve tha: kjo ndarje nuk ėshtė bėrė pėr hir tė Allahut. Abdullah ibėn Mes'udi thotė: shkova te Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] dhe pasi e lajmėrova pėr kėtė fjalė iu ndėrua fytyra e pastaj tha: Allahu e mėshiroftė Musain, ėshtė dėmtuar edhe mė shumė se kjo mirėpo ka duruar." (Transmeton Buhariu). Mendo vėlla i nderuar si ka bėrė durim Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] dhe ėshtė sjellė butė me kėtė njeri prej Ensarėve.

    Transmetohet se dy njerėz vurėn bast nėse munden tė zemėrojnė Ahnefin. Njėri prej tyre shkoi te Ahnefi dhe i shprehi dėshirėn pėr t'u fejuar me nėnėn e tij. Ahnefi tha: nuk po tė refuzoj pėr tė tė nėnēmuar e as pėr atė se s'dua tė tė bėj dhėndėr, mirėpo pėr shkak se nėna ime ka shumė vjet kurse ti ke nevojė pėr njė grua tė re qė dashuron dhe qė lind, qė mėson nga morali yt dhe pėrfiton nga sjellja yte. Tash kthehu te shokėt dhe lajmėroi se nuk mė ke zemėruar!

    Njė njeri tjetėr shkoi te Muaviju [radijallahu anhu] pėr tė kėrkuar prej tij qė tė fejohet me nėnėn e tij. Muaviju [radijallahu anhu] e pyeti: ē'tė shtyri tė interesohesh pėr nėnėn time kur e di se ajo ėshtė e shtyrė nė moshė? Ai tha: po, kam dėgjuar se ajo ėshtė e shtyrė nė moshtė! Muaviju pėrsėri i tha: ndoshta ke patur pėr qėllim qė tė zemėrosh zotėriun e fisit Temim (e ka pėr qėllim veteveten)? Ai u pėrgjigj: po, e Muaviju ia ktheu: shko se nuk mundesh!

    Njė njeri e shau Ebu Dherrin [radijallahu anhu] e ai i tha: mos vazhdo tė mė shashė dhe lėr vend pėr pajtim sepse ne nuk ia kthejmė atyre qė bėjnė mėkate Allahut duke na sharė me mė shumė se sa tė rrespektojmė Allahun.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #18
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Falja e gabimeve



    18. Transmeton Ebu Hurerja [radijallahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Asnjė lėmoshė nuk e pakėson pasurinė, ai qė i falė gabimet Allahu ia shton krenarinė kurse ai qė pėr hir tė Allahut bėhet modest Allahu e ngrit." (Transmeton Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "le t'ua falin (gabimin) dhe mos t'ua zėnė pėr tė madhe. A nuk dėshironi qė All-llahu t'u falė. All-llahu falė dhe mėshiron shumė." (Nur – 22) dhe "Ti (Muhammed) merre tė lehtėn, urdhėro pėr tė mirė dhe hiqu prej tė padijshmėve." (A'raf – 199)

    Dijetarėt rreth hadithit tė lartėpėrmendur ka dhėnė dy mendime:

    -Mendimi i parė: nga hadithi mirret kuptimi i parė qė na bie nė sy e ai ėshtė: ēdokush qė njihet me falje tė gabimeve bėhet prijės i njerėzve, i madh nė zemrat e tyre dhe me kėtė i shohet krenaria dhe nderi.

    -Mendimi i dytė: ai i cili i posedon ato cilėsi shpėrblimin dhe krenarinė e gjenė nė Ahiret.

    Dije sė kėnaqėsia e flajes sė gabimeve ėshtė mė e mirė se kėnaqėsia e hakmarrjes sepse kėnaqėsinė e tė parės e pason pėrfundimi i lavdėruar kurse tė dytėn pikėllimi i keqardhjes.

    Omeri [radijallahu anhu] ka thėnė: falja mė e mirė ėshtė kur ka mundėsi pėr hakmarrje kurse synimi mė i mirė kur ka aftėsi pėr tė kryer veprėn.

    Seid ibėn Musejjebi [rahimehullah] ka thėnė: tė gabojė gjykatėsi e tė falė gabimin ėshtė mė mirė se tė gabojė e tė dėnojė veprėn.

    Transmetohet se Lukmani i ka thėnė birit tė tij: ka gėnjyer ai i cili thotė se e keqja e shuan tė keqen, nėse kjo ėshtė e vėrtetė le tė provojė zjarrin me zjarr, pastaj le tė shikojė a e shuan njėrin me tjetrin! E vėrteta ėshtė se e mira e shuan tė keqen sikur qė uji e shuan zjarrin.

    Transmetohet se njė njeri i ka thėnė halifes Mensur kur ai fitoi luftėn nė Sham banorėt e tė cilit luftuan kundėr tij: o udhėheqės i besimtarėve! Hakmarrja ėshtė drejtėsi kurse falja vlerė e lartė, e ne lusim Allahun qė udhėheqėsi ynė tė zgjedhė pėr vete gradėn mė tė lartė e tė mos zgjedh gradėn mė tė keqe.

    Nė njė fjalė tė urtė qėndron: pėrparėsi mė tė madhe pėr falje ka ai qė ka mė tepėr mundėsi pėr hakmarrje kurse mendje mė tė mangėt ka ai qė i bėn padrejtėsi mė tė dobėtit.

    Halifja Me'mun ka thėnė: dėshirova qė kriminelėt tė dijnė mendimin tim rreth faljes qė t'ju rehatohen zemrat.

    Ia sollėn Me'munit njė njeri i cili kishtė bėrė gabim dhe i tha: a je ti ai i cili ka bėrė kėtė e kėtė? Ai u pėrgjigj: po, unė jam o prijės i besimtarėve! Unė jam ai i cili e dėmtova veteveten duke u mbėshtetur nė zemėrgjėrsinė (faljen) tėnde. Me'muni pas kėtyrė fjalėve ia fali gabimin.

    Zoti ynė! Sikur tė mos ishte dėshira yte pėr tė falur nuk do tė ekzistonin ata qė tė kundėrshtojnė me mėkate, dhe sikur tė mos ishte falja yte nuk do tė hynte askush nė Xhennet, na dhuro faljen dhe bujarinė tėnde, o Dhurues i Madh!
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #19
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Modestia



    19. Transmeton Ijad ibėn Himari se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: "Allahu mė shpalli mua: bėhuni modest, mos mburreni njėri ndaj tjetrit as mos i bėni padrejtėsi njėri tjetrit." (Transmeton Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "E tė jeshė modest ndaj besimtarėve qė tė pranuan ty." (Shuara – 215) dhe "O ju qė besuat! Kush largohet nga feja e vet (i bėn dėm vetes) s'ka dyshim se All-llahu do tė sjellė njė popull qė Ai e do atė (popull) dhe ata e duan Atė (Zotin), (njė popull) qė ėshtė modest e i butė ndaj besimtarėve, por i ashpėr dhe i fortė ndaj mohuesve." (Maide – 54)

    Nė kėtė hadith nxitemi pėr tė qenė modest dhe tė largohemi nga mendjemadhėsia. Ēdo i menēur obligohet qė tė jetė modest dhe tė largohet nga mendjemadhėsia. Edhe sikur tė mos ishte e vėrtetė se me modesti ngritet njeriu prapseprap do tė obligohej tė stoliset me modesti.

    Modestia ėshtė dy lloje: njėra ėshtė e lavdėruar kurse tjetra e qortuar. Modesti e lavdėruar ėshtė: tė mos fyesh robėrit e Allahut dhe tė mos nėnvlerėsosh ata. Modestia e qortuar ėshtė: modestia ndaj tė pasurve pėr tė arritur diēka nga pasuria e tyre.

    I menēuri duhet qė tė largohet nga modestia e qortuar nė tė gjitha rrastet, dhe tė shoqėroj modestinė e lavdėruar nė tė gjitha aspektet.

    Njerėzit mė tė mirė janė ata qė janė modest megjith famėn e tyre, asketėt qė kanė pasuri, tė drejtit edhepse kanė fuqi. Njeriu nuk e len modestinė vetėm nėse mendjemadhėsia ėshtė rrėnjosur nė tė. Ēdonjėri i cili shtirret mendjemadh ndaj njerėzve ėshtė i dashuruar nė vetevete, kurse pėlqimi i vetevetes ėshtė zili ndaj mendjes se vet, nuk kam parė asnjė qė ėshtė sillė me mendjemadhėsi ndaj mė tė dobtėve pėrveē se Allahu e ka nėnēmuar te mė tė ngriturit.

    Thotė K'abi [radijallahu anhu] : Allahu [subhanehu ve teala] kur ia jep robit tė Tij njė dhunti nė kėtė botė e ai falenderon Atė dhe bėhet modest, Allahu i jep edhe dobinė e asaj dhuntie nė kėtė botė dhe ia ngritė gradėt nė botėn tjetėr, e nėse i jep ndonjė dhunti, e ai nuk falendėron Allahun e as qė bėhet modest Allahu e privon nga dobia e asaj dhuntie nė kėtė botė kurse nė botėn tjetėr nėse Allahu don e fut nė njė shtresė tė Xhehennemit pėr ta dėnuar, ose ia falė.

    Ibrahim ibėn Esh'ath e pyeti Fudajlin se ē'ėshtė modestia? Ai u pėrgjigj: modesti ėshtė ti nėnshtrohesh tė vėrtetės dhe ti pėrkulesh asaj edhe nėse e dėgjon prej fėmiut po edhe nėse e dėgjon tė vėrtetėn nga njeriu mė injorant pėrsėri duhet ta pranosh.

    Abdullah ibėn Mubareku ka thėnė: kulmi i modėstisė ėshtė tė ulėsh veten nė pozitė tė varfanjakut e t'ia bėsh mė dije se nuk je mė me vlerė se ai pse je mė i pasur dhe tė ngritish veten nė pozitė tė pasanikut dhe t'ia bėsh me dije se nuk ėshtė mė me vlerė se ti pse ėshtė mė i pasur.

    Ėshtė pyetur Abdulmeliku: cilėt njerz janė mė tė mirė? Ka thėnė: modesti edhepse ka pozitė tė lartė, asketi edhepse ka pasuri, ai qė nuk dėshiron tė ngritet mbit tjerėt.

    Ibėn Semmaku hyri te Harun Rashidi dhe i tha: o prijės i besimtarėve, pasha Allahun, modestia yte megjith pozitėn e lartė qė ke ėshtė mė e lartė se sa vet pozita. Haruni i tha: shumė fjalė tė bukur the! Ai pėrsėri tha: o prijės i besimtarėve! Njeriu tė cilit Allahu [subhanehu ve teala] i ka dhėnė bukuri, famė, pasuri dhe ruan nderin, u ndihmon tė varfėrve dhe ėshtė mdest regjistrohet nė Librin e Allahut prej njerėzve tė veēantė tė Tij. Harun Rashidi urdhėroi ti sjellin njgjyrė dhe fletė e pastaj rregjistroi kėto fjalė me dorėn e tij.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #20
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    20.ransmeton Ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] se Pejgamberi [alejhi selam] ka thėnė: "Kush beson Allahun dhe Ditėn e Ahiretit le tė thotė fjalė tė mira ose le tė hesht. Kush beson Allahun dhe Ditėn e Ahiretit le tė nderoj fqiun. Kush beson Allahun dhe Ditėn e Ahiretit le tė nderoj mikun." (Trasnmeton Buhariu dhe Muslimi)

    Allahu [subhanehu ve teala] thotė: "Mos iu qas asaj pėr tė cilėn nuk kė njohuri, pse tė dėgjuarit, tė pamėt dhe zemra, pėr tė gjitha kėto ka pėrgjegjėsi." (Isra – 36), "Qė ai nuk hedh ndonjė fjalė e tė mos jetė pranė tij pėrcjellėsi i gatshėm." (Kaf – 18)

    Fjala "kush beson Allahun dhe Ditėn e Ahiretit" e ka kuptimin: kush beson me besim tė plotė qė tė shpėton prej dėnimit tė Allahut dhe qė tė shpien kah kėnaqėisa e Tij. "Ose tė thotė fjalė tė mira ose tė hesht" sepse ai i cili beson me besim tė vėrtetė frikohet prej kėrcnimit tė Allahut, shpreson shpėrblmin e Tij, mundohet tė zbatojė urdhėrat, tė largohet prej ndalesave dhe ajo qė ėshtė mė e rrėndėsishmja kontrollimi i gjymtyrėve pėr tė cilat kujdeset dhe pėr tė cilat do tė pyetet, Allahu [subhanehu ve teala] thotė: " tė dėgjuarit, tė pamėt dhe zemra, pėr tė gjitha kėto ka pėrgjegjėsi." (Isra – 36) dhe " Qė ai nuk hedh ndonjė fjalė e tė mos jetė pranė tij pėrcjellėsi i gatshėm." (Kaf – 18) kurse rrėshqitjet e gjuhės janė tė shumta…

    Disa dijetarė rreth kuptimit tė hadithit kanė thėnė: kur njeriu dėshiron tė flet, mendon: nėse ajo qė do tė flet ėshtė mirėsi e sigurtė qė shpėrblehet atėherė le tė flet nė tė kundėrtėn duhet tė heshtė pa marrė parsysh a i bėhet e qartė se ajo fjalė ėshtė e ndaluar (haram) e urrejtur (mekruh) apo as e lavdėruar as e urretjur (mubah). Nė bazė tė kėsaj pėrfundojmė se fjalėt qė vlerėsohen si "mubah" preferohet qė tė lihen e tė mos shprehen nga frika qė mos tė tėrheq fjala fjalėn e tė flet fjalė tė urrejtura ose tė ndaluara, sepse kjo gjė ka gjasa tė mėdha tė ndodhė, " Qė ai nuk hedh ndonjė fjalė e tė mos jetė pranė tij pėrcjellėsi i gatshėm." (Kaf – 18)

    Neveviu thotė: "ky hadith qartė na mėson se njeriu nuk duhet tė flet vetėm nėse fjala ėshtė e mirė, mirėsia e tė cilės ėshtė e qartė, e nėse dyshon nė mirėsinė e saj atėherė hesht.

    Fjala "le tė nderoj fqiun", "le tė nderoj mikun" na jep tė kuptojmė obligimin ndaj fqiut dhe mikut si dhe bamirėsia ndaj tyre. i men[uri obligohet qė vazhdimisht tė heshtė drisa tė folurit nuk ėshtė obligativ. Sa shumė janė ata qė pendohen pasi qė flasin, kurse tė paktė janė ata qė pendohen pse kanė heshtur. Njerėzit mė tė dėshpruar dhe mė tė sprovuar janė ata qė kanė gjuhė llafazane dhe zemėr tė vulosur. Gjuha ka dhjetė karakteristika dhe [do i men[ur obligohet qė t’i mėson ato e tė vėndojė [do karakteristikė nė vendin e saj: ajo ėshtė mjet pėr sqarim, dėshmitare qė lajmėron atė gjė gjindet nė zemėr, flet pėr tė kthyer pėrgjigjen, ndėrmjetėson pėr tė arritur nevojat, pėrshkruese pėr t'u njohur gjėrat, nėpėrmjet saj largohet zemėrimi, sjellet dashuria, ėshtė realksuese dhe pastruese pėr zemrat dhe krenare mė tė cilėn largon brengat.

    Kurse: heshtja ėshtė shpėtim, si[ ėshtė thėnė nė njė fjalė tė urtė: kush heshtė shpėton.

    Transmeton Ibėn Ebi Hatimi se K'ab ibėn Maliku ka thėnė: shpėtimi ėshtė dhjetė pjesė, nėntė prej tyre janė nė heshtje.

    Gjithashtu tranmetohet se Abdullah ibėn Mes'udi ka thėnė: pasha Atė pos tė Cilit nuk ka zot tjetėr, ajo qė mė tepėr meriton burgim tė gjatė ėshtė gjuha.

    Thuhet se pasi qė Junusi [alejhi selam] doli prej barkut tė balenės shoqėronte heshtjen dhe pasiqė u pyet pėr kėtė, tha: tė folurit mė [oi nė barkun e balenės.

    Imam Shafiu [rahimehull-llah] ka thėnė: nėse ndonjėri prej jush dėshiron tė flet atėherė lė tė mėndojė: nėse e sheh se ka dobi flet e nėse dyshon nuk flet derisa tė bindet se dobia qėndron nė tė folurit.

    Tregohet se janė mbledhur katėr njerėz tė urtė dhe njėri prej tyre tha: mė tepėr kam mundėsi tė kundėrshtoj atė qė s'e kam thėnė se sa atė qė e kam thėnė. Tjetri tha: tė pendohem pse nuk kam folur ėshtė mė e dashur pėr mua se sa tė pendohem nga ajo qė e kam thėnė. i treti tha: kur e flas njė fjalė ajo mė zotėron kurse kur nuk e flas atė e zotėroj unė. i katėrti tha: habitem me atė qė flet njė fjalė e cila nėse i pėrshkruhet atij qė e ka thėnė i bėn dėm e nėse nuk i pėrshkruhet nuk i bėn dobi.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  2. Kurani, hadithet dhe grate!!!
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-03-2009, 10:13
  3. Hadithet qė janė bosht i Islamit
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 11:01
  4. A ben dikush te me sqaroj metodat e punes...
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 16:47
  5. Me kerkese te Farukut
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2007, 07:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •